Opozita estradë

6 Tetor 2025, 17:08Blog Nga Ardi Stefa

Që të mos them që opozita nuk ka figura potenciale për kandidatë për kryebashkiakë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit;

Që të mos them që drejtuesit e opozitës e dinë se si e me çfarë fytyrash fitohet dhe jo me tufën e servilëve, arrogantëve e histerike që mbushin parlamentin dhe studiot televizive, por nuk duan;

Që të mos them se drejtuesit e opozitës njohin dhe e dinë realitetin, paçka se përditë betohen se do i bëjnë gjëmën Ramës, i cili po dridhet nga frika e revolucionit;

Që të mos them se drejtuesit e opozitës pengojnë qëllimisht reformimin e saj;

Që të mos them se opozita më “e madhe” nuk e ka dashur, nuk e do e as nuk do ta dojë kurrë bashkimin dhe fitoren;

Që të mos them se lideri i opozitës i quan aleatë ata, të cilët pak muaj më parë i akuzonte si shërbëtorë të Ramës dhe që ua futi pas krahëve me një kod elektoral kundër tyre, të miratuar në bashkëpunim me Ramën, të cilit i dhuroi në tavolinë rreth 10 mandate.

Që të mos them uzurpimi i opozitës praktikisht e ka lënë vendin pa opozitë;

Që të mos them se përjashtimi i figurave dinjitoze, (politike ose jo), të cilat shfaqën ambicien dhe zëvendësimi i tyre me figura groteske;

Që të mos them se opozita i ka shitur këto zgjedhje, si edhe të mëparshmet me mungesën e figurave politike, të cilat duhet të ishin në ballë...

MË MIRË PO THEM QË KËTO KËTO ZGJEDHJE, PARTIA MË E MADHE E OPOZITËS DHE OPOZITÇKAT E TJERA I KANË KTHYER NË ESTRADË!

1 Komente

  1. T
    The gjë mo?

    Me të ashtuquajturën opozitë, që mos qoftë, ka vërtet estradë, por akoma më shumë gallatë po shohim me ata që përfaqësojnë mener me thon "kundërshtarët" e tyre politikë. Se ç'bëhet me ta, juve të temës e ditës nuk ju hyn në sy. Manikoti i zi majtas ja u ka zbehur shikimin. Ti çfarë deshe të thoje, e the. Me dy reshta po ama misionin e kreve. Sufllaqen e fitove. Bravo!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje