Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë

15 Mars 2025, 13:36Blog Nga Frrok Çupi

Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë

Sot vetëm 28 njerëz prej nesh janë të sigurt. Ata prehen më së shumti në tokën e një fshati me emër të vrazhdë, Gërdec, ose në rrethina.

Të gjithë ne të tjerët jemi të pasigurt. Ai mund të mbajë premtimin se ‘do t’ua bëj prapë’ siç ua bëra; domethënë ai dhe familja e tij që çuan ‘në siguri te përjetshme’ 28 persona, plagosën 300 e lanë pa strehë mijëra. U desh vetëm një sekondë që të ndodhte e tëra.

Në një intervistë publike para dy muajsh ai deklaroi se ‘prapë do ta bëja’; vetë kryeministri që e bëri aktin bëri edhe deklaratën. Tani është i sigurt se vetëm të vdekurit prej tij mund të ngrinin krye, por ata janë të sigurt se jo. Ne të tjerët presim të vdekurit.

Ishte 15 mars, 2008, diku nga ora 12: 30. Ka qenë ditë me diell, si sot. Këta të familjes dubel të kryeministrit të ditës, (qeveri dubel do të thotë familje plus kabinet qeveritar) kishin ngritur biznesin e demontimit të armëve të mbetura nga periudha e komunizmit dhe do t’ i shisnin po për të vrarë njerëz. Instinkti i vrasjes është instinkti më i parë i familjes Berisha.

Fabrika shpërtheu, shënoi shpërthimin më të fuqishëm jo nuklear të rruzullit deri më sot, dhe bëri namin mbi njerëzit.

Që atë ditë palët ndryshuan vendet:

Të vrarët u futën në listat e njerëzve që nuk i bëjnë dëm qeverisë; ndërsa të gjallët u kthyen në kontingjent për tu vrarë me radhë. Pas tre vjetësh, vetëm tre vjet kaluan nga 2008, kryeministri urdhëroi vrasjen e mijëra protestuesve në oborrin e zyrës s tij. Ai vetë ka deklaruar se ‘do të vrisja të gjithë’, por në bulevard derdhën gjakun katër njerëz. Edhe këta të katërt, kryeministri i paketoi si ‘kontingjent i sigurt’, duke lënë të nënkuptohet se të gjithë të gjallët janë të pasigurt.

Sa kohë që ne të gjallët nuk kërkojmë drejtësi për të vrarët nga shteti, aq kohë ne jemi të vdekur në shtet. Të vrarët në fabrikën e vdekjes Gërdec nuk kanë marrë asnjë pikë drejtësie deri më sot. Sot në ditën e tyre, shkaktari i vrasjes, familja Berisha, ka lajmëruar se ‘do t’u vijë hakut’ të gjallëve me një grumbullim vandalësh, vrasësish dhe hajdutësh që do të protestojnë sa për të kërcënuar.

Ditën e tmerrit të vet ‘djalli bën darkë’, thonë tregimet e trishta të letërsisë naive.

“Djalli’ i ka krijuar mekanizmat e tij për t’ u mbrojtur nga njerëzit, ndërsa njerëzit që bëjnë popullin nuk kanë krijuar dot mekanizma për t’u mbrojtur. Djalli ka të vetmin disavantazh që shumë djaj nuk bëjnë dot popull, ndërsa shumë njerëz bëjnë popull; kësaj i besojmë njësoj si guaskës. Kjo është aq e vërtetë sa c’është e vërtetë dita e 15 marsit 2008, dita e 21 janarit 2011, dita pa datë e Remzi Hoxhës, dita me muaj i luftës në Jug me mijëra humbje, dita që nuk është realizuar e listës së vrasjeve speciale që u gjet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u dogj në zyrat e SHIK-ut të Vlorës.

Mekanizmat që krijoji shumësia e njerëzve nuk kanë efekt.

A krijoji Prokurorinë? Pa efekt. Prokurorët dhe gjykatësit mbajnë anën e vrasësit; për dy arsye. E para se nuk kanë hetuar nëse ka më armë që duhen për çmontim. E dyta se për punën që nuk bëjnë paguhen jo keq; ndërsa presin edhe një pagë për punën kundër të drejtës.

A krijoi populli shtetin? Edhe anëtarët e shtetit njerëz të gjallë janë e duan një pagë të dytë. Vetëm ata që nuk janë të gjallë, ata janë të sigurt dhe të vendosur.

Prej kohe dhe prej tmerrit, njerëzit shikojnë se dikush nga jashtë do të japë drejtësi për vrasjet shtetërore në Shqipëri. Modeli ishte ushtria e OKB prej 7000 ushtarë të huaj, kryesisht italianë, në vitin 1997. Ata na mbrojtën nga tanët. Por tani ata janë plakur dhe të dhënë pas turizmit në Shqipëri. Gabimi njerëzor: që u bë Shqipëria e bukur pa u çliruar ende nga vrasësit e Gërdecit.

Është gabim i madh të ndërtosh shtëpi të re mbi tokën e varreve.

OKB nuk na sjell më as ushtarë, as gjykatës. Megjithëse edhe OKB ka hallet e veta. Vrasësit këtu mbahen po te të huajt dhe thonë se ‘ i kanë me vete’. Edhe ne të gjallët popull ‘i kemi me vete’, na thotë mendja. Por mund të ndodhë që edhe të huajt të duan ‘një pagë të dytë’ për punën kundër të drejtës?!

Dilemat e ekzistencës janë të rënda. Aq sa jemi ende të pasigurt, përderisa nuk ka drejtësi për viktimat e Gërdecit. Ai ‘shoku’ bash për këtë arsye del në majë të kodrës dhe thërret si një hamshor i çartun: “ U erdha prapë! Prapë do tua bëj siç ua bëra!’

9 Komente

  1. M
    Mentori

    Z. Çupi, berisha kuptohet qartë, se ja ka zënë kokën me derë Dumanit. Pa fuqishmëria e tij, nln akuzën e berishës si organizatë kriminale, personifikon drejt emrin e Dumanit, ku berisha di diçka aoo shumë për të. Edhe për ilir metën dinte dhe ja kujtonte se, mbrapa malit të dajtit, fshihen dy kufoma, dhe meta e harroi berishën si kundershtarë e armik. Pordhë se dumni po bln këtë e po bën atë, ti hajë e ti mbajë ndonjë sy lesh. Nuk flitet fare për gërdec e për 21 janar. SPAK meret me ca hajdutë xhepash, e ato që të zënë sytë me vila 700 000€, bën ujdi. Kjo është drejtesia, s bën dot Dumani me noterë dumanë atë institucion.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hila

      Po pse mos te thote Berisha jua baj prap? Kur Dumani e mban dosjem sekret, heton e pergjon gjithandej e ajo qe ia ben muuu, nuk i del koha, nuk ka as pare i gjori, rroge te vogel karshi asaj qe i jep Berisha sigurisht. Hajde dru me pre, dru me pre.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rezi

        Me shumë të drejtë, të vret sytë kur televizionet e nxjerrin orë më orë, jo për të kërkuar falje por për të thënë: sa të vij përsëri se di unë ç’bëj! Popull mendohu mirë me 11 maj! Barku që polli një si ky, nuk është shterpëzuar! Në mbretërimin e parë i vrau dhe vodhi shqiptarët dhe e shkatërroi atë që u ndërtua për 50 vjet. Në mbretërimin e dytë vrau, dogji dhe vodhi që të pasuroheshin mbesa e nipër, deri dhe të blejnë shtëpi gjithë andej në botë. E la vëndin dhe zyrën ku punonte ku thërret qameti. Bëri sikur do tërhiqej… qua Erla me oiiiiii. Në fakt po përgatiste dinakërinë e mësuar nga padronët e tij. Dhe ja sot, 17 vjet nga shpërthimi i Gërdecit, fton ata që s’kishin lindar atëherë apo ishin 4-5 vjeç, të protestojnë, kush? Përsëri krimineli do pushtet. Mos ndoshta ngaqë SPAK-u e la të lirë? Ose ka me vete gjithë drejtësinë të përgatitur nga e bija me shokë? Jini vigjilentë o njerëz!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Codkush qe vazhdon hedh nje vote per kermen Sali dhe partine e tij, mos u ngelte fare ne dere. Me mire djepi bosh, se shejtanet ne te, thoshte nje thenie e vjeter e popullit.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta e hidhur

            SPAKu. UTURAKU i Sali Berishes

            Përgjigjjuni
            1. c
              c

              o Frrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrooooooooooooooooooooookkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkkuuuuuuuuuuuuuuuuuu Cfare te ka bere Berisha qe do te ta beje prape po erdhi ne pushtet. Se kur Berisha ishte ne pushtet ti more nje post te larte ne Ministrine e kultures apo e ke harruar. Apo kur Berisha eshte ne pushtet eshte i mire dhe kur eshte ne opozite eshte i keq. Eh si kthen pllaken ti po te vije Berisha ne pushtet, aq sa njeriu habitet me vete , more eshte apo nuk eshte ky Frroku qe fliste keq per Berishen. P sidoqofte deri me 11 maj vazhdo se paguan mire babloku.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni

                Nuk ka qene dite me diell o Cup...e mbaj mend mire.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ac Dc

                  Ty do ti qi rropt ai si gjithmon ...prap dmth

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rosa canina

                    Tuuuurppp ju qe doni berishen frroku ka pare me syte e tij krimet qe ka bere berisha prandaj esht distancuar..nga cdo lloj pushteti vrases Sado I keq te jete pushteti rama vrases nuk eshte ju qe I shkoni pas jeni vrases tuuuurp spak qe esht pale me berishen Na ka lene pa fjale dumani po behet dushman

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje