Si e shpjegoni që kaloi krejt në heshtje "protesta madhshtore" e Doktorit për mbylljen e TikTok-ut?

16 Mars 2025, 08:15Blog Nga Armir Shkurti

Si e shpjegoni që kaloi krejt në heshtje "protesta

Nëse të gjithë ( majtas - djathtas ) do kishin folur për të, do të thoja se vërtet qe madhështore dhe kish goditur në shenjë. Nëse do fliste vetëm njëri krah, do besoja se diçka ka lëvizur. Por nëse heshtin të gjithë.. ( përveç Armir Shkurtit ) atëhere, prit një herë!

Ne jemi në fushatë. Pas një muaji e ca bëhen zgjedhjet. Kryeministri ka një program politik Orwellian: parajsa - BE. Ferri - këneta. Armiku - Goldshtajni ( ose bufi ). Heroi? Shpëtimi? - Edi Rama.

Ndërsa opozita e çdo ngjyre Edi Ramën e ka njehsuar me të keqen absolute. Ramën e akuzojnë për korrupsion, vjedhje, pjesë e krimit të organizuar, armik të Shqipërisë, arkitekt dhe përfaqësues politik të oligarkisë, diktator, vjedhës votash, tiran, antidemokrat, satrap...

Në këto kushte, është e ligjshme, e drejtë, e moralshme çdo protestë, manifestim a revoltë kundër këtij djalli me kaq aktivitet satanik dhe katastrofal për vendin...

E di Doktor? Po të drejtohem me terma që ti i njeh që nga rinia, si kardiolog i shquar. Kur mjeku  gjen diagnozën e saktë, por përdor mjekimin e gabuar, o është idiot ose kriminel.

Të thuash se Edi Rama është mafioz, kryekëput i korruptuar, autor i shpopullimit dhe rrënimit të vendit, por në protestë të çosh opozitarët për mbylljen e tiktokut, është si të diagnostikosh një të sëmurë me infarkt por ta fusësh në operacion për ti hequr bajamet. E vret Doktor! Siç keni vrarë at e bir ( ti me Lulin ) opozitën këta 3 mandate!!!!

Sonte ka qenë protesta më e mjerueshme dhe diskredituese në hisorinë e pluralizmit politik. Demokratët refuzuan të identifikohen me atë tallje publike, skizofrenike, jashtë jo vetëm realitetit dhe kontekstit politik por edhe logjikës njerëzore. Më karagjoz e bëri këtë manifestim fakti që pjesmarrësit protestonin për mbylljen por tiktoku vazhdon të jetë i hapur....

Të tjerat tirrini vetë, në mendjet tuaja, se nuk ka kuptim të vazhdoj unë me gjëra që janë ashiqare. Thjesht, në përgjigje të parashtersës time për doktorët dhe Doktorin, që kur venë diagnozën e saktë dhe trajtimin e bëjnë gabim, ju garantoj se Doktori ynë veç idiot s'është!

Meqë karnavali i sontëm s'është tjetër veç një argument më shumë për tezën time se Establishmenti është në lojë me njëri - tjerin, se Berisha është i lumtur po mbeti mbreti i opozitës, e po ashtu edhe Rama, kam një lutje për çdo demokrat, në kuptimin e mirëfilltë të këtij termi:

VËLLEZËR !

Eja ta shtyjmë Partinë Demokratike, se Doktori thjesht po bën sikur s'i bije motorino! Ta shtyjmë për ta ndezur me marsh e doktor brenda! Vetëm kështu AI nuk ka ku shkon! Do detyrohet ti japë kësaj makine gjigande, me emrin Partia Demokratike. Ka aq karburant opozitar, aq urrejtje popullore, saqë mjafton vetëm të ndizet kjo makinë. Edhe në vazhdoftë Doktori të sabotojë, fuqinë e të gjitha duarve bashkë , e gjithë mendjeve e zemrave bashkë, nuk ka shans ti ndalojë!

ÇOHUNI TË NDEZIM PD- në!

25 Komente

  1. P
    Populli duhet ta shohi te verteten

    mire e the po.kujt ja the ? ? ? ,.nje tufe idjote qe ka sala mbysin çdo gje te gjalle rreth tij

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Madheshtore ishte vetëm injoranca e fshatarëve mizerabël që ishin aty.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pim Ceku

        Armir , me gjithe respektin qe kam, duhet te them se ajo "makine" nuk ndez as me te shtyjtur as me te terhequr sepse "shoferi" e ka mbushur me uje ne vend te karburantit dhe i ka hequr edhe baterine qe mos te ndizet kurre sepse i mungon edhe grupi i timonit (drejtimit) dhe e fundit nuk i funksionojne frenat.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Psikologu

          PD quhet makina e mutit...hajde ti japim nje te shtyme

          Përgjigjjuni
      2. P
        Populli duhet ta shohi te verteten

        mire e the po.kujt ja the ? ? ? ,.nje tufe idjote qe ka sala mbysin çdo gje te gjalle rreth tij

        Përgjigjjuni
        1. B
          Besimi qorrave

          PD dhe makina tashmë doktorri yt i shuan me një l.qe shurrë Bleni makinën e Vuçiç se po mbahet mirë

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar

            PD ka shkuar në hale aty ku e kish vendi!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kurrizi I dushkut

              Një shkrim mbres lënës një bravo të madhe

              Përgjigjjuni
              1. G
                GJERGJI

                Ajo makin tashma nuk besoj se kush mund ta shtyj.Ajo vetem prapa ecen ,po po reshqet.Nuk ka goma e shoferit e kan hequr perjetesisht patenten.Eshte kthyer si mjet "ZBAVITJEJE" e budallejve fanatik POLITIK.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Me Berrishen perpara haa

                  Pirdhe se lirohesh artikull-shkrues ...... Te krijoshe nje parti te djathte me nje sekretar PPSH mik i familles se diktatorit Hoxha dhe doktor shurre i Hysni Kapo eshte tallja me e madhe qe i behet se djathtes. Te mendosh qe ky komunist u tranformua ne libéral , konservator qe nuk eshte tjeter vecse nje diktator..... kur po ky i djathte komunist me ligjin 710... i mori token pronarit dhe ja dha fshatarit haaaa qofshe ti o artikull-talibanues qe mendon se e djathte ne Shqiperi egzistone. Nuk kam pasur prône , toka ...dhe nuk jam prekur nga kjo dhimbjen , por nuk e imagjinoje dot qe pronen , token ..ta mari dikush me ligjin famekeq komunist Berrishist ku dhe vete e majta e kundershtoje kete ligje. Per sa kohe ne Shqiperi do kete si ky artikull- shkrues ne do qendroje pa nje pluralisme politike te mirefillte. Duhet nje pastrim dhe ringritje te partive politike te njejten sic Rama po bene ne PS , a e kuptoni viti 2025 behen protesta , protesta bejne sindikatat , shoqeri civile jo partit politike.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli

                    Meqe u be pune makine Problemi eshte qe shoferi eshte pjerdh dhe nuk ka patente e nuk di si ti jape makines kemben e ka te frenat si kamunist shtyp vetem te majten Ndersa motori ka kohe qe eshte prish shtyjeni sa te doni, per karburant doktori i ka hedh vetem tre germat e para

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kapterri

                      Çfare te ndezesh Pd-ën me marrsh mrena-o koqe kanari.Pd-ja nuk ka motorr fare.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gazhina Mishit

                        Armir,gjithecka shkruan eshte me vend,vetem ke gabuar me "Foto'n" ........ ata qe po e "shtyjne" ,duken te rinj dhe te fuqishem dhe vertet mund ta "ndezin",POR,keta jane "pleq",barkderra, dhe ju merret "fryma" ....... nuk "ndizet" makina me protesta me thirrjet Allahy Akbar" ... Gazhina Mishit

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gazhina Mishit

                          Armir,gjithecka shkruan eshte me vend,vetem ke gabuar me "Foto'n" ........ ata qe po e "shtyjne" ,duken te rinj dhe te fuqishem dhe vertet mund ta "ndezin",POR,keta jane "pleq",barkderra, dhe ju merret "fryma" ....... nuk "ndizet" makina me protesta me thirrjet Allahy Akbar" ... Gazhina Mishit

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gazi

                            Kujtova se apelove që t'a shtyjmë autobuzin PD me gjithë shoferin doktor në greminë. Do të ishte apel më i arsyeshëm

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nari

                              Ti po thua qe hajt ta ngjallim dike qe ka dhene shpirt,e ta bejme te vrapoje !! Partia Demokratike ka mare fund dhe e ka mbaruar misionin e saj.Vetem fillimi i saj ishte progresiv per kete vend,ndersa me vone populli i pa vetem sherrin qeverisjes se saj,qe nga shkaterimi i ekonomise kombetare me fabrika,uzina,sera bujqesore e deri ne prerjen e pemeve frutore !! Pastaj vazhdoi me ngritjen e firmave mashtruese piramidale te cilat cuan ne 1997 me mbi 3000 te vrare.Edhe kur erdhi perseri ne pushtet beri Gerdecin me 28 te vrare dhe 330 te sakatosur,e pastaj me 21 janarin me 4 te vrare e dhjetra te plagosur me plumba ne bulevard,pa folur per privatizimet skandalize ! Partia Demokratike duhet te shkoje per skrap dhe te krijohen forca te reja opozitare dinjitoze,ashtu sic ka ndodhur ne gjithe vendet e lindjes,ne te cilat ka mbi 20 vjet ku nuk egzistojne partite qe rrezuan komunizmin !

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Ushtari.

                                Mire e ke ti mor byrazer por PD i ka ik kosherja fare se bletet po e po.Kane mbete ca grereza tek vendi ku ka qene kosherja e bejne vetem gezh gezh gezh.Pak per humor.Nje i dehur nuk po gjente rrugen per ne shtepi u mbeshtet pas nje shtylle dhe ju kujtua se toka rrotullohej.Aty kalon nje qytetar qe e njihte dhe i thote ca po pret.I dehuri i pergjigjigjet. A e di ti se toka rrotullohet.Po tha ai tjetri e di.Epo me qenese toka rrotullohet tha i piri edhe une po pres qe te vije shtepia ime ketu.Edhe PD sic duket e njeh mire kete ligj e pk pret qe tj vije vete pushteti ne dore.

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  Ushtari.

                                  Mire e ke ti mor byrazer por PD i ka ik kosherja fare se bletet po e po.Kane mbete ca grereza tek vendi ku ka qene kosherja e bejne vetem gezh gezh gezh.Pak per humor.Nje i dehur nuk po gjente rrugen per ne shtepi u mbeshtet pas nje shtylle dhe ju kujtua se toka rrotullohej.Aty kalon nje qytetar qe e njihte dhe i thote ca po pret.I dehuri i pergjigjigjet. A e di ti se toka rrotullohet.Po tha ai tjetri e di.Epo me qenese toka rrotullohet tha i piri edhe une po pres qe te vije shtepia ime ketu.Edhe PD sic duket e njeh mire kete ligj e pk pret qe tj vije vete pushteti ne dore.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Per hajer kthimi ne PD famekeqe o Armir Shkurti

                                    O Armir Shkurti, pse bie kaq poshte bre burre! Te mbaj mend ne rini ne Kombinat, nuk ke qene kaq ekstremist sa arrite te futesh ne shtyrje per te ndezur makinen e ndryshkur PD te Saliut komunist, makine mbushur me spiuna te sigurimit dhe ca te patru te zbritur nga malet. Gjate viteve te para te demokracise ti u genjeve o Armir si shume te tjere, ja hipe makines se komunistit te rrezikshem Sali, u bashkove me klyshet sigurimsa, por u dok me vone se e kuptove batakun ku ishe futur. Tani po duket se i je kthyer po atij batake. Nuk thone kot se pula eshte mesuar te haje ate qe ha, ashtu edhe puna jote.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. x
                                      xhoxhi

                                      Unë nuk çuditem fare pse ka që i shkojnë mbrapa akoma.Janë gjithë ata që kanë vjedhur,kanë ndërtuar pa lejë,nuk pagonin drita e ujë ,nuk pagonin taksa etj etj.Shkoni ku të doni dhe pyesni e kujt kjo shtëpi,ky dyqan,kjo makinë etj etj dhe do shikoni se janë ata me vulën PD...Ja pse i shkojnë mbrapa.Të gjithë vjedhin pa përjashtim por si këta të djathtët nuk besoj se ka.Ka reth 30 parti që ska lënë karagjos pa futur në lista sepse e di që nuk fiton kurrë.Ka tre vjet protesto dhe dalin vetëm hajdutët...Ju kujtohet kur humbën paratë që dolën të gjithë rrugëve?Po nuk vjen populli mbarë të rptestojë mos u lodh kot shko në shtëpi.Stalini theshte:po ske me vete 80% të popullit sikterisu...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Linza

                                        PD-ja makine pa motor çfare do ndezin? Çojeni per skrap tek Kurumi.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          Ushtari.

                                          Mos more na e dashke shume te miren qe te na prish edhe cilesine e celikut.Hahaha.( kuptohet ) humor.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. N
                                          Njazi

                                          Motori I makines se Berishes eshte plot me gjak nga97 , Gerdeci ,21 Janari dhe nuk ka me vend per nafte o Armir! E mira eshte qe dhe ju qe jeni demokrate te devotshem e te ndershem shtyjeni ne gremine ate palo makine dhe merrni drejtimin e asaj partie qe te dilni ne drite ne 2029! Timonin tashti nuk e ka me SB por Edi Rama!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                            po kush I shkon kermes kriminelit. halese. shpellari sali berish jan njesoj kerma. poshte. sali berish. krimineli

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Balli Fariu

                                              Te gjithe thone se Berisha nuk lufton te fitoje zgjedhjet, por vetem qe te mbetet kryetar i opozites. Si keshtu? Po i humbi zgjedhjet, a nuk duhet te jape doreheqjen nga drejtimi i partise? A nuk eshte ky rregulli mumer nje i funksionimit te demokracise? Kush humet, terhiqet, apo jo? Prandaj, zoti gazetar, te me ndjesh, por nuk e kuptoj thirrjen tende per ta shtyre kete makine gerdalle. Ajo nuk vihet ne levizje sa te kete ne krye xha Saliun dhe Noken, Vokshin, Tritanin, Bocin, Gjekmarkajn djalin e Fariut, Esmerin etj., pas tij. Te fala.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje