Politika super e pasur e ngjashmëri me realitetin e Nepalit!

26 Tetor 2025, 08:00Blog TEMA
Politika super e pasur e ngjashmëri me realitetin e Nepalit!

Nga Alban Daci

Një direktivë nga PD qenka që deputetët e grupit parlamentar të mos shkojnë në Kuvend me kostume e kravata të shtrenjta për të bërë një foto nga foltorja! Pse kjo direktivë?

Në fakt, Parlamenti është kthyer që nga 2013 çdo të enjte, vendi i pasarelave të modës për të treguar makinat e shtrenjta që kanë, rrobat e çantat e shtrenjta, bizhuteritë e shtrenjta në një vend si Shqipëria ku njerëzit e ndershëm kanë probleme serioze për të përballuar kostot e kurimeve nëpër spitale, pamundësi me paguar ujin e dritat, pamundësi me blerë një shtëpi, qoftë e me kredi!

Sigurisht pasarelat e Parlamentit janë kthyer në një simbolikë përbuzje dhe urrejtje, por akoma jo në rrënimin nga ata që i votojnë me shpresën për të përmirsuar jetën e tyre!

Problemi nuk është nëse një deputet është miliarder, por fakti se Shqipëria është vend i vogël dhe shumica e tyre që janë miliarder në politikë, janë bërë të tillë falë privilegjeve të pushtetit, pa ndonjë aftësi të madhe për të bërë diferencën ndaj qytetarëve!

Pra, pasarela e Parlamentit është simbolika e madhe e padrejtësi e njerëzve që pa ndonjë aftësi të madhe jetojnë në lluks falë besimit të qytetarëve përmes votës duke ju dhuruar pushtetin për privilegje ekskluzive!

Pra, nëse kostumet dhe kravatat i kanë të shtrenjta dhe të pamerituara ka fare pak rëndësi nëse këtu e mbrapa i reklamojnë apo jo, sepse perceptimi i padrejtësisë nga qytetarët mbetet i njëjtë!

Të mos harrojmë se protestat e Nepalit nga të rinjtë i frymëzuan nga perceptime të ngjashme të padrejtësisë, me politikanë miliarder pa punuar një ditë dhe më qytetarë në varfëri ekstreme!

Kërkojmë të jemi anëtarë të BE, por jetojmë në kohën e padrejtësive të mëdha me një klasë politike që ka humbur lidhjen me realitetin la, që jo vetëm është pasuruar, por nuk e Ka problem as të na bëj çdo ditë karshillëk për faktin se ata jetojnë shumë më mirë se ne një mjedis të padrejtë që e kemi prodhuar po në duke ju besuar përfaqësimin përmes votës tonë!

3 Komente

  1. P
    Pali

    Myslim Murrizi ka gjetur nje shprehje te bukur. Te mos themi ish deputete ose deputet. Por te themi : ME NDER ISH DEPUTET dhe ME NDER DEPUTET

    Përgjigjjuni
    1. k
      kureshtari

      Pasarela ne parlamoot tregon se kush sa ka "fituar"!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dursakja

        Të votosh klasën politike kur ajo pasurohet dhe e bën popullin të varfër, është nënvlerësim i vlerave që ke trashëguar, por ama të pasurohet klasa politike dhe të bëj karshillëk me pasuritë e grabitura, dhe populli përsëri t'a votojë, kjo nuk është vetëm nënvlerësim, por poshtërim që qytetari i bën vetes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje