Pinjollët e Enver Hoxhës, që kërkojnë sot revolucion

14 Shkurt 2023, 10:24Blog TEMA

Pinjollët e Enver Hoxhës, që kërkojnë sot revolucion

Nga Shaban Murati

Revolucionet i hajnë vetëm të uriturit!

Në vitin 1967, kur Shqipëria vuri në zbatim mësimin katastrofal të Mao Ce Dunit për revolucionin e madh kulturor kinez, në festivalin kombëtar të këngës në RTSH me porosi të partisë u interpretua kënga marsh "Revolucioni marshon". Kjo ishte për t’i treguar popullit se revolucioni nuk kishte mbarur ende që nga 1944, por po vazhdonte.

Në fakt Enver Hoxha marrjen e pushtetit në 1944 e klasifikoi “triumf i revolucionit popullor". Madje dhe dita e 29 Nëntorit zyrtarisht përcaktohej si “Dita e çlirimit të atdheut dhe e triumfit të revolucionit popullor”. Këtë përkufizim e çertifikoi me dhjetra konferenca shkencore edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Revolucioni shqiptar vazhdoi gjithë jetën e regjimit me devizën e "revolucionarizimit të vazhdueshëm të partisë dhe të pushtetit". Pas Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit në Rusi në vitin 1917 e deri më sot nuk u bënë më revolucione në atdheun e revolucionit. U bënë në Kremlin vetëm disa grushte shteti. Disa mikrorevolucione u zhvilluan pas 70 e ca vitesh në vendet e Europës Lindore ish-komuniste për përmbysjen e diktaturave komuniste.

Historia europiane i mbylli revolucionet në muze bashkë shekullin 20. Natyrisht nuk ishte revolucion, por karikaturë e tij, ndonjë aventurë puçiste si ajo e presidentit serb Millosheviç, i cili programin personal të sundimit të vet dhe të Serbisë në gjithë federatën komuniste jugosllave, që po shkërmoqej, e quajti “revolucion antiburokratik”. Gjithë Millosheviçët e tjerë komunistë fanatikë si ai në Ballkan, më pas nuk dihet përse u ndikuan dhe imitojnë idolin e tyre serb dhe i venë etiketën “revolucion” çdo ambicje dhe përpjekje personale për marrjen e pushtetit me dhunë.

Nuk thonte kot Napoleon Bonaparti se “revolucioni është idea, që ka gjetur bajonetat e saj”. Çdo politikan, që në demokraci ka ardhur nga komunizmi, është i obsesionuar pas revolucionit njësoj si Don Kishoti pas kalorësizmit. Politikanët e ardhur nga komunizmi çdo aventure personale për grusht shteti i venë emrin revolucion. Duket ndjekin mësimin e diktatorit komunis kuban Fidel Kastro, i cili mburrej se e kishte bërë revolucionin me 82 vetë.

Revolucioni vdiq bashkë me partitë komuniste. Por në Shqipëri, ku regjimi komunist më vonë se në çdo shtet tjetër ish-komunist e kuptoi se duhej e ikte, partia që vuri në skenë demokracinë me aktorët nga rradhët e saj, u la amanet mentalitetin dhe frymën e revolucionit të vazhdueshëm komunist. Për ata, që kanë kujtesë të shkurtër, po përmendim porosinë e famshme të “vazhdimësisë”, që diktatori i fundit komunist i la kryelistës së pasardhësve të vet. Partia vendosi në kolltukun demokratik të pushtetit fanatikët e komunizmit dhe të revolucionit permanent. E djathta në Shqipëri lindi e kuqe dhe u dashurua pas revolucionit, që vazhdon dhe që marshon.

Çudia e veçantë shqiptare është se harron që revolucionet i bëjnë të majtët dhe jo të djathtët. Një e djathtë, që i bie borive të revolucionit në kohën e demokracisë në një shtet anëtar të NATO-s, nuk është e djathtë, por është komuniste. Çudia tjetër e veçantë shqiptare është që e djathta e kuqe ka mobilizuar për të bërë revolucionin e saj me kushurinjtë dhe pinjollët e familjeve të nomeklaturës më të lartë të regjimit komunist: të Enver Hoxhës, të Hysni Kapos, të Sulo Gradecit, etj. Secili kërkon sojin e vet dhe rikthehet në origjinë. Në politikë kjo quhet restaurim.

Revolucioni si terminologji dhe si objektiv ngroh të majtën e djathtë shqiptare dhe të djathtën e majtë shqiptare me nostalgjinë e kohës së vjetër të bindjes së verbër kolektive te Njëshi. Populli “revolucionar”, që ëndërron se “Pallati i Dimrit” merret çdo ditë edhe në shekullin 21, duhet të presë derisa në lumin Lana të vijë kryqëzori rus “Aurora” dhe të bombardojë pallatin e Carit. Çdo i fandaksur pas revolucionit të ri do të vdesë, duke pritur në kohën e pafund të ëndrrës për të parë “revolucionin që marshon” dhe për të pritur revolucionin që nuk vjen, sepse nuk ringjallet i vdekuri. Sepse as Krishti nuk rigjallet më, pa le me kufomat e vdekatarëve të ideologjive të vdekura.

Historia e njerëzimit na mëson se sot revolucionet i hajnë vetëm të uriturit nga stomaku dhe nga mendja.

29 Komente

  1. A
    Ardian

    O gazetar trapi asnje nga familja e enverit so plas bytha per revolucion po kerkon sali gerdeci kurva e vicidolit pjell serbe dhe i shitur ke ruset.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      O Ardian krapi...!!! Lexoje mirë.......... Shaban Murati nuk është gazetar. Është diplomat. Dhe ndër mëndjet më të zgjuara në Shqipëri.................................................................... Dhe flet për kushërinjtë, apo farefis të Enverit, Hysniut, Sulos. Apo nuk e shikon Andi Bushatin, nipin e Hysniut që bën thirrje për revolucion?

      Përgjigjjuni
    2. k
      kot fare

      O shaban, Sipas Bibles, Biri i Zotit do te zbrese ne toke, o i pafe. Si ateist i kohes se komunizmes, as kaq gje nuk e di... Dhe e mban veten per historian ...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Myslimani.

        Eshte i Derguar i Zotit. Jo bir. Eshte dhe ne Kuran qe do te zbrese para Dites se Gjykimit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Askushi

          Shiko, ti Kot Fare, keni shume te drejte. Plus, nje fjale per Shikun Shaban Murati: Pavaresisht se ke te drejte per disa ide, Nuk te takon ty, moralisht te flasesh...sepse une psh jam frymezuar me shkrimet e tua per Imperializmim amerikan dhr social-imperializmim sovjetik...Tani, ti ke perseri qe na can menderen.per 30 vjet te tjera tashme kunder atyre qe shaje me pare... Pra, Nuk duhet te jesh ti.ai.qe mumd te sjell ndryshimin ..

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pukjani

          Fytyre cecene skeni lidhje as me veriun as me Shqiperine, te ishte gjalle Princ Leka sot do tu shkrumbonte te gjalle me gjith cka keni

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Popujt injorantë kanë nevoje per regjime mizore.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli

              Super e sakte!

              Përgjigjjuni
              1. U
                Unë e kame thën me koh

                Unë e kame thën me koh, që islamiket dhe komunistat jane një Kancer për njerzimin, mbare botrore ku do, që ato shfaqen dhe ideologji e tyre zhvillohen. Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci, Andi Bushatin, dhe Fatose Lubonaj me shoke i kemi dhurat nga Blloku i Enver Terroristit. Që sote po e shkotrrone dhe e kane shkatrrue komplet Shqiprine. Poshte mentaliteti , barbara, primitive islamo komunist, bashke me gjith bllokment që jane pa bes pa Fe pa atdhe.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Myslimani.

                  Se ca lidhje kane komunistet me Islamin vetem ti mund ta dish. Sa per dijenine tende shkenca i rrezoi te gjitha teorite e komunizmit sidomos teorine e materjalizmit qe e ka fillimin nga Charls Darvini e pastaj u paraqit si fakt nga Marksi dhe Engelsi. Perfundimisht shkenca i rrezoi dhe vertetoi Kuranin. Sa per enver ramiz nexhmije e tritan e sali e mete e rame e te gjithe ateistet sipas Islamit e kane vendin ne Ferr. Prandaj mos flit kot per Islamin kur nuk di gje. Enveri ishte super ateist. Nqs do ta vertetosh lexo nenin 37 te kushtetutes te asaj kohe. Nqs dote dish per Islamin lexo Kuranin dhe shiko dokumentaret e Harun Yahja ne you tube.I ke dhe ne shqip.

                  Përgjigjjuni
                  1. @
                    @Myslimani

                    @Myslimani, islami dhe komunizmi, për njerzimin jane si dy pika uji. Dhe ja pse... A mundesh ti të më tregosh se çfare ndryshim ka sote? mes North Kores që sote qeveriset, në emert të popullit dhe Irani, Afghanistani a po Arabiise Sadite që sote qeverisen me ligjet e Kuranit... Në Iran sote të vrasin se pse nuke ke vëne shamine, si duhet në koke, të vrasin në qofte se kritikone pushtetin, të varin në mest të qyteti. Po ashtue edhe në Arabie, ju presin kokat njerzeve në mest të qyteti dhe i lën në mest të qyteti për të tmerruetë tjer, gazetaret Kriti i bën Copa copa dhe i tresin në acide Po të njëjten gjë bën edhe Talibanet në Afghanistan që qeverisin me Kuran.. Po të njëjten gjë bën edhe Komunista vrasje dhune dhe hajdutrie, që qeverisin në emert të popullit.. Për diktatoret dhe hajdute ështe e njëjta gjë si të qeverisesh, në emert të popullit, si të qeverisesh me Kurane dhe në emert të Allahut, njësoj të vrasin dhe të vjedhin. Ja pse islami dhe komunizmi jane si dy pika uji. Kush thote ndryshe thote një genjeshter..

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Myslimani.

                      E ke shume gabim. Se njerezit bejne pislleqe dhe thone keshtu thote Kurani nuk do te thote se eshte e vertete. Prandaj te keshillova lexo Librin(Kuranin). Aty do e kuptosh te Verteten. Pse jane arabe ose talebane mos mendo se jane te gjithe myslimane. Nuk ka lidhje. Islami eshte feja e paqes.

                      Përgjigjjuni
                  2. R
                    Ripa hipa

                    Nuk na sjell ti Ekrem Spahin loqelepiresin e gjoja mbretit prej Macuklle ..Ky Stan kete bulmet ka,Po do me mire ik si ikin te tjeret .Por Blloku polli shume kopila dhe sot jane shtuar nuk ja u merr dot asnjeri Qeverine se nuk ka Shqiptar qe nuk eshte pak komunist,pak fashist e pak kriminel …Shqiptaret nuk jane me te mire se Qeverite qe kane nje mut i ndare ne mes ….Ata qe kuptojne vdesin ne Dhe te huaj se nuk ka Drite.cdo gje eshte nje Show sa per te kenaquar Shtazet e Qebapeve e Byreqeve.

                    Përgjigjjuni
                  3. P
                    Pal Melyshi

                    O shoku Shaban servili dhe spiuni ke qene shef i sektorit te jashtem tek Zeri Popullit . Je njelloj si Saliu , apo na ke bere djalin gazetare analist Erl Murat shume i trashe kafshe me fytyre njeriu. Spiunat dhe servilat si ty o fare e keqe ju ka dale boja ju nuk turp...

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      edhe murat edhe shab,shqiptar puro

                      Shabani i sulltan muratit,pas 32 vjetesh qe shfrytezoi saliun dhe pinjollet qe permend,duke u bere ambasador e duke ngrene qyl,u kujtua te shaj neshot,bushatra,lubonjra e lloj lloj komunistash te seres shabanit e fahriut.ky popull ritard gjithmone kujtohet pas pilafit.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Km

                        O Shabono,kete gocen tate do ta morim Ke Semafori.29 Nentori Ka qene cilesuar si dita e clirimit te Atdheut Revolucioni popullit i Enverit vazhdoi Edhe me tej ,me reforma,me ndertime,me emancipime ,me lufte per nje arsim te plotesuar dhe te shtrure ne te gjithe vendin,ne krijimin e nje shtrese intelektualesh te gatshem per ti sherbyer vendit,nje mbrojtjen efikase ,sipas parimit "gjithe popullit ushtar",te nje industrie e bujqesie te perparuar,te nje shendetsie efektive e per te gjithe.Fjala eshte te mos deformosh fjalet e te pavdekeshmit Enver Hoxha,qe nuk i vjen me Shqiperise.Per Ty dhe gjithe si ti,tu rroje Saliu ,Iliri ,qe e bene Shqiperine Zululand.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          spata

                          Z .Shaban .Pertej respektit kam dhe nje sygjerim.Nderro mendjen se nuk kane vlera keto qethua . Jane si citatet e Mao-Ce- Dunit. E kam thene dhe here te tjera.Nuk barazohen komunistat e Hoxhes me shpellaret e Berishes . Kete gabim e bejne shume te tjere qe barazojne komunistat me arqitektin. Saliu dhe ndjeksit e tij i ngjajne vetem ne nje pike Hoxhes .Sundim me metoda diktatorjale qe e kane bazen tek e shkuara historike e trevave te Verriut . Nuk ka bere dhe s'bene vaki, ne gjithe historine e popullit shqiptare, qe te triunfojne idet komuniste ne nje zone me njerez primitive si foleja e shpellarit Sali . Malokerija ,ose me mire :A ka dru me pre o burra, eshte nje lloje i vecante qe lulezoje fill mbas dyndjeve sllave ne Gadishullin e Ballkanit .Para se te hynin sllavet, trevat Veriore , kane qene nga me patriotike, luftarake e kulturore te popullit shqipfoles .Mbas kryqezimit me sllavet humben te gjitha cilesite dhe vecorite me te mira qe kishin trasheguar nga e kaluaras Ilirise Bizantine .Po te vini re disa dialekte e zakone jane me dallime shume te medhaja me pjeset e tjera te teritoreve shqiptare . Nga Shqiperija e Mesme dhe poshte ka shume here me pak dallime ne gjuhe e zakone se sa ne pjeset e Veriut apo te trevave ne lidje e veri lindje te vendit .Pse ka ndodhur kjo . Veriu u lidh me shume me sllavet se sa pjeset e tjera me pushtuesin ne trevat Ilire .Diversiteti i te folurit dhe i zakoneve ka bere dhe po bene qe shqiptaret asnjehere te mos behen nje kombe . Pra i nderuari Shaban! Historjanet ,analistet ,politkanet dhe intelektualet duhet te mbeshteten pikerishte ne diversitetin e Ilirve qe te nxjerrin konkluzjone mbi ato qe kane kaluar dhe kalon populli Ilir qe ka mbetur nga e kaluara . Si Zogu dhe Hoxha u perpoqen. I pari te sundonte Jugun i dyti te nenshtronte Veriun. As njeri e as tjetri se realizuan qe ky popull imbetur nga Iliret ,te eci ne nje rruge te vetme per te ardhmen etij .Politka qe eshte sot s'eshte gje tjeter vecse perplasje temperamentesh psikologjike e ndryshime karakteresh e zakonesh Veri -Jug . Berisha s'eshte kunder Rames por kunder asaj qe perfasqson Rama . Rama, pervec te jatit,ska asnje lidhje me perfaqsuesit e te Majtes shqiptare. Ndryshimet e sistemit e ktheu ne orgjinen e tij Veriore .Berishes dhe Berishizmit i ka pelqyer e i pelqen Rama ,ne krye te kesaj force politke Ps, qe eshte 180 grade kunder shpellarit Sali ,mbasi ai eshte ndjere shume here me i sigurte se asnjehere .Shpallja Non Grata ka prishur ekujlibrat brenda tyre ku po cfaqen ashper perplasjet Sali -Rama. Saliu dhe ndjeksit e tij i ngjajne vetem ne nje pike Hoxhes .

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shaqo

                            Po kujt i thua, eshte pis rob, koke e kembe.

                            Përgjigjjuni
                          2. c
                            c'eshte ky Kafshe ne foto vllai Shpellarit !

                            kta Kafshe qe perdhunuar Lopet e zbriten ne qytete , kta do bejne Demokracine ne Shqiperi ? ky surrat i salistanit ? Jo per Zotin . Kjo Marrezi nuk gjen dot Masse Matese .Shqiptaret qenkan cmendur te gjithe

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              TemaTiku

                              Paturpesi shartuar me budallallek te pa pare I TemA qe shkrimit i kane vene nje titullin kopjuar ne RD te 1997. Titulli i vertete i shkrimit eshte pikerisht fjalia e fundit e shkrimit.

                              Përgjigjjuni
                              1. u
                                uskania

                                Një shkrim shumë i mirë!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dardani i Ri

                                  Wow, më në fund Shaba i Zerit të Popullit qënka bërë me një koqe. Me dy nuk bëhet dot kurrë ai. Me Enveri ç'pate? Bëjeni ju, bastardët e demokracisë, Shqipërinë më të mirë se Enveri dhe, pastaj edhe ne do të rradhitemi pas jush, duke sharë Enverin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Evisa

                                    Vetëm të citoj direkt me emër idhullin e tij shpirtëror Enver Hoxha ku thotë: "Revolucioni nuk është vetëm një aspiratë, por një çështje e shtruar për zgjidhje", vetëm kjo i ka mbetur Sali Berishës pa bërë, për të nxjerrë 100% fytyrën e tij të vërtetë të një komunisti bolshevik konseguent. Katrahurat në çdo vënd ish komunist të Evropës lindore janë thjesht tregues se sa përputhje kanë komunistët me vlerat perëndimore, si dhe çfarë mund të ndodh kur demokracia mbetet si mision në duart e pjesës më të errët të strukturave komuniste.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sharra ben sh sh

                                      Kur shoh foton e revolucionarit te Saliut famnr ne dore me vjen te qesh me Shabanin po ku di ai nga ato qe shkruan ti o Shabe , po si ai jane gjysma o te placin syte ai shet bythen per nje shishe birre po pjerth Saliu per ata qorrat sikur te te tere te ngordhin , ti na flet ide komuniste e ku di une, po jo vetem ata po edhe gjysma e atyre mender deputeteve qe e ndjekin prapa nuk i dijne ata qe mundohesh te tregosh ti ato vetm profesor Fuga dhe Sazan Guri me Cakon i kupton o profesor Shabani .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bilushi

                                        Dhe dorën ,njëri-tjetrit dhamë Të shkojmë bashkë të dy Atje,ku nesër do të këtë Këngë,çelik edhe dashuri! Z. Murati,kur shkruaje këto vargje për mikun tënd,kolegun ,të pavdekshmin Kastriot Gjini ,të donin të gjithë . Lëre polemikën politike dhe nacionaliste....e prish kot emrin e mirë që ke!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sqarim

                                          Pinjollet e Enver Hoxhes jane ne shumice ne partine e themeluar nga jugot ku Enveri u emerua kryetar. Te gjithe socialistet jane kush me shume e kush me pak NOSTALGJIKE te tij .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. k
                                            kacidhja

                                            o shabe mu o shabe murati pa ra, nuk po shikoj ndonje pinjoll te Enverit por vec keta te demokradhitse tende.NJE NGA PINJOLLET PER TE CILET FLETE JE TI.Andaj ha mbiemrin tende duke i hequr RA

                                            Përgjigjjuni
                                            1. G
                                              Gjeli

                                              Partia Socialiste duhet ta kishte emerin PD dhe PD emrin PS . Nostalgjiket e Enverit jane shoku Sale shpellari dhe sumegrisurit qe e ndjekin prapa

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Heretiku

                                                Nocioni "revolucion" eshte nje nocion i gjere dhe nuk ka te beje vetem me "revolucionin e dhunshem te armatosur" per permbysjen e nje sistemi politik apo te nje regjimi te degjeneruar dhe antipopullor. Artikullshkruesi duhet ta precizoje me mire, ben fjale per nje revolucion politik. Por fjala "revolucion" me shume perdoret per te treguar progres ne favor te njerezimit. P.sh. kur ne mesin e viteve 40-te te shekullit te kaluar, A.Fleming shpiku penicilinen ( i shpetoi jeten dhjetera milione njerezve qe vdisnin kryesisht nga semundjet e mushkerive ), per te thuhet se beri "revolucion" ne fushen e mjekesise. Shekuj me pare, Koperniku beri "revolucion" ne fushen e astronomise, kur pohoi se eshte toka qe rrotullohet rreth diellit dhe jo e anasjellta. Shume dekada me pare, kur u shpiken Carta e Kreditit apo Bankomat-i, mund te thuhet se u be "revolucion ne fushen e financave. Ne kohen e sotme, interneti, Facebook-u, celularet etj. kush i shpiku, kane bere "revolucion" ne fushen e komunikimit. Dhe keshtu me rradhe.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje