Kush e nxit përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?

24 Tetor 2025, 17:31Blog Leonidha Mertiri

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Partia nacionaliste VMRO-DPMNE e kryeministrit Hristijan Mickoski, fitoi bindshëm në mbi 30 komuna nga 80 prej tyre. Duke përfshirë në aleancën e saj edhe shqiptarët e “VLEN”, ajo mposhti partitë e tjera, mes të cilëve dhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit. VLEN fitoi në pesë komuna, sikurse dhe BDI-ja, me shpresën që ky numër të rritet për të dyja në balotazhin e 2 nëntorit në 33 komuna.

Duket që nacionalizmi maqedonas ka marrë krahë. Entuziastët e VLEN, me vlerësimin ndaj “shpirtgjerësisë” së kreut të qeverisë për dhënie më shumë kompetenca pushtetit lokal, por dhe me një kompleks inferioriteti, nuk shohin më tej; mjafton që bëjnë pjesë në qeveri, pavarësisht që në strukturat e ndryshme shtetërore mbahen larg posteve drejtuese, të pabarabartë në pushtetin e përbashkët me nacionalistët e njohur maqedonas. Kjo bën të inkurajohen më tej këta të fundit, sikurse dhe dje, kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, në deklaratën e vetë mburrej, me gjuhë urrejtjeje, që ka shtypur kryengritjen e Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit”. Apo, siç provokon këto ditë deputeti i VMRO-DPMNE dhe kryetar i kësaj partie në Veles, Igor Zdravkovski, duke kontestuar fitoren e kandidatit shqiptar në Çashkë, se “Çashka është zemra e Maqedonisë, është maqedonase dhe duhet të mbetet e tillë”. Kjo bëhet dhe për presion ndaj Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të vendosur ndaj ankesave të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së(Lidhja Social-Demokrate Maqedonase)-mosnjohjen e fitores së shqiptarëve. Për interesat maqedonase, kundër shqiptarëve, të dyja partitë e gjejnë në çdo kohë gjuhën me njëra-tjetrën dhe pse LSDM-ja për vite me radhë ka ardhur në pushtet, duke qënë në aleancë me shqiptarët. Dhe çirren e çirren pastaj për “bashkëjetesë ndëretnike”. Mjafton të kujtojmë që në vitet më të hershme, në shtator 1992, kur Maqedonia u bë shtet i pavarur dhe VMRO-DPMNE, edhe pse kishte numër më të madh të deputetëve, nuk e krijonte dot qeverinë e re. Lidhja Social Demokrate ngarkoi liderin e saj Branko Crvenkovski ta formojë atë, e gatshme kjo t’i kalonte deputetë të saj kësaj VMRO-DPMNE-je. Në këto momente të vështira partner kryesor i LSDM-së u bë Partia për Prosperitet Demokratik e shqiptarëve, sikurse ndodhi dhe në vitet e mëvonshëm. Roli i shqiptarve në Maqedoninë e Veriut është i njohur. Çdo defaktorizim i tyre do t’i shërbente dobësimit të shtetit, për forcimin e të cilit Maqedonia e Veriut ka aq shumë nevojë.

Por pyetja, se përse shqiptarët mbetën larg fitores së këtyre zgjedhjeve, nuk do shumë mend për t’iu përgjigjur. Sepse për përfaqësuesit e tyre, qënka shumë e vështirë të bëhen bashkë. Mbetën të përçarë, fatkeqësi nga e cila nuk kemi shpëtuar në kohë të ndryshme. Ndasitë janë bërë zotëruese, për shkak të mospërafrimit të qëndrimeve të partive poltike, duke mbetur jo të mirët e vetes dhe duke i lënë dorë të lirë politikes maqedonase për plotësimin e kërkesave legjitime për barazi reale në bazë të Marrëveshjes së Ohrit të njëzetekatër viteve më parë. Pozita e tyre nuk mund të forcohet dhe konsolidohet me luftë bërrylash e mëri ndaj njëri-tjetrit apo dhe me temena ndaj pushtetarëve. Këto, së toku me mospërgatitjen e nevojshme për zgjedhje nuk mund të mos ndikonin dhe ndikojnë edhe në zgjedhjet e mëparshme parlamentare dhe në këto të pushtetit lokal.

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit erdhi në rënie nga ç’pretendohej në këto zgjedhje. AKI, e drejtuar nga kjo forcë politike, deklaronte se këto zgjedhje do të ishin një referendum kundër shumicës qeverisëse e sidomos ndaj VLER-ës, partisë së shqiptarëve, aleates së sotme të VMRO-DPMNE-së. Dhe rezultati? Lë shumë për të dëshiruar pas qëndrimit të saj të gjatë në pushtet. Gjatë këtij rrugëtimi përpjekjet e këtij formacioni dhe të kreut të saj - i njohur ky për merita të veçanta, megjithatë nuk ishin të mjaftueshme për të mbyllur në radhë të parë plagët e përçarjes për afrimin dhe bashkimin e shqiptarëve. Duket sikur kjo ishte e destinuar ta kish vendin vetëm në retorikat e mërzitshme të liderve të partive. Konsumimi i BDI-së - ardhur edhe nga një farë centralizimi të problemeve në duar të vetme të njohura, pa i shtrirë ato përmes një komunikimi të afërt, transparent, pse jo dhe shpirtëror, pa paragjykime me drejtuesit dhe anëtarët e  partive të tjera shqiptare.

Kujt mund t’i shërbejnë ndërkohë ecejaket e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore në Maqedoni, në krah të partisë VLERA dhe të qeverisë antishqiptare të nacionalistëve maqedonas? I kudondodhur në kohë zgjedhjesh, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Mal të Zi, në Shqipëri. Me hijen e “Prijësit” të parë të të gjithë shqiptarëve. Dhe askush nuk i thotë “ku shkon?” as në Vetëvendosjen e tij dhe as në qeverinë që drejton në Kosovë. Shqiptarët nuk kanë nevojë për nënshtrim dhe  përçarje të mëtejshme, por për bashkim të vërtetë. Qeveria shqiptare e ka për detyrë të interesohet për njerëzit e saj kudo qe ata jetojnë, pa bërë sehir ndaj dukurive të mësipërme. Flasim për një strategji konkrete të saj, jo për dekor që as ndez dhe as shuan.

16 Komente

  1. Z
    Zdravo

    Dihet fare mire kush po i percan me shume e me keq , ai eshte kryetar i vetfundosjes Alpin Kulti .

    Përgjigjjuni
    1. E
      Epirioti II

      Rama ja doli ti bashkonte nje here dhe me ndihmen e USA dhe EU shqiptaret e bashkuar fituan te drejta qe as qe i kishin enderruar ndonjehere. Pastaj te dehur nga llokmat e pushtetit dhe nepotizmat filluan percarjen dhe vetedegjenerimin. Benzinen finale ja u hodhi Albin Kurti (sherbetor besnik i races sllave). Shqiperia nuk i ndihmon dot ne kete derexhe qe e leshuan veten. Derisa sa te dali nje lider i ri me autoritetin dhe inteligjencen qe kishte Ali Ahmeti 20-25 vite me pare, lecka kepucesh te maqedonasve do jene. Ali Ahmeti duhet te largohet, falemnderit pa fund per çfare ka bere, por koha e tij KA MBARUAR.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turp per derdimenet shqiptare te Tetoves

        Asht bashkue muti me kaken, dy plehrat antishqiptare.

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Peralle e bukur dhe e kote! Shqiptaret kane treguar se e kane te pamundur te largohen me deshire nga lidershipi i tyre, Berisha, Rama, Ali Ahmeti etj zene rrenje ne krye te partise dhe vetem vdekja i largon nga kreu. Mos demokratizimi i partive shqiptare reflektohet dhe te pushteti e ne pushtet te gjitha keta kane treguar se aleat te ngushte kane korupsionin e jo idealet shoqerore apo nacionale. Si te tille reagon shoqeria shqiptare dhe pasojat sjedhin konfuzion shoqerore e politik. Nderhyrja ne shoqerine shqiptare te Maqedonise duke i dhene mesime demokracie e atdhedashurie nga Tirana zyrtare e gjithfare analistesh e gjithashtu nga Prishtina vetem sa e besdisin zhvillimin normal te nje shoqerie qe me pak se te gjitha kane nevoje per nderhyrje ne punet e tyre ata e kane dhe nivelin e kapacitetet e duhura per nje zhvillim normal shoqeror te pavarur ne rrugetimin e tyre ne nje shtet dy kombesh e demokratik qe deshiron te jete pjese e Bashkimit Europian

        Përgjigjjuni
        1. P
          PARTIA e PUNKËS

          Më shumë mësime merren nga TI se nga analizat e rrethit vicios

          Përgjigjjuni
        2. M
          Munika

          Ku shkel welbesira Albin, keto gjera priten. Nuk eshte rastesi qe Kosova edhe pas 9 muajsh nuk krijon dot qeveri.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kurtovitç i vetfundosjes Serbe

            Albin Kurtovitç djali Serbis.....e provoje ne Shqiperi mjerrani por nuk i ndezi , tani i ka ngelur vetem te beje politike anti Shqiperi me talibanet e vetfundosjes dhe te frekuentojne plazhet greke.....

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agim

              Te bejne ca te duan vetem mos te shkelin me ketu se jane te padurueshem komplet me injorancen qe ka shumica

              Përgjigjjuni
            2. h
              hallexhiu

              Po pse ne Shqiperi i ke bashke shqiptaret? Te hane njeri tjetrin. Po pse ne Kosove i ke bashke Shqiptaret? Edhe kocken duan tu a pertypin. Po pse ne Greqi i ke bashke shqiptaret? Ata nuk duan fare tu a zeshe ne goje Shqiperine, perveç Aristidh Koles dhe pak shokeve te tij. Kjo eshte rraca shqiptare e pastaj thone per Sali Berishen qe eshte agjent. Saliu mund te jete dhe agjent e bir serbi, ama eshte shqiptar se ka 35 vjet qe birbilon me qindra krime ne kurriz. Keta jane shqiptaret e pushkes; a, per pene mos u a qaj hallin. Po te shikoshe femra e meshkuj çdo dite botojne poezi me mijra, pavaresisht se nuk i lexon njeri. Keta jane shqiptare ku burrat duken femra e femrat mbajne ne dore stafeten! Do thote ndonjeri qe po ti qe shkruan çfare je?! Une jam shqipfoles me origjine nga majmuni antropomorf, pa vegela muzikore.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Deçko

                Derrat nuk mblidhen bashkë dhe Mitckovski tall koqet me shqipot hajvanë.....pushka ime ,mushka ime thotë shqipoja.Kështu kurrë nuk do shihni hajër o hunj..BASHKIM

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Yp xhixhi

                  Shqiptarët në Maqedoni duhet të mos shitën tek Maqedonasit dhe të spiunojnë njëri tjetrin pastaj na kërkojnë në Shqipëri ti shpëtojmë,ka më shumë se një zgjidhje por kryesorja është lindshmëria dhe numri ndryshon balancat etnike.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Po ju në Shqiperi a nuk e spiunoni njëri tjetrin?Ne vërtet jemi keq por ju jeni edhe më keq se ne!Marë në përgjithësi ju andej kufirit jeni mut e na këndej kak. Jemi të infektuar nga sindroma e huaj "devide et impera"!Fatkeqësia e jonë.

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tropojani

                    Ketej Albin Kurti andej Sali Berisha,Jane percaresit me te medhenj te shqiptareve.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Paris Basha

                      Albin Kurti ka gisht edhe në fitoren Trump'it, atë të Miley në Argjentinë dhe po u mbajtën zgjedhjet nesër në Moskë edhe atje do përmbysë Albini putinin. Ç'është kjo ndjekje shtrigash? Vetëm nga fakti që vasalët e Ramës humbin zgjedhjet, fajtori është shën Albini. Ky është argumenti që gazetaria shqiptare udhëhiqet nga ideologjia enveriste.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dardani i Ri

                        Albvin Kurti është shqipfolësi antishqiptar, më i rrezikshmi në të gjitha trojet shqiptare. Kurti, si nxënës besnik i kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpelar Berisha, po mundohen me të gjitha mjetet dhe mundësitë që kanë, për përçarjen sa më të thellë të shqiptarëve, në të gjitha trojet e tyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vezhguesi indiferent

                          E kam thene edhe me pare: sjellja prej megallomani karabush dhe egocentrik e Kurtit, po i ben dem te madh dhe te pariparueshem Kosoves, te cilen ka kaq kohe qe po e le pa qeveri funksionale, si dhe ceshtjes shqiptare ne pergjithesi. Ky njeri i papergjegjshem, qe mendon vetem per pushtetin e vet dhe aspak per kushtetuten dhe shtetin e ri te Kosoves, do te mbahet mend ne histori vetem per dy gjera: qe e percau faktorin shqiptar ne kater shtete te Ballkanit dhe qe i shkaterroi marredheniet e Kosoves me Ameriken dhe aleatet europiane, pa nderhyrjen e te cileve nuk do te kishim Kosove te pavarur. Dhe kjo nderhyrje nuk do te realizohej pa pranine dhe luften e UCK-se, per te cilen ai ka nje urrejtje patologjike. Nuk e di kur do ta kuptojne kete shqiptaret e Kosoves qe e votojne ate. Natyrisht, ithtaret e tij fanatike e pa tru, sidomos shume nga ata te diaspores, nuk kane per ta kuptuar asnjehere, pasi ata dine vetem te shajne me liber shtepie e me fjalor te ndyre. Asgje tjeter.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje