
Nga Baton Haxhiu
Me vëmendje e pashë intervistën e Donald Trump Jr. me Aleksandar Vuçiqin dhe u trondita nga niveli i ulët i njohurive të tij për rajonin, si dhe nga gjuha e hapur konspirative që përdorte. Dhjetëra pyetje, përgjigjet në të cilat mund të mos i marrim asnjëherë, dalin prej saj. Por, më thelbësorja ndër to është: pse nuk po e thotë askush asnjë fjali? Pra, pse po heshtin?
Si dikush që e ka përjetuar atë periudhë dhe ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve kyçe në rajon, e di se ndërhyrja e NATO-s nuk ishte një manovër e rastësishme për të shpëtuar Bill Clinton nga një skandal personal, por një përgjigje e domosdoshme dhe e vonuar ndaj agresionit serb dhe krimeve të tij ndaj njerëzimit. Prandaj, është e nevojshme të kundërshtohen me forcë pretendimet absurde që Trump Jr. përhap pa asnjë bazë faktike.
Në intervistën e tij, ai pretendoi se bombardimet e NATO-s në Serbi në vitin 1999 ishin një përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandali seksual i Bill Clinton-it me Monica Lewinsky-n. Ky është një argument i pavërtetë dhe një shembull i qartë i manipulimit të historisë për të ndryshuar tregimin rreth ngjarjeve të asaj periudhe.
Në të vërtetë, ndërhyrja e NATO-s ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj spastrimit etnik dhe masakrave që regjimi i Slobodan Millosheviqit po kryente ndaj shqiptarëve të Kosovës. Faktet historike flasin vetë: në fillim të vitit 1999, forcat serbe nisën një fushatë brutale dhune, duke vrarë mijëra civilë dhe duke detyruar rreth 800,000 shqiptarë të largoheshin nga vendi. Masakra e Reçakut ishte një moment vendimtar që tronditi botën dhe e bëri të qartë se një ndërhyrje ishte e pashmangshme.
Trump Jr. ose është i keqinformuar, ose qëllimisht injoron faktin se vendimi për bombardimet nuk ishte një veprim i njëanshëm i Clinton-it, por një vendim i marrë nga një koalicion ndërkombëtar. NATO, e përbërë nga 19 shtete anëtare në atë kohë, vendosi të ndërhynte për të ndaluar një katastrofë humanitare dhe për të ruajtur stabilitetin në rajon. Ky nuk ishte një vendim personal i një presidenti të vetëm, por një akt kolektiv i një aleance të tërë.
Edhe argumenti i tij për kohën e skandalit Clinton-Lewinsky bie poshtë. Ky skandal ndodhi kryesisht në vitin 1998 dhe procesi i impeachment-it ndaj Clinton-it përfundoi në shkurt të vitit 1999. Nëse motivi për bombardimet do të ishte mbulimi i skandalit, atëherë logjikisht ato do të duhej të ndodhnin në kulmin e skandalit, jo disa muaj më vonë. Në fakt, në atë kohë, opinioni publik amerikan dhe ndërkombëtar nuk ishte më i fokusuar në Clinton-in, por në situatën kritike në Kosovë.
Për më tepër, ata që e kujtojnë mirë atë periudhë e dinë se një nga liderët që më së shumti insistoi për ndërhyrjen ushtarake ishte kryeministri britanik Tony Blair. Ishte pikërisht qeveria britanike që e shtyu fuqishëm NATO-n të vepronte, për shkak të raporteve alarmante që vinin nga terreni mbi mizoritë e forcave serbe. Ndërkohë, për ata që e lidhin çdo operacion ushtarak të SHBA-së me një krizë të brendshme, duhet kujtuar se në vitin 1998, kur skandali Lewinsky ishte në kulmin e tij, SHBA-ja kreu një sulm me raketa Tomahaëk ndaj bazës së Osama Bin Ladenit në Afganistan, duke treguar se kishte prioritete të tjera strategjike, të ndara nga politika e brendshme.
Kjo teori konspirative nuk është thjesht një gabim i izoluar i Trump Jr., por një pjesë e një tregimi të vazhdueshëm që Serbia dhe qarqet pro-ruse përhapin për të ndryshuar perceptimin ndërkombëtar mbi të kaluarën e saj kriminale. Këto përpjekje për ta paraqitur Serbinë si viktimë të padrejtësive të Perëndimit synojnë të relativizojnë përgjegjësinë e saj për spastrimin etnik dhe masakrat që ka kryer. Duke e lidhur ndërhyrjen e NATO-s me një skandal personal të Clinton-it, Serbia dhe lobistët e saj përpiqen të delegjitimojnë një ndërhyrje që kishte një bazë të fuqishme humanitare dhe strategjike.
Gabimi i Trump Jr. është i rëndë, sepse përhapja e një narrative të tillë nuk është vetëm e pavërtetë, por edhe e rrezikshme. Kjo jo vetëm që e dëmton besueshmërinë e tij, por gjithashtu minon përpjekjet për të ruajtur të vërtetën historike mbi konfliktin në Kosovë.
Nëse dikush me ndikim si Trump Jr. dëshiron të flasë për historinë e Ballkanit, ai duhet të informohet më mirë dhe të mos përhapë narrativa të rreme që i shërbejnë vetëm atyre që duan të manipulojnë historinë për përfitime politike. Ky nuk është një debat mbi politika të zakonshme, por mbi të vërtetën historike dhe përgjegjësinë për krimet e kryera.
Gjithashtu, Serbia nuk ishte bombarduar për herë të parë në vitin 1999. Gjatë luftës në Bosnje, NATO kishte ndërhyrë tashmë kundër forcave serbe për shkak të masakrave në Sarajevë dhe gjenocidit në Srebrenicë, i njohur ndërkombëtarisht nga Tribunali Ndërkombëtar si një nga krimet më të mëdha të shekullit XX. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte një vazhdimësi logjike e këtyre përpjekjeve për të ndaluar një tjetër katastrofë humanitare.
Ajo që e bën këtë intervistë edhe më problematike është mënyra se si Trump Jr. paraqet Kosovën. Ai e shfaq atë si pjesë të Serbisë në hartën që përdor, një veprim i qëllimshëm për të mohuar realitetin politik të pavarësisë së Kosovës. Për më tepër, ai e përshkruan dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si një proces të pakuptimtë, duke i vënë fjalën “normalizim” në thonjëza, si për të treguar dyshimin e tij mbi të ardhmen e këtij procesi.
Në një kohë kur administrata e Trump-it ka rifituar pushtetin dhe Serbia po intensifikon përpjekjet për të ndikuar në qarqet republikane, Kosova duhet të jetë e përgatitur për sfida të reja. Serbia e ka kuptuar se si të përdorë lobimin në SHBA për të minuar mbështetjen ndaj Kosovës, dhe kjo intervistë është një dëshmi e kësaj strategjie.
Për Kosovën dhe rajonin, është më e rëndësishme se kurrë të kundërshtohen me fakte këto tregime dhe të theksohet e vërteta historike. Lufta për të mbrojtur të vërtetën e asaj që ndodhi në vitet ’90 nuk është vetëm një çështje e së kaluarës, por një betejë e vazhdueshme për të parandaluar që gënjeshtrat dhe manipulimet e propagandës serbe të fitojnë terren në arenën ndërkombëtare. Dhe Trump Jr., me këtë intervistë, tregoi se është i gatshëm të bëhet një mjet i kësaj propagande.
Që Klintoni e sulmoi Serbinë, (ndër të tjera) edhe që të zbehte skandalin me Monikën, kjo ështê deklaruar dhe thënë që në vitin 1999. Pra ky Trumpi Junior nuk po thotë ndonjë gjë të re.
Po per skandalet seksuale te Trampit ke mendon te bombardoj ky Trapi junior.
Fiks fare, koment domethenes per kete familje te degjeneruar.
Qe ky trumpi jr eshte trap dhe qesharak, kjo nuk ka asnje dyshim. Por te jesh Shqiptar, ne nje mosh mbi te tridhjetat, dhe te thuash qe Klinton e Nisi Bombardimin kunder Serbis per te Spostuar vemendjen nga Skandali i Monika Lewiskit eshte: A- Idiotesi ose rrkrizem; b- Eshte ligesi Antishqiptare. Skandali me cifuten ndodhi ne 1995. Ne 1996, Klinton, edhe pse kishte Skandalin Lewinsky ne kurriz, edhe pse genjeu para Senatit, fitoi mandatin e dyte, me me shume vota se mandatin e pare. Ne 1999, lewinsky ishte harruar me kohe e vakt.
Aman mij Vlora! Kosovaret duke paditue e spiunuar njeri tjetrin jan bere te pabesueshe e qesharak para bites. Shiko serbet vrane, pren, dogjen kosoven, perdhunuan e cfare nuk bene, kerkush ne burg, pra pushtuesit serb jane te lire. Ne hage jane mbushe burgjet me kosovare, thue se kosova ka pushtue serbin. A ka me turp kosovare, se para botes po dalin pushtues . Nuk e di vecse kosovaret me ne krye UCK ne mbrojten kosoven nga pushtuesit serb, e sot jan burgjeve eshte skandaloze, qe deshmitaret kunder uck jan kosovare, turp turp 1000 turp, turp edhe per europen qe po mbush burgjet me kosovar liridashes, atdhetar, serbet pushtues bredhin kafe me kafe si viktima gjoja, ne fakt jane pushtues. Shtrohet pyetja kush jan pushtuesit e kush clirimtaret, o popull trim i dardanis ndajeni pushtuesi nga clirimtaret
MASHTRUES I QELBUR !!! Po Tony Blair, iniciatori dhe mastermind i gjithe operacionit Kosova cfare skandali do zbehte?!
Trampistat qine edhe motrat e tyre po tha idhulli i tyre ndonje gje. Te thoje Trampi Kosova eshte e Serbise Trampistat do thine menjehere yes sir. Jane vemje te ndyra qe nuk kane llogjike
Ty 1999, te paska ngel ora ke sperma e Billit, po qe se e ke merak shko lepija fustanin Monikes se e ruan si relike. Po cfare Clintoni thua ti more idiot, pse Tony Blair nuk ka luajtur rol kyc ne krizen humanitare ne Kosove, per te ndaluar konfliktin dhe per te nderhyre ne Serbi??? Tony ka qene nje nga zerat (lideret) me te fuqishem, te vendeve antare te NATO-s, per te ndaluar krimet kunder njerezimit dhe masakrat ne Kosove dhe me gjere ne rajon. Nuk ishte vetem Clinton, por te gjithe vendet antare te NATO-s, te cilat unanimisht moren kete vendim. Ti duket qe qenke 88-tsh jo 99-tsh, Trumpist si dhe "Ta bejmë Shqipërinë Madhështore"
I mrekullueshem Baton Haxhiu! Gerrvalla te haje fasulet e Kurtit!
Bâton askush nuk e justifikone vrasjet dhe debimi i popullsise , por nese krijohet nje fraksion i brendeshem i armatosur shteti eshte i detyruar ti kunderpegjigjet por jo popullsise . Nese Fredi Shehu Bejleri i vetquajtur grêke krijojne nje grupim te armatosur ne juge te Shqiperise çfare do beje Shqiperia do ti dhuroje lule apo plumba ...... Nuk e njohe politiken Serbe dhe as serbet por mendoje se do jene me te mire se ju koqevaret eshte thjeshte mendimin im . Serbia po gabone me qellim apo nga pafuqia kjo varet te shihet. Si pas marveshjes per terrheqjen e trupave Serbe nga kjo krahine u firmose qe te ngelesh sipas OKB pjese e Serbise nen rrezoluten 1244 . Nuk e kuptoje lojen Serbe.....
Nga menyra se si thua “koqevare “ ty automtikisht je nje mongolopontiocobanocifutovurkaro”grek “ se vetem atyre u pelqejne shume ,shume por shume Koqet e Shqiptareve te Dardanise,,,mos I hiq nga goja deri sa te vdesesh bashk me gjakun tend te ndyre,, b@@@@@t grek njifen boterishte se c’menden per k@@@e ne goje,,,mbaje mos I hiqe kuuurrrreee
Je i madh Dardania me kete pergjigje.
Duhet të dihet se Jugosllavia ishte federatë, Shqipëria nuk është. Kosova ishte njësi konstituive e federatës me kushtetutë e cila u hoq dhunshëm nga Serbia e Milosheviçit. Me të drejtën ndërkombëtare 1 e drejtë a arritur nuk mund të hiqet! Tjerat janë masakra serbe.
Edhe Turqia ishte perandori,,keshtu qe I bie graqia dhe serbia dhe gjysma e europes ti kthehen Turqise!!!apo jo,,?????sipas llogjikes tende,,ose te kthejme ne zonen e epirit Ali Pashane
Ik more shkerdhat serb ose shqiptar i shitur UDB-ash!!!! Po shko e lexo e mesoje historin para se te dalesh me keto idiotsira. Po a vriten pleq, gra e femij te pambrojtur dhe te pafajshem, a u nxirren syte dhe hapen zorret e barkut me banners??? Ik more kafshe se shqiptar s’je qe s’je, por as nje njeri normal nuk mundanesh me kan!
Dhe komenton dhe nuk njef gjene me te shejte te kombit tone teresine territoriale te atdheut .Çfare mund te jete nje shqiptare qe ndane atdheun e tije ne (shqiptare)dhe Kosovare .Mes tjerave .........Fali zot se nuk dine çfare thone .
Kushedi sa koqe kosovaresh ke pare kur te kane qire motren e gruan prandaj i thua koqevarur se atehere i ke pare vetem.
Haaaaaa jane koqevarur ...pershendetje patriot te fb trima sy petrit qe per atdheun vdisni haaaaa nderojme dhe flamure edhe hymne kur Xhaka Sharqiri perfaqesojne Zvicren jane heronje kur Bruti perfaqesone Shqiperine eshte tradhetar haaaaaaa n'a mbyten trimat e internetit. Bufa pulash askush nuk e mohone qe koqevaret nuk jane shqiptar por per ti njohur po ju thème te degjoni Nexhmedin Spahiu Shkelzen Gashi Halil Matoshi Dibran Hoxha Vehbi Kajtazi Ylli Hoxha Léonard Kerrcuku eshte nje hunde ngrene i LDK jane me qindra ..........qe kane nje urrejtje pathollogjike per Shqiperine. Ju jeni vec disa komentues te mjere qe propoganda Enverit ju ka ngelur ne mendje zgjohu Qorri zgjohu. Eshte e vertete qe ne ate krahine Serbe ka nje pakice qe ndihen vertete shqiptar ka dhe i rrespektoje por shumica jane jugo-nostalgjike .....po e mbylle ketu
Nuk eshte nje mosdije apo injoranci e trap Jr eshte nje nisem ashtu si budallekshe per nje reformation te kufijve ne ballkan
Trump do ta terheqe nga sherbimet e diplomacise amerikane. Kjo do te jete pergjigja dhe ndjesa e Donald Trump president. USA ka gjithnje aftesine e vetekorrigjimit
Ti po që e pritke spangon me bythë.
E ke gabim. Është një veprim tregues për atë çka planifikuar TRUMP për të kryer me vonë.
Doli bythqiri Trampist. Ik more plehre qe ke votuar per nje pro rus e pro sllav si Trampi.
Thjesht tregtar kalimtar. Ikun shpejt 4 vjet.
Kjo eshte per koqevarurit shqiptare te Shqiperise qe votuan per kete plehre. Respekt per kosovaret e Kosoves po nuk keni asgje te perbashket me ata te Shqiperise
Baton, tani pas pilafiy flitet sipas oreksit. Fakt eshte se Trapi u votua nga pjesa derrmuese e shqiptareve ne USA. Shoqatat punuan per tu votuar ai. Idiotlleku ishte me hierarki nga me i madhi i shoqatave deri tek i fundit. Trapi e kushte paraqitur vehten aspak mbrojtes ndaj Kosoves. Ja dhane voten, tani le te presim te gjitha rrufete mbi perzgjedhjen qe beme. Prit Baton se nuk ke pare asgje akoma.
Hera e pare qe me pelqen shkrimi i Batonit. Brutaliteti me te cili po behej spastrimi etnik, vrasjet, perdhunimet, masakrat qe po beheshin ne mes te Europes ne sy te te gjithe komunitetit nderkombetar e bene te pashmangeshme nderhyrjen e Amerikes dhe Aleateve.Qe kjo nuk ishte nje ndehyrje rastesore e aq me teper per te zhurmuar nje skandal ne Shtepine e Bardhe e verteton edhe fakti se qe ne vitin 1991 Presidenti i atehesrshem Xh.Bush e kishte paqralajmeruar Beogradin se SHBA do te nderhynte ne rast se do kishte dhune ne Kosove.
Prandaj familja Trap, babe e femije, duhen mbajtur larg. Qellimi eshte i hapur kunder shtetit te pavarura te kosoves, per ta paraqitur serbine e krimit viktimes te krimit, ndersa UCK e kosoves si agresore, si organizim e luften kriminale. Ndaj, NUK duhet te cuditem pse manipulohet gjyqi ndaj krereve te UCK.
UÇK më shumë së Trampi nuk e duan shumica e koqevarëve.Që ditën e parë të daljes në skenë të UÇK ,LDK me organin e saje propagandistik “bota sot” nuk la çlirimtar pa sharë ,e sidomas shtabin….E njëjta vazhdon edhe tash por e përforcuar me VV.Dëshmitarët e Hagës jane shqiptar ,gjithë ldk dhe vv.
O Baki te kane qire motren dhe gruan Kosovaret prandaj i thua koqevarur se ashtu i ke pare me koqe te varura mbase i kane cfryre
Une nuk do te desheroja te hyja ne detaje por ne ate kohe ne shtypin amerikan nderhyrja ndaj Jugoslavise komentohej si nje perpjekje per te spostuar vemendjen nga skandali seksual i Billit me Moniken dhe me sa duket i biri i Zeusit e ka konsumuar pretendimin e atehershem ne shtypin amerikan, i iri i Zeusit ne ate kohe ishte minoren dhe perdor vetem faktet qe ishin ne media
Thjesht ka mundesi ku jetoni,,please,,ne Washington,,?mund te jemi komshi dhe nuk njifemi,,or,Muts,Xhepa,,thjesht te njifemi,se punoj ne ambasad,,(jo pastrues,as shofer),,topi ne fushe tate
i gjithe komuniteti shqiptar ketu ne Washington me njeh, cudi me ty Arjan qe nuk me njihke dhe aq me teper qe punonke ne ambasade e cila ka qene qendra e ime e punes
Mutchi na rrofsh karin me gjithe Tramoin. Te paska hyre dashnia me u ba bythqim ne pleqeri. Se paske rene keq ne dashuri me zhaben portokalli o derr injoranti
MASHTRUES !!! Ngaterron luften qe filloi ne Afganistan me Kosoven. Luften ne Kosove e kemi dhurate te bekuar nga Tony Blair. Çdo shqiptar qe thote çerek llafi kunder asaj lufte nuk eshte nje idiot, eshte thjeshte nje krimb antishqiptar.
Po cfare lidhje ka ketu lufta me Afganistanin, ishte nje lufte qe pati shume pikepyetje dhe ne mediat Amerikane ishte nje version qe e shpjegonte me cvendosjen e vemendjes nga aferar seksuale te Billit me Moniken. Opsionin e vertete neve e dime tani. Megjithate do te shtoja qe ardhja e Trumpit ishte dhurata me e mire qe na beri perendia neve ketu ne Amerike
me ztrumpet ne White House jo vetem Kosoves po as botes nuk po i vijne dite te mira...
Bravo Baton,po Albin Kurti me politiken e tij amatoreske, ose te qellimt,cfare do na thot mbas kesaj interviste?
Po nje pyetje kisham une per Baton-in e Haxhiut !!! Ore Baton si mendon ti qe ate ç'eshtjen e gopit te Monikes dhe palles (te pa kontrolluar) te Billit e di ti me mire apo vete amerikanet , sidomos shtypi atje qe ti nxjerr te pa larat ne diten me diell ???!!!! Po leri keto analize (shashka) se dhe bufi e di qe Hillarija (ajo qe quhej gruaja e Billit) e beri te gjithe kete se Billit deshen tia ngrejne patkonjte dmth ta shkarkonin nga president dhe per kete u nis lufte ne Kosove (bombardimet) ne fakt !!!!
Mirë e ke o shijaks.Tamam ashtu është.Ishalla na ndihmon Trumpi tani të shpëtojmë.Koqet e Bill Klintonit na paskan dëmtuar. Të shpresojmë tek k...ri i Trapit
Dmth ametikanët gabuan që ndoqën serbët nga Kosova. Sepse Kosova është S......si vazhdon S hqipëri apo S erbi? Si thua ti S hijaks ?
Duket qe je budalla qe kur thua:deshen tja ngrene patkonjte Billit. Lexo o trapist debil, lexo ketu: Skandali mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky doli në publik në janar të vitit 1998. Historia u zbulua fillimisht nga Drudge Report më 17 janar 1998 dhe më pas u raportua gjerësisht nga mediat kryesore. Skandali çoi në një proces për shkarkimin e Clinton nga posti i presidentit, i cili përfundoi me pafajësinë e tij në Senat në shkurt të vitit 1999. Pra o loqe trapist kur i ra Serbise o tyryfyl, ishte i pafajshem. Me mendjen idiote te trampistave as per diarre nuk shkohet.
Me detyrove te replikoj se sa per budallallek ja ja merrke ne kthese dhe Ver Llapes "JD" !!! Nderhyrja e amerikaneve (dmth Bill bole rendit) nuk filloi brenda nates ne shkurt te 1999 keshtu tak fak ore i zgjuar !!! Po te jap nje pjesez e dokumentit qe flet per keto nderhyrjet e SHBA ve ne çeshtjen e Kosoves ...citoj : Në tetor 1998, dukej se bombardimet e NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë ishin të pashmangshme – SHBA dhe BE vlerësuan në atë kohë se aktivitetet e ushtrisë dhe policisë në krahinë kishin rezultuar në një "katastrofë humanitare për popullatën shqiptare". Ndërhyrja, megjithatë, u shty pas negociatave midis Slobodan Millosheviçit dhe Richard Holbrooke, atëherë i dërguari special i presidentit amerikan Bill Clinton. Pra ore "jo budalle" Billka "karr harbuari " nuk kishte dale akoma i pafajshem ( janar 1999 ) !!!! Pra kur te debatosh here tjeter lexo faktet dhe jo Facebook un apo Tik Tok un !!! Jeni bo te gjithe analiste ùme kater klase shkolle , dreqi e mori !!! Nuk,ja vlen me debati me alifmatraket e Tema s !!!!
O kar sa per dijeni ishte insistimi I Toni Bler qe u fillua bombardimi edhe Clinton nuk ka qene dakort per kete veprim prandaj mos ha kot. E gjitha nisi nga inisiativa e britanikut qe ju kishte dhene fjalen refugjateve ne terren. Lexo me shume dhe pastaj bej komente.
Po je ty “shijaks “ une jam Vietnamese,,me thuaj te lutem,ku e ke shpin ne Shijak,,ose me thuaj ku e ka patur,,Gon-Mandi—Duka,,apo Avdulajt,,Tani-Cini,-Astriti,Izeti,Pecja,,,,dhe ku e kane tani,,po je Shijaks??
Plako i njeh Keç-t ti mer, lagje...... ??!!!! Apo do qe te bejme ndonje vizite ne shtepi per te treguar qe jemi shijakas ??
Ky eshte cop moterqiri I pasur I poshter racist... Mother fucker ..keto nuk duhen lejuar te incestojne ne shqiperi rrace e trump kakes rracistit me te poshter I te gjith. Koherave
Vetem fuqizimi i ushtrise na ben te jemi te barabarte me kelyshatt e RUSISE,,,KJO DUHET TE JETE NJI NGA DETYRAT E CDO QEVERIE SI NE SHQIPERI DHE NE KOSOVE,, DUHET NGITUR NJE FOND VETEM PER TE BLERE ARME,,,, DHE KJO DUHET BERE JAAAAS
Plotësisht pajtohem me mendimin tënd.Unë propozoj në këtë rast t'a votojmë Sali tradhëtarin që kur të formojë qeverinë të marë përsipër t'a fuqizojë e ringritë ushtrinë shqiptare.Poashtu të udhëheqë edhe me fondin për të blerë armë!!!
Kur ti kthesh pergjigje ketyre 2 pyetjeve do e kuptosh , ca emri ti vesh vetes. a) ku do i gjesh leket per te blere arme b) ku do i blesh keto arme Sepse sipas analisteve edhe sikur europa te gjeje dhe shpenzoje 800 miliarde euro per armatim nuk ka efekt per rusine pa le per ameriken. Ti qe do kundershtosh ameriken ku do i gjesh???? Armiku me i madh i shqptareve ne shekuj ka qene budallalleku dhe legenlleku.
Po re e diskuton ti? Do bejme leket rrush e kumbullla e do vriteminte gjithe per Koqevaret
Shkrim teper i goditur. Mos te harrojme, se Trump Jr nga e ema eshte Cekosllovak, dhe ka jetuar atje kur shkonte te takonte gjysherit. Lidhjet e tij me boten Sllave jane lidhje gjaku, keshtu qe ndikimi tek ai per kete ceshtje eshte edhe me teper se politik. Pa diskutim qe do te duhet te zgjohen keta vandaket e Vatres qe harrxhojne leket per te hequr non-graten lexhendes dhe te pervishen per punet e kombit.
