Trajtimi i Lefter Kokës është inkuizicion

25 Tetor 2025, 10:10Blog TEMA
Trajtimi i Lefter Kokës është inkuizicion

Nga Ylli Manjani

Lefter Koka është tash 4 vite në paraburgim.  Ligji procedural ka vënë limit kohor për paraburgimin, jo më shumë se 3 vite.

Deri dje gjykatat tona, përfshi edhe GJKKO, ishin strikt në zbatimin e këtij afati. GJKKO, fjala vjen, liroi vitin që shkoi plot 40 persona të cilët SPAK-u i sukseve të mëdha i kishte harruar në paraburgim.

Ky fakt kaloi pa u vënë re nga lajmet sepse SPAK u kujdes që ti jepte medias "ushqim të freskët", për ta fshehur këtë super dështim hetimor.

Por sidoqoftë ata u liruan nga GJKKO e merrshme që s'të jep as një gur të çash kokën tënde, e jo më lirinë. U liruan sepse ligji është strikt dhe shkelja e tij nga SPAK ishte më shumë sesa e rëndë.  Dhe shumë mirë bëri gjykata.

Tani ky ligji i afatave pse nuk vlen për Lefter Kokën?!  Është 4 vite në paraburgim tjetri, të konvertuara në ditë burgu janë plot 6 vite të tilla.

Është 4 vite në paraburgim, ose 6 vite burg, për llogari të gjykimit të tejzgjatur të inceneratorit të Fierit pasi për të tjerat është gjykuar dhe ka kry punë.

Nuk po i hyjmë këtu faktit se si, përse e me ç'prova se tashnë ky është disktutim luksi në sistemin inkuizitor të drejtuar nga SPAK-u i reformës. Por mbajtja në paraburgim tej afateve të përgjithshme që lejon ligji është shkelje e rëndë e të drejtës për liri të individit. Apo nuk quhet individ Lefteri?!

Lefter Koka nuk është as terrorist e as vrasës me pagesë, që të çojë në ulërima ekzstaze SPAK-un, për të rritur presionin ndaj gjykatës (Shqipëria është vend i vogël dhe merret vesh çdo gjë). Kjo e fundit është dukshëm nën presion të jashtëzakonshëm nga SPAK.

Tani si e kanë menduar shokët në SPAK, që njeriu duhet të kalbet në burg vetëm që të shkruhet bukur CV-ja e karrierës së prokurorëve?! Të heronjve të kalamajve të Yuri Kim, megjithse Ajo ska kalamaj?! Po kujt i duhet CV-ja e tyre kur të mos jenë më aty?!

Dua të them se edhe sikur të jenë të vërteta ato që ka thënë SPAK për Të, ka një fund edhe burgu për kët njeri. Nuk vdes tjetri në në burg se do SPAK-u!!! Një ditë do dalë nga burgu, more.

Ja pra pse po ulërasim se vendi ka nevojë për GJYKATË të PAANËSHME.  Kemi nevojë për gjykatë të drejtë në sistem demokratik akuzator dhe jo gjykatë inkuizicioni, ku karriera e prokurorit vlen më shumë se liria kushtetuese e individit.

Mbajtja në paraburgim tej afateve ligjore e Lefter Kokës është shkelje shumë e rëndë e lirive themelore.

Edhe në Amerikë kështu quhet kjo sjellje abuzive.... Që ta dini edhe ju që e doni më shumë Amerikën. Edhe në BE njësoj...

Pfffff.

25 Komente

  1. S
    Shkodra

    Ju QR ty e lefterit, qe e vodhet kete vend sa mundet. E tani na sjellni argument paraburgimin. Per sorollopa si puna juaj duhet ligji kinez per korrupsionin, pushkatimi. Kur vodhet leket e shqiptareve te varferi, qe i lat pa' rruge, pa' spitale e pa' shkolla , nuk ju erdhi keq, nuk u kujtuat per ligjin. Tani qe ju QR e ju cuan ne burg, tani kujtoheni.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sa me shume i njohim keta aq me te zgjuar ata

      Nuk ka nevoj per ligj kinez por ligji i atij qe ne shajme enveri.. Ai e beri saliun qe te mos lante doren per nje jave dhe me hipokrizine e tij mburrej se hynte ne bllok... Te gjithe keta RQ qe atehere 8shin uriahipa,na u kthyen ne hajduta e kriminele e akozojne njeri tjetrin dhe mbrojne njeri tjetrin per mos tu denuar... Keta RQ pi abuzojne me dhjerokracine dhe me kete pis milet qe akoma nuk po meson

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali✊KARberisha

        ????????????????

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na mbyten gomeret

          O kar shkodran ta zeme se ti je vrases ne sistemin tjeter do haje plumbin kurse sot me avokat dhe procedura do shpetoje bythen,dmth do jetoje pasi do vertetoje se ishin rrethanat dhe pa dashje me qellim e vrave 25 vjet heqje lirie me aminsti ne raste festash dhe sjellje te mire ne kete rast hyn dhe qirja ne byth ben 10 ose 15 vjet shiko sa procedura jane? Keshtu dhe zoteria mbahet atje pa u perfunduar procesi ka afate apo jo? Beje gjyqin dhe coje te qelia se keshtu eshte si ajo shprehja as te Qin as te leshon. Ti duhet te jesh I paster si kristali se keshtu jemi te gjithe ne shqipot dhe ca kokra si Lefteri na ulin prestigjin. Shko o loq E mos ha mut shume ne jemi te gjithe leftera!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

            I nderuar, vërtet na mbytën gomerët gjithollogë me telefon. Ky Shkodra, per fushën juridike është baraz me karrocier drush, ngaataqe na binin drute ne kohën e Enverit. Madje po e ofendoj karrocierin, sepse pavaresisht injorances ata ishin njerez te zgjuar nga natyra dhe thonin troç "nuk marr vesh nga kjo punë". Ndersa ky Shkodra, ka telefon me internet dhe i duket vetja specialist ne çdo fushë. Injoranca këtu është tek moskuptimi i problemit. Ylli Manjani nuk po mbron Lefter Kokën këtu. Lefter Koka Po ka bere korrupsion, dënoje. Por t'i nuk po e dënon. Po e mban zvarrëvne paraburgim sepse akoma nuk ke mundur te gjesh provat e duhura per ta çuar ne gjyq. Kjo nuk e bën Lefter Kokën te pafajshëm, por e bën prokurorine te pazotë per t'a vertetuar atë. Atëhere çfare ndodh? Ta mbajmë ne paraburgim nja 25 vjet? Por disa koqe kandari si puna e ketij katunarit me telefon e kuptojne vetëm kur e provojne mbi kurrizin e tyre. Sali Berisha bredh pazarit si Pitkini, ndersa Lefter Koka mbahet ne paraburgim. A janë fajtorë? Të dy ne gjyq dhe t'a vendosë gjyqi. A mbahet Lefter Koka ne paraburgim? Po. Po pse jo Saliu dhe ai kllufi dhenderri i tij? Pra këtu qendron padrejtesia e Drejtesisë dhe pabarazia perballë ligjit. Po kujt ja thua?

            Përgjigjjuni
          2. h
            hila

            Shkodra! mos je prej shpellet se Shkoder nuk je. Shko e laj gojen se te vjen era qenef kur shkrun per gjana qe si din. Lefter Koka eshte i pa fajshem e njeri shume i mire e edukum. Por SPAK, rrumpalla nuk ka gjet gja e tash e mban per inat.

            Përgjigjjuni
          3. Y
            Ylli me bisht

            Do te ishte interesante qe kete llapaqen , kete funderrine berishisto- metiste ta shikonin prapa hekurave , sepse si dollibash I perhershem ne konakun " Tema " te Mero Tepelenes , eshte bere neveria vete.

            Përgjigjjuni
            1. Ç'na gjeti me debilët

              Pse .... ti... demek ..... je yll pa bisht? Pi kush ta preu bishtin, dhe tani nuk rri dot si dhime zgjebosur me bishtin perpjetë? Koqe kandari. Lexo nja 100 libra dhe pastaj hajde komento këtu. Kungull.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Paulsad

              O shkodran prej Puke ishalla të raftë bytha në ujë edhe ty .

