Për opozitarët që luajnë rolin e debilëve të dobishëm dhe "heronjtë" e SPAK, që burgosin Berishën e Metën por kanë frikë nga Rama

13 Nëntor 2024, 10:45Blog TEMA
Për opozitarët që luajnë rolin e debilëve të

Nga Andi Bushati

Deputetët socialistë në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi dëshmuan një qëndrësë të hekurt, për të mos lejuar marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama, lidhur me PPP-të që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit afro gjysëm miliardi Euro. 

Ndonëse opozitarët këmbëngulën se të drejtën për të thirrur këdo që i’u dukej e arsyeshme e kishin fituar prej Gjykatës Kushtetuese, prtetendimet e tyre ranë në vesh të shurdhër. Argumentat kundërshtues qenë nga më banalët deri tek më qesharakët.

Dikush thoshte se koha e komisionit skadonte këtë të enjte, e për këtë arsye nuk mund të kishte dëshmi të reja, e një tjetër mbronte tezën se opozita duhet të kënaqej duke pyetur ish ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj – që e kishin enkas nga qelia – dhe nuk kishte të drejtë të kërkonte më tepër sesa kaq.

Deri këtu nuk ka asnjë gjë për t’u çuditur. Ka kohë që Edi Rama po e trajton veten si dikush që qëndron mbi ligjin dhe e ka banalizuar aq shumë këtë koncept, sa ushtarët e tij e mbrojnë pa i’u skuqur faqja. Ai kërkohet në interpelanca në kuvend dhe i injoron ato. Ai thirret për mocion nga deputetët dhe as do ti’a dijë aspak se është i detyruar të japë llogari. Madje edhe më keq se kaq.

Thjeshtë me pretendimin se s’më do qejfi, ai pengon të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore, ku ai gjendet i përfshirë, si ato për udhëtimet me çarterin personal, apo ato për mbylljen e televizionit Agon Channel, për të cilin shteti shqiptar pritet të paguajë mbi 100 milionë euro dëmshpërblim. 

Kjo sjellje prej derkuci më të barabartë se të tjerët brenda të njëjtës fermë, nuk përbën më problem për vetë Ramën. Ai e ka shpallur publikisht sjelljen e vet prej autokrati që i shpërfill me përbuzje rregullat demokratike. Por ajo krijon së paku dy probleme midis atyre që konsiderohen si kundërshtarë të tij, apo si pushtete të pavarura që teorikisht duhet të kontrollojnë atë.

Në radhë të parë, ajo demaskon ata opozitarë që luajnë rolin e debilëve të dobishëm, duke bërtitur lart e poshtë se beteja me kryeministrin nuk zhvillohet në rrugë, por në kuvend; se në garën me të, më shumë se protestat, kanë vlerë idetë; më shumë se flakadanët kanë rëndësi argumentat, më shumë se bojkotet janë të dobishme përballjet. Pyetja për ta është e thjeshtë: si mund të bëhesh pjesë e kësaj sfide kur njëra palë refuzon komisionet hetimore, interpelancat apo mocionet? Ç’të mirë sjell normaliteti në një gjendje anormale?

Ndërsa pyetja tjetër është për prokurorët e SPAK. A kanë ata këllqe të jenë pak më të pavarur sesa Plarent Ndreca apo Edona Bilali në komisinin e sotëm hetimor? Këta të dy të fundit, bashkë me kolegët e tjerë rilindas, ishin të vendosur në bindjen e tyre së është e pa imagjinueshme të mendohet se Edi Rama mund të japë llogari.

E njëjtë është edhe sjellja e “herojve të fëmijëve tanë”. Ata e dinë se për aferën që kanë burgosur Berishën, po aq përgjegjës është edhe Rama, por pa imagjinuar të shkojnë më tej, tregojnë frikë edhe për ta pyetur për mënyrën si u kthye në truall ndërtimi një terren sportiv.

Ata e kanë plasur brenda Ilir Metën, me akuzën se për të kaluar një ligj do shpërblehej me një vilë, por nuk guxojnë ti marrin dëshmi atij që e mbrojti publikisht ligjin dhe që dha dyfishin e votave të LSI-së për ta miratuar atë. Ata i kanë tundur prangat ngrënësve të kumbullave dhe mollëve, Koka e Ahmetaj, por “kanë harruar” shefin që i urdhëroi të paguanin për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Pra mes një rilindasi leshko që është palë dhe një një heroi spakist që hiqet si i pavaruar, duket sikur nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Të dy sillen sipas devizës së regjimit: “Rama qëndron mbi ligjin”. Ashtu si të parët pengojnë komisionet hetimore, dëshmitë, mocionet e interpelancat, të dytët nuk guxojnë as ta marrin në pyetje “shefin e madh”.

Pikërisht për këtë skenat e neveritshme që pamë tek hetimori i koncesioneve në shëndetësi, nuk mund të skuqin deputetët e PS-së. Atyre tashmë i ka plasur cipa. Ato janë më tepër një njollë turpi për ata që aktrojnë rolin e të pavarurit.  

5 Komente

  1. E
    Ermali

    Nuk ka nevojë të thuash shumë për tekstilisten e degës lesh dhie kombinati, që të bëhej kjo deputete, ku mjetë ata pastsj që i kanë dhënë kësaj diplomë për leshin. Shikoji surrstin të kuptosh shpirtin, një kokë më të madhe se kjo femër apo mashkëll nuk gjen, ku përmasat janë për çmimin e pare të balshoi gallava të gines. Kjo hajdute dhe trsnsportuese e drogave, nën imunin që i jep ligji është konfirmuar në kufirin e kosovl shqipëri. Dita ql kjo do jetë si monika që se rruan po i vjrn, ndryshe nuk bëhet shqipëria. Kjo qelb dynjanë kudo ku ulet dhe pse thyen një shishe parfum, qelbet nga goja dhe nga fiziku. Historit nëpër zyrat e kryeministrisë ku orgjitl e kësaj dihen, jsnë pjese e karakterit tl një putane. Turp që i kemi në këto përgjegjësi publike këtë lloj kafke elefanti por që e ka të mbushur me mut.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nardi

      Bushatis po vjen rradha e deshmisë Tapi Oil se kë sponzorizon nga ju gazekarët, ti e di mirë që ty të ka shum xhsn kur të bëri si pitkini që të futi në allçi, por që dhe sdilje dot nga shtëpia. Ti je i pa fytyrë, pa bosht, një komunist në embrion, një fëlliqlsirë ku provokimet që ti bën, ke kujtuar se po të bëjnë azilant politik. Ti me shkullakë e disa të tjerë, formuat detashmentin e luftës së prapagandës kundra qeverisë në dobi të kurtit të paguar nga kurti. Ti je fytyra dhe vemja më e neveritur pas çanëve e qimëve. Pthu rrac vemiesh.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shq!ptare

        E si përsëritej , ritesh , për këdo , ishte ngritur . Çarku i Njërkës ! Ngritur . S'përsëritet ! Mëma e Dies .

        Përgjigjjuni
        1. F
          Franci

          O bushat hijena e politik bërjes. Kush të mer seriozisht ty a mavri. Mbete Babale nëpër studio o leshi i birosë. Je veveri për daljet tua, lëre kur ngren dhe zërin na kujton ca personazhe të kohes së bythqimëve ku doni të tregonin se ishin meshkuj. O pika tia dhe regjimit politik që tia propagandon, i detiruar nga ara qe te te rrahin sa gere qe del nga rreshti tire. Gangsteri i vogël i birosë.

          Përgjigjjuni
          1. "
            "..."

            Po para orës 15:33, nuk ka komente, shiheni mirë, o redaksi elektronike. Apo është jashtë editorialit?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje