Nga Adrian Thano
Vrasjet e përsëritura si kjo e sotmja në Durrës, për motive absurde, nuk ndodhin thjesht nga një çast impulsiv. Poshtë fshihet një kulturë e tërë dhune, e heshtur, e toleruar, por edhe e ushqyer në vite.
Sot, rrugëve të vendit ka një gatishmëri të frikshme për konflikt. Tensioni rri pezull, gati të shpërthejë për një shikim, një fjalë, një parkim. Nuk duhet as motiv, as arsye. Mjafton “hiçi”. Një shoqëri e tërë nuk di më “të flasë”.
Çështje temperamentesh? Jo, dështim tragjik me edukimin, i shtrirë në tri dekadat e fundit. Nuk kultivojmë vetëkontroll, respekt, ndjeshmëri e vlerë për jetën. Nuk po u mësojmë dot fëmijëve tanë se jeta nuk është një lojë me butona “reset”, por një përgjegjësi që fillon me veten dhe mbaron me tjetrin. Nuk po u mësojmë të mendojnë përpara se të flasin, të ndalin dorën para se të godasin. Jo nga frika, por nga kurajua dhe pjekuria.
Disa ditë më parë, u gjenda përballë një grupi të miturish që kryen një vjedhje në shëtitoren e Sarandës: Një prej tyre, gati m’u ngjit pas trupit, me kokën e ngritur lart gjithë krenari. Bënte lëvizje të duarve para barkut tim; imitim të goditjes me thikë. Toni i reagimit tim “po i prishte imazhin në lagje”.
“Emri” për këta fëmijë që të dhimbsen, fitohet jo me punë, por me vjedhje, dhunë, frikë. Ky “imazh” kokëbosh do të jetë nesër një kriminel real në titujt e mediave
Mësova më pas, se edhe në qytete të tjerë me turizëm të shtuar – grupe të miturish janë përfshirë në forma të ndryshme kriminaliteti: shantazhe, kërkesa shpërblyese për të kthyer sendin apo kafshën e vjedhur, dhunë verbale ndaj vizitorëve, etj.
Kjo është një sfidë serioze për policitë lokale. Nëse nuk kanë plane të veprimit jo vetëm për të mbrojtur viktimat e mundshme, por edhe për rehabilitimin e këtyre fëmijëve, përpara se të hyjnë thellë në botën e krimit, kot kapardisen rrugëve me atë uniformë.
Kohët janë të vështira për shumicën. Familjet shqiptare janë nën trysni ekonomike e shpirtërore. Autoriteti i prindit ka rënë. Mësuesit janë të lodhur, të pambështetur, pa autoritet. Çfarë duhet bërë tjetër vec policisë? Zgjidhjet nuk ka nevojë t’i shpikim ne: Buxheti për edukimin të rritet; trajnime që nga klasa e parë; orë edukimi për kontrollin emocional dhe konfliktin (të detyrueshme këto në sistemin arsimor); këshillim familjar dhe ndihmë për prindërit e të rinjve problematikë; fushata të forta sensibilizuese, që ngrenë vetëdijen për pasojat e një çasti dhune!
Nëse politika nuk ka ndjeshmëri për këto për çfarë dreqin ka? Nëse nuk merret me këto, çfarë rëndësie ka atëherë, nëse janë 100, janë 140 apo janë 200 dështakët e pispillosur në atë sallën nga ku buron e rrjedh tëposhtë ligji dhe vendimmarrja?
Ajo që shohim sot është që politika, krerët e saj, kanë një radar cektinash. Edhe kur reagojnë për ngjarje të tilla – si më herët për një vrasje në shkollë – nuk reagojnë ndaj realitetit, por ndaj zhurmës në rrjete. Derisa kjo apo ajo ngjarje të bëhet “virale”, të qarkullojë në rrjete sociale me tituj tronditës apo video të rënda, ajo mbetet e padukshme.
Pra nuk është dhimbja që e nxit reagimin, por klikimet. Kjo është thellësisht oportuniste dhe sipërfaqësore.
Varësia ndaj rrjeteve sociale si barometër i reagimit politik është një tjetër tregues i shkëputjes së politikës nga realiteti. Nuk është rastësi që po betonohet ndërkohë edhe ndarja mes një elite të izoluar dhe një shoqërie gjithnjë e më të lodhur, të dhunshme dhe të zhgënjyer.
Nuk është çështje stili jete. Është krizë sociale që po fermenton. Harrojnë diçka. Ndoshta nuk e kuptojnë. Mund të ndërtojnë mure të larta rreth shtëpive të tyre, por nuk ka mur që i ndan dot nga pasojat e një shoqërie që shembet nën pabarazi, mungesë drejtësie dhe arrogancë politike. Aq më tepër kur shumica e këtyre të pasurve janë bërë të tillë jo prej zotësisë, por prej afërsisë me pushtetin.
Fëmijët e këtyre apo fëmijët e politikanëve mund të studiojnë jashtë, por fëmijët e një vendi që sheh vetëm modele pasurimi tenderaxhinjsh bajatë, përmes korrupsionit apo “rrotullimit të sistemit”, do rriten me mllef, me neveri për punën dhe me një ndjenjë të thellë padrejtësie.
Dikush nga kjo gjeneratë do t’u shkojë nesër në dyert e vilave. Jo për t’u përshëndetur. Dhunën, arrogancën dhe varfërinë nuk i mbyll dot pas portash të blinduara.
Kur një shoqëri rritet në urrejtje dhe ndarje, askush nuk shpëton. As ata që sot i gënjen mendja.
TE LUMTE !
Ne jemi barbar Turq-Taliban.
Te lumte per cfare !!!! Eshte njeri i mediave, ta filloje nga mediat. Qelbesirlliku me i madh i Shqiperise sot buron nga mediat. Mediat nuk kane patur kurre kaq influence ne histori sa kane sot dhe shkolla dhe prinderit nuk kane patur kurre kaq pak influence sa sot. Mediat reklamojne degjenerim dhe vanitet 24/7, dhune, servilosje te pershtire ndaj parase, shpifje dhe gjobvenie pa hesap, intolerance per çdo gje. Njerezit imitojne cfare shohin ne ekranin e madh dhe ate te vogel.
TE LUMTE Z. THANO! Por ku artikull nuk duhet te mbetet ne leter, duhet çuar ne vesh atyre qe kanë në dorë të ndryshojnë diçka!
Kur nje shoqeri e tere degradon kete duhet ta presim. Non grata ben thirrje nga foltorja e parlamentit; populli duhet te armatoset per hakmarrje
Vertet shkrim real. Bravo
Gjindja pa shkolle zoti hetues. Si tha Qazim Mulleti, “ka zdryp katunaria m’qytet “. Dhe ketu nuk e kam fjalen per ata qe jane vertet ne fahat, por ne menyre figurative. Rinia e sotme serviret me konflikt 24 ore ne dite, qofte nga mediat sociale, qofte nga politikaret apo ata qe dalin ekraneve. Shtoji ketu dhe nje fashinim te pashpjegueshem me krimin ku kara si Artan kokelopa glorifikojne kriminelet dhe ja receta. Duhet nga nje psikolog personal per cdo njeri nga mosha 10 vjec e lart.
..nje e vertete e madhe e shqetesuese.......midis te te tjera nje rol negativ ka media...ku cdo dite transmetojne e pefocojne konflikte te ekzagjeruara....p.s edhe femijet qe studiojne jashte jane produkt shqiptar .....kthehen ne origjine ...mjafton te shohesh klevis balliun per ta kuptuar kete..
Ngjarjet tragjike që ndodhin gjithnjë e më shpesh në shoqërinë shqiptare, nuk janë rastësi të momentit apo thjesht shpërthime impulsive. Ato janë simptoma të një krize shumë më të thellë, një krizë morale, sociale dhe institucionale, e cila prej vitesh po prodhon pasoja gjithnjë e më të rënda. Në thelb, kemi një shoqëri të lodhur, të zhgënjyer dhe të rritur në tension të përhershëm, ku një fjalë, një shikim apo një mosmarrëveshje banale mund të kthehet në tragjedi. Kur dhuna vjen nga të miturit, kriza bëhet edhe më shqetësuese, sepse tregon se dëmtimi ka zënë rrënjë që në moshën më të brishtë. Në Shqipëri, krimi nuk vjen më vetëm nga errësira e rrugëve, por shpesh nga të rinj, që mbajnë në duar thikën, grushtin, fjalën e rëndë, dhe nuk e kuptojnë dot sa e lehtë është të shkatërrosh një jetë. Sot, të miturit janë kthyer nga viktima të sistemit, në pasqyrën e tij më të errët. Dhe kjo nuk duhet të na habisë më, por të na trondisë shumë. Sepse këta fëmijë nuk lindën të dhunshëm. Ata u mësuan të jenë të tillë. U rritën në një shoqëri ku arroganca është sukses, ku ulërima është “personalitet”, ku dhuna është gjuhë e përditshme, në shtëpi, në rrugë, në ekran. Çdo shpullë e duruar, çdo sharje e injoruar, çdo akt dhune i pa ndëshkuar, është një mësim i dhënë: “Kështu funksionon jeta këtu”. Dhe kështu, fëmijët mësojnë të mos ndiejnë, të mos kenë faj. Të mos pyesin për pasojë, sepse atyre nuk iu tregua ndryshe. Shteti hesht. Jo vetëm me mungesën e policisë kur ndodhin ngjarje. Por me heshtjen më të frikshme, mungesën e një strategjie që e sheh dhunën si epidemi sociale. Policia reagon, por nuk parandalon. Arreston, por nuk edukon. Dhe kështu, ajo thjesht pastron pasojat, pa ndalur asnjëherë burimin. Shkolla është kthyer në vend ku fëmijët mësojnë vetëm të lexojnë, por jo të kuptojnë, jo të ndiejnë. Jo të menaxhojnë veten kur inati ua zë frymën. Mësuesit janë kthyer në hije të lodhura, pa motivim, pa përkrahje, të zhveshur nga autoriteti. Dhe kështu, shkolla nuk i shpëton dot më fëmijët, sepse askush nuk po mundohet vërtet. Media që dikur kishte një mision edukues, sot është kthyer në zhurmë. Reality show, bullizime live, modele suksesi pa mund, vetëm famë me turp. Në vend që të ofrojë modele frymëzuese, ajo përçon dhunë, vulgaritet dhe parazitizëm si mënyrë jetese. Emisionet që promovojnë arrogancën, konfliktin, bullizmin dhe “famën pa meritë”, bëhen shembuj për të rinjtë që nuk shohin më vlerë te dijet, puna apo ndershmëria. E si mund të rritet një brez me respekt, kur gjithçka që sheh është urrejtje me audiencë? Ndërsa politika, është në botën e saj. Ajo është shkëputur nga realiteti i përditshëm i qytetarëve dhe reagon vetëm kur ka zhurmë në rrjetet sociale. Kur një ngjarje bëhet “virale”. Jo kur një fëmijë godet tjetrin në heshtje. Jo kur një i mitur del në rrugë me armë në brez. Jo kur një tjetër sheh dhunë çdo natë në shtëpi dhe nesër e riprodhon. Sepse kjo nuk sjell klikime. Kjo nuk sjell vota. E ku janë prindërit, të rriturit, shoqëria? Janë duke luftuar për të mbijetuar. Të rraskapitur, të zhgënjyer, të frikësuar. Kanë hequr dorë nga edukimi sepse nuk kanë më kohë, durim apo shpresë. Dhe fëmijët janë duke u rritur në një boshllëk që e mbush rruga, rrjeti, rasti. Por kjo nuk është thjesht një plagë, nuk është thjesht tragjike, është një alarm për të gjithë, sepse, ata të mitur që sot vjedhin, nesër mund të vrasin. Sot e bëjnë për emër në lagje, nesër për pushtet. Sot për një telefon, nesër për një jetë. Nëse nuk bëjmë diçka sot, nesër do jetë shumë vonë. Një shoqëri që rrit fëmijët në urrejtje dhe i lë pa busull, nuk rrit thjesht të rinj të humbur, rrit brezin që do marrë peng të ardhmen. Dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve.
Bravo!
Mendoj se përkufizimi që përdoret nga policia apo edhe media si “vrasje për motive të dobëta” duhet njëherë e mirë të zhduket nga njoftimet për publikun. Vrasja është vrasje, këto janë lojëra që përdoren pastaj nga gjykata për masën e dënimit. Këto për “motive të dobëta” ndëshkohen më pak, unë vlerësoj se këto duhen ndëshkuar më shumë, sepse me këto motivet e dobëta po vriten edhe njerëz të pafajshëm. Ndryshe, le të futet në komunikatat e policisë dhe vendimet e gjykatave edhe “vrasje për motive të forta/justifikuara”.
O Adrian… Leku nuk eshte KURRE zgjidhja. Pikerisht ky mendimi se leku eshte zgjidhja ne arsim e kudo, eshte shkaku qe jemi katandisur keshtu. Me mbahet mend si sot kur ne fund viteve 90 dhe fillim te viteve 2000, bucisnin mediat shqiptare se “ ngritja ekonomike do rregullonte kulturen tone”. Tani qe ekonomikisht jemi mire, pikerisht tani po behen dhe krime e vjedhje si asnjehere me pare. Ndaj, hiqeni fjalen lek nga mendja e nga perdorimi i saj si “ metode parandaliese e edukative” se e vermja menyre qe te shpetojme nga kjo katastrof eshte edukimi shoqeror pa kurrefare perdorimi ekonomik. O Adtian. Hitlerit dhe Metajahut u mgonin leket qe kane bere krime mostuoze?! Cfare eshte ky mentalitet se leki na rregulloka mentaliterin?!?!
Pervec te tjerash kujdes nga jevgjit. Bejne ato marifetet qe dine. Dhe fusin njerezit ne probleme. Zoti i denofte. Kemi nje xax ketu e mban veten per Shqipo. Ska lene familje pa ngaterru.
Shumë mirë jemi kur kemi parasysh faktin se 35 vite nuk kemi shtet të mirëfillt që ka planifikim afatgjatë për popullsinë,për rininë për perspektivën kombëtare,por shteti figuron për të plaqkit një grup a një tjetër të majtë apo të djathtë.Agresiviteti i ka rrënjët thell:Partia punës eliminonte kundërshtaret,demokratet me demek i luftonin,shanin,përbuznin edhe burgosnin ish pushtetarët,gjuha që përdornin ishte gjuhë rrugaçësh.Pastaj erdhën socialistet,të përsosur për propagandë kundër të tjerëve,të dhunshëm,largonin nga puna kundërshtaret,çdo kund fjalor rrugaçësh,dhunë asnjëherë mirëkuptim për mendimin dhe veprimin e tjetrit.Në këtë frymë u rrit gjenerata e tanishme e shqiptarëve me stresë,me mendimin se tjetri është i lig,se vetëm unë kamë të drejt,pastaj papunësia,droga,fukarallëku ,pa edukata përkatëse në shkolla dhe na doli njeriu asocial,i pa përmbajtur e jo rrall edhe kriminel.Cilat janë veprimet e shtetit për ta ndryshuar gjendjen?Nuk ka asnjë program,nuk ka asnjë analizë,pushteti është i nxën duke shar kundërshtaret njejt si P.Punës,dhe duke vjedh e plaçkitur pasurin kombëtare,pse jo edhe duke shitur interesin kombtar se pasurit kombëtare veq i administrojnë të huajt.
Duhet ndryshim qeverisje...duhet shprese. Njerezit jane te lodhur. Normal qe kete shprese nuk e sjell Brrisha.
Komplimente per shkrimin. Per keto ilaçe ka nevoje shoqeria jone qe eshte bere si ajo pula e fryre me gjilpera. Aq e forte qe goditja e kultures nga regjimi i kaluar qe akoma vazhdon sa do te na duhet shume kohe per ta marre veten.