Nga Roland Lami
Ka një lloj tragjedie groteske te mënyra si vdes një autokrat. Ai nuk pranon të shuhet si njeri i zakonshëm sepse kurrë s’ka jetuar si i tillë. Pushteti për të nuk është mjet, por organ vital. Të heqësh dorë nga karrigia, për të, është si t’i kërkosh të ndalojë frymëmarrjen me dëshirë. Demokratët duhet ta kuptojnë nëse nuk e kanë kuptuar ende se Berisha nuk lufton për pushtet, por për iluzionin e pavdekësisë. Ai e sheh veten si një statujë që nuk mund të shembet nga koha dhe në çdo goditje politike sheh një akt blasfemie ndaj mitit që ka ndërtuar për veten.
Vdekja politike, për të, nuk është fund i karrierës por një fyerje ontologjike, një lloj mohimi i ekzistencës. Kështu, që ai ngjitet çdo mëngjes mbi rrënojat e vetvetes si mbi një fron të padukshëm dhe flet me tonin e dikurshëm të pushtetit, sikur koha të kishte ngecur në vitin kur ai komandonte gjithçka.
Në fakt, nuk është më ai që sundon karrigen por është karrigia që sundon atë.
Autokrati Berisha i lodhur nga vdekja nuk dorëzohet, sepse ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, ai nuk ka një “jetë tjetër” për t’u kthyer. Ka vetëm pushtetin si përjetësi dhe publikun si varr të hapur. Ai s’është më lider, por fantazmë që endet mes kujtesës dhe farsës, duke kërkuar të besojë se duartrokitjet ende ekzistojnë diku mbase në jehonën e zërit të vet. Pasi autokratët nuk vdesin, ata kalben publikisht. Rrinë mbi mikrofon si mbi aparate frymëmarrjeje, duke përsëritur fjalë që dikur ndiznin turma, por tani shërbejnë vetëm si zë i një kufome që s’pranon funeralin. Në vend që ta pranojë fundin me dinjitet, ai zgjedh të rrijë pezull, midis historisë që e ka mbyllur dhe realitetit që s’e do më.
Turma dhe anëtarësia nuk janë thjesht dëshmitarë të këtij spektakli, por pjesë organike e tij. Ata ushqehen nga prania e tij po aq sa ai nga adhurimi i tyre. Në çdo duartrokitje të mbetur, ai gjen arsye për të besuar se ende jeton politikisht, ndërsa ata, në çdo shfaqje të tij, gjejnë alibinë për të mos ndryshuar. Është një bashkëvarësi mes liderit që nuk di të largohet dhe ndjekësve që nuk dinë të çlirohen nga miti. Kështu, partia shndërrohet në një lloj komuniteti ritual, ku lojaliteti zëvendëson arsyen, dhe besnikëria ndaj kujtesës bëhet më e fortë se përballja me realitetin. Në fund, nuk është vetëm autokrati që nuk pranon vdekjen, por edhe turma që refuzon jetën pa të.
Por çdo spektakël i tillë ka publikun e vet pertej partisë dhe militantëve të saj , turmat që duan ta shohin perëndinë të vdesë ngadalë. Në këtë kuptim, Berisha është ende i dobishëm si kujtesë e së shkuarës që s’ka vdekur plotësisht dhe si paralajmërim për të ardhmen që s’ka mësuar asgjë. Ai është, në thelb, një relike e vetëdijshme për vetveten, që e di se po shuhet, por preferon të shuhet nën dritat e kamerave.
Shkurte nje puset haleje qe po kunderbon dynjane po nuk vjen njeri ta zere me dore..!!
R. Lamin te gjithe ish shoket e kursit e kujtojne si gagaç e servil i pedagogeve ku fale b...lepirjes ndaj tyre mundohej te evitentohej e binte ne syre deri sa ka perfunduar si nje nder shume partonazhistet e ketij vendi.
O matherfaker Roland Lami ishte njue nga leifenistet e Saliut por eshte nga ata te pakte që e ka kuptuar se kufomës së kriminelit komunist po i vjen era dhe te vetmit qe nuk e kuptojnë janë ca ish studentë te Enverit si puna jote qe jeton me dashurinë për partin dhe shokun kerrme komunist, kurse patronazhistet te shkerdhefshin robt, se ti asqe e ke idene çfare ështe patronazhimi, ti di vetem se √fare ështe shkerdhimi nga çfarëdo lapangjozi të ardhur ne Tirane me valixhe druri
Bravo Lami. Vertet autopsi
O Lando! Berisha, apo Salihu nuk heq dore nga politika per te gjitha ato aresye qe ju shkruni, por me kryesorja nuk heq e nuk e lene te heqi dore edhe eproret ne Beograd. Shume njerezve mund tu duket cudi kjo qe po shkruaj, por kjo eshte e verteta. Salihu ka gjithe jeten qe i sherben Serbise e shovinizmit serb, ka shume vite qe tregon me fakte qe eshte anti shqiptare i terbum! Qe ne hapat e para te pushteti te tij ne PD me 2 Prillin ne Shkoder ku u vrane njerez te pafajshem nga arme te ardhura nga Jugosllavija, me djegien e bibliotekave, komisariate te policise zhdukjen e dokumenteve neper komitetet ekzekutive e Kom partis ne shkoder etj, ku u zhduken dosjjet e shumices se agjenteve Serbe e Ruse ne Shqipni. Vazhdoj me thyerjen e embargos duke furnizu me nafte ushtrin e aviacionin serb, vazhdoj me demostrata e djegje te shqipnis sa here qe Millosheviq kishte nevoje. Pra po te analizojme punet e Sali Serbit duhet te shkruhen mijera faqe format 4 e vite per ti zbardhur punet e pista te tijat ndaj Shqipnis ne favor te Serbis. Sala nuk munde te largohet nga skena se nuk e lejojne e nuk deshiron se eshte armik deri ne qelize ndaj Shqipnis.
O Roland, Saliu do mbylle jeten me burg, ky kriminel ka lindur i vdekur moralisht. Ai asht nji njeri qe kurdohere ka pas syte te gjakosur. Saliu nuk ka gzue nji dite te lumtun mbi dhe.
12 here ne dite flitet per SB sa na u neveriten edhe mediat si ai
Po ik o Sali ri ne shtepi , mjaft ke pellitur , ik qe ti shpetosh burgut.Giten dhe xenin nuk I shpeton dot pa dorezuar pasurite , edhe po vazhdove te ciresh cdo dite o sale.
Nese nuk konfiskohen pronat dhe llogarite e familjes nongrata nuk mund te kete antaresim ne BE dhe jete normale ne Tirane.
"Po ikën o gjiton"?- i tha plaku i Enverit,fqinjit në banesë i cili ishte i ati i Tuk Jakovës dhe po ikte në internim "Unë po iki se iku im bir"- ja ktheu babai i "armikut" " Po nuk e merr dot me mënd çdo ngjasë kur të ikë yt bir"- përfundoi.... Saliu meriton çdo fjalë të shkrimit dhe komenteve,por të shohim çdo thonë kur të ikë Rama nga pushteti
Asgje nuk do te ndodhe mor burre. Kjo eshte e keqja e ketyre, se mendojne qe po bejne histori dhe do te kujtohen per jete. KURRË. Perveç figurave te larta historike deri ne pavaresimin e Shqiperise, asnjeri prej tyre, pas kesaj periudhe, nuk do te kujtohet.
E ka thene shume bukur dikush ketu siper: Tamam, autopsia e nje kufome!
Sali Berisha e ka shkaterruar Shqiperine prej 35 vitesh.Ka shkelje penale sa nuk mund ti marresh dot me mend,ndaj edhe Spaku nuk din nga te filloje te ky njeri kriminel i popullit shqiptar.