Loja bajate me demokracinë dhe përpëlitja e elitave, Rama-Berisha, në batakakun e korrupsionit!

8 Dhjetor 2023, 10:47Blog TEMA
Loja bajate me demokracinë dhe përpëlitja e elitave,

Nga Namir Lapardhaja

Demokracia në Shqipëri lindi e vdekur.

Studentët, të cilët duhet të ishin në pararojë jo vetëm të ndryshimeve, por edhe të mbizotërimit të jetës politike në vend, u përdorën nga elita politike e kohës si një garniturë e shkëlqyer. 

Më pas perdja ra dhe askush nuk u mundua ta fsheh më se gjithçka ishte e kurdisur sipas një plani të mirorganizuar.

Edhe nëse nuk kishte një regji qendrore, ishin vetë aktorët që u kujdesën që gjithçka të ishte nën kontrollin e tyre.

I yti mishin ta ha, por kockat t’i ruan.

Dhe kështu u bë.

Mjafton të shohësh sot elitën politike, mediatike dhe të biznesit për të vërtetuar se gjithçka ka funksionuar perfekt.

Lulzim Basha, i vetmi politikan jashtë kësaj skeme, u largua prej saj “me pekule” dhe sulmohet përditë egërsisht prej politikës, medias dhe oligarkisë.

Përtej kusureve që mban mbi shpinë, është i vetmi që nuk ka dalë nga paradhoma e Ramiz Alisë dhe, si i tillë, shkatërron skemën.

Edi Rama, kryetar i PS-së dhe Kryeministër i Shqipërisë, është mjaftueshmërisht i vjetër në politikë, për të qenë një rrobë e tripsur dhe kundërmuese, për shkak të konsumit të madh dhe trashëgimisë politike.

Sali Berisha, kryetari i parë i PD-së, është rikthyer dhe vijon të jetë garanti më i madh i skemës së demokracisë së kontrolluar në vend, duke e udhëhequr këtë grupim sipas metodës së karrotës për miqtë dhe kërbaçit me armiqtë.

Ilir Meta i ftuar në takimin e Ramzis Alisë me studentët e Universitetit të Tiranës, është rikthyer në krye të partisë që vetë themeloi në vitin 2004, tashmë me emër tjetër, dhe, pas daljes së dosjes si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit, kristalizohet ideja se asgjë nuk ka qenë rastësore për djalin e një familjeje të thjeshtë nga Çepani i Skraparit.

Pjesa tjetër e politikanëve janë thjesht zare në duart e tyre.

Kjo treshe deri më sot ka dhënë mundësinë për të bërë karrierë dhe për ta shkatërruar atë, ndërkohë që gjasat janë që edhe këta vetë të jenë pjesë e një skeme dhe mekanizmi më të madh, që garanton vazhdimësinë dhe paprekshmërinë e tyre.

I vetmi garant i shkërmoqjes dhe shpërbërjes së kësaj skeme mbetet SPAK dhe mbështetja amerikane e tij.

Përveç elitës politike, e njëjta situatë është në atë mediatike dhe ekonomike.

Media kujdeset të mbrojë këtë klasë politike, për shkak të përfitimeve të mëdha ekonomike, ndërsa pjesa më e madhe e të ashtuquajturve oligarkë janë ish-oficerë të regjimit të vjetër, rrjedhimisht pjesa më e indoktrinuar ideologjikisht, gjë që tregon se edhe ata nuk janë rastësisht në ato kuota ekonomike. Sigurisht jo të gjithë.

Shoqëria civile është inekzistente në rastin më të mirë, ndërsa e blerë në rastin më të keq.
Për të mos folur për intelektualët, që në shumicën e rasteve, pjesa më e madhe e tyre janë trashëgimtar të mendësisë dhe filozofisë komuniste, kurse pjesa tjetër, e trembur dhe anemike.

Nuk shërbejnë për asgjë.

Demokracia në Shqipëri është shndërruar në një lojë bajate.

Qytetarët nuk besojnë më tek ndryshimi që mund të vijë prej zgjedhjeve dhe, në vend të reagimit, kanë zgjedhur të ikin, të emigrojnë.

Ata nuk e duan qeverisjen, por nuk besojnë tek opozita, gjë që e mban situatën të bllokuar, të pandryshuar.

Nëse do të parafrazonim profesorin e shkencave politike, Ivan Krastev-in, demokracia në vend ka humbur mundësinë e saj për t’u vetëkorrigjuar dhe është kujdesur më shumë për të mbajtur të paprekur fasadën demokratike. Qeveritë në vend janë ndryshuar, por nuk është arritur të korrigjohen politikat e tyre, sepse në këtë lloj demokracie njerëzit e kanë humbur shpresën që zëri i tyre mund të sjell ndryshim.

E gjithë lufta sot bëhet për të ruajtur fasadën dhe status quo-n e mosndryshimit të gjendjes.

Ndaj duhet një sistem tjetër me aktor të rinj, që prishin skemën e paradhomës së Ramiz Alisë.

9 Komente

    1. B
      Bureto

      @Sapa, është apo jo saktë, për këtë, Lapardhaja le t'i përgjigjet vetëm dy pyetjeve: E para, nëse Sa-lehu vërtet doli nga paradhoma e Ramizit, po Lulja nga doli? E dyta, Sikur të mos ishte shpallur mentori i tij "non grata", që u tronditi themelet të gjithëve, ku do ishte ai sot? Po vetë Namiri? Gjithsesi pyetje retorike janë, dhe ti Sapa sigurisht që i di përgjigjet, ama vetëm Lapardhaja bën sikur.....me Lulen e vyshkur, pas dimrit të acartë ku ndodhen... na lajmëron pranverën. Noli i madh, në parlamentin e 1922-'23, ku atëbotë diskutohej cilët do duhej të udhëhiqnin Republikën e re, të rinjtë apo të vjetrit, shprehej: Nuk na duhen as të rinj e as të vjetër, por 'të rinj të vjetër'. Me këtë tog fjalësh, ai donte të thoshte se mund të jenë dhe të rinj, por me mençurinë (urtësinë) e të vjetërve, po aq dhe të vjetrit, por me mendësi të reja. A nuk ka deklaruar, jo shumë larg, por pak para zgjedhjeve të 2021, vetë Lulja se ai i përkiste shkollës berishiste?! Mjafton kjo për të kuptuar porosinë e Nolit. Për Lapardhanë mund të bëhen dhe pyetje të tjera, por nuk ia vlen, për sa kohë ai me shokë janë të fiksuar, pos të tjerave, pas një dështaku recidivist. Koha, mësuesi më i nadh, do t'u a qartësojë dilemat rreth tij, ato që edhe vetë mund t'i kenë.

    2. k
      koment

      Lapardhaja per korrupsionin e Edvinit e ke fjalen apo jo!

      1. K
        Kaiser

        Luli jot burr i mire sipas teje.????????

        1. A
          Adriatik.

          O Namir,po Lualshi jote nuk eshte i korruptuar.Po korrupsioni i Rruges Kombit qe i rri si gur varur ne qaf nuk eshte korrupsion sipas teje.

          1. B
            Buda

            Duhet te miratohet Ligji: Kryetaret e Partive Politike jo me teper se 8 vjet.

            1. M
              Mai mir apo Nam i mir

              Namir mesoje nje kampione konsiderohesh si i tille deri ne humbjen e titullit ndaj Rama eshte i zgjedhur nga mbi 800 mije votues dhe nuk ke te drejte morale te gjykosh fituesin ate e gjykojne zgjedhjet e ardheshme Analiza behet te humbesi

              1. P
                Per nje moment na ngaterrove

                Lapardhaja e ke laperdhesor dhe ndyrosur tere qenien tende,mee ato qe ke shkaravitur me lart,kur vihesh ne krah te nje qenie llafazane te vockel,shpifarake,hajdute,ne miliona euro dhe banesa luksi,kriminel ne ne gjarjet e 21 Janarit,marionet e Saliut,per gjate gjithe kohes. Dhe sa per dijeni praktike,brezi juaj dhe i lulit,ishte dhe me i keq dhe me i dhene mbas plackes,se ai paraardhes,brezi i celsit ne qafe,rritur rrugeve,pa afersine e duhur te prinderve,dobica te komunizmit.

                1. N
                  Noci

                  Ky e ka simpatinë dhe shpresen tek Luli por nuk yt eshte gjelle e Berishes se nuk po them kopja e tij pasi ndryshon se eshte me paqesor por shume poshter nga intelekti.Per kete ka dhene prova ne tri ministri dhe kryetar bashkie ne Tirane ,ku nuk tregoi ndonje aftesi.Luli ka nje aftesi se eshte kembengules ne punen e tij dhe i papertueshem dhe merita kryesore e tij qe largimi i Berishes nga grupi.Ne zgjedhjet e 2021 arriti maksimumin e votuesve dhe mund te kishte ecuri me vone por Sala shkaterroi gjithçka te arritur duke i sjelle deme PD edhe ne te ardhmen

                  Lini një Përgjigje