Një shtet i ri u shpall dje në Kuvend

28 Tetor 2025, 14:58Blog Nga Plarent Ndreca


Dje, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, u miratua në heshtje shteti paralel — shteti gjyqësor.
Jo me votim, por me qëndrim. Jo me ligj, por me dorëzim.

Seanca e raportimit të institucioneve të drejtësisë u kthye në një spektakël që dështoi në mënyrë po aq spektakolare në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues. Një pjesë e deputetëve u përfshinë në pyetje absurde, pa lidhje me detyrën e tyre për të garantuar ekuilibrin e pushteteve. Pyetjet për raste konkrete, për hetime të veçanta apo përse dikush është apo s’është marrë i pandehur, nuk janë funksion parlamentar; janë rikthim në mentalitetin e vjetër, ku politika diktonte drejtësinë. Pjesa tjetër e Kuvendit, në anën tjetër, heshti — përfshirë ish-koleget e mi të mazhorancës — duke hequr dorë nga vetë mandati që Kushtetuta i jep. Në vend që Parlamenti të garantonte, në emër të sovranit, që sistemi i drejtësisë po ecën sipas Kushtetutës dhe ligjit, ai doli nga roli i tij: një pjesë me mendësi uzurpatore, pjesa tjetër me heshtje kapitulluese.

Askush nuk u mor me thelbin. Seanca u shndërrua në një lojë publike: kush e godet dhe kush e tremb më shumë SPAK-un.

Një garë për t’u dukur “më i patremburi” përballë një strukture që vë në lëvizje drejtësinë, në vend të një analize serioze për gjendjen e sistemit të drejtësisë. Në mënyrë naïve, apo të qëllimshme, deputetët lanë në hije institucionin më të rëndësishëm për ekuilibrin mes legjislativit dhe gjyqësorit: Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD).

Për ushtrimin e kompetencave të Kuvendit, ILD është institucioni më i rëndësishëm i qeverisjes së gjyqësorit. Ai është “syri dhe veshi” profesional dhe i pavarur i Kuvendit në sistemin e drejtësisë, instrumenti që raporton mbi standardet, disiplinën, etikën dhe devijimet që kërkojnë ndërhyrje ligjore. Në vend që deputetët të pyesnin: “A po funksionon anija që ndërtuam në vitin 2016?”, ata u morën me çështje që nuk janë as në atributet dhe as në kompetencat e Kuvendit dhe duke u marrë me atë që nuk është detyrë e tyre, lanë pa bërë detyrën e tyre.

Për rrjedhojë, situata dramatike që ka përfshirë sistemin aktual të drejtësisë vazhdon të rrëshqasë pa kontroll, sepse vetëm ILD nuk arrin dhe nuk do ta shohë, ndërsa Kuvendi nuk ia kërkon ta shohë. Kuvendi nuk pati asnjë pyetje për ILD-në. Dhe kjo heshtje është më e rrezikshme se çdo pyetje naive. Në momentin që Parlamenti pushon së kërkuari llogari nga institucioni që monitoron drejtësinë, ai e legjitimon drejtësinë si pushtet të pakontrollueshëm. ILD, që duhet të ishte mekanizmi i kontrollit, është lënë në hije, i reduktuar në një institucion formal që paguhet për të mos folur. Kjo nuk është neglizhencë, është kapitullim i pushtetit legjislativ ndaj pushtetit gjyqësor.

Anija e ndërtuar në vitin 2016 me votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë ujë. Korporatizimi i drejtësisë, kultura e pandëshkueshmërisë brenda sistemit, thyerja e unifikimit të praktikës gjyqësore, shkeljet e rënda të të drejtave themelore dhe procesit të rregullt ligjor, përdorimi selektiv i standardeve kushtetuese dhe konventore janë bërë problem sistemik, gërryes dhe shkatërrimtar për besimin e publikut.

Ky është pikërisht misioni i ILD-së: të sinjalizojë defektet, të raportojë rrezikun, të paralajmërojë Kuvendin se “anija” ka difekte. Por dje, Parlamenti uli kokën dhe mbylli sytë, si struci që mendon se, po nuk e pa rrezikun, ai nuk ekziston. Leshimi i kontrollit ndaj një pushteti të pakufizuar gjyqësor nuk është më çështje institucioni; është çështje shtetformimi.

Nga dje, Shqipëria ka de facto dy shtete:
• Një shtet politik që pretendon të qeverisë,
• Dhe një shtet gjyqësor që vendos, në fakt, si qeveriset dhe me gjasë, në vijim, edhe kush qeveris.

Kur Parlamenti ndalon së pyeturi për drejtësinë, drejtësia ndalon së pyeturi për ligjin. Në atë moment, drejtësia pushon së qeni pushtet, bëhet shtet. Një shtet i pavarur, me nuancat e një regjimi jurisprudencial që punon për pushtetin e tij dhe jo për atë të sovranit. Kuvendi, duke heshtur përballë dështimit epik institucional të ILD-së, ka dorëzuar rolin e tij si garant i ekuilibrit kushtetues. Me këtë heshtje, është shpallur de facto krijimi i një shteti paralel, shtetit gjyqësor. Një shtet pa sovran, por me pushtet; pa kontroll, por frikësues; pa llogaridhënie, por arrogant.

Ati themelues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Madison, në The Federalist Papers, nr. 51, tha:
“Ambition must be made to counteract ambition.”
“Ambicia duhet të shërbejë për të kundërpeshuar ambicien; pushteti për të frenuar pushtetin.”

60 Komente

  1. K
    Keshilltari

    Bravo per shkrimin professional e dinjitoz.Ne kete vend ka marre m.ti shalet ku parlamenti nuk do tja dije per drejtesine dhe cfare heqin njerezit e thjeshte per te marre drejtesi mund te quhet pushteti me i korruptuar ne vend qe duhet te shkruhen me mijera faqe per ta argumentuar dhe ka me bollek fakte per kete drejtesi

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi Rama, Sinqerisht

      Nga burgu e ka shkruar shoku Placent Ndreca kete fletrrufe?! Para apo pas apelit të prezencës?? Para ! Epo..Hidhini ndonjë gjë për të ngrënë atehere .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Sa më shumë ta sulmojnë këta Dumanin, aq më shumë e duam ne populli.

        Përgjigjjuni
        1. n
          na myten hajvanat

          Dakord, ti nuk perfaqeson popullin, ndoshta perfaqeson idiotet!

          Përgjigjjuni
          1. f
            fjala

            "Dakort" Sot e mora vesh se kush ishte populli: komentatori gazetes Tema "Dakort". ..."aq me shume e duam ne populli." Po ti je populli more m... arrini te merrni dhe atributet dhe emrin e tij ju maskarenj?!

            Përgjigjjuni
          2. G
            Gega

            Gomari sido që të vishet gomar mbetet sbehet dot edi ramë as sinqerisht as i pa sinqertë.

            Përgjigjjuni
          3. J
            John

            Bravo, shkrim i goditur. Heshtin pjese e madhe se korrupsioni ka bere punen e vet dhe tremben.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Shkrim i mire por çe do qe nuk vlen fare ne kete rast!! Nuk e di se si mund te dalesh i zhgenjyer nga deputetet ne kuvendiin e sotem, kur e ke plot me idiote, injorante, me hajna,qe veç per deputete nuk mund te jene!! "ai stan ate bulmet ka" thote nje shprehje popullore, derisa te ndryshoje ligji ekektoral, kur shqiptaret me te vertet te zgjedhin deputetet, Mulet e idiotet nuk do na ndahen dhe kuvendi do vazhdoje te jete cirk.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lesh jane

              Jo shtet i ri por shteti nuk ekziston eshte mire ti thuhet organizon rrumpalle

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haka Tekizoti

                Një shqyrtim shumë i saktë dhe i drejtë. Dy shtete, secili për vete. Dhe populli pandeh se ka zgjedhur në favor të të drejtave dhe lirive të tij.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjakovari

                  Të lumtë pena se e ke shkri këtë shkrim. Ju përgëzoi.

                  Përgjigjjuni
                  1. i
                    i

                    mire eshte ta pergezopssh edhe per zullumet e tij ne Ministri te Arsimit dhe Ministrine e brendeshme. Ky qe ne leter vjen me theni te Madisonit ndersa ne praktike, aty ne pushtet, ka vjedhur me te dy duart! Mire i ka thene tjetri me lart: Nga burgu e ke shkruar kete? se burgu te ftillon!

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjakovari

                      Më beso që nuk e njof fare artikullshkruesin.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gega

                        Dashit i tunden po si këputen or taj tung

                        Përgjigjjuni
                    2. I
                      Ilirikum

                      Te pershendese Plarent per analizen e hollesishme dhe evidentimit te nje elementi thelbesor ne mbikqyrjen e mbarvajtjen e drejtesise. Se shqiptaret nuk kane emigruar per para e buke por vetem per drejtesi. Dhe nuk kthen ne Shqiperi derisa te shikojne qe mund te kerkojne dhe te marrin drejtesi.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E vertet

                        Te lumte, do beje mire te shkruaje e flisje me shume por mesa shoh te gjithe mediat te kane bllokuar. Turp per kolegun tend Fatmir Xhafa, shume zhgenjyhes. Nuk e prisja te ishte kaq frikacak.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Korçari

                          Plarent, Ti duhet te ishe deputet! Po ne vendin tend jane futur lloj-lloj idiotesh! Vazhdo dhe puno per vendin, mos u ndal!

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                            mir e the po kujt ja the. se po te kishte drejtesi sali berishen. do ta. kishin. kalbur. ne. burk. qe ne 97. qe u vrane. gjith. ata. djem. nenash. sali berisha. duhet varur ne mes te tiranes

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cufe

                              Bravo Z. Ndreca. Profesionist

                              Përgjigjjuni
                              1. q
                                qyfyre rilindjote

                                Ahahaha...e paska shkruar Placent Ndreca i paditur aq sa nuk mbahet mend per vjedhje kudo ku e ka derguar Partia.

                                Përgjigjjuni
                                1. n
                                  na myten kurvat

                                  ka vjedh pidhin e satom e sat motre, gore kurva!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Edi

                                    Ty qe te kane mbyt kurvat je kara-kurva.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nani

                                      Ti qenke o Plarent Hajduti, o grua qirë

                                      Përgjigjjuni
                                    2. X
                                      Xhaja

                                      Ik or qyfyre prapanice ti je reja ne patallona e Plarentit

                                      Përgjigjjuni
                                    3. N
                                      Nik

                                      Të lumtë Z. Ndreca!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Muzaka i Ri

                                        Një shkrim që rrallë të bie ne dorë kohët e fundit. Parlamenti, dje, vertetë tregoji se nuk duan të dine për drejtesine. Duan të tregojne se nuk i denon dot po nuk deshen ata,por të denohen kush duan ata. Ishte një TURP. Qoftë dhe për që pretendojne se do bëjnë drejtesi. Dje u pa se nuk e bëjnë dot, nuk kanë bole. Do mbahen mendë si punonjsit më të paguar të ketij vendi të varfër, që u paguan për hiç gjë. Shpresuam që këta do mbeteshin ne histori,por Jo.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lymi

                                          "Ishte një TURP. Qoftë dhe për që pretendojne se do bëjnë drejtesi" ... jo mor mik, ata ose me mire me thon ai shale gjati, kete drejtesi kishte nder mend dhe kete realizoi, dje pa dashje (mbasi jane edhe idiote) e gjithe ajo skene e trishtueshme tregoi fare qarte qe ata nuk i denon dot kurkush ne rast se nuk don ai (i gjati), por denohen ata qe deshiron (o jep urdher) ai! Pra nuk do kete kurre as 21 janar e as Gerdec, mbasi Saliu, atij i sherben ne krye te opozites si gogol, ndersa Erioni, ne rast se nuk e perqendron te gjithe strategjine mbrojtese ne Gjykaten Evropiane te te drejtave te individit, do perfundoje si Edmond Dantes!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nga nje i paditur

                                            Që kur deputetët i caktojn kryekarët dihet ça malli do jen. Çfar të mbjellish do korrish këta deputetë skan as nivelin e gomarit. Po të byth lëpirsit. Se di populli pse voton më se këtu te ne që nga 2008 populli mbjell bythë e korr kar.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. U
                                            U

                                            Drejtesin ja kemi len ne dore Olsi Dados dhe dadove te tjer,ku berishistet jan shumica. Detyra e ketyre zagareve te Saliut eshte te godasin zyrtaret socialist duke abuzuar me te ashtuquajturin shperdorim detyre.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Free Plasteline

                                              Parate e Vjedhura Kur do te kthesh o Hajdut qe vjedh Shtetin dhe Taksat e Shqiptareve

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                H

                                                Neni shperdorim detyre eshte si ai thesi i cpuar qe nuk mbushet asnje her,kete cfrytezojn banditet e Saliut ne Spak qe te godasin edhe per nje traktor.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Socialisti i vertete

                                                  Kush edi me mire se Plarenti se drejtesia e re me gjithe reforme ka shkuar per lesh. Vete Plarenti qe bilbilos si gjysem opozitar eshte prova.Jo per shkak te "shtetit te ri te drejtesise",por per shkak te drejtesise te kapur nga Partia e Plarencit.Plarenci e di fort mire se po te kishim "shtet te ri te drejtesise" atehere Plarenci dhe plarencat e tjere qe kane vjedhur me te dy duart do ti bente keta artikuj nga qelia e burgut dhe do detyrohrj te kthente parate qe vodhi kur ishte ne Ministrine e Arsimit dhe ne Ministrine re Brendshme.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Ndroqi

                                                    Aspaku ka mrehur hanxharin kunder qeveris me te drejt dhe pa te drejt,por me shume me pa te drejt,dhe po e ledhaton kriminelin Sali Halen.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. c
                                                      chat GDP

                                                      te pakten kur perdorni chat gpt per redaktime, rregulloni pak pikesimet, se nuk dime pastaj cila eshte pjesa e idese tuaj dhe cila e inteligjences artificale

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        K

                                                        Deri tani Spakut ka goditur PS dhe LSI,kurse PD Po e perkedhel,dhe e ashtuquajtura afera e Partizanit eshte per ti hedhur hi syve shqiptareve,ajo do perfundoj ne kalendat greke.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Stravanjaku

                                                          Bravo Plarent Ndreca. Një shkrim i rrallë që lexojmë kohët e fundit.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Pal Melyshi

                                                            Bravo Plarent Nderca i ngjave kapidonit te Mirdites e krijove shtetin e hajduteve ( (kthellasve ) te Mirdites me ndihmen dhe te Sander Lleshit , Lindita Nikolles etj...............!!!!! .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Pal Melyshi

                                                              Bravo Plarent Nderca i ngjave kapidonit te Mirdites e krijove shtetin e hajduteve ( (kthellasve ) te Mirdites me ndihmen dhe te Sander Lleshit , Lindita Nikolles etj...............!!!!! .

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Pal Melyshi

                                                                Bravo Plarent Nderca i ngjave kapidonit te Mirdites e krijove shtetin e hajduteve ( (kthellasve ) te Mirdites me ndihmen dhe te Sander Lleshit , Lindita Nikolles etj...............!!!!! .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. P
                                                                  Pal Melyshi

                                                                  Bravo Plarent Nderca i ngjave kapidonit te Mirdites e krijove shtetin e hajduteve ( (kthellasve ) te Mirdites me ndihmen dhe te Sander Lleshit , Lindita Nikolles etj...............!!!!! .

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. P
                                                                    Pal Melyshi

                                                                    Bravo Plarent Nderca i ngjave kapidonit te Mirdites e krijove shtetin e hajduteve ( (kthellasve ) te Mirdites me ndihmen dhe te Sander Lleshit , Lindita Nikolles etj...............!!!!! .

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. J
                                                                      JU LUTEM , LEXOMENI EDHE MUA

                                                                      Shume te drejte ke z.Plarent Ndreca, por kemi hyre ne nje rruge pa krye ! Me ben shume pershtypje se si eshte e mundur qe ILD te mos perfille fare shqetesimet e ngritura publikisht nga k/ministri i vendit per disa raste flagarante te prokurorise apo te gjyqesorit . Detyrimisht ILD , ne nje menyre ose ne nje tjeter , duhej te kishte reaguar ndaj kerkeses se kryeministrit , jo te beje rolin e mosperfillesit , si te ishin shtet me vete ! Te kunderten bejne KLGJ dhe KLP , te cilet qe te nesermen iu versulen k/ministrit duke e kercenuar se po u cenonte pavaresine . Sikur te mos ishte mjaft me kaq , ata alarmuan edhe organizmat nderkombetare perkatese , duke e detyruar k/ministrin te heshte dhe gjendja ne drejtesi te perkeqesohet cdo dite , ndersa SPAK - u na bombardon me shifra teper te larta rezultatet e tij . Me sa duket , ne keto ujra eshte edhe gjendja ne Drejtesine Nderkombetare . U arrestuan me nje here drejtuesit kryesore te UCK - se bazuar ne provat e sajuara nga Beogradi , sikur ata krere te UCK - se paskan trafikuar organet e trupave te serbeve te rrembyer ne Kosove . Hetimet e thelluara e te zgjatura provuan se ajo ishte nje shpifje e shemtuar , por prokuroret e gjyqtaret nderkomb. qe jane punesuar aty , per pagat e te cileve jane shpenzuar mbi 1.2 miliarde euro , nuk jane te interesuar ta mbyllin ceshtjen , por germojne per te gjetur qimen ne veze dhe po behen gati 5 vjet qe kreret e UCK - se dergjen burgjeve dhe gjykata nderkomb. per te vene ne vend "nderin" e te justifikoje vitet e tortures se viktimave i mban ne pranga ! E them me shqetesim te madh kete , sepse reforma ne drejtesi qe u be tek ne monitorohet ne cdo hap nga nderkombetaret , duke mbyllur syte e veshet per gjithecka te mbrapshte qe po ndodh ne eksperimentin qe ata po bejne me ne , si te ishim kavie laboratori ! Ne nuk na ka mbetur rruge tjeter , vec te themi se sa bukur i ndejtka "kostumi" mbretit lakuriq !

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. E
                                                                        Evgjeni

                                                                        Analiza me e sakte qe kam pare deri me tani.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. P
                                                                          Pensionisti

                                                                          Po, ke të drejtë o Plarent korrupsioni, ka që nga ‘92 që klasa e fëlliqur politike shqiptare ka krijuar një shtet të ri kleptokrat, të padrejtë dhe përbuzës të qytetarëve të tij, zgjatim i krimit të organizuar dhe mafias. Spaku është thjesht një strukturë dhjeramanësh që nuk guxon të prekë as Saliun et as Ed Ramizin. Jeta në Shqipërinë e sotme, në një vend të bekuar nga natyra por të vrarë nga njeriu përmblidhet sot me dy fjalë: mjerë kush ndejti, lum kush iku. Ju shoftë fara të gjithë politikanëve shqiptarë se na mbytën, se shkatërruan gjithë uzinat, fabrikat, ushtrinë që u bënë me mund e skrifica të pa para nga breza të tërë shqiptarësh. Mallkuar qofshin mos e pafshin më dritën e diellit me sy!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. E
                                                                            Erjoni

                                                                            Te paska hyre frika o hajdut m... Ne burg do shkosh se shpejti. Do kesh kohe te lexosh e te citosh Papers sa te duash.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. L
                                                                              Lum gruja plarentit për burrin që ka

                                                                              Me këtë foto mor plarent, do kesh sukes në burg. Jo si kurva e burgut. Por si pederasti i burgut! Urime.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. T
                                                                                Turp

                                                                                Ky paska rrëshkit fare. Njëherë u bë sekretar i përgjithshëm dhe nuk la femër pa ngacmuar nëpër institucionet që punonte! Çfarë psikopati dhe manjaku seksual! Dhe të mendosh që ka grua e fëmijë!

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. M
                                                                                  Me dashuri

                                                                                  O plarent e ma men kur i more 20% asaj firmës për armet e policisë??? Mos bëj foto si ai pederasti i tiranës Zogu i tiranës po fut kokën në bythë e mos u duk se ndoshta të harrojnë! Ju ka kap deliri i madhështisë se u bëtë shefa dhe mendoni se do bëheni prap. Ti ke kry punë, në rastin më të mirë vijon me jetën tënde të mjerë. Në rastin tjetër je në burg! Në çdo rast ti s krhehesh më asgjëkundi! Vetëm poshtë mund të shkosh

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. T
                                                                                    Te fala lindites

                                                                                    Ca fotoje!!!!! Gati per 313! Si zonjushe!

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. M
                                                                                      Malesori

                                                                                      Turp pe deputetet e pd se cfare pyeten e thane ne seance me prokurorin por me e turpshme eshte heshtje e mazhorances ne lidhje me probleme e drejtesise qe ka vendi sot

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. H
                                                                                        Hajdutet

                                                                                        Pamja e ketij tipit te krijon ndiesine e naziskinit te akullt . Sigurisht eshte shume larg nga Ajo e Berishes ku humania eshte e huaj .

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. T
                                                                                          Tatjana

                                                                                          Te lumte Plarent. E ke qare. Si nuk kane turp keta deputete, 140 idiote, qe kur vjen puna per zgjedhje I lepihen ketij populli ndersa kur eshte puna per t’i thene “ ndal padrejtesise “ nuk flet fare. Tamam frikacake dhe injorante me jane dukur dje te gjithe, pa perjashtim. Turp turp turp

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. M
                                                                                            Mirditori

                                                                                            Plarent kurva rri urte atje ku je e mos i jep gojes se vina tgjejm

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. .
                                                                                              ......

                                                                                              ik ere hajdut me çizme

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. P
                                                                                                P S E ?

                                                                                                Mos u merrni me Plarentin , por me problemet qe ai i trajton kaq sakte !

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. T
                                                                                                  Te Lali do shkosh

                                                                                                  Qenka bo gati me shkrujt letra nga burgu ky. Goxha pene..

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. V
                                                                                                    Vojo

                                                                                                    Shkrim i bukur dhe i sakte. Faleminderit Plarent!

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. r
                                                                                                      realisti

                                                                                                      Ju lumte Plarenc por kujt me ja thene kto... Te gjithe e kritikojne diktaturen por kur u vjen rasti pothuaj te gjithe sillen si diktator.

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. N
                                                                                                        Neri

                                                                                                        "KUR PARLAMENTI PUSHON SE PYETURI PER DREJTESINE, DREJTESIA PUSHON SE PYETURI PER LIGJIN". BRAVO KUSHDO QE E KA THENE APO CITUAR KETE SHPREHJE PER MUA ESHTE SHUME I MENCUR DHE KA TE DREJTE.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. Çimi

                                                                                                          Këta nderkombëtarët për hirë të vërtetës po bëjnë ekxperiment me ne . Reforma në drejtësi është në Shqipëri një fëmijë i klonuar mbështetur në përvojën e disa vëndeve Evropiane dhe më tej . Dhe ne kemi krijuar mendimin e pa diskutueshëm se po e miratojë ShBA dhe pjesërishtë edhe të Evropa kjo reforomë ska të sharë dhe ska vënd për ndryshime dhe aqë më pakë ta etiketojmë si ë dështuar . Mirëpo ky fëmijë i ngjizur dhe i klonuar në laboratorët e SHBA dhe Evropës po rritet po maturohet dhe po punon për të vënë drejtësinë në shinat e një vëndi me ligje dhe për të treguar edhe rezultate ka filluar të vërë në rrugën e hetimeve shumë figura politikanë në veçanti nga të pozitës duke i futur në para burgim për një kohë të gjatë pa i justifikuar dhe mbështetur në prova të pa kundërshtueshme ..Por për të mos u kritikuar nga politika dhe segmente të drejtësisë prokuroria ,gjykatat i shtyjnë seancat në kufijtë e pa pranueshëm dhe përfundimim e hetimeve nënë justifikimin se po kërkojnë prova dhe se po plotësojnë dosjet . Por ama shumë të arrestuar po kalben në burgje pa i motivuar arësyet dhe pa i argumentuar me prova të pa kundërsshtueshme . Baballarët e ksaj reforme që janë të huajtë dhe mamitë që morën pjesë në këtë reformë që janë shqipëtarët rrinë të qetë . Por jo se nuk i dinë disa dështime Sidomos në ezaurimin e disa dosjeve ku janë marë të pandehuri ish figurat më të larta të shtetit shqipëttarë nga ish Presidentë dhe kryeministra ministrat në të dy anët e politikës kjo drejtësi ka një mundësi që të deshtojë fare ose të përfundojë si flakë kashte me ndonjë minimum dënimesh por edhe kjo nuk besoj të ndodhë. Në qoftë se do të ishin në një rezonancë pozitive ndërkombëtsrët me organet e drejtësisë të Shqipërisë këto dosje duhej të kishin marë drejtim ose do të përfundonte hetimi dhe do të dilnin në konkluzionin se ska prova për gjykim ose do të kishin përfunduar në gjygj do të meresh një vendim . gjë që kanë 4-5 vjet që hapin e mbyllin dosjet nga mëngjezi deri në orën 16 dhe asgjë hë ka kohë këtu jemi Po përse kjo situatë nuk njihet nga baballarët e reformës në drejtësi ??! Pa diskutim ata i dinë tërë gabimet por nisen nga parimi se fëmija i tyre do të mësojë duke gabuar dhe as që i ha meraku se zvariten çështjet Dhe kaq të bindur janë në eksperimentet e tyre këta profesorët e perëndimit sa për të bindur popullin tonë se po punojnë ata po ju japin dhe ndonjë dekoratë dhe i futin edhe në raportet e DASH për rezultate të mira Mirë nuk mundet të mohohet se diçka po bëhet por këto janë minimale dhe më shumë po e kompromentojë këtë reformë Aq domethënëse janë këto rezultate minimale dhe pa peshë në vendim marje sa të akuzuarit për krime dyshifrore dhe në veçanti figurat e larta politike jo që nuk pranojnë krimet por e kanë kthyer drejtësinë Shqipëtare në tabelë qitje prokurorët gjykatësit po shahen ofendohen diskreditohen nëpër media portale dhe kudo por kulmi i kësaj maskarade arriti në parlament ku Opozita në korë e diskreditojë SPAK-un sa që asnjë motiv nuk duhet ti shtyjë të vazhdojnë të punojnë më këto organe sepse Saliu dhe zagarët e e tijë e shumëzuan me xero punën moralin dinjitetin dhe profesionalizmin e këtij organi . Mirë që vetë këta nuk reagojnë për të vënë vijën e kuqe kujtdo që mban një qëndrim të tillë por ,po Amerika Evropa a ka vesh a ka parametra a ka informacion se kjo mënyrë të reaguar nga opozita është presion ndaj drejtësisë ?? Fëmijën e tyre po e sulmojnë po e trëmbin dhe e kërcënojnë ca rrugaç politik ,a duhet të reagojnë këto institucione apo ska gjë se mësojnë edhe duke u rrahur si gomari në duhan. Jo jo n .edhe kjo është strategji e këtyre institucioneve që ta lënë popullin të shikojnë me sytë e tyre se spo japin shumë rezultst dhe kjo bëhet për ti dhënë të drejtë të ri formatojnë reformën dhe të bëjnë mdryshimet si e gjykojnë ata . Po parlamenti jonë po qeveria po sistemi jonë i drejtësisë çfarë po bën aponbën sehirë hedh ndonjë shashkë për ts kundërshtuar opzitën që po i bën presion drejtësië dhe kaq Po ndonjë reagim extra për disa figura kontraverse që kanë 10 vjet që e presionojnë drejtësinë a duhet të ketë ?? Jo jo se opzita ka të drejta të bëjë kritika . Mirë kjo ,po të shaj ofendojë të diskreditojë juristët ,gjyqëtarët ,prokurorët a kanë të drejtë ???Jo kjo sështë demokraci por dhkatërrim i drejtësisë dhe kjo kërkon ndërhyrje urgjente nga parlamenti Po pritët nga DASH dhe Evropianët që të bëjnë ndërrimin e kuajve të karrocës kjo do tju kushtojë më shumë sepse do të fillojnë nga e para . Gomarin e ngre vetë i zoti nga balta. Pra duhet të vihet dorë në reformë kjo kërkon një guxim politik dhe një mbështetje nga populli me referendum që të mbyllet mirë goja e një klase politike të degjeneruar që ka 34 vjet që po e çon popullin poshtë e më poshtë Le ti lihet popullit sistemi i zgjedhjeve zgjedhja e presidentit nga populli si dhe kalimi në dydhoma Duket si kafshatë e madhe por ta bëjmë me referendum dhe të shikojmë rezultatet .

                                                                                                          Përgjigjjuni

                                                                                                          Lini një Përgjigje