Sapo shikon arkivol, i ngrihen puplat

7 Dhjetor 2023, 17:33Blog TEMA
Sapo shikon arkivol, i ngrihen puplat

Nga Frrok Çupi

E pashë që nga larg tek nuhati erën e mikrofonave, dhe la gjithçka që kishte ‘në duar’; u avit si një dem te i vdekuri. Shtyu artistin tjetër si një gjethe të thatë, dhe nisi vetë.

Sali Berisha ka hyrë ose hyn në marrëdhënie me të tjerët (individë, ligj, tokë, para, klubin Partizani, bregdetin, PD-në, naftën, piramidat…), vetëm nëse i zotëron. Në pozitat e larta që kishte, bëri gjithçka që t’i zotëronte të gjitha. Për t’i bërë të kontrollueshëm, i ktheu në të vdekur.

Kjo është substanca e Nekrofilit.

Sali Berisha iu avit mikrofonit të gazetarëve dhe arkivolit të aktorit sepse iu ngritën puplat. Përtej të vdekurve, një jetë të tërë, ai pikas pushtet; dmth fuqi, sundim, mbivendosje.

Ky që ndodhi pardje para Muzeut Kombëtar ishte akti i fundit.

Dy aktet e tjerë, po kaq publikisht, kanë ndodhur në dy periudha të tjera të jetës së vendit; dhe kanë shënjuar jetën e vendit.

Akti i dytë ka qenë 14 shtatori i vitit 1998. Vrasjen e Azem Hajdarit, bashkëfshatari i tij Berisha, e përjetoi në tri gjendje emocionale:

Gjendja e parë- frika nga Haklajt.

Gjendja e dytë gëzimi për eliminimin e Hajdarit.

Dhe gjendja e tretë- emocioni i demit para toreadorit me shaminë e kuqe. Situatën e tretë e përjetoi vetëm në momentin kur sytë i panë arkivolin. Në atë çast iu errën sytë, iu ngritën puplat për pushtet dhe nisi sulmin mbi shtetin. Me arkivolin e Azemit, si një çekiç gjigand, goditi portën e selisë së qeverisë, derisa ra përmbys. Pas kësaj sulmoi ambasadën amerikane dhe televizionin kombëtar. Arkivoli i ‘heroit’ mbeti i harruar në rrugë, as i duhej më kurrgjë.

Ndërsa akti i parë ndodhi në periudhën e diktaturës komuniste, regjim që s’e llogariste nekrofilinë as si fenomen. Vrasja e kryeministrit Mehmet Shehu i shërbeu për të bërë kthesën më të fortë në jetën e tij. Dëshmitarë të asaj periudhe, në pushtet, ngjitjen e shpejtë të Berishës në PD e lidhin pikërisht me datën 18 dhjetor 1981. Nisi besimi… Më pas, e veja e Hysni Kapos hodhi dyshime mbi ‘doktorin e zemrës’ se kishte ‘përshpejtuar vdekjen’.
E fundit ishte kjo, me vdekjen e aktorit Mirush Kabashi.

Momenti i rrëmbimit të mikrofonit para një aktori tjetër, iu fantaks si moment triumfi. Në momentin kur është i thërritur para gjykatës për krime penale, Berishës i ngrihen puplat e ‘fitores’ para arkivolit (!).

Po vërtet e çuditshme! Dhjetëra pyetje bëhen edhe para një akti si ky:

Çfarë shikojnë këta lloj ‘të sëmurësh’ te vdekja? Ku ndryshon i vdekuri nga i gjalli, sipas këtyre ‘të sëmurëve’?

Përgjigjet i ka dhënë koha qëkurse njeriu jeton me vdekjen:

‘Të sëmurët’ për pushtet i shikojnë të vdekurit mes luleve dhe fjalimeve. Të gjallët nuk e kanë këtë fuqi të madhe…

Të gjallët nuk marrin kurrë aq lule, as aq lot, as aq psherëtima, as flitet për ta kaq sa në varreza.

Të ‘sëmurët’ për pushtet e dinë ku i gjejnë këto fuqi. Madje edhe të gjallin e shikojnë të transformuar, jo ashtu siç është. Çfarë i duhej Azemi i gjallë? Apo Pjetri?, apo Gazidede?, apo Zhulali?, apo edhe Mirushi?

Nekrofili ndërhyn arbitrarisht te i vdekuri; ndërhyn sepse nuk ka nevojë ta pyesë. Madje as t’i marrë leje që ta pikturojë trupin e tij ose edhe ta dekorojë. Të gjithë të vdekurit e Berishës janë mbuluar me lavdërime; edhe artisti- ky i fundit, por të vdekur. Asnjëherë nuk i pyeti nëse e donin ‘dekoratën’, që mund të jetë një ‘turp’.

A nuk qenka turp ky i fundit që e shpalli Kabashin anëtar të PD, dhe në ‘krahun e Berishës’? Ai mund të mos e donte. Po kush e pyet të vdekurin?

25 Komente

  1. v
    viktor

    E gjithe qenja e ketij plakute cuditshem egziston vetem per te shfryre kunder Berishes. Sa i mjere duhet te ndihet nje gazetar qe ska asnje rekord ne karieren e tije vec te sherbyerit ne Zerin e Qeneve dhe urrejtjes ndaj nje individi.

    1. L
      Lavdi PPSH - Lavdi atdheut

      Lexhenda te han k'rin bashke me turmen e PDstave qe i vien mbrapa vdekje tradhtareve liri kombit

      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        Viktor ! Mbase je zagar i Vampirit por e drejta eshte e drejte. Respekte .

        1. V
          Vranakonti

          Edhe nese shfryn kundra Berishes,ka te drejte. Berisha eshte nje korb i zi,ai ka bere krime dhe ka duaret te lyera me gjak. Ka vrar njerez te pafajshem. Po ty pse te djeg bytha?. Frrok Cupi eshte nje nga analistet me te mire,me inteligjent,me i qart dhe me i saket.

          1. L
            Llesh

            Viktor te Ka ngel ora te Berisha

            1. A
              Asd

              Berisha eshte kanceri i shoqerise sot. Zgjidhja qe pritet ti jape derjtesia ceshtjes se te tij korruptive ka te beje me te ardhmen e Shqiperise. Mua me duket qe je ti nje komentues nen hijen e Berishes.

              1. N
                Nari

                Viktor o mjeran i shkrete ! Ke nje plak tjeter 5 vjet me te madh se ky qe thua ti,i cili ka qene 25 vjet komunist dhe jo dosido,por sekretar i byrose partise te gjithe qendres spitalore sot QSUT,si dhe mjek prane udheheqjes me te larte te asaj kohe dhe mik i ngushte familje me djalin e Enver Hoxhe dhe nusen e tij.Ke nje plak 80 vjecar i cili ka 33 vjet qe vjen verdalle ne politiken shqiptare,ka vrare e ka prere,si dhe ka vjedhur duke i bere femijet e tij miliardere pa u thene njeri puna e mbare,i cili mer neper goje gjithe dynjane,duke iu futur te tjereve deri poshte krevatit !

                1. A
                  Arbërori

                  Viktor. Pa dashur të mbaj anën e Frrokut, më thuaj, çfarë nuk të pëlqeu te shkrimi i tij? Për cilën pikë nuk bie dakord te ky artikull?

                2. G
                  Gjeneral Janullatos i spiunazhit Grek

                  Po i ndjeri Pone o Frok ? - që dha frymë tek pinte kafe në Prizren ?….Çfarë dinte dhe çfarë sekreti i dinte Sali Shiqere Berishës ?

                  1. S
                    Sala !

                    Ju bën përshtypje një gazetar i mirë dhe jo një kufomë plak që përzë artistin nga mikrofonat! Turp!

                    1. !
                      !!!

                      viktor, po Frroku eshte gazetar potent dhe njekohesisht ne antagonizem te drejteperdrejte me Sali Berishen, ne fillim mendor e publik, pastaj dhe fizik, ti viktor pse çfryne kunder Frrokut? Apo lepine akoma bythen e plaku te Viçidolit qe shpargerin ja mori me vete Karaxhiçi, por ka dhe nga ata qe si psikopate nuk nderrojne dot krahun se e bardha u duket e zeze. Nje nga ata je ti, njeri i poshter se gazetari Frrok eshte njeri inteligjent dhe me integritet, s'merret me ju paçavure te kohes qe nuk beni as per te fshire bythen. Rri ne breket e Saliut sa te te zihet fryma!

                      1. E
                        Emigranti

                        Ta mbash me shendet protogonistin e keti shkrimi,te cilit nuk i heq dot asnje prese.Te rruat Sali krimuneli dhe i befsh fresk sa te te mbaj krahu.Kur te flasesh per autorin e shkrimit laje mire gojen,se te mban era quel dhe era Sali.

                        1. E
                          Eduard T. Lezha

                          Viktor anonimi i dyzinave të trushpëlarëve, ja përgjigje për Ty dhe gjithë si Ty, që ju shkoi jeta mbi 3 dekada pas super-monstrës së fundit, Super Komunistit të fundit gjallë akoma në Shqipëri, Sali Berisha . Mos harro; siç është supër-monstra janë dhe pasuesit trushpëlarje, që mesa duket qartë të tillë do mbeten deri në ngordhjen e Tij. Më pas do merrni dhenë a detet në këmbë apo me gomarë..., për të gjetur një tjetër si Ai, por jo më në Shqipëri.

                          1. L
                            Ladi

                            Frrok! I paske shqetsu shume klysht e mortjes

                            1. L
                              Luan

                              Disa njerezve po u shave Berishen,i ke cenuar ne ndjejat me te thella te shpirtit. Edhe nese Berisha vret,shet territore, tradheton interesat e vendit dhe kombit te tij,vjedh ne menyre galopante,shpallet non grrada,fyen figura te shquara te artit,apo edhe kolege te parlamentit,per keta lloj mostrash perseri vetem Berisha ka te drejte,dhe asnjehere jo askush tjeter,sepse per ta Berisha eshte vete zoti. Mjere keta te mjere qe jetojne pa dinjitet.

                              1. D
                                Dhëmbeli

                                Si me mikroskop ja ke zbuluar psikollogjinë , këtij të sëmuri !

                                1. A
                                  Alteen

                                  Cave u pelqen kerma shpellarit, e mbajni, biles e balcamosni. Tu rroje e tu kundermoje ere kushdo qe do halen. Gazetari shkruan se e njef kermen nga afer, kurse ju e adhuroni nepermjet tv dhe natyrisht ju pelqejne plehrat rrugeve, hajdutet, kriminelet, shkaterrusit, bastardet, talebabet qe e kethyen shqiperine ne shurrtore, plote me xhamia

                                  1. D
                                    Demokrati

                                    Or Viktor lo…. per çfare po fryet ? thote te verteta per sa ka bere e ben ky komunisti Non Grata ,por me funderine se ati yt Non Grata je ti e disa te tjere qe mbeshtesin kete kriminelin mut muti

                                    1. B
                                      Bufi

                                      Viktor,mos mendo me trute e gomarit.

                                      1. B
                                        Boston

                                        Shkrimet e juaja z. Çupi jane te nivelit te gazetarit profesionist. Injoroji sahanlepiresit e Saliut, ketyre ju ka mbetur dopjo gjashta dhe skane çfare te bejne, vetem urejne shoqerine……

                                        1. B
                                          Babalja

                                          Po clidhje ka gazetaria,me nje sociopat,dhe ca enuke si puna e ketij Varrtorit,po ku ka me laper mashkul,se Sali Karaxhici ne kete vend.Shume nga krahu I ketij legeni,ja vene fajin popullit,se nuk e mbeshtesin,po harrojne se ky krimoneli,qe e shkerdheu Karaxhici,e shkerdheu PPSH-ja,dhe doren e fundit ja dha Luli,dhe tani eshte bere si qen zorresh,me gjithe ca kone qe i bajne gojore dhe i mbajne uturakun

                                          1. A
                                            Androniku

                                            Analiza juaj eshte shume sakte,jo vetem si analist model qe jeni,por si nje psikoanalist profesionist. Sali Berisha eshte vdekendjellsi me i veçante qe mund te kete ne bote. Ai krijoi 2 Prillin ne Shkoder dhe i perdori ato 4 viktma te tij ,deri sa nuk kishte me ç’te merte prej tyre. Kur i bene pyetjen ne vitin 1995,per 32 te zhdukurit Dibran me gomone,ai u pergjigj qete: “..epo,do te ndodhin keto…”, sikur te mos kishte ndodhur asgje. Me pas,a e kuptoj gabimin?! Apo dikush,prane tij,ja beri verejtje! Atehere,per te riparuar gabimin,çfrytezoj,mbytjen e disa nxenesve te shkollave ne liqenin e Prespes,shkoj atje me Lirine e tij dhe filloj te qaj si dreq ne breg te liqenit. Keshtu qau edhe per 4 viktimat e marketit Vefa,tek 9 kateshet. Sipas Izet Haxhise,ideatori i asaj masakre ishte vete Berisha. Pas 21 Janarit,ne studion e Opinionit,Blendi Klosi deklaroj,s’e ne mitingun e rradhes ne (socialistet) do te nxjerrim 300 mij protestues. Te nesermen Saliu,me nje vendosmeri deklaroj: “…300 mij po te nxirni ,te 300 mije do t’i vras..” Fatkeqesisht,TV tona, nuk e kane perseritur asnjehere. Ky njeri,eshte ekzenplari me i veçante ne historine e njerzimin. Por,mediat tona,shume pak e kane denoncuar. Kjo sepse media jone eshte pushtuar nga koleret mediatike,njerez me vizion te ngushte,te pa shpirte,si Fefveziu,Lelat, Frangajt,Çanerat,etj.,qe i kemi me shumice. SPAK-u duhet ta terheqi zvarre kete kryekriminel. Nuk ka reforme ne drejtesi pa futur Saliun ,…ne burg. Ne rast te kunderter,reforma eshte e deshtuar!

                                            1. G
                                              Gezimi USA

                                              Berisha eshte kanceri I shqiperise

                                              1. S
                                                Sali Legeni

                                                e mor "Viktor" se ka mundesi qe je ende me bebilina?!!! por nje gje duhet ta dishe qe Doktor Salehhu kishte pergatitur vrasjen e Frrok Cupit per shtatorin e 1998 por ja qe u vra Azemi dhe Salehu vazhdoi revolucionin. Si do veproje ti nese Dr Salehu te bente ty kurban? Ndoshta do coheshe nga varri e t`i beje ndonje shkrim ose ese´ per te vazhduar rrugen e tij historike ne shkaterrimin e shtetit shqiptar? Viktor zgjohu!

                                                1. L
                                                  Lexuesi

                                                  "viktor" duhet të jetë ndonjë i afërt i saliÇakallit ose i paguar prej tij, shkurt një laro, që hodhi produktin e radhës kundër gazetarit dhe analistit më në zë, kundër të nderuarit Frrok Çupi, për t'i treguar shefit saliLugati "shërbimin" në favor të tij... Nuk çuditemi! Kapolarua ka bërë shumë laro si veten... Faleminderit, i nderuari Frrok Çupi! Nekrofilët jetojnë me vdekjet e të tjerëve, ndërsa vet vdesin çdo ditë. saliu është modeli i nekrofilit.

                                                  Lini një Përgjigje