nga Kastriot Kotoni
Na duhet një "mana", ose ngjarje për të justifikuar ndjenjën e opozitarizmit. Dhe komshiu im i porsardhur nga Peshkopia po nisej për të marr porositë e partisë, PD-së, që do të jepen për protestën përpara kryeministrisë. I them si gjithmonë po ikën të ndjekësh ndonjë ndeshje për të mbushur ditën? -Jo mor mik po iki që të mos e kruaj Rama me Tikun. -I thashë pse çfar i ka ndodhur Tikut? - Ore jo Tikut, por Tik Tokut! Nuk e zgjata se si gjithmonë i mirkuptojë të ardhurit nga e gjithë Shqipëria në lagjen time, dhe ata jo vetëm e kanë pasuruar Atlasin e gjuhës shqipe me mënyrën e tyre, por e kanë ruajtur të paprekura edhe dialektin e tyre.
Platforma e re me emrin Tik Tok nuk i ka dhënë vetëm më shumë hapësir të re lirie përdoruesve të tij, por edhe një zhvillim të ri etik nga i cili kanë ndodhur edhe ngjarje të ndryshme të tipit bullizimit ose fyerjes tej e mbanë të individëve të ndryshëm. Ngjarja me humbjen e jetës së një nxënësi nëpërmjet platformës Tik Tiok i ka dhënë të drejtën një publiku për të mbajtur një qëndrim ndaj kësaj platforme. Kryeministri Rama nuk po e mbyll platformën si të ishte personi që kishte në dorë edhe hapjen e platformës.
Ajo që ka ndodhur i ka provat e mjaftuesh për të mbajtur një qëndrim ose thënë shkurt duhet një reagim në mos me ligje, por edhe me instrumente që i ka në dorë vetëm shteti. Teorikisht kryeministri i mori një mendim opinionit publik. Po në një moment të dytë që do të kishte largqoftë nga kjo platformë, si do sillej shteti? Parandalimi i njjë fenomeni do të ishte aksioni i parë nga shteti apo të lihej ajo gjendje e pashpresë që çoi në humbje jete?
Nuk duhet të jemi tifozë politikë për një platformë në internet kur edhe shtete më të fuqishme me ligje dhe formim demokratik shekullor kështu reagojnë. Ajo protestë që organinizon opozita duket si protesta e një grupi tifozësh në futboll të munduar e sfilitur, që janë në mbrojtje të ekipit të tyre në ndeshjen më të rëndësishme të vitit nga e cila ose qëndrojnë në kategorinë e cilësore ose ngjiten në kategorinë më të lartë, por edhe pse do të ishte mirë që të ishte në ndeshjen me ekipin më të rëndësishëm me të cilin do merrte revanshin e radhës ose siç thuhet rëndom (ndeshje derbi.)
Ekipi kundërshtar në mbrojtje të platformës Tik Tok më ndjeni për krahasimin janë një çetë mercenarësh të cilët as që mund t'i krahasosh me personazhet e filmit "Odisea e tifozëve." Ky film pa zë flet shumë nëpërmjet pantomisë dhe muzikës së tij, shoqërohet nga lajmotive i këngës "A do vish sivjet në plazh?" Ky film nuk vjen nga prehistoria e kinematogrifisë shqiptare, por tregon përpjekjen e kineastëve shqiptarë për të përcjell nëpërmjet filmit edhe arritjet e tyre. Është ndoshta një film ku në çdo sekuencë ka simbolikë antidiktature. E sfidojë çdo krijues për këtë qasje ideore. Tifozët e ekipit të zemrës nuk njohin kufizime as në orarin e punës dhe as nga drejtuesit e ndërmarrjes.
Atyre u punon fantazia pa limit, sii e si t'i qëndrojnë pranë ekipit të tyre të zemrës. Tifozët rrëmbejnë mjetet e transportit deri edhe motorin e një tetraplegjiku. Po ashtu organet shtetërore pozicionohen ndryshe me tifozët. Tifozët shkelin ligjet për të mirën e ekipit të tyre dhe sjellja e organeve ligjzbatuese ndaj tifozëve është më liberale. Hilet e tifozëve kanë ngritur stekën e qytetarëve që "gjejnë shtigje" dhe "qeverisë që shpik ligje," hendek i puritantizmit në regjimin e diktaturës së proletariatit. Po t'i kthehesh protestuesve të opozitës për të mbrojtur platformën Tik Tok nuk ia vlen, sepse nuk përfaqëson një kauz të drejt e të ndershme. Ku krahasohen tifozët e filmit "Odisea e tifozëve" me këta tifozët e opozitës?
Ata tifozët e kishin një ekip futbolli që po të kishin mundësi do ta ndiqnin edhe në fund të botës siç ndodh kudo në botë, por këta mercenarët mitingashë për çfarë sakrifikojnë ditën e pushimit? Ja do demostrojmë se jemi parti e bashkuar edhe po shkojmë në zgjedhjet parlamentare me rradhët shtrënguar. Primaret e bënë të tyren. Përzgjedhjen e deputetëve e kryem me transparencë si s'ka më mirë. Kjo protestë është fryt i këtyre arritjeve të partisë, besoj se nuk janë pak të përgjigjet lidershipi i partisë. Ditët në vjim sipas lojës politike do të gjej pretekse nga më të cektat vetëm sa tl ngjallin frymën opozitarizmit partisë së Sali Berishës.
Në ndihmë të opozitarizmit ka ardhur edhe fryma trampiste nga Amerika. Kjo frymë ka prekur shumë edhe sistemin tonë të drejtësisë edhe pse duhet të ishte larg emocioneve politike të momentit. Tifozët e Tik tokut janë të përkoshëm, por edhe tifozët e SPAk-ut janë të përkoshëm, sigurisht sezonal ndryshe nga ata të filmit humoristik "Odisea e tifozëve."
bravo te. madhe. edi rames. se tik taku. na mori ne qafe. femijet. tane. po. sali kerma krimineli ashtu do. vrasje. se. ashtu ka. 30 vjet. vetem krime. dhe vrasje. do po kush I shkon kermes. mbrapa kermat