Gazetarë investigative apo zëdhënës të padeklaruar institucionesh?

16 Mars 2025, 17:50Blog TEMA

Gazetarë investigative apo zëdhënës të padeklaruar

Nga Shpëtim Luku 

“Sipas burimeve të mia…”, “nga burimet e mia…”.

Këto janë disa shprehje të përdorura tashmë rëndom nëpër emisione televizive, kryesisht nga gazetarë të kronikës, por që prezantohen me një titull më të avancuar, me një titull më joshës e më intrigues, si gazetarë investigativë. Manifestojnë një besim të madh, kanë vetë kënaqësinë dhe vetësigurinë se i’a kanë arritur qëllimit që të perceptohen nga publiku sikurse dëshirojnë ata. Por në të vërtetë, nga mënyra si sillen, nga mënyra si performojnë e si analizojnë përçojnë dyshime shumë të mëdha për profesionalizmin e tyre. Sepse nëse do arsyetojmë nga këndvështrimi profesional dhe etik, gazetarët që marrin dhe transmetojnë informacion ekskluzivisht nga burime të institucioneve të drejtësisë, si SPAK apo policia, pa verifikuar ose analizuar më tej të dhënat, mund të vlerësohen si më shumë korrierë lajmesh sesa gazetarë investigativë.

Këta gazetarë që veprojnë thjesht si transmetues të të dhënave nga institucionet, ndihmojnë në krijimin e një narrative që favorizon vetëm njërën palë. Të asaj narrative që duan të përhapin institucionet që i përdorin ata si zëdhënës të padeklaruar të tyre.

Gazetaria e mirë kërkon hulumtim të pavarur, kërkon krahasim burimesh dhe analizë për të kuptuar kontekstin e plotë. Nëse informacionet selektive përdoren për të goditur individë ose grupe të caktuara, gazetari mund të bëhet pa dashje dhe me dashje pjesë e një loje politike apo institucionale. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur dhe po ndodh me një pjesë të madhe të gazetarëve të kronikës apo me persona, të cilët ftohen për analiza ngjarjesh nëpër televizione me cilësinë e ekspertit. Kohët e fundit vihet re një dukuri pozitive në disa media vizive. Ftohen për diskutime e debate disa avokatë të njohur, të cilët e bëjnë më profesional diskutimin duke evidentuar diferencë të dukshme me mënyrën e të menduarit e të analizuarit në krahasim me gazetarë të ndryshëm Pra me ata gazetarë që e nisin diskutimin me “sipas burimeve të mia…”

Gazetarët është e nevojshme të arrijnë të mbajnë një qasje të balancuar, duke marrë informacione nga burime të ndryshme dhe duke analizuar ato në mënyrë kritike. Vetëm kështu ata mund të jenë ndihmës për informimin e publikut pa rënë në rolin e thjeshtë të zëdhënësve.

3 Komente

  1. N
    Noci

    Gazetaret investigative dhe disa analistevjane te lidhur me persona te ligjit ,marrin informacione,e kemi pare nje portal qe i nxjerr i pari lajmet nga Spak qe duhet te vente punen e tij ne drejtim te nxjerrjes se informacionit sekret pa hyre ne kasafortë.Keta gazetare te quajtur investigative bejne ndihmësin e prokurorëve te paaftë duke i moshuar inatit me te arrestuarin ose duke kthyer mbrapsht hetimin dhe sidomos u ka dale boja me familjen Veliaj ,por edhe me te arrestuar te tjere ku puna çalon.Kulmi i informacionit te ketyre paçavure gazetarësh eshte kur informojnë arrestimet tjera ,si ne rastin e Valles,apo kaq ministra e kaq deputet do arrestohen si te ishin pula per tu therura dhe ketu Spaku duhet te nderhyje se kjo nuk eshte shkelje e fjalës se lire por shantazh,dizinformime dhe shpifje

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti mjeran

      Lali fiku i bërë vet të gjitha u kap duke abuzuar me fondet publike me vila qindra mijëra euro në kasafortë dhe w vetmja rrugë i ka ngelur të thotë ma bëri saliu që është në të njëjtën barkë me fikun. Me ndryshimin se saliu është 80 vjeç dhe nuk e fusin dot ne qeli

      Përgjigjjuni
    2. U
      Ushtari.

      Nuk ka faj tansmetuesi faji duhet kerkuar tek burimi qe nxjer keto te dhena per dosje hetimore nen ombrellen " jemi te pa prekshem e te pavarur" ne punen tone.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje