Nga Ilir Demalia
Më lidh një fije gjaku me Malësinë e Gjakovës – më saktë, me Bytyçin, trevë krenare që ka lindur e rritur burra të dheut. Por unë vetë kam lindur dhe jam rritur në Tiran. Edhe pse ambienti urban më ka formësuar si qytetar, gjithmonë kam ndjerë në damarë një thirrje të heshtur që vinte nga veriu – një zë i pashpjegueshëm, që më ftonte të kthehem aty ku ajri është aq i pastër sa ndjen se je më afër qiellit, aty ku nderi nuk është fjalë e madhe, por mënyrë jetese, dhe ku natyra flet me madhështinë e maleve.
Vizita ime në Malësinë e Gjakovës nuk ishte pjesë e një plani të gjatë. Ishte një vendim i çastit, si shumë gjëra të bukura që ndodhin në jetë. Miku im, K.B më tha pak ditë më parë: “Mos bëj plane për fundjavën, do të shkojmë në Valbonë.” Dhe me këtë fjali nisi një nga udhëtimet më të veçanta të jetës sime – një rrugëtim që më ktheu jo vetëm në vendlindjen e gjyshërve, por në një botë të lashtë, të paprekur, të vërtetë.
Rruga drejt Malësisë – Në kërkim të rrënjëve
U nisëm nga Tirana me një grup shokësh: K. dhe Ardiani – lebër nga Vlora, Papi nga fshati Shipshan në Tropojë, dhe unë – me origjinë nga Bytyçi. Rruga na çoi përmes Rrugës së Kombit, për në Kukës, pastaj në Morinë, nëpër Kosovë e më pas drejt Qafës së Morinës, duke hyrë sërish në Shqipëri, në zemër të Malësisë së Gjakovës.
Kur kaluam Tropojën e vjetër dhe arritëm në Bajram Curr, më pushtoi një ndjesi e rrallë: mall, nostalgji, ndoshta edhe një lloj borxhi të brendshëm ndaj tokës së të parëve. Hera e parë që kisha qenë këtu ishte në vitin 1985, për vetëm 24 orë. Tani po kthehesha me sytë e një njeriu më të pjekur, me mendje që kërkon kuptim dhe zemër që kërkon rrënjë.
Magjia e Valbonës – Bukuria që të rrëmben dhe dhimbja që të mbetet
Sa më shumë i afrohesh Valbonës, aq më shumë ajo të rrëmben. Lugina shtrihet mes maleve të thepisura si në një përrallë alpine. Rruga që ndjek lumin me ujë të pastër e të ftohtë është si një udhë hyjnore që të çon drejt shpirtit të natyrës shqiptare.
Në këtë peizazh përrallor janë ngritur bujtina të shumta, njëra pas tjetrës. Por më shumë sesa gëzim, ato më krijuan një lloj shqetësimi: pjesa më e madhe e këtyre godinave janë ndërtuar me beton, tullë dhe materiale që nuk i përkasin këtij vendi. Në një zonë ku natyra të thërret për thjeshtësi, bujtina guri dhe dru që të shkrihen me peizazhin, ndërtime me tulla dhe beton janë si plagë të hapura. Ato nuk flasin për mikpritje, por për mungesë ndjeshmërie ndaj trashëgimisë.
Ajo që më tronditi më shumë ishte ajo ç’ka i ishte bërë lumit Valbonë. Në shumë segmente, Valbona është futur në tuba betoni për hidrocentrale të vegjël. Kjo është një ndër krimet më të rënda që i është bërë natyrës shqiptare. Uji i akullt i burimeve, që dikur rridhte i lirë, sot është mbështjellë me beton, i shpërthyer me dinamit, i devijuar për hidrocentrale të vegjël që nuk sjellin as zhvillim dhe as mirëqenie – veç shkatërrim.
Jetojmë në Shqipëri, ku Lanën e Tiranës – që kalon mes përmes kryeqytetit dhe ku derdhen të gjitha ujërat e ndotura – e mbajmë të hapur, si burim infeksionesh dhe ere të rëndë. Ndërkohë, Valbonën e kristaltë, këtë burim jete, e kthejmë në Lanë, duke e futur në tuba për t’ia dhuruar masakruesve qeveritarë dhe klientelës së tyre. Dhe në këtë rast, masakruesit janë bashkëvendësit e Tropojës, ata që kanë dhënë lejet për këtë krim mjedisor dhe kanë ndërtuar vetëm për të mbajtur pushtetin përmes korrupsionit dhe shkatërrimit të Valbonës – gjithçka për pushtet dhe pasurim financiar.
Këta kanë shkatërruar me këto hidrocentrale Faunën e Valbonës. Zhdukën troftën, lloj që gjëndej vetëm në Valbonë në të gjithë botën për kushtet e ekosistemit që kishte.
Kur prishet një hallkë të ekosistemit shpërbehet i gjithë sistemi.
Ç’ka ka ndodhur në Valbonë është krim.
Kjo nuk është vetëm një çështje mjedisore. Kjo është një çështje ndërgjegjeje kombëtare. Valbona nuk është pronë personale. Ajo është trashëgimi kombëtare. Dhe kur kombi shkatërron vetë vlerat e veta, ai humbet më shumë sesa natyrën – humbet shpirtin.
Udhëtimi në Bjeshkën e Ujezës – Lartësia e mikpritjes
Nga Valbona, morëm rrugën për në Bjeshkën e Ujezës. Rrugës ndaluam në Tyrben e Rexhep Belit, një vend i shenjtë për banorët e Tropojës, ku u takuam me Bedri Hykajn – drejtor i shkollës së Shipshanit, por njëkohësisht edhe kryeplaku i zonës, njëfarë guvernatori moral. Bedriu është njeri i lexuar dhe i urtë. Ai na foli për historinë, për toponimet, për njerëzit që kanë jetuar e luftuar në këto bjeshkë – dhe e bëri me aq pasion, sa dukej sikur fjalët e tij zbrisnin vetë nga malet.
Pastaj, rruga na çoi lart në Ujezë, aty ku mbretëron qetësia, freskia dhe gjelbërimi. Bjeshka ka marrë emrin nga ujezat e vogla që rrjedhin në pllajat e saj. Aty takuam Shpendin, mikpritësin tonë, i cili kishte ngritur stanin e vet. Me shpirt të bardhë dhe humor të hollë, ai na bëri të ndiheshim si në shtëpi.
Pamjet ishin të rralla: lopë dhe dele të shëndetshme, gjinj të mbushur me qumësht, gra malësore që mjelin bagëtinë dhe përgatisin djathin, gjalpin dhe kosin me një kujdes që të kujton kohët e vjetra. Tregtarët vinin nga Kosova për të marrë produktet e bjeshkës, ndërsa boronicat – të mbledhura me dorë – kishin shijen e një dhurate që vjen nga natyra e paqëllimtë, por bujare.
Fryma e pyllit dhe zërat e padukshëm të natyrës
Në pyjet që zbresin nga bjeshkët në luginë, ndihesh i përhumbur. Lisat 30 deri në 50 metra të lartë krijojnë një hije të dendur ku nuk hyn drita, përveç disa rrezeve që depërtojnë si gërsheta drite në mes të errësirës. Është një atmosferë e magjishme. Dëgjon kërcitje degësh, ndien lëvizje të padukshme – ndoshta sorkadhe, ndoshta ujq – dhe kupton se je në botën e tyre, jo tënden.
Këto pyje janë pasuri që nuk mund të preken me dorë. Ato mund të ndihen, të dëgjohen, të respektohen. Janë fole e biodiversitetit, por edhe pasqyrë e shpirtit malësor – të egër, të lirë, të pavarur.
Kthimi në qytet dhe mall’i pashuar
Kur morëm rrugën e kthimit për në Tiranë, ndihesha i mbushur, por edhe i malluar. Doja të kthehesha prapë. Jo për të bërë turizëm. Por për të ndjerë sërish aromën e gjelbër të Bytyçit, për të parë majën e Shkëlzenit, për të ndalur tek Kroi i Kumonave, për të përshëndetur nga larg Jezercën e për të pirë ujë nga burimet e Sylbicës.
Këto janë pasuri që nuk maten me euro e me projekte, por me kujtesë, me respekt.
Mirupafshim së shpejti Malësia e Gjakovës.
Nuk ka pike dyshimi qe relievi eshte i mahnitshem, por eshte habitat i antinjerzve.
Mos i ngatrro Tropojanët... me këtë refugjatin që s'di origjinën e tij... ( edhe mund t'a di).....por do me e ngul nTropoj..se prej andej nga oshtë ..nuk e qas kush...se ja din bomat ktij, babës, gjyshit e ma tutje....
Shume i bukur pershkrimi en Tropoje ne ato bjeshke te bulura te natyres.. Me te drejte dhe ek shume te drejte qe thua : kure doja te kthehesha per ne Tirane , doja te kthehesha perseri ..... Te takon te haroshe USA dhe Tiranen, te takon te Jetoshe ne ate vendelindjen edhe Origjinen e preardhjes qe ke ..... vertete atje ne Bjeshket e Tropojes nese jeton atje do te frymezohesh em shume per shkrime dhe kujtime te tjera.... neve si Lexues te admirojme te Lexojme ne tilla shkrime dhe kujtime...pse jo as njehere nuk eshte vone te kthehesh ne Origjinen qe ke ..... USA dhe Tiranne ta keshe vetem per Vizite Turistike.....Urime en shkrimet e tjera...
Shume i bukur pershkrimi en Tropoje ne ato bjeshke te bulura te natyres.. Me te drejte dhe ek shume te drejte qe thua : kure doja te kthehesha per ne Tirane , doja te kthehesha perseri ..... Te takon te haroshe USA dhe Tiranen, te takon te Jetoshe ne ate vendelindjen edhe Origjinen e preardhjes qe ke ..... vertete atje ne Bjeshket e Tropojes nese jeton atje do te frymezohesh em shume per shkrime dhe kujtime te tjera.... neve si Lexues te admirojme te Lexojme ne tilla shkrime dhe kujtime...pse jo as njehere nuk eshte vone te kthehesh ne Origjinen qe ke ..... USA dhe Tiranne ta keshe vetem per Vizite Turistike.....Urime en shkrimet e tjera...
Nje femij i nje emigrati qe kishte lind e rritur ne nje vend perendimor,po perendimor kure e pyeta se si te duket shqiperia? Me nje te qeshur te bukur dhe nje shqipe te folur me dialekt me tha: shqiperin e ka zbukuruar zoti por e ka shemtuar njeriu, brezat qe do vine do te zhgenjehen me tradhetin qe po ju bejme qe te fitojme pak leke dhe te mbajme pushtetin. MALLKUAR QOFSHIN ATA QE PERBUZIN DHE SHKATERROJNE NATYREN.
Dakort me shkrimin por ne fund kur thote : Doja te kthehesha prape ,..per te ndjere aromen e gjelber te Bytycit " me duket pak si i pasakte . Se pari, nuk mund te thuash arome e gjelber sepse aromat nuk kane ngjyre, pra nuk ka arome te gjelber, te kuqe , mavi etj dhe se dyti mesa lexova shkrimin nuk ka qene fare ne Bytyc dhe nuk ka pse thote doja te kthehesha prape kur nuk ka qene fare.
E meriton ajo natyre, qe e ke pershkruar me superlativa, por nuk ka pershkruar me te gjithe dimensionin e karakterit te njerzve, qe vazhdojne te jetojne atje:Dushmani shperfytyrues turk, arri ti sundoje ato male te larte dhe tu vere targat e veta banoreve atje si sali, mustafa,,etj qe i mbajne dhe sot e kesaj dite, qe i sollen ketij vendi ”demokracine”allaturka. Dhe kur krahina te tjera si Himara, Mirdita, e mbrojten dhe e mbajten etnine shqiptare, ne gjithe dimensionin e saj. Dhe Demalia, ben nje gabim, jo te vogel, qe ngaterron egersine me trimerine..
Ik se qelbe bjeshket o ordiner
Nje shkrim plot hipokrizi dhe romantizem fals. Me sa po shikoj nga komentet ky Demalia qenka nga Amerika dhe eshte mallengjyer me bukurine e bjeshkeve, sikur ne Amerike nuk ka male dhe perrenj sa te dhjesesh ne ta... Demalia ben nje pershkrim te percipte cka shef, por nuk flet per njerzit. Shembulli me i mire i njerzve verior eshte Sali Berisha qe ka bere dashni me dhine e shtepise, sepse kishte tepri seksuale dhe nuk kishte dashnore. Erdhi ne Tirane dhe mendon njelloj si Demalia se eshte i persosur dhe po mundohet qe tere Tiranen dhe Shqiperine ta ketheje ne nje Vicidol ku njerzit te kullosin rrugeve njelloj si dhite ne Vicidol. Eshte e forte natyra jone! Te ben per vehte dhe te deh. Mazalla se ndryshon edhe kur duhet te ndryshosh, per te miren e zhvillimit. Ky eshte Saliu qe vjen era mut dhe Demalia na tregon perralla me heroizma sikur verioret jane te perzjedhurit e zotit dhe ne fushoret jemi bajga lope. Trap!
Po pse e lexone !. Kur te duket jo i bukur