7 pyetjet që socialistët nuk i bënë Altin Dumanit në Kuvend   

28 Tetor 2025, 10:12Blog TEMA
7 pyetjet që socialistët nuk i bënë Altin Dumanit në

Nga Adriatik Doçi

Ashtu si në Komisionin e Ligjeve, edhe raportimi i kreut të SPAK-ut Altin Dumani për veprimtarinë vjetore në Kuvend, u kthye në një seancë paradoksi ku 'baba' i pandehur për korrupsion dhe çunat i tij politikë mësynë prokurorin duke e sharë dhe i kërkuar llogari se pse i kishte i kishte marrë nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash. 

Çdo pyetje e pakicës parlamentare reflektonte hallin që ka me drejtësinë Kumbari i SHQUP-it, familja e tij dhe pjesërisht hallin e Ilir Metës, për të cilin kujtojet vetëm Tedi Blushi. 

Teksa pakica e shndërroi seancën raportuese në gjyq popullor ndaj përfaqësuesit të organit të akuzës, befasia qëndron tek socialistët, të cilët jo për të sëkëlldisur kundërshtarin, por për interesin më të lartë publik dhe në respekt të mandatit të përfaqësimit, duhet t'i drejtorin disa pyetje kreut të SPAK-ut Altin Dumani, madje t'ja shënonin si detyre shtëpi edhe në rezolutën që do të miratojë Kuvendi, bashkë me rekomendimet për vitin tjetër. 

Pyetjet që socilialistët nuk i bënë Altin Dumanit;

-Në çfarë faze janë hetimet për 21 Janarin, ngjarje e pandëshkuar dhe e cila është konsideruar nga Gjykata e Strasburgut si krim shtetëror? 

-Cili është fati i fraksionit hetimor për Gërdecin, për rolin e Shkëlzen Berishës si pronar i faktuar i biznesit të vdekjes? 

-Ç'po ndodh me hetimin e kontratës 6 milionë USD dollarë të PD për heqjen e damkës nongrata Sali Berishës? 

-Është i fakt i njohur që Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Për këtë shërbim Kalaj mori 6.8 milionë euro me çanta. Është konfirmuar që pas Nuel Kalajt qëndronte Shkëlzen Berisha si sekser në hije, por kryesor. Pse SPAK nuk regjistron procedim penal për këto fakte penale? Pse SPAK nuk heton se kush i pagoi 6.8 milionë euro dhe për çfarë shërbimi? 

-Në çfarë faze janë hetimet për koncensionet e hemodializës dhe laboratorëve? A kanë arritur hetuesit të identifikojnë se ku kanë përfunduar paratë publike? 

-A ka ndonjë plan SPAK-u për hapur dosjet e krimeve të pandëshkuara si zhdukja e Remi Hoxhës, urdhërat për bombardimin e disa qyteteve në Jug të vendit në 1997, përndjekjen e Hashim Thaçit dhe Adem Jasharit, vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Gashit, grushti i shtetit në 14 shtator 1998? 

-A do nisë një hetim SPAK për kompanitë që shfrytëzojnë prej dekadash pasuritë e Shqipërisë (naftë, krom, bakër, hekur, uji, pyje etj.), të cilat dalin çdo vit me humbje për të mos paguar taksa ose me fitime modeste, duke krijuar gropa korrupsioni miliarda euro dhe krime mjedisore të parikthyeshme?

16 Komente

  1. E
    E vertet

    Kerkoke shume ti vlla.. ata nuk ben nje pyetje per njerezit qe rrine burgjeve me vite pa gjyq, per parahetimet qe zgjasin me vite, per dosjet qe para se te dalin ne gjykate dalin ne media, per njerezve qe ju sekustrohen telefonat, mjetet e punes dhe ju kthehet shpite permbys pa vendim gjykate, per njerez qe kercenohen me burg ne mes te nates , per Nesti Andonet me letra anonime e per shpifjet per vjedhje e korrupsion. Pra me pak fjale nuk peyesin per te drejtat e njereve te gjalle ti kerkon atyre qe kane vdekur.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Gjithshka qe shkruan zoti, e kam thene ne nje koment para 2 javesh kur Dumani u pyet nga ana e socialisteve dhe theksova edhe faktin qe keta vemje nuk kane me asnje te drejte qe te perdorin ngjarjen tragjike te 21 Janarit per propaganden e tyre!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Trebeshina

      Shume drejt , keta te PS u duken sikur e kane dumanin te tyren , se kuptoj?!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Daci

        ASNJERI NUK PERMEND DHE PYET SPAKUN, SE, PSE NUK KONFISKOHEN MILIONAT E GJYQTAREVE DHE PROKUROREVE TE LARGUAR NGA I "FAMSHMI VETING"...?!. E PATOLERUSHME QÈ ATA MONSTRA TE VAZHDOJNE AKOMA TE PUNOJNE AVOKATE DHE PEDAGOGE....A MUND T'A IMAGJINONI O NJEREZ....ÇFARE MUT REFORMÈ DREJTESIE ESHTE KJO...

        Përgjigjjuni
        1. F
          Franci

          Socialistët nuk kanë faj. Fajin e kanë shumica e shqiptarëve të ndershëm që i votojnë akoma këta spurdhjakë ! Cfarë do ti thonë këtë 21 janar familjarëve të viktimave ? Apo do të vendosin si cdo vit karafila hipokrizije ? Përse nuk i kërkojnë llogari Dumanit të trembur që mban dosjen e 21 janarit 3 vjet në sirtar ?Bën mirë Berisha që kur merr pushtetin ju hyn në dajak sepse jeni frikacakë me lepur në bark.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kujt i thua se

            Pyetje me vend po kujt se, drejtesi e cikerrimave.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agroni

              Pyetja e fundit. A do te nisë një hetim SPAK për kompanitë që shfrytëzojnë prej dekadash pasuritë e Shqipërisë (naftë, krom, bakër, hekur, uji, pyje etj.), të cilat dalin çdo vit me humbje për të mos paguar taksa ose me fitime modeste, duke krijuar gropa korrupsioni miliarda euro dhe krime mjedisore të parikthyeshme ????????? A nuk ka patur Qeveria ne keto 12 vite kohe dhe mekanizma per te zberthyer dhe penalizuar keto kompani ????? A nuk ka pasur Qeveria ne dore Tatimet, Doganat, AKBN, Antikorrupsionin etj, etj, etj detyra e te cileve ka qene te kontrollonte keto kompani sipas kompetencave qe u jep ligji. Pse, SPAK me disa prokurore e hetues do zgjidhe ato qe nuk jane bere ne vite e vite nga mijra punonjes shteti qe jane paguar per te ushtruar keto kontrolle dhe hetime ???????

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vjola

              Te lumte Adriatik !

              Përgjigjjuni
              1. A
                Askushi per pelitikanet????

                Shum e drejt....por jan bashke ne nje kazan e sado ti perziesh vetem ngjyren ja nderron por jo eren e m...i mjeri popull qe beson ????????????????

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xha Beqo

                  Sa naive, Po Dumani I tyre eshte. Po te bente keto, Shqiperine kush do ta qeveriste, e gjithe klasa positive ne hale te gomareve do shkonte. Ah Enver ku je, ke pasur te DREJTE.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    AI - i "Shqipêrisë pa këneta"!

                    Neqoftese edhe Balluku perfundon me akuza dhe ne gjyq do krijoj bindjen e plote se e njejta superfuqi qe eshte prapa Doktor Vdekjes eshte edhe prapa SPAK-un : RUSIA (SERBIA)! Pres nje 97 të dytë në Shqiperi! Ju rroftë Trump-i!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cimi

                      Nje bravo te madhe. Respekte.

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cufe

                        Bravo Z. Doci. Je te gazetaret me te mire dhe me te sakte

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nik

                          Po për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ministri i mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në Tiranë a ka hetim nga SPAK?

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            analist

                            Seance turpi .Asnje pyetje nga grupi socialist.Turp e me keq bile .Nuk pyten Dumanin cfare po ben me salen ka vrare njerez ka shkateruar shqiperine.Haruat premtimet se salen do e gjukoje drejtesia e re.E bete shok u bashkuat me kriminelin me hajdutin me ate qe socialistet i hoqi nga puna .Qeveria socialiste per karshillek mer ne pune te rendesishme shtetrore ish deputete te PD .Nuk gjen dot nje socialist.Kjo eshte tallje nuk ju duhen me votat e socialisteve.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jeniceri

                              Ke shume te drejte z.Doci . Mos gaboje keto pyetje jane evidente qysh nga 1997. Nano nuk e beri e as e ngacmoje Berishen per krimet shteterore .Asnje vend ne bote, bile dhe ne ato xhunglat e Afikes ,ky lloje krimi nuk falet. Jo Nano por dhe Rama qe ka shumicen parlamentare ,per ta groposur ,nuk guxon ta beje . E c'mund te themi per SPAK-un? Jam shprehur dhe here te tjera . Sado te lidhur ,apo te shitur ,te jet SPAK-u ,kur dihet nga kush eshte ngritur ,bombat e Sali kriminelit do kishin plasur . Mendoje se mos dalja e Saliut para gjyqit te popullit do kete arsyeje te tjera . Ka forca te jashtme ,qe e mbneshtesin dhe e mbajne me nje te ashtu quajtur, Non Grata . Koha po tregon se kjo mas e SH.B.A eshte si ajo theyrja e disiplines ne kohen e komunizmit . Pra azgje per kete kriminel te shpallur nga populli . Ndoshta jam gabim por dicka fshihet ,pse nuk meret i pandehur ,kur dosjet jane kopsitur .Shembullin e kemi nga SPAK-u qe arestuan me buje Meten e me pas Veliajn me akuza qesharake . Brek, sutjena , garderobe ,favore ne tendera ,vila te vjerrit e shume peme te mbjella . Sic dhe deklaron Rama .Kane ngren shume molle e dardha pas shpines time . Po Saliu qe ka pire gjakun e 3000 djemve ne 97 ,Gerdec , 21 janar ,le me hadutlleqet e kondrabanden bashke me familjen ,pak jane per Ramen te burgoset ? Sic shpetoje ne 97 vazhdon te shpetoje gjate gjithe kohrave e te pompohet si arqitekti i demokracise e burr shteti, qe s'ka njohur populli shqiptare me pare . Lereni SPAK-un e mos ja varni kembeoren per keto ceshtje . Le te merret me cironkat qe s'kane klleqe ta kundershtojne.Thone se ja ka kerkuar DASH ti hap dosjen ,por nuk e besoje. Ata nuk hyjne ne keto pune te Drejtesise shqiptare .U takojne organeve tona te mbyllin ceshtjet e kriminalitetit shteteror . Ta beje Ps, qe ka shumicen ne parlament e ti heqi imunitetin per ta nxjerr para gjyqit. Ka apo s'ka kopetence ,le ti drejtohet Kushtetutes . Nese edhe kushtetuta nuk e parashikon ,themi ne nga anet tona ,pirdh te cfryesh me shtetin qe ngritem ne demokraci .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje