Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

26 Tetor 2025, 18:49Blog TEMA
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të

Nga Ermal Peçi

U mendova gjatë nëse duhej ta shkruaja këtë editorial apo jo. Shkaku ishte një aktivitet i organizuar nga legalisët në Shkodër, ku në një fragment dokumentari mbi Mbretin Zog, u hodh një akuzë befasuese: Luigj Gurakuqi dhe Fan Noli, si “makiavelistë politikë”.
Aty, në mes të Shkodrës, kjo fjalë më tingëlloi jo vetëm si provokim, por si një akt që kërkon ose guxim të madh historik, ose mosdije të thellë për historinë e Shqipërisë.
Në një qytet që e ka rritur dhe nderuar figurën e Gurakuqit, ta vendosësh në bankën e të akuzuarve është e pakta një keqkuptim i madh me kujtesën kombëtare.

Luigj Gurakuqi nuk ishte i përsosur, ashtu siç nuk është asnjë figurë historike, por ai ishte një nga ata njerëz që sakrifikoi jetën për idenë e një Shqipërie të lirë e moderne. Një njeri që jetoi me idealin e arsimit, të kulturës dhe të shtetit kombëtar; që përktheu, shkroi, arsimoi e luftoi për një komb që sapo po merrte frymë.
Nëse këto janë cilësitë e një “makiavelisti”, atëherë duhet të rishkruajmë gjithë fjalorin politik të njerëzimit.

Në takimin e legalistëve në Shkodër, ku morën pjesë Princ Leka II dhe dhjetëra familje shkodrane, ndodhi ajo që ndodh shpesh në politikën shqiptare: historia u përdor si armë.
Nuk është hera e parë që emra si Noli, Gurakuqi apo Avni Rustemi rivihen në “gjyq” sipas interesave të ditës.
Ndryshe nga polemikat politike, historia kërkon drejtësi, jo hakmarrje.

Nuk mund të flasësh për Gurakuqin pa përmendur Nolin e 1924-ës dhe Mbretin Zog që konsolidoi shtetin modern shqiptar. Ata ishin në anë të ndryshme të barrikadës, por të gjithë punuan, secili në mënyrën e vet, për të njëjtin qëllim: Shqipërinë.
Të zgjedhësh njërin dhe të përbuzësh tjetrin do të thotë të mos kuptosh asnjërin dhe më keq akoma, të mohosh historinë.

Makiavelizmi në politikën shqiptare moderne është bërë një mjet që shpërblen dinakërinë, por nuk mund të përdoret për të përkufizuar një epokë ku idealizmi ishte oksigjeni i jetës publike.
Nëse “makiavelizmi” nënkupton pragmatizëm politik e ndonjëherë kompromis të dhimbshëm për interesin e shtetit, atëherë po të gjithë, nga Noli tek Zogu, kanë pasur momente të tilla. Shteti nuk ndërtohet vetëm me ëndrra, por me zgjedhje të vështira.

Ta reduktosh Gurakuqin në një intrigant është fyerje ndaj një jete të përkushtuar ndaj arsimit, gjuhës dhe pavarësisë kombëtare. Ai nuk luftoi për pushtet, por për një Shqipëri që të kishte mendimtarë, jo vetëm komandantë dhe kjo ishte e filozofia e Rilindjes në thelb, të cilën historia e shpërbleu me respekt të përjetshëm.

Sot është koha për t’i zbardhur e jo për t’i baltosur figurat tona.
Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një histori të çliruar nga pasionet partiake dhe trashëgimitë e verbra të ndasive.
Noli ishte reformator e poet, Gurakuqi mendje e ndritur dhe viktimë e pasioneve politike, ndërsa Zogu, me gjithë autoritarizmin e tij, ishte njeriu që vendosi themelet e administratës shtetërore.
Të gjithë ishin të nevojshëm dhe të gjithë kanë vendin e tyre në historinë tonë.
Historia nuk është pronë e partive, as e mbretërve, as e republikanëve. Është pronë e kujtesës sonë kolektive. Të flasësh për të kërkon kulturë, përgjegjësi dhe guxim për ta parë të vërtetën siç është, jo siç do ta donim.
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës është një ftesë për debat, por debat që duhet bërë me dokumente, jo me legjenda.
Koha historike na ka treguar se Kombi që nuk njeh drejt historinë e vet, është i destinuar ta përjetojë përsëri, në formën më të keqe të saj.

13 Komente

  1. A
    Atdhetari

    Mendje ndritur bravo

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avokat Genc Gjokutaj

      Po ç fare zogishtash..por keto ishin myslimon shkodre..s durojne asnje figure katolike ngaqe jane difiçitare ne çdo aspekt

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Ky eshte me teper se atentat historic, por nuk eshte as I pari e as I fundit. Me kete vrull Don. Kishotesk qe kane marre pinjojt e fashizmit, dhe klyshat e tradhetareve te kombit, po nuk u frenuan, do hane kokat e tyre

        Përgjigjjuni
        1. E
          EMIGRANTI

          Çfare nuk do te degjojme nga antiatdhetaret e kombit.Turp dhe per ato qe nuk i denojne.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            Nje shkrim shumë i saktë. Ne qofte se legalistet kanë sharë Luigj Gurakuqin per te rritur figuren e Zogut kjo është injorance e nivelit shumë te ulët, dhe bën efekt te kundert. Kjo.lloj ligjerate as nuk e ngre as nuk e ul konsideratën time per Mbretin Zog. Sepse Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Fan Nolin, Avni Rustemin, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, apo Mehmet Shehun, historia e Shqipërisë i vendos ne vendin e vet çdonjerin prej tyre. Por opinioni qe krijojme ne per keta legalistet e sotëm është nje opinion i ulët, per nje turmë gallofësh qe nuk ndryshojne nga aktivistet fanatikë te Frontit Demokratik ne kohën e Enverit.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iliri

              ''Perralla me mbreter''' thuhet ne cdo gjuhe,,,,, por nga nje here keto perralla jene te rrezikshme...anti shqiptare ! Ne rastin ma te bute...cohet nje zog gomari..per te ngritur mbretin ..demton shteti ! Kjo lloj 'besnikrie' eshte se paku mos dije, tymosje e trunit,ndnjenje perulje (infrioritet)...e kthyer ne sulm ndaj Kultures ,mendjeve te ndritura ,reformatoreve duke u sherbyer ma se miri antishqptareve.. Historia e Shqiptareve nuk mund te nxihet ne disa te nxire!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keta lloj injorantesh baltosin se kujtojne se lart

                Problemi me i madh tek ne eshte se ne cdo parti jane mbledhe injorantet analfabete qe luftojne per nje karrike dhe te vjedhin sa me shume vatanin dhe te poshterojne sa me shume figurat qe u munduan me aq mundesi e fuqi qe kishin te mbronin vatanin(ashtu gjysma gjysma)qe ne kemi sote

                Përgjigjjuni
                1. u
                  uskania

                  Princ Leshi është një budalla.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PASARDHËS VETERANI TË L.A.NC.ÇL.

                    Nuk e di nëse vendimi i 24 MAJIT 1944 NË KONGRESIN E PËRMETIT PËR FIGURËN E A.Z. JANË SHFUQIZUAR APO JO?ÇFARË JAN KËTA TITUJ,MBRET,PRINC A KUDI UNË TJETËR PËRFLITEN DHE NËPËR TELEVIZOR.?NJË QEHAJA NGA BURGAJETI A LISI QË NUK DINTE KU ISHTE TIRANA POR ME DYFEK QË MASAKROI PATRIOT E ATDHETAR SHQIPTAR LEJOHET NGA SHTETI KUKULL I SHQIOËRIS QË PREJ VITIT 1982 E DERI MË 2O25 (SOT)SE NESËR NUK E DI LEJOHET TË PËRÇMOJNË FIGURA TË NDRITURA TË ARDHEUT.AI A.X. ME MENSHEVIKËT DHE SËRBËT U RIKTHYE DHRRIMORI PUSHTETIN,SHPËRBLEU SËRBJN,DHE NUK VESHI OPINGA POR VODHI,E RITHEM VODHI DHE PASURIN E SHTETIT DHE LA SHQIPËRIN NË PIK TË HALLIT.ATI NUK I HYN GJËMB NË KËMBË(NGA HISTORIA PAS TËRË KËYRE"MERITAVE,, POR SHPËRLEHET,ME VILA,PALLATE,PUNË POR DHE DERI NË INST.E LARTA TË SHTETIT PJELLËN ETIJ TËPA SHKOLLUARË)FËMIJËT E POPULLIT MARIN RRUGËT E MËRGIMIT.PARTIA SOCJALISTE JO PËR LUFTË KLASASH DUHET TË MBAJË QËNDRI NDAJ HISTORIS DHE JO TË FSHIHET PAS GISHTIT NE POPULLI I NDERSHËM DHE PATRIOT DUAM FË SHOHIM NËN DRITËN E DIELLIT DISTANCIMIN,E PËRSËRIS DISTANCIMIN NGA RIVLERËSIMI I TRADHËTARËVE DHE BASHKËPUNTORËT E NAZIFASHIZMIT, SI DHE KUJTIMI PA DISKUTIM I VLERAVE TË LADTA PATRIOTIKE E LUFTËS ANT.FASH.NAC.ÇLIR. ASNJË FORC E VËRTET POL. E NË VEÇANTI ATO QË KAN LUFTUAR TË KEQEN NË ASNJË VËND TË E.U. NUK E MOHON POR DHE E KUJTON ME PJESMARIE.P.S.SH. ME MOS PJESMARIE NË SHUMË RASTE ELARGON DHE E ZHVERËSON E HAP HAPSIRA PËR KOLABORACIONISTËT.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Me prokurë të posaçme

                      Duhet të mbajnë përgjegjësi ata të spitalit psikiatrik që këtë pasardhësin e ..., e kanë lënë t'u ikë pa leje. Nëse si të rrezikshëm, kompetentët nuk e kanë kapur ende ta bëjnë urgjentisht dhe ta rasin te 'vrima' nga ku ka dalë.

                      Përgjigjjuni
                    2. a
                      astrit

                      Luigj Gurakuqi ka qene perfaqesuesi politik i klerit katolik dhe idhtarë I një fryme të një “supreroriteti racor katolik” që një pjesë e kleri katolik shqiptar, kishte në kohën kur Gurakuqi ishte në aktivitetin e tij politik. Një frymë që dhe sot e lexojmë dhe e ndigjojmë jo rradhë nga ithtarët e kësaj ideje shoviniste në të gjitha fushat shoqërore të Shqipërisë. Faik Konica ka shkruar: “Luigj Gurakuqi ishte njeri pa patriotizëm dhe pa ndërgjegje, armik i bashkimit kombëtar dhe i kuptimit modern të shtetit, intrigant, prapanik dhe i errët”.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dursakja

                        Kush mohon vlerat e kontribuuesve të intelektualëve të vendit të tij, ai vend nuk njeh përparim, por shkon drejt humnerës.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          NACIONALISTI

                          KONICA E QYAJTI ZOGU MALOKU I MATIT. KY ASTRITI NA THOTE CFAR THA KONICA PERGURAKUQIN? E KUSHPOJA VAR KONICES QE PASI DOLI RRUGE E TE BOSTONIT PER TE LYPUR DHE NJERI NUK I DHA SE BORXHIN NUK TAKTHENTE LEPIU ATE QE KISHTE VJELLUR KUNDRA ZOGUT DHE ZOGU I DHA PENSION DERI NE VITIN 1942 KUR VDIQ EDHE PSEZLGUKISHTEMARRE ARRATINE NE VITIN 1939

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje