Zgjedhjet që nuk ndryshojnë asgjë

15 Mars 2025, 17:31Blog TEMA
Zgjedhjet që nuk ndryshojnë asgjë

Nga Preç Zogaj

Është e njohur shprehja sarkastike për zgjedhjet që thotë: “Po të ndryshonin ndonjë, gjë do t’i kishin ndaluar”.

Ka parasysh zgjedhjet farsë si në Rusi dhe në regjime të tjera me fasadë demokratike, por autokratike në thelb ku zgjedhjet mbahen nën kontroll nga një njeri apo një elitë e pandryshueshme në pushtet dhe në opozitë.

E spërkatur me humor të zi, shprehja në fjalë e përfshin vendin tonë. Këtu nuk kemi parasysh vetëm pluralizmin e simuluar, ku dy partitë kryesore PS dhe PD konkurojnë si të ndyshme dhe qeverisin njëlloj, i mjaftueshëm në fakt për t’ua hequr zgjedhjeve magjinë e ndryshimit.

Prej gjashtëmbëdhjetë vitesh jemi në sistemin e emërimit të deputetëve me lista të mbyllura, sistem i cili njohu një “reformim” pervers të pashembullt në botë për zgjedhjet e 11 majit të këtij viti, ku listat e hapura në bishtin e tyre punojnë për listat e mbyllura në kreun e tyre.

Meqë jemi te gjetjet origjinale ala-shqiptare duhen t’i njohim një meritë kryeministrit Edi Rama. Veç sistemit deledash të patricëve dhe plebejve në bashkautorësi me Sali Berishën, ai ka shpikur përzgjedhjen e deputetëve me aplikim, ngjashëm me aplikimin për vende të zakonshme pune. Duke injoruar specifikat e bërjes karrierë si një angazhim partiak dhe pubik i shkallëshkallshëm dhe i matshëm për çdo të ri e të re. Për rrjedhim, duke investuar keqkuptime të mëdha për mënyrën si bëhet karrierë në politikë.

Në të vertetë Rama ka patur një problem të madh: si t’i paraprijë mbrotjes së deputetëve dhe zyrtarëve të partisë së tij nga hetimet e SPAK, ku me propabalitet të lartë dora e hetimit penal nuk po del pa gjetur abuzime e vjedhje kudo ku futet.

Për këtë arsye, përveç ndoca deputetë të karrierës që nuk janë bërë pis me afera korrutive, atij i janë dashur sa më shumë deputetë “të virgjër”. Duket e justifikuar në rrethanat e revanshit pa kthim të antikorrupsionit. Por mendoj se një risk nuk luftohet me ekstravaganca pa lidhje me mënyrën si bëhet karrierë në politikë, ku dallojnë dy elementë bazë: Angazhimi sistematik për partiakët. Veprat e shquara dhe kontributi i madh publik për intelektualët pa parti.

Emërimi i deputetëve me aplikim është një markë politike që u shtohet dy të mëparshmëve të Edi Ramës në kuptimin e origjinalitetit: promovimit të krimit në pushtet dhe Rregjistrit të zgjedhësve si një element strategjik i rrethimit të tyre. Pavarësisht se nuk janë asesi të së njëjtës kategori. Ky i emërimeve me aplikim nuk krahasohet me dëmet që i kanë sjellë demokracisë dy të tjerët.

Politikanët mbesin në histori për mirë kryesisht për veprat shtetndërtuese demokratike dhe për investime të mëdha të panjollosura nga korrupsioni apo sjellja tiranike. Rama as e ka menduar ndonjëherë një reformë kushtetuese që lejon garën dhe u jep fuqi zgjedhësve. Duket i lumtur të shkruajë e të vulosë vetë. Duke llogaritur Berishën si asetin kryesor që pengon konvertimin e bëmave të qeverisjes së tij në humbje të pushtetit. Edhe pas dymbëdhjetë vitesh!

Në zgjedhjet e 11 majit Berisha shkon për të kaluar në kudhrën e votimeve berishizmin. Jo vetëm atë të njëherë e një kohe. Berishizmin e ri të një lideri të sanksinuar nga SHBA e Britania e Madhe dhe në proces gjyqësor për akuzat e ngritura nga SPAK. Berishizmi i ri nënkupton pranimin e verbër të narrativës së tij për këto ngjarje. Ndërsa pret të flasë gjykata për akuzën e SPAK, publiku jo berishist e merr të mirëqenë vendimin amerikan dhe britanik kundër tij dhe nuk ka instrumente ta shohë ndyshe. Veç po të tërhiqen Uashingtoni dhe Londra.

Berishistët kanë qenë shumicë në PD, por pakicë në Shqipëri. PD ka fituar vetëm në diversitet, e hapur ndaj korenteve dhe stileve brenda saj. Lista e koracimit, aspak e papritur, madje e logjikshme, lexon objektivin numër një të Berishës për të mbajtur radhët në opozitë. Pastaj ç’të jetë shkruar. Ka plot demokratë dhe njerëz pa parti, madje edhe socialistë të cilët urojnë që Berishës t’i hiqet non grata amerikane. Hapja e rrugës së zënë për të do të hiqte vijën ndarëse parimore që vuri sansionimi i tij nga aleati stategjik.

E gjithë kjo është pritje. Kurse të sfiduarit e realiteteve të reja të kohës sonë është një realitet i trishtë me listën e zgjedhjeve të humbura. Si për t’u zënë zgjedhësve kokën me derë: ose na votoni ne, ose vritni veten. Ne për vete nuk humbim gjë!

Kësisoj, shto këtu faktin se partitë e vogla opozitare nuk aritën të bashkohen nën një sigël, zgjedhjet e 11 majit paralajmërojnë të mos ndyshojnë asgjë.

10 Komente

  1. P
    Poseidon

    BRRAVO PRESHI, TI DO TE DOJE ARDHJEN E BERRISHES OOR ESHTE SI PUNA E DHELPRES ME RRUSHTE"S'ESHTE BERE ,S'ESHTE PER MUA" OSE DO TE DOKE NJE SHKATERRIM TE BOTES KU TE SHPETOJE VETEM TI DHE SDO QE KEQ EDHE SALEHU.....

    Përgjigjjuni
    1. P
      POLITOLOGU

      I nderuar Zogaj ! Kam nje verejtje " te vogel ": Shprehja qe keni cituar me siper " Sikur zgjedhjet te kishin ndryshuar ndonje gje do t'i kishin ndaluar " nuk eshte thene ne kuptimin qe elaboroni ju. Ajo s'ka te beje fare me njerin apo tjetrin vend. Ajo ka te beje me kapitalizmin ne pergjithesi, duke perfshire edhe SHBA dhe ka kuptimin qe, kushdo te votohet per te ardhur ne pushtet, perfundimisht ligjin do ta bejne te pasurit dhe pushteti ( direkt dhe indirekt ) eshte dhe mbetet i tyre. Populli, masa, thjesht thirret te votoje, thjesht per t'i bere qejfin se, me demek eshte e lire dhe ka ne dore " frenat e pushtetit ", por, ne fakt ka Ndoc Rrokun. Dhe, kjo nuk ndodh vetem ne Shqiperi por kudo tjeter. Ajo qe ndryshon nga njeri vend ne tjetrin eshte forma e dukjes dhe kaq.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Të korruptuar e të paskrupuj

      Si mund të ndryshojë? Saliu ka paraqitur listën për deputetë që e quan koalicioni madhështor, që përbëhet nga "kontigjenti i SPAKut"

      Përgjigjjuni
      1. Çorrape çensure dhe propagande

        Vazhdoka Mero çorrapja çensuron komentin! Vazhdo me propagandë dhe çensurë se partia kështu të do o Mero! Nqs s'të pëlqen komenti mos e nxirr fare. Por kështu kur nxjerr vetëm një pjesë të komentit tregoni që jeni një gazetë leshi, jo profesionistë që nuk dini të moderoni. Komentin o e nxjerr të plotë ose hiç fare. Nuk ke të drejtë të nxjerrësh vetëm një pjesë të komentit duke deformuar kështu thelbin e arsyetimit. Nqs nuk kuptoni as kaq ghë, atëherë jeni ca idiotë apo palaço që është e kotë t'jua shpjegosh. Ça doni të tregoni me çensurë komenti? Që të rruani leshtë me çensurën tuaj?

        Përgjigjjuni
      2. v
        v

        Ku e ke reformen ne dejtesi o Prec, ti hoqen fondet per ata artikuj te dhjere per reformen se medemek pas saje eshte SHBA,e kushte kunder reformes eshte kunder SHBA. Po tani qe SHBA hoqi finacimet cfare do thuash? Yyyyyyyyytttttttttttt njeri pa karakter, si flamur i rreckosur sa andej sa ketej. Aman more ku behet spiuni njeri, bisht qeni ngelet gjithe jeten.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cen Dymi

          Asgje nuk ndryshon o Prec Ciftelia , pasi e ndertoi Ramiz Alia me kontrbutin ten si spiun i sigurimit te shtetit dhe spiuna te kategorise tende. Perderisa ke dritare ti dh Spiuni Fantomaksi Fevziu nuk ka me ndryshuar gje. Ne cdo portal e media ju spiunat e Mirdites jeni si Frrok Llullja , Remzi Lani , Nikolle Qeni ( Lesi ) Aleksander Frangaj... Sali mori P.D - ne nga Ramizi bashke me spiuna Genc Ruli , Dash Shehu , Shab kace Memia , Uran Butka , Pjeter Arbenori etj...

                  Lini një Përgjigje