              Përgjigjjuni
              1. S
                Saktë

                Ha ha ha ha ha

                Përgjigjjuni
              2. E
                Emilia

                U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emilia

                  U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edi

                    Ja dhe Yllka i bashkohet Meros per nje dueto qe te vajtojne tok ate kengen me tekstin e Meros - ''Rregjimin e Ulsiut".

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                      Ore, ata patronazhistët me pagesë janë djem e vajza te nderuar qe bëjnë Hoxha punë ne politikë. Problem jeni ju - patronazhistët pa lekë, kllufa - qe dilni këtu dhe shkruani idiotesira kur s'jua ka njeri ngenë. Dhe ju jeni njesoj nga te dyja partitë.

                      Përgjigjjuni
                    2. Çomi

                      Ata që bëjnë pauri me parat e shtetit dhe ata që përdorin të miturit në grupe kriminale tu dyfushohet dënimi.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Toni M.

                        Po ne shtepi eshte teri... ne burgun e dursit.. hyn e del per qefe e para... ben kompani Erion V. me nje dhome rrijne e dyta... pastaje loje e avokatit qe rrine gjoja paraburgim.. vitin qe vjen kthehet ne shtepi pa asnje gjemb ne kembe e treta... etj.etj

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Romeo

                          O Yll Manjani, o langaraq qeverish, e fillove me Nanon, u bere zvMinister e me pas Minister i Metes. U perdore nga pushteti dhe tani si legen që je po perdoresh nga krimi i organizuar. O Manjan, pse mashtroni opinionin se të japin hapsire mediatike. O Manjan mashtruesi, Lefter Kokes i kane bërë nder se po ja llogarisin denimin me 1,5 dite kur duhet t'ja llogarisnin me një ditë. Këtë të bëjnë short, dhe Nasipi. O Manjan Mashtruesi se ti je MUT jo YLL, Lefter Koka ka tre çështje penale, të cilat kane shkuar për gjykim. Njera çështje, ka përfunduar së gjykuari dhe Ter Koka ka marrë dënimin dhe per këte ai nuk duhet të qendroje në paraburgim, ku koha e burgimit i llogaritet 1 dite 1,5 ditë, ndërsa dy të tjerat vazhdojne, dmth vazhdon në paraburgim. O Manjan Muti, ta ndajme Terin në tre pjesë, ku një pjesë të shkojë ne kamp, dhe dy pjesë të qendrojne në paraburgim. Na meso ore bole si te bëjmë? ATA po ja ulin dënimit Terit Kokes, në një forme shume te kamufluar DHE jo pak, por 1/3 nga gjykimi i shkurtuar, dhe 1/2 nga vazhdimi i gjykimit të dyte dhe trete. O Manjan Muti, mos bëj somit je ndonjë koke e madhe se je vetëm koke e Vogel, dhe ashtu do të mbetesh.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            arti

                            Shume sakte Manjani

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              TARRAS LALA

                              O Emilia o Ramos tē Qift Kina ça tē mban pragu i shpis se na çave KARRIN me APLIKACJONIN TĒND MASHTRUS . Por ske shanc tē mashtrosh shqiptarēt por do marēsh KARRIN nē byth e do hash njē top tē madh MUTI. FALMNDERIT PĒR MIRKUPTIMIN E TMĒ HASH MARMALATĖN O RAMOS EMILIA BYTH QIRRRI.

                              Përgjigjjuni
                              1. x
                                xha Braho

                                O Yll nje pyetje per ty si jurist, dhe avokat: a ka marre ryshfet Koka per inceneratoret dhe sa? A e ka kthyer mbrapsh shumen e ryshfetit? Nese jo, a i kane sekuestruar asete te barabarta me shumen e marre/vjedhur? Faleminderit!

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Po rri o xha Braho. Pse perzihesh kot

                                  O xha Bravo. Ja fute si kau pelës a derëzi. Po çfare lidhje ka kjo me shkrimin? Di të lexosh, apo e lexove me atë pa xham? Këtu nuk është puna se a është apo nuk është i korruptuar Lefter Koka. Ça na bën pyetje këtu sikur demek se sa di api sa i zgjuar je. Këtu është çeshtja juridike qe Lefter Koka nuk po del ne gjyq. Pse? Ke ndonjë pergjigje per ke te ti? Ligji e thotë se ne paraburgim nuk mund te rrish me shumë se tre vjet. O ne gjyq, ose lirohesh automatikisht per mungesë provash. Ta kap apo nuk ta kap truri kete? Apo e ke mendjen te behesh gjykates nga telefoni? Po rri o xha Braho se nuk është per ty kjo teme bisede. Rri, per Zotin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Braho

                                    Me pelqeve o rixha! Lefi ka 4 vjet brenda, por jo 4 vjet paraburgim. U paraburgos dhe pastaj u gjykua per inceneratorin e Elbasanit, dakort? ditet apo muajt nuk i di, por le te themi se beri 2 vjet paraburgim derisa mbaroj gjyqi per Elbasanit dhe denohet me 4 vjet. Pra aktualisht ka shlyer me burg (4 vjet paraburgim) per inceneratorin e Elbasanit. Ja po i zbresim 1 vit per efekt koeficienti te paraburgimit dhe i bie qe ka aktualisht 1 vit ne paraburgim per Fierin nga deri 3 vite qe percakton ligji. Nese gjykata per Fierin do ta denoj prape me 4 vite, atehere 4 - 1.5 paraburgim = 2.5. Pra i bie te beje hajduti edhe 2 vite e gjysem. Sic e shikon o rixha, nuk jane dhunuar afatet e paraburgimit. Hajde tung!

                                    Përgjigjjuni
                                2. H
                                  Hallexhiu

                                  Ylli si gjithmon brilant vlla por nuk te degjon njeri ,ketyre bq qe ben eksperiment me shqiperin keta palaco dhe hajdute qe sjan Ankush ne vendin e tyre tallen trapin me drejtesin vetem per perfitimet e veta .hetime qesharake dhe per politikanet sa per statistika asnje hetim profesional.gjithsesi te palarat po u dalin der ne vit ri keni per te pare sa engjej jan keta perversat e spakut dhe ora po u vjen

                                  Përgjigjjuni
                                  1. i
                                    injoranti

                                    ky lefteri kokrra e njorantit, hajdut me cizme, kurvar manjak, turp minister!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zhan Valzhani

                                      Kjo eshte "drejtesia jone e re" dhe nuk eshte aspak veshtire te kuptohet qendrimi i saj si inkuizitore mesjetare dhe anen e kujt mbajne: 1. Dumani: gjykata do te beje ate qe themi ne. (A eshte profesionist ky dhe a mund te kesh besim tek ai?). 2. Olsi Dado e quan te neveritshem te pandehurin. (Kjo nuk eshte as gjuhe profesionisti dhe as gjuhe e nje njeriu ordiner). 3. Gjykates matufe qe bejne punen e noterizimit te pretencave te prokuroreve. 4. Avokate qe arrestohen ne sallen e gjyqit. Dmth, paska bere mire Enveri qe i hoqi fare avokatet. 5. Njerez qe mbahen ne paraburgim tej afateve ligjore ose pa akuza konkrete, deri sa prokuroret te bejne gati dosjet, qe me vone do te rrezohen ne Strazburg. (Kjo nuk do te thote qe, nese gjenden fajtore, ata te mos denohen sipas ligjit, duke u ndjekur ne arrest shtepie ose ne gjendje te lire). 6. Nje kritike te beje Rama ose dikush tjeter (qe eshte ne te drejten e vet, se jemi ne demokraci) dhe te gjithe, me SPAK, KLD, KLP, KLGj, ILD e te tjere qe marrin rroga faraonike, hidhen perpjete se po u cenohet pavaresia. Ndersa per xha Saliun, qe i shan cdo dite me liber shtepie, nuk ndihen fare. Me thoni, ju lutem, kjo eshte drejtesia e re qe prisnim te gjithe? Jo, keshtu nuk ecet. Duhet vepruar sa nuk eshte teper vone.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje