Vdekja nuk erdhi pa e parë të birin për herë të fundit

17 Mars 2025, 08:51Blog TEMA
Vdekja nuk erdhi pa e parë të birin për herë të fundit

Ky është rrëfimi për Haxhi Thaçin, Një Baba që priti të birin për ta prekur dhe për të ikur në botën tjetër. Baba që rriti një hero dhe dy ditë më heret preku Lamtumirën e tij.

Baton Haxhiu

Disa burra nuk flasin për historinë sepse ata e jetojnë atë, e mbajnë mbi supe dhe heshtin. Ka njerëz që nuk e kërkojnë madhështinë, por ajo i ndjek ata në çdo hap.
Disa burra, poashtu, nuk kërkojnë lavdi, por historia i gjen dhe i bën pjesë të saj.
Disa njerëz i rritin heronjtë dhe mbajnë mbi supe peshën e fatit të tyre.
Haxhi Thaçi ishte një nga ata burra të rrallë që e jetoi peshën e historisë në heshtje, që pa të birin e tij të bëhej hero, por edhe të ecte në tehun e një shpatë të dyfishtë – midis lavdisë dhe tradhtisë, midis sakrificës dhe dyshimit, midis shpëtimit dhe humbjes.

I rritur në një kohë kur fjala liri ishte e ndaluar, ai e shihte të birin si çdo baba – me dashuri dhe frikë. Kur Hashimi mori malin, ai nuk e dinte nëse po bëhej hero apo po i shkonte në vdekje. Nuk e dinte nëse do të duhej ta varroste si një dëshmor apo të jetonte me turpin që i biri mund të shihej si një i humbur. Ai dhe familja e tij nuk ikën, nuk u fshehën, nuk u dorëzuan. Ata mbetën aty, në shtëpi, duke mbajtur peshën e kohës, peshën e okupimit, peshën e pasigurisë dhe dhimbjes.

Në atë shtëpi, gjatë viteve të luftës, nuk kishte hije frike. Por kishte hije dhune që endeshin çdo natë. Çdo trokitje dere mund të ishte e fundit. Çdo lajm mund të ishte një aktakuze për të birin. Babai që priste me zemër të ngrirë çdo lajm, edhe kur u dënua i biri me 18 vite burg në mungesë.
Babai që e dinte se lufta e të birit nuk kishte kthim prapa. Dhe nëse lufta do të humbiste, ai e dinte se historia do të ishte e pamëshirshme – nga hero, djali i tij do të shpallej tradhtar.

Por Hashimi nuk humbi. Ai ecën nga Rambujeja te çlirimi, nga ndërtimi i Ushtrisë Çlirimtare te krijimi i një shteti. Ai eci gjithnjë në atë vijën e hollë ku historia ose të lartëson, ose të poshtëron. Në Rambuje, ai mund të vritej. Kur e kërkonin t’i çarmatoste luftëtarët e tij, ai mund të vritej. Kur shpalli pavarësinë, ai mund të vritej. Kur votoi ligjin për Gjykatën Speciale, ai e dinte se po votonte për burgun e tij. Por ai gjithmonë e mbajti peshën e vendimeve, siç i takon burrave të mëdhenj.

Dhe në gjithë këtë rrugëtim, një njeri i qëndroi përherë prapa, duke e mbajtur peshën që djali nuk e shprehte. Babai i tij. Një burrë i heshtur që jetoi çdo fitore dhe çdo plagë të djalit të tij pa bujë, pa ankesa, pa u thyer.

Dhe pastaj erdhi momenti i fundit. Një baba që kishte parë historinë të bëhej përmes djalit të tij, që kishte pritur me vite largësitë dhe betejat e tij, kërkoi vetëm një gjë: ta shihte edhe një herë para se të largohej nga kjo botë. Nuk i dha shpirt pa ardhur djali. Nuk u nda nga kjo botë pa ia dorëzuar atij amanetin e fundit. Dhe Hashimi erdhi, e pa, e takoi, e ndjeu atë dorë të lodhur që kishte mbajtur peshën e gjithë atyre viteve.

Dhe pastaj, ai u largua. Djali shkoi sërish në Hagë, në një burg që gjykata mund ta dënojë, por që koha dhe hiatoria do ta gjykojë ndryshe. Ndërsa babai, më në fund, gjeti paqen që e kishte pritur gjithë jetën.

Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Ti mbetesh përjetësisht Baba i një heroi. Baba i një historie që nuk do të harrohet. babai i Hashim Thaçit.

18 Komente

  1. E
    Epirioti II

    Respekte per shkrimin Baton. Historia nuk do ja fali Kosoves turpin dhe padrejesine qe po ben me Hashim Thaçin.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Ta qift nonen Hajnshim Danilloviqi. Posht tradhtaret liri Kosoves.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epirioti II

        E morr Hashim Hagabagla Vlonjati. Te dhemb ne shpirt ne Shqiptaria nuk vdes kurre dhe nuk di cfare shkru. Po thu "Posht vetja ime". Ti as tradhtar nuk quhesh dot. Je thjeshte nje Serb qe di shqip.

        Përgjigjjuni
    2. N
      Neri

      Eshte e thene te Shqiptaret.Kush lufton okupatorin do ta haje,kush i perkrah do te lumturohet.Kjo ndodh si ne Sqiperi ashtu dhe ne Kosove.Jemi armiq te njeri tjetrit:perse nuk e bera une por e beri ai tjetri.

      Përgjigjjuni
      1. U
        UÇKaka

        Ec more se po ta qi familjen ty e Hashim kudres.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vjola

        Te lumte Baton!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hashim Hagabagla

          U bofsh mut e te honkt Baton Stanishiqi.

          Përgjigjjuni
        2. D
          DRENICA E KUQE

          Tukaka cof baba i kriminelit Hashim Thaqi i cili: 1.Shpernguli 14 mije Shqiptare nga Mitrovica e Verit menjeher pas luftes me Francezet dhe ndajti Mitrovicen ( ke fat i mmadh qe Albin Kurti e bashkoj prap dhe do jete ne histori per kete). 2. Vjedhi pasuri shtetrore me permasa te medha edhe me shum se Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e Isa mustafa pra u ba KryeHjani Kryeministri me afro 500 Miljon Euro salitera ne prishtine dhe qytete tjera me emer te Gani Thaqit dhe vlaznive. 3. Deshi ta ndaj Mitrovicen me Vuqiqin dhe Edvin Krstaq Ramoviqin me Baton Stanishiqin spiun dhe bashkpunoke me serb ( Ramushi ka bashkpunuar shum me shum se Hashimi por Ndarja e Mitrovices e Hashimit ishte me e madhe se sa shitja e 8250 Hektar e Ramushit Malit te zi qe i vodhi ato pare) e rrejke per viza. 4. Nuk i shikojke interesat e Kosoves dhe asnje investim per Ushtri thosjshin na mbron Kfori e Amerika ndersa vet vjedheshin. 5. I shkatrruan te gjitha fabrikat e Kosoves e i shiten per Hekur. 6. E prishen shkollen Edukimin dhe shendetsin dhe vet u ban te paret njerz te padijshem por te diplomuar si ky si Ramushi. 7. Keta ishin shembull i keq i Prijsit i qeveritarit dhe nuk kan asnje vlere sa te dojn te dalin ne telivizor dhe te brohorisin epopeja epopeja krejt rrena i kan dhe nuk ka asje prej tyre pos sherr i bejn Kosoves.

          Përgjigjjuni
          1. P
            PDK

            Hashim Thaqi me Edvin Vuqiqin e dergun UÇK-ne ne Hage, qat UÇK ne te cilen thirren edhe sot ne to. Thuajse veq kta disa qindra antar prej klanit Pronto dhe Aak kishin pas luftu. Ska njeri ne Kosove qe nuk e ka pas se paku 1 anetar te familjes se afert ose te largt ne UÇK. Plus ia falen Crrna Gores token dardane e dojshin edhe Shkjaut me ja shit Veriun e me shku Gjaku i Deshmorve dhe Jasharajve posht.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Milaim Zeka

              Hashim Thaqi dhe te tjeret " kreret e UQK" kur u gjykojshin ne Hage , NUK e pranosjshin qe kan qen Udheheqes te UQKse komandant supreme por thojshin Adem Demaqi ka qen Udhehqesi suprem i UQK, dhe vet te frigsuar si ky si Ramush Haradini si ky certani NAsim Haradini qe per natje te Zotit del ne telivizor dhe rren e shitet azgin rren sa shkije i kish pas vra, kurse ne Hage te shkretit qajshin si femija " te ndegjueshem para gjyqit shum te urte e te mire besa edhe paqsore" kurse ne Kosove te qitshin Haraq dhe besa kan vra shqiptar per uzurpime. 9. Dhe nuk ken ne gjendje me u bere burre njeher dhe me i than Albin Kurti vllau i jon ti bere kthese fhe i hjeke hordhit serbe kriminale dhe ne te gjith jemi pas teje vetem vazhdo ne qdo aspekt te ndihmojm dhe te mbeshtesim, keta i shtin kta zagaret e vet me leh dhe me u rreshtu me Vuqiqin me Serbin dhe Edvin Krstaqin dhe akuzojshin Albini s'po behet bashk me Shqiprin Edvinin Krsataqin perderisa Kerstaqi ju kish betue Vuqiqit e Serbis qe do te bente gjithqka ne favor te Serbis e Vuqiqit ndersa keta thojshin Edvini po din me bere politike, Edvini ne qdo mbledhej te madhe i bente favore Vuqiqit dhe serbis dhe demtojke Kosoven me trikat e dreqit te tij nje tradhtar i perbetuar.

              Përgjigjjuni
              1. A ka tallje me te madhe qe i beri takimit te ketyre burrave ne burgun e Hages, kryeministri i sotem i Kosoves, Kurtic, kur pytjes se perse nuk shkon ne Hage e te takosh komandantet e UCK-se , ai ju pergjigj se i kushton shume kohe plotesimi i shume dokumentave qe aplikon Haga per takim . Turp te kete dhe ky turp do e ndjeke nga pas.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Liqeni

                  Paqe I nderuari Haxhi Thaci!

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sic e keni zene p... e semes keni per te lene

                    Or haxhi, prej kosove, te lumte bytha, qe ke gjetur qorra, apo qenie pa targa, ketej nga anet tona dhe boton percartjet e tua, te genit tend bastard, sikur pak infeksion malinj kemi ne ketu, qe vazhdon te marre trupin dhe shpirtin ketij vendi europian. Larg brumbullitje ´´patriotike´´ te haxhiut, veshtroj historine me sy te ftohte dhe paanshmeri: Besoj tek gjykata e Hages, eshte po ajo gjykate, qe ka denuar ne menyre shembellore kriminelat e luftes, ne nivelet me te larta, serbe, kroat etj, Ahere, perse te mos besohet Haga,, kur kjo gjykate e paaneshme me fakte dhe deshmitare te panumert, akuzon per kriminele lufte udheheqesit kosovare? Apo keshtu don lloji haxhilereve, qe faji qendron gjithmone tek te tjeret, dhe asnjehere tek vetja , Dhe ky mentalitet vetvrases dhe me se i mykur, e ka bere kosoven te mos gjej derman, me keq dhe se ne, ne vilajetin tone. Te gjitha qeverite e krijuar andej, nga Kosova,jane rrezuar pa mbaruar mandatin, perjashto, kete te fundit, qeverine me absurde, qe ju kundervu tere kohes perendimit qe i beri shtet,ajo e al-binit.Dhe kjo mbasi nuk ja mbante bytha mender opozites aty, te merrte pergjegjesine e pushtetit.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aliu

                      Ngushllime familjes Thaqi.Haxhi Thaqi ishte një njeri i madhë.U prehsh në paqe!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pronto

                        Na kini tesh karin me Haxhi Kurac Thaqin baben e Hashim serbosllav trathtarit. Thu ti se Kosova nuk ka pune ma te ransishme veq mu mirr me Haxhi stervinen. Haxhi qeni ma mir me pas derdh karin nqebe se me pjell Hashim hajnin. Ytttttttt qenefa jau qift China nonen.

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Drenioti

                        E ka vërtetuar historia për shqiptarët.Trimi ose do vritet në luftë ,ose do vritet përsgjalli në paqe. Kjo po ndodh me LEGJENDARIN HASHIM THAÇI. Turp të ken gjith intelektualët e Kosovës që nuk organizojnë popullin në protesta të fuqishme,deri në lirimin nga burgu të komandatit legjendar Hashim Thaçi.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drini I bardhe e I zi bashke.

                          More,more sa mire e dikeni historine e kosoves more gjoja burra Nje xhaxhai im eshte vrare nelufte me serbet ne 1919, Is Boletini erdhi ne SHqiperi kur ajo kishte shume nevoje dhe Kosoven e mbanin te pushtuar Serbet,Keshtu i kam njohur une burrat e Kosoves si njrez qe e deshen shume Kosoven deri ne veteflijim. Po sot? A ka burra K osova. Po ka, ka meshkuj qe cdo argument e lidhin me koqet e tyre , qe fatet e atdheut i lidhin me vepritarine e loqeve te tyre. Ee pra edhe delet kete pune bejne vetem, pra ju qenki ba dele e nuk kini ma atdhe.Ju çoi serbi ne thertore e blegerite si dele vec ca çunave koke shkrete bij te Haxhinjve qe iu dolen per zot. Turp e 1000 here turp more klysh te deleve serbe . Lavdi djalit HASHIM e shokeve te tij qe dolen per tu vrare ne altarin e ATDHEUT QE ESHTE SHQIPERIA BASHKE ME KOSOVEN.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rosa canina

                            bravo per shkrimin drin bardhe e drin I zi foli luftoi hashim thaci dhe sooot cfaaaar merrr per shperblim tuuuuuurp kosovaret pa pike vreri Jan kthyer ne vegla pa dadhje te serbise

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje