Pavarësisht se çfarë deklarojnë në publik, brenda strukturave drejtuese të PD-së nuk ka asnjë dilemë: Sali Berisha nuk është më ‘forca’ e PD-së, por problem i saj kryesor. Servilët nuk duan ta besojnë, ndërsa hipokritët presin që biologjia të shuajë kandilin dhe të përfitojnë ç’të mundin nga ajo që do ngelet.
Seanca e kësaj të hëne, evidentoi dyzimin mes grupit parlamentar të PD-së, nga një anë, dhe Sali Berishës, nga ana tjetër, në raport me institucionet e drejtësisë.
57 pyetje me shkrim kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe 25 pyetje Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i drejtuan deputetët e opozitës dy njerëzve më të rëndësishëm të institucioneve të hetimit në vend. Pra, në letër PD sillet institucionalisht dhe si një parti që kërkon llogari, ndërkohë Berisha, në të njëjtën sallë dhe jashtë saj, sulmoi SPAK-un dhe Prokurorin e Përgjithshëm me akuza personale, duke i quajtur “gjumashë mbi dosjet e krimit”, të kapur, të kompromentuar etj.
Me këtë sjellje, duket se PD e trajton drejtësinë si institucion që beson, kurse Berisha vijon me akuzat personale duke e trajtuar sit ë titllë.
Këto dy qasje nuk mund të qëndrojnë bashkë.
PD duhet të zgjedhë nëse mendon si Berisha që SPAK është i kapur apo mendon që Prokuroria e Posaçme është organ që duhet mbajtur përgjegjës me pyetje e kontroll parlamentar? Nëse vlen e para, pyetjet janë teatër, ndërsa, nëse vlen e dyta, atëherë sulmet e Berishës nuk janë qëndrimi i PD-së, por halli i tij personal.
Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, PD-ja bashkoi votat me PS-në për ngritjen e dy komisioneve parlamentare. Pra, hyri në lojën proceduriale. Shumë mirë bëri dhe si opozitë që është, duhet të sillet e përgjegjshme ndaj besimit të qytetarëve. Mirëpo, ndërkohë që brenda sallës bashkoi votat me PS-në, sapo doli te dera e Kuvendit, filloi sërish me të njëjtën retorikë, sikur të mos ishte ai që pak më parë bashkoi votat me mazhorancën.
Është për të ardhur keq që sot PD shfaqet një parti pa identitet politik të qartë, ndërkohë të vetmen fytyrë të dukshme ka atë të Berishës, i cili, nga ana e vet, i është kthyer në një bela të madhe opozitës, për sa kohë që nuk i intereson fati i saj, por vetëm halli i vet penal.
Me dy fjale: Bordello hesapi.
Ky qëndrim i PD, dhe i vetë Saliut ndaj SPAK-ut, është e thënë popullorçe sepse “ edhe i ha, edhe i djeg” kështu: i pëlqen sjellja e tij ndaj mazhorancës, por jo ajo kundrejt Saliut. Ndaj e nxitin kur ju leverdis dhe e batërdisin me sulme kur cënohen vetë. Se çfarë do të dalë nga kjo sjellje do ta shohim. Deri tani duket se ju ka dhënë një farë rezultati por loja është akoma në zhvillim e sipër.
Namir Lapardha kurva e Rames te merret me ,Balluken e Rames
mos u merzisni sepse dhe gjykatesit dhe prokuroret jene te gjithe hajduter- kriminela dhe veprojne sipas interesit te tyre dhe jo me ligje
Hehehe, or Zerenguli. Me duket se nuk e njeh mire Saliun. Ne kohen e shokut Enver pershendeste me grusht dhe sot si amerikan. Plak, plak por shejtani vet! Kur takoi shokun Enver nuk e lau doren nje jave dhe bytha ju qelb sepse nuk lante dot as bythen sepse me doren qe lante bythen takoi shokun Enver. Sot gishtrinjte i jane drejtuar dhe behet me dhimbje po ta beje doren grusht. Ky eshte Saliu Or Zer e ngul. Ta ngulte edhe pa te zene, nepermjet idealit komunist. Sot ta ngul sipas idealit Trampist. Plak, plak por i punon mendje si shejtanit. Udheheqesi i rrocka-pockes shqiptare qe per fatkeqesine tone nuk jane pak....
More Lapardhaja mor ushtari i shkrete, andej nga Rilindja ka Siklet mbi Siklet / vete ajo Bella cuperlina, por qe tani eshte bere Bela / Sikleti i Rilindjes ate emer sot ka /
Berisha tall bythen me drejtesine,ndersa kuvendi tall bythen me kete popull.Ata qe deri dje shtyne trenin per ta ndezur ne kameren e fshehte te V.Grabockes ,sot jane bere deputet.Kjo eshte fatkeqesi kombetare qe drejtohemi nga njerez te dhjerre por krenare me kostume e kollare o hej ,o hej ,o hej.
Priti sulmet nga enveristët e saliut o djali i beut kulak.
Nuk ka më PD. Është vetëm një grup kriminal që drejtësia ka frike ti arrestojë.
Partia e Berishes ose partia berishiste ngjan disi me Partine e Punes ne agun e viteve 90 . Them disi , sepse , nese PP pati zera dhe petsonalitete qe e orientuan dhe e futen ate ne shtratin normal te kohes , duke e injoruar dhe izoluar zerin e vullnetereve te Enverit , te kjo berishistja dominon 100/100 marrezia e vullnetareve berishiste , qe nga Koka e deri te kembet . Ne qe e njohim kete parti nga Brenda qe prej zanafilles e deri diten kur Berishes iu komunikua perjashtimi per shkak te mandates nongrata, nuk na falet qe kete marrezi ( berishiste ) ta quajne Parti Demokratike dhe opozite . Kjo eshte poshtersi ne rastin me te keq dhe frike nga vullnetaret berishiste ne rastin me te mire . Namir , Shqiperia nuk ka opozite , sepse nje bande rrugacesh , qe une I pari , ti , Merua ( ka qene paradhomat e BERISHIZMIT , thone ...) e shume e shume te tjere I njohin shume mire .