Bravo Baton.
Sa te kete kurva si ty Baton do thojne ça iu do trapi.
S'e prisja nga Batoni këtë shkrim, edhe sepse disa e kanë quajtur spiun serb, (psh Sali Berisha që e ka quajtur Baton Stanishiq). Në fakt ka filluar një heshtje dhe duket sikur një pjesë e komentatorëve apo analistëve në Shqipëri apo Kosovë nuk duan apo kanë frikë të shprehen dhe të thonë të vërtetën mbi ato çka thotë Trump apo në këtë rast edhe djali I tij, që është qartësisht një shtrembërim i fakteve dhe propagandë pro serbe. Në Shqipëri edhe kuptohet frika apo mosdashja e analistëve për tu shprehur në lidhe me orientimin filo rus e filo serb të Trumpit dhe djalit të tij, sidomos atyre të djathtë se duhet të vazhdojnë të mbrojnë narrativën e Saliut sikur është "Trumpi shqiptar" dhe do bëjë "Shqipërinë madhështore", dhe po të kundërshtojnë Trump Jr, iu bie narrativa dhe fasada e mos pasjes së alternativës.
Me Batonin mund te mos jesh dakord me analizat e politikes ne Kosove dhe ne Shqiperi, por qe ka qene gjithmone konsekunet dhe SUPER PATRIOT ne çeshjten kombetare vetem qorrat dhe legenat nuk e pranojne
Dhente Zoti,Qe Serbi te Perforcohet Dhe ju Shipcat e Shqiperise te dhente njejten gje qe e ndjen shqiptaret e Kosoves.Se beheni me Serbe se vete Serbiqirat.
E kemi vete parasysh qe na uroni vec te keqen ju Koqevaret ne Shqiptareve ndaj ju kemi bere dalje. Pike mirenjohje. Ju kemi njohur kudo
Na hongsh m...tin shqiptareve te Shqiperise e te Kosoves ti kopil bashke me serbet e tu.
Eshte kosovar ai qe e komenton kete, nuk e sheh? Po na kercenon ne
Në intervistën e tij, ai pretendoi se bombardimet e NATO-s në Serbi në vitin 1999 ishin një përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandali seksual i Bill Clinton-it me Monica Lewinsky-n. Sipas ketije i bije qe Sllobo po e bente soastrimin etnik se Klinton ishte i zene me Lewinskin…!!
Turp per zTramp qe leshon femijet e pa pjekur dhe te keqinformuar qe te bejne politiken te gabuar ne Ballkan. Bukur !!! po e shperblen Trampi voten e te gjithe shqiptareve me banim ne SHBA. Turp.
Ky e di mire fare se si qendron e verteta....puna eshte se po,,,,,gatuhet,,,,,dicka ndoshta ne dyert e Departamentit ne lidhje me kete ceshtje....dhe sic duket jo ne favor te Kosoves.....te pakten kshu te le te kuptosh intervista e ketij koqes....
Ky duket qe eshte debil, merret me politike dhe hedh helm kunder vendit te tij. Mbron armikun e Amerikes. Ptuu…bastard! Kush je ti nje krimb qe merr neper goje Presidentin e vendit tend. Mire tha nje komentues, po per kurvelliqet e babait tend si po i mbuloni?
Jugosllavia ke litium. Luftë kush ta kaparojë.
Shiko nuk u urojme te keqen Kosovareve po se cfare soji jane te gjithe i kemi njohur dhe nuk eshte se na interesojne shume keto lajme per te qene i sinqerte
Te kane qire motren ose gruan qe i ke njohur kaq mire? O plehre shqipfolese sllave?
Ajka e kultures dhe intelektit Kosovar. Cfare argumenti briliant hahahaha
Agjenti i rusise Trump po veppron pa dorashka. Brenda vendit nxit tensionet sociale me shkurtime fondesh e perjashtime nga puna. Po prish maredhenjet e fqinjesise me Kanadane dhe Meksiken. Kercenon BE duke perkrahur partite e ekstremit te djathte pro ruse. Edhe ne ballkan do kerkoje te nxise nje klime konfliktuale, ndersa Ukrainen do ja dhuroje Putinit.A do ja arrije qellimit? Jo, se BE , Britania, Turqia etj. jane ne unitet dhe Rusia eshte shume e lodhur per te bere te fortin. Nese populli dhe politika amerikane nuk do reagojne fort ndaj ketij tradhetari, do te ulin ndjeshem dominimin amerikan ne bote, duke i dhene shanse kines te kthehet ne superfuqi, mbeshtetur edhe nga Europa.
Qe te njihne Donald Tramp Jr. duhet te shkoni programing televizin te Stephen Colbert
Historite tregohen sipas deshires e formimit personal. Shqiptaret kane variantin e tyre dhe nuk ka se perse kompleksohen nga variantet e tjera. Kosova pa u hallakatur me ego per pushtet te politikaneve te saj te beje urgjentisht fuksionale qeverine duke zbatuar vendimin e votes sa popullit. Historia e Kosoves vuloset duke ndertuar nje qeveri demokratike, qe tregon se di ta udheheq shtetin ne fuksion te qytetareve te saj dhe mer te gjitha pergjegjesite qe dalin nga gjeopolitika aktuale. Nuk shoh asgje te meçme te meremi me formimin historik te kujdo eshte humbje kohe.
keta Trumput-istat jane sic themi ne fjala mir e gishtin mbrapa ....sa hiku ky nga Beogradi u mblodhen 400 mije veta ne shesh .......kush e di se si ja ka fut ky serbve.
O "afrikan fluturues" e morem vesh qe je I rekrutuar nga UDB ja serbe Po jam kurioz se sa dinare merrni per koment te gazeta Tema dhe sa perqind I lini Meros?????
UDB-ja the? KGB-ja s paske thene? ose CIA me mire. Ose akoma me mire alienet
Kosovaret jane populli ma i pa edukate ne Europe. Nga menyra se si shprehen duken si mesjetare. Ata dijne vetem te kacafyten e te shajne ne vend qe te bisedojne. Cudi se si serbet nuk e kane kuptuar se jane ma mire pa kosovaret se me to. Kosoves duhet te i jepet nje autonomi nen mbikqyrjen e Turqise apo Arabise Saude dhe ti mbyllin te gjithe kufinjet me pjesen tjter te Europes.
Aq mire ke folur o vella
Trap jnr dhe i jati tij se zbehin dot realitetin.Kosova ska per te qene kurre ne asnje rethane Serbi . Ne duhet te pregatitemi per dite te veshtira,sic pregatiten cdo dite armiqte e Shqiptareve qe blejne armatime perdite.Por kur ke per k.m nje piktor ordiner narcist qe ka probleme me shtetformimin nuk duhet te presesh situata te mira
Djali i Trumpit po flet mire. Amerika ju a dha ne dore mundesine ta bani dhe ta mbroni Kosoven. Ka njezete e pese vjete shkeputje réale nga Serbia. Tani a keni ditur ta forconi Kosoven apo jo, apo ja bate si Enverit me Komunizmin qe pas pesedhjete vjete qeverisje shteti shqiptare nuk ishte i aft ta merrte dhe mbronte Kosoven por u deshe nderhyrja e botes demokratike. Mos harroni se Kroacia Brenda federates e karrakati Serbine. Tani Trump Junior ja nxen telat pansllavit Vucic: ju iku Kosova per te fshehur nje akt seksual te amerikanit demokrat, te Madhit mike te shqiptareve ; Bill Klinton. Ky asht tatim pulsi per dy armiqt historik shqiptare e sllave. Valet e ketij tatim shkojne respektivisht ne Tirane e Turqi nga njera âne dhe ne Rusia nga ana tjeter. Amerika tash ju sheh se a i keni kryer mire detyrat apo do te baheni serish per ofshemedet si me komunizmin. Ja dhe nje prove se amerikanet dine te flasin si shqipetaret e motit, te pa infektuar nga komunizma. Amerika ma nuk nderhyne ne mbrojtjen te Kosoves ne rast se i turret Serbia, ajo do te levize vetem po levizi Rusia. Tek per tek serbe e shqiptar do te jete prova historise, se jemi ata qe e meritojme atdheun natyral apo ca qurravites se na i ka fajet Europa ''kurve''. E ardhmja u perket atyre qe punojne per ate(te ardhmen).
Familia Trump, per fat te keq te vete amerikaneve, eshte me probleme te medha mendore.
PEDERASTI POLITIKE - motivi, PERVERSITETI POLITIK - objektivi!