Nga Timothy Garton Ash
A duhet që në këtë kohë të jemi të gjithë Gaulistë? Në gjuhën gjermane, atë të partnerit më të rëndësishëm evropian të Francës, përgjigja është “Jein!” (një fjalë që në gjermanisht përfshin “ja”-në për po dhe “nein” për jo).
Pra, Emmanuel Macron paska pasur të drejtë, në 2017, kur teksa po ribetohej si president i Francës na paralajmëroi për një tendencë afatgjatë të largimit të SHBA-ve. Evropa duhet të jetë e gatshme të mbrojë veten, ishte mesazhi i tij.
Tani, përballë Donald Trumpit, një presidenti që po sfidon angazhimin 80-vjeçar amerikan për mbrojtjen e Evropës kundër Rusisë, euro-atlantistët e përjetshëm si puna ime, duhet të pranojnë se na nevojitet jo vetëm një Evropë me më shumë fuqi të shtuar – diçka të cilën e kam argumentuar gjithmonë – por edhe mundësia reale e “autonomisë strategjike” evropiane. Oui, Monsieur le Président, ju thatë të vërtetën.
Megjithatë, “en même temps” (në të njëjtën kohë-frengjisht në tekstin origjinal të përkthyer nga Lapsi.al), për të rimarë shprehjen e famshme të Macron, ne duhet të përgjigjemi me “Non”. Duhet të themi “Jo” pasi De Gaulle, një njeri i madh i kohës së tij, besonte se aftësia për tu mbrojtur duhet të jetë ekskluzivisht kompetencë e shtetit kombëtar; se Komuniteti Evropian, që atëherë ishte duke lindur duhej të përbëhej nga një Evropë shtetesh të veçanta (një version i ndarë i Bashkimit Evropian tek i cili partitë nacionaliste populiste të së djathtës aktuale ëndërrojnë të kthehen); se Britania duhet të përjashtohej nga projekti evropian (nga kjo buron edhe “Non!”-ja e tij e famshme ndaj anëtarësimit të Britanisë në atë komunitet që po lindte); dhe se Evropa duhet të ndërtohej si një kundërpeshë ndaj SHBA-ve, duke pasur marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Kinën.
Por, mbi të gjitha, çdo plan realist për të mbrojtur veten nga Rusia e Vladimir Putinit duhet të fillojë me organizatën e vetme ushtarake serioze që ekziston, sot për sot, në Evropë. Ajo është NATO. Brenda saj gjenden forcat e trajnuara dhe të ndërveprueshme nga të gjitha vendet anëtare të kësaj aleance, komanda dhe kontrolli, operacionet komplekse të koordinuara ajrore, planet e detajuara për forcën reaguese, të cilës mund ti duhet të shkojë në mbrojtje të kufirit lindor, po ashtu edhe një shkallë e nevojshme e besueshmërishë (pothuajse tërësisht amerikane), se në rast rreziku mund të përdoret mbrojtja bërthamore.
BE-ja nuk ka asgjë tjetër të ngjashme. Historia mund të kishte qenë ndryshe nëse ideja origjinale për të ndërtuar një Evropë më të integruar rreth mbrojtjes nuk do të ishte vrarë nga votat e Gaulistëve (dhe komunistëve) në asamblenë kombëtare franceze, në vitin 1954. Siç e kujton biografi i De Gaulle, Julian Jackson, ai “nuk sulmoi asnjë organizatë mbinacionale më ashpër se sa Komunitetin e Dështuar të Mbrojtjes Evropiane”.
Kështu që, pa marrë parasysh preferencat ideologjike mes Gaullistëve apo Atlantistëve, nëse dikush mendon seriozisht për mbrojtjen e Evropës, pikënisja e tij duhet të jetë NATO – dhe pastaj të shikojë se si mund ta bëhet ajo më evropiane, në kohën më të shpejtë të mundshme.
Ndërkohë, gjithashtu, përballë pasigurisë të thellë që ngjall Trump, duhet të mendojmë nga e para për të zgjeruar ndikimin e frikësimit bërthamor (një doktrinë që synon me anë të armëve bërthamore të pengojë kundërshtarin që të sulmojë i pari-shenim i Lapsi.al) francez dhe britanik. BE-ja tani po bëhet një lojtar i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes, sidomos në mbështetje të Ukrainës.
Por për shkak se si BE-ja po ashtu edhe NATO kanë në gjirin e tyre anëtarë bllokues, që janë miqësorë me Putin si psh. Viktor Orbán, i Hungarisë, disa nga angazhimet e avancuara për mbrojtjen e kontinentit do të kërkojnë “koalicione vullnetmira” si ai për Ukrainën, për të cilin kryeministri britanik, Keir Starmer, punoi ngushtë me presidentin francez.
Një ish-ministër francez për Evropën, Clément Beaune, postoi një foto të takimit të improvizuar të liderëve evropianë, turq dhe kanadezë që Starmer organizoi në Londër me diçiturën “Les États unis” (Shtetet e Bashkuara). Por ka një dallim të madh mes të qenit “shtete të bashkuara” dhe të qenit Shtetet e Bashkuara, pra Amerikës si një shtet i vetëm që është në gjendje të përdorë një fuqi të madhe vdekjeprurës vetëm me një vendim që qeverisë së saj.
Kështu që sfida për Evropën është të bëjë një kalim të shpejtë, koherent dhe të besueshëm nga siguria që kemi shijuar për gati 80 vjet, falë një aleance të udhëhequr nga SHBA, drejt një Evropë pa një shtet të vetëm hegjemon, e cila megjithatë duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten kundër fuqive të mëdha agresive.
Kjo është një detyrë me peshë. Të jesh një fuqi e madhe jo-hegjemone në rregullimin e tregjeve ekonomike ose në politikën e tregtisë është një gjë; ta bësh këtë në fushën më të vështirë, atë të fuqisë të ashpër, e cila kërkon që djemtë dhe vajzat e vendeve tona të jenë të gatshëm të sakrifikojnë jetët e tyre, është komplet tjetër.
Ka tre pengesa kryesore për arritjen e këtij qëllimi ambicioz, por që ëshë shndërruar në ekzistencial. E para është kuptimi historik shumë i ndryshëm që kanë shtetet evropiane, kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare. Në një krizë ndërkombëtare, çdo kryeministër britanik mendon se duhet të jetë Winston Churchill-i dhe çdo president francez, De Gaulle.
Modelet kombëtare të roleve të liderëve të tjerë evropianë janë më pak të qarta – kancelari i pasluftës Konrad Adenauer për Gjermaninë? Marshalli i periudhës ndërmjet luftërave Józef Piłsudski për Poloninë? Ministri i jashtëm i “orës së Evropës” në vitet 1990, Jacques Poos për Luksemburgun?
Por instinktet dhe kulturat e tyre strategjike janë tejet të ndryshme.
Prandaj, qasja që Evropa ka nevojë është një Churchillo-Gaullizëm, duke kombinuar më të mirën e dy traditave më me influencë të kontinentit tonë kur bëhet fjalë për një botë në luftë. Kjo është një formulë për të cilën jo vetëm Macron dhe Starmer, por ndoshta edhe shumica e liderëve evropianë mund të pajtohen.
Rrofte i madhi Sharl de Gol qe kerkoi nje Europe sovrane dhe te pavarur nga Amerika, duke paralajmeruar se asnjehere nuk mund t'i besohet verberisht nje shteti jo-europian nga ana tjeter e oqeanit qe do t'i bente gropen Europes sa te kishte interes. De Goli e ngriti vendin e vet Francen nga shkaterrimi i luftes boterore dhe e beri shtetin modern demokratik qe eshte sot, duke i dhene armet berthamore dhe sistem berthamor 100 perqind te pavarur (pavaresisht protestave dhe ankesave amerikane), dhe sot Franca pas 80 vjetesh, po vjel perfitimet me ombrellen berthamore franceze dhe energjine berthamore qe eshte kyc per Europen. Ta kishte degjuar gjithe Europa para 80 vjetesh, sot nuk do ishte ne kete gjendje alarmi, por Europa ne ate drejtim qe parashikoi De Goli po shkon dhe do ngrihet serish.
Macroni e ka parashikuar kete qe para 8 vjetesh, De Goli qe para shume dekadash dhe Franca e ka dashur gjithmone pavaresine europiane. Tani Europa po e degjon sepse e nxorri mesimin.
I vetmi shtet ne Europe qe ka arme dhe sistem berthamor 100 perqind te pavarur, eshte Franca. Anglia ka arme berthamore por e ka sistemin te nderlidhur me ate amerikan.
Europa nuk rrezikohet ushtarakisht nga askush. E gjitha eshte nje zhurme propogandistike per te militarizuar ekonomine, per te rritur fitimet e industrialisteve te armeve, per te rritur taksat e qe detyrimisht con ne uljen e nivelit te jeteses por qe qytetaret europiane duhet ta pranojne gjoja per te perballuar rrezikun rus. Rusia jo vetem nuk do , jo vetem nuk ka nevoje por as nuk mundet ta pushtoje Europen. Per cfare do ta pushtoje Europen kur me nje popullsi 4 here me te vogel se Europa ka nje territor 3 here me te madh, nje territor me rezurse shume me te medha se europa dhe te pashfrytezuara.Si mund ta pushtoje europen Rusia kur ka nje PBB 15 here me te vogel se Europa? Te pushtosh Rusine eshe nje mision i pamundur gje qe e kane provuar europianet 3 here dhe kane deshtuar por po aq dhe me teper e pamundur eshte qe Rusia te pushtoje europen.
Kjo është e vërteta që shumica nuk e kupton
Cfare komenti injorant dhe driteshkurter. Europen e zhvilluar normal qe nuk ka bole ta pushtoje Rusia, por pushtimi i ish republikave te Bashkimit Sovjetik (te cilat i ka kercenuar disa here se do i pushtoje dhe i ka quajtur ruse), do conte ne nje lufte totale ne kontinent ku do detyroheshin te perfshiheshin edhe shtete te forta si Franca, Anglia, Gjermania etj se nuk do benin sehir. Plus qe normalizmi i pushtimit te nje shteti me te dobet dhe mosrespektimi i kufijve socvrane, do shkaktonte corbe ne gjithe Europen dhe ne gjithe boten ku me i forti me pretendime territoriale do fillonte te pushtonte me force territorin e nje te dobeti si Serbia Kosoven, Greqia jugun e Shqiperise, Turqia ishujt greke, Kina Tajvanin dhe te tjeret etj etj. Nuk jane budallenj ata shtete qe armatosen, o kokebosh, dhe nuk je ti me i zgjuar se ata. Vendet e Europes Lindore ne kufi me Rusine, e njohin Rusine e ndyre dhe tendencat e saj imperialiste, shume me mire sesa ti dhe Europa Perendimore. Nuk eshte bere Rusia kaq e madhe nga hici o teveqel. Eshte bere duke pushtuar me te dobetit. Rusia eshte diktature e dhjere qe nuk ka sensin e respektimit te kufijve. Nese Amerika do ishte me e dobet, Rusia do ja kishte perlare Alasken qe sot. Rusia pushton aty ku gjen dhe ty si shqiptar, nuk te intereson te mbrosh pushtimin e me te dobetit. Se perse, besoj kaq ta kap kaplloqja.
Propagand e qelbur te kurves plakë! Është fakt historik, qe franca, anglia dhe gjermania kanë sulmuar rusin! Dhe ne këtë luftë janë po këto shtete me lobin çifut të amerikës qe mbështetën dhe financuan mbeturinat e neofashistevet të ukrainës, për ti vajtur në kufijët e rusis me naton me qellimin kryesor shpërbërjen e federatës ruse! Rusia e ka çliruar europën nga kolera fashiste, jamë plotësisht dakort me komentin e (h) dhe kundra rusofobit injrantit (X)