Nga Marko Caka, Nju Jork
Unë nuk votova Trump se e para isha në Greqi dhe dyta edhe sikur të isha në USA prap nuk do votoja se është çeshtje bindjesh. Pra kjo është demokracia kur ti voton i lirë sado që humbjen e sheh përpara por duhet të mësojmë te jetojmë edhe si të humbur sepse të gjithë e duam larmitetin e bindjeve dikush i humbur e dikush i fituar. Sepse po të mendojmë ndryshe se humbjen nuk e duam kurrë atëherë kemi rënë në grackën e autoritarizmit .
Në këtë analizë të shkurtër dua të sqaroj se kur votoj në SHBA së pari mendoj si shqiptar që vë interesat e kombit tim mbi gjithçka. Pyetja lind, po bashkombësit e mi a e bëjnë, apo janë interesa të tjera që duhet të shohin më përpara. Për shembull të gjithë e duam rritjen e ekonomisë amerikane sepse rrit mirëqenjën tonë, pra të familjeve tona shqiptare që jetojnë në SHBA. Me qenë i sinqertë në gjithë këto vite që jam në SHBA kam përjetuar ndërrimin e tre presidentëve, Obama, Trump e Baiden, por nuk kam parë asnjë dallim se njëri nga këta rriti dukshëm mirëqenjën tonë. E them këtë tek popullata e thjeshtë ku bëj pjesë edhe unë. Ndoshta biznesmenët shqiptarë në SHBA kanë qendrime të tjera dhe e shohin ndryshe interesin e tyre kur vjen një i President i ri. Ajo që dua të them është se interesat tona të brendshme nuk janë shumë të dukshme dhe nuk luajnë aspak në kandarin tonë të mirëqenjës. Por ajo që më shqetëson është çfarë linjë do ndjek admanistrata e re amerikanë në politikën e jashtme sidomos me kombin tim që jeton në tre shtete të rajonit më të nxehtë, e cila akoma nuk i ka shuar problemet që fqinjët tanë gjithmonë na kanë lënduar, duke na vra identitetin tonë autokton.
Shikoj që Trump nuk e ka akoma në axhendë Ballkanin por më përpara dërgon njerëzit e tij të afërt për ta studiuar dhe pastaj për të vepruar. Njeri më të afërt se djali tij Donald Tramp Jr , presidenti i tanishëm amerikan nuk ka. Që do të thotë, se askush nuk mund ta hedhë poshtë se ai nuk e dëgjon atë. Kush mendon ndryshe ose është naiv ose është një inatqar që ka vënë interesat e tij të ngushta të lidhur pas partisë para kombit. Për të kujtuar se sa afër është Trump ndaj djalit të tij, vizita e këtij të fundit në Groenland të lë të kuptosh se familja Trump, pra babë e birë janë një. Donald Trump Jr mbërriti në Grenlandë, disa javë pasi babai i tij tha se dëshironte që SHBA të merrte kontrollin e territorit autonom danez. Pra që këtu ne shohim se djali i tij është shumë më aktiv tek çeshtjet e quditshme që presidenti Tramp i theksoi gjatë fushatës elektorale dhe sot disa po i bën realitet. Mjafton të hedhësh një sy instagramit Donald Tramp Jr që të kuptosh se publikimet e tij prekin temat më të nxehta që kanë qëllime territoriale, si ajo me Kanadanë si shtet i 52 i SHBA-së, kanali i Panamasë, ish Gjiri i Meksikës,tani i Amerikës. Pra të gjitha këto Presidenti Trump i ka hedhur në diskutim që në disa është vënë në veprim siq është emërtimi i Gjirit të Amerikës. Kush thotë se zëri i Donald Tramp Jr nuk është zyrtare e ka gabim, madje ai është më zyrtare se anëtarët e kabinetit, sepse ai është prapavija e babait të tij. Çfarë ka thënë Presidenti Trump djali i tij është vënë në veprim ose për ta studiar ose për ta diskutuar me faktorët në mënyrë që babai i tij të ketë një panoramë të plotë mbi atë që ka në mendje për ta bërë. Prandaj edhe me politikën e marrëdhënieve me Kosovën nuk e dimë se çfarë plani ka në mendjen e tij për ti afruar në një tavolinë me serbët. Ajo që dimë është se i biri i tij vizitoj Presidentin serb Vuçiç dhe bëri deklaratat e tij të quditshme antishqiptare.
Nuk është e pa qëllimshme vizita e tij e fundit në Serbi, të cilëve "ju shet" armiqve politikën e paraardhësve të babait të tij për interesa shumë të ngushta pse jo edhe si nip i sllavëve të cilët akoma mendojnë se janë më superiorë se kombet e tjera. Nuk është qudi se të gjithë gazetarët ekstremistë që mbajnë linjën e Trump dolën me të njëjtat konkluzione se SHBA i ka rënë në hak Serbisë me bombardimet e saj, ndërkohë që realiteti është se Serbia i ka rënë hak popujve autoktonë të shqiptarëve në Kosovë me politikën e saj të shfarosjes masive genocidiale. Asnjë nga këta si djali i Trump apo gazetarët fanatikë nuk foli për kasapin e ballkanit,Millosheviç si shkaktari i vetëm i luftrave në ish Jugosllavi, por që duan ta harrojnë duke bërë serbët viktimë të bombardimeve amerikane për qëllimet e tyre të brendshme, për të shmangur problemet e tyre të brendshme. Prandaj është koha që ne duhet të zgjohemi se armiku po vepron dhe kur të nisë të bëjë realitet ëndrrën e tij antishqiptare, atëherë do të jetë vonë për kombin tonë.
Ndoshta atëherë do ta kuptojmë edhe ne shqiptarët e Amerikës se nëse vota për Trump ka shkuar në drejtimin e duhur.
hajde analize, klasa e pare fillore informacioni politik qe lexohej ne mengjes hajde .
Trump eshte dhurata me e vyer qe perendia na beri neve si amerikane. Njeri energjik, njeri i zgjuar, njeri qe mbeshtet ne realpolitiken, njeri me zemer te madhe humane, meriton cmimin Nober, cmim te cilin do ta marri. I urojme POTUSI-t jete te gjate per te miren e njerezimit
Shume e drejte,edhe une mendoj qe politika e Trump nuk do jete ne interesin e shqiptareve. Ndoshta nuk mund te ndryshojme gje,por te pakten mos te bejme si Trumpista se behemi idiote.
Sa per kosoven Trump nuk ka nevoje te degjoje njeri ,as djalin e tij.Ka qene Trump vet ne luften e kosoves ka kerkuar te shkoje ushtria amerikane ne terren plus bombardimeve.Kete kerkoje ne internet per ta verifikuar.Z gazetar lexo para se te shkruash.
po lere greenlanden ti , une kam frike se keta do na marin sazanin, nje here e pergjithmone, se keta debilat politikanet tane qe jane zhytur ne m**t koke e kembe te gjithe, ç'fare nuk bejne per te mos u futur ne biruce dhe shembuj ke plot qe nga ahmet zogu me esat pashen e deri ne ditet e sotme ku saliu desh ia fali detin grekut.
Te lumte per kete shkrim realist
Vetem ti nuk paske votuar per Trampin, pasi paske qene ne Greqi. Ndryshe, ku i dihet, edhe ti mund te kishe votuar per te, pa leri bindjet menjane. E them kete pasi te gjithe miqte, te afermit dhe te njohurit tane ne Amerike, jo vetem te mijte, por edhe te shume shokeve e miqve te mi ketu ne Shqiperi, na thone se kane votuar per Trumpin. E c'mund t'u thuash atyre njerezve? Ta gezojne Trampin, bashke me naziskinin autik Musk dhe oligarket multimiliardere te teknologjise moderne. S'mund t'i gjykojme, eshte e drejta e tyre. Mbase u del per mire.
Shih nje tjeter specie.. ! Ku vete kjo lloj specie me kete nivel.!!! I “dashur” Mr. painter “bojaxh”..!! Qe ske asnje lidhje me Ameriken kjo duqart. Po qe Qenke rroté bile, qe ste ze gjumi se cfare do bej Trump per vendin tend!!!!kjo eshte çeshte,!!!! Shko , ktheu pas … nuk te duhet vize..!! Shko I nderuar fshesaxhi..!! Se ne qe kemi Punesuar Shqipetare votuam Trump.
Te drejt ke o mik! Po kujt I flet? Kta Jan merre me leng
Markos i ka ngele ora mbrapa. Nuk ka asnje amerikan qe te jete vendali ne Amerike. Te tere jane te ardhur dhe mendojne per Ameriken dhe familjet e tyre dhe bashke me to edhe per te miren e vendeve nga vine.Ky Markos eshte i vacant. Hiqet sikur ka vajt ne Amerike per te ndihmuar Shqiperine. Turp qe i botoni keto shkrime qe jane turp…
Si ne cdo rast, shkrim i sakte dhe realist i M.Caka; une e lexoj gjithnje me kenaqesi dhe pa dyshim perfitoj nga idete e tij.
Me Ju jam dhe une-ppa.sa me nje FRAZE-si per tere shkrimin e Autorit nderuar,dhe per mua...*Dhimbie e madhe Popull-Tirane.
???!?
Trampi ka parim dollarin????