Kultura e dhunës 

27 Korrik 2025, 19:47Blog TEMA
Kultura e dhunës 

Nga Namir Lapardhaja

Një kamerier 18-vjeçar u dhunua në Vlorë nga një oficer policie për një bidon uji më shumë në tavolinë. I riu, që punonte për shpenzimet e shkollës, u godit dhe u fye, ndërsa dhunuesi ishte një përfaqësues i shtetit, i cili si detyrë funksionale ka të mbrojë qytetarin, jo ta poshtërojë atë. 
 
Ky nuk është një episod i shkëputur nga një kulturë që e sheh dhunën dhe forcën si zgjidhje të problemeve. Jo vetëm që nuk është rast i shkëputur, por është në vazhdën e shumë episodeve të dhunshme që e kanë shoqëruar këtë sezon veror, në jug dhe veri.
 
 Dhuna ndër ne është pjesë e një kulture të rrënjosur thellë, duke filluar nga kanuni i gjakmarrjes, te brutaliteti i shtetit komunist, e deri te arroganca institucionale e ditëve tona.
 
Më keq akoma, dhuna sot emetohet edhe nga vetë politika. Fyerjet, sharjet dhe përplasjet në parlament, gjuha e egër në media dhe në debatet televizive, diskursi publik i mbushur me urrejtje dhe promovomi i personazheve të dhunshme në ekranet tona, e kanë normalizuar gjuhën agresive dhe përplqsjen verbale deri edhe fizike. 
 
Kjo kulturë nuk mund të ndryshojë as vetë, as me heshtje. Duhet një reagim i përbashkët që duhet të fillojë nga familja, nga një shkollë që duhet të mësojë dhe edukojë mbi shembuj dialogu dhe modele dijeje dhe kulture, e duke vijuar me median që nuk duhet të besojë më shumë te klikimet se sa te etika dhe te qytetaria e shembujve që promovon, pa harruar edhe politikën që duhet të investohet te fjala, arsyeja dhe argumenti dhe jo te modelet e të fortit dhe të dhunës.   
 
Ngjarja në Vlorë nuk duhet trajtuar e veçuar dhe si një rast sporadik, por vetëm nëse shihet si një ngjarje që duhet të shërbejë për reflektim social dhe shoqëror, mund të shërbejë për mirë. 
 

8 Komente

  1. T
    Toni M.

    Analizen eshte e perkryer... por kur thua te bashkeounohet se bashku per te zgjidhur ket plage te shoqerise shqiptare dmth dhunen e turpshme qe po ndodh cdo dite shumica kjo thirrje e kesaje shoqeri i kalon nga nje vrime veshi tek tjeteri.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Preng pjetri

      Ky dhunues ka dhunuar djalin e tij për nga mosha ka dhunuar të ardhmen moshës së tyre për këtë duhet të marrë ndëshkim shembullor. Po komentoj me emër të saktë dhe ju lutëm komentoni çdo atikull apo koment por jo me mera anonim FALEMINDERIT.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kanuni.

        Namir të ndjek gjithmonë por këtë herë e ke përmendur pa vënd kanunin.

        Përgjigjjuni
        1. M
          MOKRARI

          DHUNA ESHTE NE GENIN E CDO SHQIPETARI.POR ESHTE SHFAQUR ME SHUME MBAS RENIES SE KOMUNIZMIT,PRANDAJ NAMIR MOS NGATERRO MIELLIN ME KRUNDET.MUNGESA E SHTETIT SOLLI E DHUNEN E GJAKMARRJEN.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

            Mire i ke kakarisur gjonat o artikullshkrues duke u hedhur sa majtas a djathtas madje je futur dhe ne qender(me bithe) por ke harruar (ndoshta nuk t'ka shku mendja fare) me kriesoren: Muslims!!! Gjaxore, cnjerzore,t'pafe,pakulture,harbuta,hajduta,te paskrupullt,frikacake(kur nuk te mundin dot te lepine edhe rrocken,kur te kan nen kembe te shtypin).....pa..pa...pa...mund te vazhdoja keshtu edhe per rreshta te tere! Me pak fjale: majmuna ne zhdukje,qe do te thote se nuk i gjen ne asnje vend Arab..... allah uakbar!

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iliri

              Ju grekis bithqiris je jo me teper se nje mut i vogel,hiene e vogel,majmun i vogel vec nje FRIKACAK I MADH, paguhesh per Supen e dites. Ke frike nga epersia shqiptare ne Ballkan, clirimi yne nga zgjedha e pushtimi i perkohshem.. Pune e juaj PIEDHUNI NE QIPRO

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xeni

                C‘te besh?! Vendet islamike keto probleme kane, keta e dijne me mire se cdokush. Mjer ata qe ndajne ambientin me ta.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Arma Vlora.

                Qe ne momentin qè SHPELLARÈT janè te pranishèm ne Parlamen dhe bè studjo televizive,dhuna èshtè kultura e tyre, èshtè pèr tè ardhur keq qènè 2025 ekzistojn kèta plera.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje