
Nga Milazim Krasqi
1.Njerëzit e LVV, që e kanë sulmuar ish kryeministrin Isa Mustafa në sallën e Kuvendit, duke e gjuajtur me vezë e pastaj duke ia rrezikuar jetën në rrugë e duke e kërcënuar edhe te oborri i shtëpisë së tij, tash nuk e durojnë as ujin e ftoftë. 2.Njerëzit e LVV që kanë futur eksploziv në sallën e Kuvendit, kur ishin opozitarë, tash duan të rrahin deputetët e opozitës, pse shfaqin një grafik ala Pinokio. 3. Njerëzit e LVV që janë të involvuar në koordinim me Millan Radojqiqin, i cili është në i dyshuar për disa krime të rënda dhe në listën e zezë të SHBA-së, nuk duan as t’u përmendet aktiviteti tradhtar me Radojçiqin.
Çka po don tash LVV-qeveria? LVV-qeveria po tenton t’ua mbyll gojën medieve, (fjala vjen Klan Kosovës) opozitës dhe mbarë shoqërisë. LVV-qeveria po koordinohet me Radojçiqin, kundër opozitës, kundër medieve, kundër veteranëve, kundër Kosovës. Por nuk janë votuar për koordinim me Radojçiqin. As për të ushtruar dhunë kundër medies, opozitës e shoqërisë. As për të formuar autonominë politike-territoriale për serbët, gjë që tashmë e kanë formuar, duke e pranuar Planin Franko-gjerman dhe Planin e Zbatimit të Ohrit. Definitivisht LVV-qeveria e ka tradhtuar besimin e shumicës së votuesve të saj. Pas zbulimit të aferës „ZDRAVO“, kjo shumicë parlamentare më nuk ka legjitimitet moral. Pas sulmit të sotëm fizik të zëvendëskryeministrit të qeverisë, Besnik Bislimit, ndaj deputetit të opozitës, Mërgim Lushtakut, kjo qeveri më nuk ka as legjitimitet politik. Ku është parë që qeveria të jetë mbi Kuvendin, përveç në rastet e huntave? Kjo shumicë parlamentare e qeverisëse, është imponuar si forcë politike me mashtrime e me dhunë. Po qeverisë me mashtrime e me dhunë.
Ne Kosove duhet te behen zgjedhje te reja parlamentare.
Albini eshte me i miri dhe me patrioti , por ne kete rast artikull-shkruesi ka te drejte , ndaj duhen bere zgjedhje te parakoheshme, sepse Albini ra ne kurthin e serbeve . Por qe prape Albini i fiton zgjedhjet se eshte me patriot dhe jo i korruptuar si ata te tjeret
Hiqini mor pisat ju dhjefsha Albinin , qeverine e tij pise dhe nevojtoren LVV.
Opozita kosovare e ndjen veten te dobet perballe LVV e cila nen lidershipin populist te Albin Kurtit rrezikon t'i fitoje perseri ato. Dmth nga 2025 kur i mbaron mandati ta shtyje ate deri ne 2027, pra edhe dy vjet te tjera. Gjithsesi ne nje menyre ose ne tjetren te dy palet u druhen zgjedhjeve te parakohshme. Te paret, pra opozita, nuk ndjehet gati, Albini nen precedentin e zgjedhjeve lokale qe i humbi, ka frike se i humb dhe keto. Gjithsesi pavaresisht hezitimeve, zgjedhje te parakohshme ne Kosove duhet te kete. Andaj, per situaten e krijuar le te shprehet edhe njehere elektorati, verdikti i tij.
Në programin e saj VV-ja i ka rrahjet si punë dore.
Gjynah nje popull qe doli nga Lufta zgjodhi KM nje NDEYRESIRE.