Një gjykim për konfliktin Lapaj-Shabani

18 Korrik 2025, 11:13Blog TEMA
Një gjykim për konfliktin Lapaj-Shabani

Nga Pëllumb Kulla

Ja dhe gjykimi im mbi një konflikt që s’duhej!

I çmoj e i dua mjaft që të dy këta politikane simpatike, por veç për njërin kam të drejtë të votoj në këtë udhëkryq që na është paraqitur:  

Votoj për Endri Shabanin!

E shpall këtë me keqardhje. Po edhe pas zgjidhjes që propozoj, të dy humbasin diçka: Endri, që në zgjedhje mori më pak vota, nuk duhet të bënte kaq zhurmë.

Kurse Adriatik Lapaj, që ka plot dekada për ta shpëtuar të pandohtur karizmën e tij, mund ta mbante fjalën që i shërbeu për vota.

Do të fitonte shumë, shumë, shumë-më-shumë, se ato vota që ka më tepër nga shoku!

Shqiptarë, që nuk mbajnë fjalën e deklaruar numërohen miljona. Nga ata që i rrijnë besnikë edhe një premtimi solemn, që nuk ua kërkonte njeri me thikë në fyt, ishte vetëm NJË!

Më duket se Tik Lapaj nuk e përfytyron dot sa shumë pikë të vlefshme për të ardhmen, do të kishte fituar sot!

15 Komente

  1. N
    Nari

    Kush ka qene ai shqiptari i vetem,i cili i rrinte besnik premtimit te dhene edhe kur nuk ja kerkonte njeri me thike ne fyt,sipas Pellumb Kulles ?!!

    Përgjigjjuni
    1. c
      civilizimi

      Pellumb me keqardhje konstatoj se nga pamja nuk dukesh i plakur,nders nga mendimi tregon te kunderten.Si Adriatik Llapa Shqiperia ka rreth 1.500000 qe sot ironikisht,fale ketu edhe investimit te qeverise ,qe jetojne jashte kufirit te saj.Ndaj mos na hap barkun dhe nuk e kuptoj mbreslenien qe te paska lene ne ndonje takim pertej oqeanit.Shqiperia ka nevoje per politikane intelektuale dhe jo per hajvane intelektuale se boll i kemi keta qe jane ketu.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Altini

        Pellumb the Great! Kam vetem nje sugjerim, nisur nga shprehja; Ai qe do te verteten , bukuren dhe te drejten, nuk ka lidhje me Politiken, sepse Politika Nuk ka te beje As me te Bukuren , as me te Verteten dhe sigurisht as me te Drejten. Ndaj, duam qe te ruajme ne mendjen dhe shpirtin tone komedine tuaj nder dekada, npm saj, Figuren tuaj te Madhe. Miqesisht nje fierak.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shaqo

          I pa pranyshem ky arsyetim. Duket qe nuk arsyeton mbi bemat e tyre, por thjesht vetem mbi pasojet e asaj c'kane mbjelle. C'te mbjellesh do te korresh. Z. Pellumb nuk di c'kane mbjelle ata.

          Përgjigjjuni
          1. K
            KROI MBRETIT

            I kam lexur pothuase te gjitha shkrimet e z:Pellumb Kulla.Me kane pelqyer.Por ky shkrimi sotem eshte jashte natyres te z.Pellumb.Ndoshta per te prishur syrin.Shkurt me kete shkri e ka dhjere fare.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Besnik

              Shume mire thua o Civilizim! Bravo.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Martini

                Ata te dy jane lule vjeshte

                Përgjigjjuni
                1. E
                  EMIGRANTI

                  Z,Pullumb me gjithe respektin qe kam e bere si ,por me shume vlen per dy cituesit tuaj,pa ofenduar bashkeatdhetaret tone po e shpreh italisht e bere si puttana una volta con uno e una volta con altro.Pershendetje.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dashamirësi

                    Këtu Pëllumb ja ke futur kot, ose Lspaj e ke ndonjë lidhje nga ndonjë anë ose nuk e di nga e ke gjithë këtë simpati për të??? Shabani dhe Lapaj , në aparencë janë nata me ditën, i pari i larë i veshur padtët, tjetri zgjyrë. E dyta Shabani flet normal pa sharë e pa ulërima, kurse i dyti sikur e ka nxjerr Sali Berisha nga hundët. Se treti i pari nuk ka fyer as të dytin kurse i dyti çfarë nuk tha për të parin. Ky është mendimi im me çfarë kam parë nga ekranet, as tv nuk duan ta ftojnë Adriatikun sepse me të zihesh ai nuk ka kurajo të debatoj si njeri, me kërcënime, me intimidime, pra shkurt siç thotë populli “ zihesh duke ngrën bakllava”. Prandaj Pëllumb vëllai këtu ja ke futur kot fare.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sio....

                      Çfarë bohet mer jahu! Me qene tjetri komsolkas ne pleqeri! E dashkeni me tërë shpirtin tuaj bemen kriminale enveriste 45 vjecare, skllav i se liges dhe i se rremes...

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Seno

                        O Pellumb qe kur u bere ambasador pa lidhje ahaaaa.....rrije ke humor vlla. Pastaj nuk u ktheve nga ambasada e desertove....prape Saliu ta kishte fajin...opo ske faj o Pume jooooo...

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nik

                          Dakord me Z. Kulla, përveç Z. Shabani është dhe Arlind Qori, dy nga politikanët e rinj më të kulturuar, më të formuar, më të artikuluar, të ndershëm dhe të sinqetë! Ata të tjerët, biznesmenë apo avoketër e shohin politikën si biznes të tyre!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            SARANDIOTI

                            100% me ty, z. Kulla!!! Sikur të votoheshin sot, Endri do t’i trefishonte votat, ndërsa Tiku do të merrte 6 herë më pak… Shqiptarët e patën pakëz të vështurë të “kapnin” qysh në krye të herës sharlatanizmin dhe hipokrizinë e Tikut, por më mirë vonë se kurrë…

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Myzeqari i bute

                              Mos shkruaj per gjera qe nuk i di, o Pellumb. Se edhe pleqeria paska bere punen e vet.

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zhaku

                                Pëllumb, publiko dosjen e ish sigurimit, te paktën byrazeri jot qe kishit pirë gjak topesh, Leka Bungo e publikoi dhe doli i pastër, kjo pastërti do e çojë dhe Zysh Gentën drejt kushtetueses. Por pyetni Aurela Anastasin, ç’mendim ka për formomin akademik të Gentës????

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje