Sikur Florjan Binaj të ishte kandidat kundër Berishës?!

24 Tetor 2025, 10:57Blog TEMA
Sikur Florjan Binaj të ishte kandidat kundër Berishës?!

Nga Dashnor Sula

E imagjinoni dot sikur Florian Binajn të dilte kandidat i pavarur kundër Sali Berishës? Jo në listën e tij, por përballë tij. Të kishte dalë për shembull nën siglën e Shqipëria Bëhet apo edhe të Partisë Socialiste (meqë ka qene afër figurave të rëndësishme të PS). A do të ishte i njëjti qëndrim karshi Binajt apo e gjithë retorika e “pavarësisë” do të kthehej në “armiqësi”.
Në ka një gjë për të cilën shquhet kryetari i ish-shoqërisë aksionere që është kthyer në kioskë, është etiketimi që i bën kundërshtarëve. Në këte kontekst edhe Binajn nuk do ta linte pa “kurorë”.
Një ditë do ta quante “kopjen e diktatorit”, tjetrën picashpërndarësin e Veliajt”, e ndoshta “fytyrën që i bënte PR milionave të vjedhura”, për rolin që dikur kishte pranë Ramës dhe Veliajt. Një ditë tjetër do sillte kujtimet e së shkuarës dhe do e shpallte “aktorin e Narkoshtetit”, “pengun e Ramës”.
Për kryetarin e SHA-së së dikurshme të shndërruar në kioskë të vogël, kush nuk është me të, është peng dhe kush është kundër tij, është tradhtar dhe armik i egër i demokracisë.
Në ndonjë studio televizive, ndoshta do e akuzonin edhe për protestat civile ku ai ka marrë pjesë, si “i shitur”, “i përdorur”, “i komanduar nga lart”.
Në një realitet të tillë, Sali Berisha do të gjente çdo mënyrë për ta gozhduar. Ai do ta kthente aktorin në armik, humorin në propagandë, ironinë në mëkat. Do ta bënte me atë mjeshtëri që e njeh vetëm ai: Duke e veshur me gjuhën e “parimeve”, por duke goditur me shpatën e mllefit.
Por ja paradoksi: Flori Binaj nuk është kundër Berishës.
Ai është pjesë e një skeme që, më shumë se e frymëzuar nga pavarësia, duket e ndërtuar për mbijetesë politike.
Prandaj lind pyetja: si arriti ta bindë Berishën, njeriun që nuk i është nënshtruar as Amerikës, as kohës, as askujt tjetër, që të pranojë një figurë si Flor Binaj?
A është kjo pavarësi e Binajt, apo dobësi e Berishës?
Po të ishte e kundërta, po të ishte Flori përballë tij, Doktorit nuk do t’i duhej shumë për ta “zbërthyer”.
Do mjaftonte një fjalim,y një gjest, një shenjë me gisht, dhe turma do e kishte bërë copë në rrjete sociale: “aktori i Ramës”, “shoku i Veliajt”, “vegla e Sorosit”.
Nëse Flor Binaj do të guxonte të dilte përballë tij, nuk do ta shpëtonte as “pavarësia”, as “kauzat”. Edhe tani që ka pranuar të jetë kandidaturë e “pavarur”, vetëm se tha se në fushatë do jetë pa kryetarin e PD-së, iu lëshuan disa “mendimtarë opozitarë”
Koha politike ka treguar se Berisha nuk njeh kundërshtarë, njeh vetëm armiq.
Prandaj ndoshta edhe Florit i ka shkuar për mbarë kjo marrëveshje e heshtur: më mirë në krah të një Berishe që të përdor, sesa një Berishe që të zhduk politikisht.
Në fund të fundit, politika shqiptare nuk i do të pavarurit, i do të përkulurit. Ndoshta, në këtë rast, nuk është Flor Binaj ai që e ka bindur Berishën, por është Berisha që e ka bindur Binajn se në këtë vend, pavarësia nuk shpërblehet, por dënohet.

4 Komente

  1. R
    Rama

    Nese PS do te paraqiste ndonje kandidat si ky Binaj,do te ishte fundi saj si parti

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demo Krati

      Dashi, harrove. Berisha do ti thoshte Florit, edhe nipi i Sekretarit të Partisë Komuniste Manxhar Binaj....... . Berisha ka qenë sekrerar partie dhe hante dreka e darka me çunat e Enverit, por këtë e bënte për të mirën e popullit....... . Dhe pikërisht për këtë, të gjithë të persekutuarit, ish-të burgosur apo të internuar, kanë respekt për Berishën...... . Jo çdo kush mund të shkonte për peshk, me çunat e Nexhmijes....... . Vetën ai që luftonte për të mirën e popullit mund të shkonte.....

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pensionisti U S A

      Eh more Dash po a e ke degjuar ate fjalen - Me thuaj me ke rri e te te them se kush je . Si mund te hiqesh i mire e i paster kur ngrysesh e gedhihesh me nje person qe i kane dale morrat persiper . Si mund te hiqesh i ndershem kur ngrysesh e gedhihesh e fle me nje grua jo kurve po e hurit dhe litarit . Po nurmal mua do me vinte ndot jo te me shoqeronte Saliu , Cim Peka apo tere soji e sorollopi i tyre , po edhe sikur emrin te ma zinin me goje edhe sikur kudo ku te shkoja kete qelbashe te me shtronin tapetin e kuq perpara . A mund ti besohet nje krimineli si Saliu qe te shet moral ne c'do dalje e rruges nuk i numurohen skandalet , vjedhjet , pasurite e vjedhura e njerzit e vrare nga dora e ketij krimineli te pa shembullt . Ne tere jeten e tij politike ne pushte po edhe ne opozite vetem thirrje per vellavrasje per permbysje e vetem per gjak .

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fpa

        F. Binaj te ishte edhe perballe apo kunder Berishes, me PD apo PS, me Shqiperia Behet, VV apo me Leshin lirin apo pambukun nuk fitonte vendin e Kr te Bashkise Tirane se nuk ta mbush mendjen se ka njohurite, aftesite dhe pergjegjesite per ta bere kete pune Po pse per budallenj na merni juve, ne votuesit??? Po nuk dha zgjidhje Zoti per Berishen, nuk fiton PD e askush tjeter dhe mbreteron Rama me trularaskat qe ve perball Tiranes. Prandaj Zot jep zgjidhje!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje