Precedenti Meta-Prifti dhe pafuqia e opozitës, në rastin Ahmetaj

17 Korrik 2023, 11:36Blog TEMA

Precedenti Meta-Prifti dhe pafuqia e opozitës, në rastin Ahmetaj

Nga Bledi Lumani

Rasti i Arben Ahmetajt, ose më saktë dosja e inceneratorëve, është nga ato ngjarje që rrëzojnë Qeveri.

Jo vetëm për akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit, por se në këtë dosje, faktikisht akuzohet gjysma e Qeverisë, për të mos përmendur pastaj kryebashkiakët e disa prej qyteteve kryesore.

Për nga përmasa, është e ngjashme me video skandalin e famshëm të Ilir Metës, që bënte pazare sheshit, duke sjellë protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë kundër korrupsionit në vend, që sollën edhe vrasjen e 4 demonstruesve nga pushteti i kohës.

Vetëm se, nëse atëhere ishte i përfshirë një njeri, i filmuar me figurë dhe zë, dosja e inceneratorëve është edhe më e rëndë, pasi në këtë rast kemi të akuzuar gjysmën e ministrave, një prej të cilëve tashmë ndodhet në burg e tjetri në arrati.

Dhe llogjikisht, sot para Kryeministrisë do të duhej të nisnin protestat nga opozita, për dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e tij. Është kërkesa më normale, pas një skandali të tillë, se nëse nuk dalin sot, atëhere kur do dalin?

Por çfarë ndodh? Asgjë në fakt.

Jo se nuk duan, por se kanë të tjera halle.

Sali Berisha ka damkën “non grata” dhe nuk del dot në protestë, se i duhet të dalë në konferenca për shtyp që të sqarojë pse është shpallur nga Britania e Madhe si i korruptuar familjarisht.

Ilir Meta nuk del dot, se si mund të dalë në protestë njeriu i personifikuar si simbol i korrupsionit në vend.

Lulzim Basha ka hallin si të rizgjidhet dhe njëherë në krye të PD-së dhe nuk ka as kohë e as dëshirë, të merret me protesta.

Këto pjesët e tjera të opozitës pastaj nuk i llogarit njeri.

Ndaj në këtë zheg, të gjithë kanë futur kokën në hije si ato delet në vathë e mjaftohen me ndonjë status në rrjetet sociale.

Edi Rama ndërkohë, vazhdon si lider rajonal, si të mos ketë ndodhur gjë.

Ne të tjerët, “ftohemi” në diell!

16 Komente

  1. A
    Ari

    E bukur kjo, z. Lumani, por gjithsesi, nuk zgjidh gjë, pasi konstaton sakte, por nuk me thua cfare te bejme ndryshe....Nese opozita nuk ka kellqe, si i BEHET? Duhet te japesh alternative proteste...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Sa heret e kuptove Lumani. Atehere kam nje pyetje...kur kishte me demokraci Shqiperia? Ne 2011 apo sot...une mendoj se ne 2011 kishte ne shume demokraci...Berisha ushte dictator I vogel por demokracia funksiononte...kushte opozite, mire keq kishte gjykata we nuk vonoheshin 8 vjet per nje vendim...kushte gjykate kushtetuese qe I jepte te drejte opozites ..ne andministraten ku punoja shanim qeverine nga mengjesi ne darke e askush nuk ishte me pde sot askush nga ata nuk ka ngelur e jane zevendesuar me patronazhista te politizuar e te faafte....ka dhe shume e shume....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar

        o Ton, demokraci tamam as ka patur as ka. Por nese quan demokraci ate te vitit 2011 qe u vrane njerez me duar ne xhepa, e nuk pati asnjehere fajtor, nuk di dmth. Tu thuash gjykata edhe atyre kur duhej tu mbushje xhepin me pare.. Hajde Ton, hajde. Mendje te kthjellet paske...

        Përgjigjjuni
      2. A
        ABC

        Nga e gjeti Bledi akuzen per inceneratoret ne drejtim te A. Ahmetaj , se nga ka dal nga akuza lidhet me mos deklarim pasurie dhe shperdorim detyre ? Apo futja kot ?

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXX

          Ton! Na shkrive gazit!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ton

            Eshte e jetuar. Te pershendes.sa per dijeni nuk e kam votuar kurre Berishen e nuk do e votoj. Nese Xhafaj, Majko a ndonje e vjeter e merr PS, do e votoj PS

            Përgjigjjuni
          2. f
            fatkeqesi e vendit, dobesi e shoqerise

            Bledi Lumani: vertete e ke qe atehere ishte i perfshire nje njeri me figure dhe ze? Po Sali Berisha u perfshi qe ne darke piu vere dhe ne mengjez gjykata me avokat Spartak Brahon nuk e merrte per baze videon?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Po nuk vdiq Sali Berisha dhe po nuk i vune flaken prokurorise , SPAK-ut qe merret me loqen e Gjicit dhe piçken e Almes dhe jo me hallet e Shqiperise dhe shqiptareve, nuk ka prokopi ai vend qe sot eshte i degjeneruar edhe kombtarisht? Ne na çahet zemra per vendin, token dhe oksigjenin shqiptar, por SPAK, prokurori dhe gjykatat e avokatet qafederra duhet te pervelohen qe te ngelen rrugeve apo te ikijn fare nga Shqiperia qe tu lirojne vendin shqiptareve te vertete. Duket qe ka nje force qe e ben dhe eshte shtrire qe nga Kosova deri ne Konispol. Keqardhje maximale deri ne vdekje per gjendjen e drejtesise ne Shqiperi!

            Përgjigjjuni
            1. I
              I madhi ylli matjani

              Lum O Luman lum ti qe na krahason te pa krahasushmen po Ilir Meta nuk ishte thjesht nje zvkryeministrer o Lumo po kishte zgatur duart ne te gjitha drejtorite qe kishin lek more i uruar , pastsj Likja ishte kryetar i partise Lesheli qe me ato fone u ngrit e mbahej ne kembe e qe sa te fircohej ca do ta shpetonte Shqiperine se besoj ne krye te qeveris do vendose Mutnika doktore e shkencave zvkryeminister Titi i vasilajve e vete Likja ne krye te presidences .

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ben

                Sepse jan te gjith te korruptuar miliardere dhe per burg.

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1234

                  Po nuk pertove a nuk na i thua me emer gjysmen e ministrive o analist?

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gri

                    Ne demokraci nuk ka gje me te dhjere se protesta me sfond politiko - partiak. Tregues I mungeses se Sindikatave. Jane turma te pista ku srehohen te gjithe llojet e krimit!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Poplli I 2 marsit

                      Tani po kuptohet sensi hakmarres I Rams. Me gjithe konfliktet IM, gjeti menyren per diskretimin e IM duke e bere President!

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        asgje nuk kalon pa u ndeshkuar

                        O Bledush karabushi, mos ngaterro vehten te kerkosh ti besh alibi koti atij teveqelin Ahmetaj se sa per dieni fatura e vjedhjes me firme e urdher te tij tek ato Inceneratoret eshte nja 430 milion Euro...

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drejtesia

                          Po cfare krahasim idiotesh qe ke bere more gazetar leshi! Ku eshte kjo ceshtja e inceneratoreve ne gojet e pista te armiqve te betuar te shqiperise,se dhe SPAK i ka vene titullin dosjes por ne fakt asnje prove nuk ka per korrupsion te inceneratoret,shikoni rastin e elbasanit,Ahmetaj po duan ta burgosin per mosdeklarim gjoja te pasurise dhe zero korupsion! Pika qe sju bie juve qe mbani titullin e mender gazetarit!

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nard Noka

                            Ma shpjegon njeri kètè demokracinè e 2011 ? A u dènua njeri pas protestès nga politikanet ? A dha dorèheqen ndonjè politikan edhe pas videos sè publikuar ? Ndersa sot , pas akuzave , pushtetare nga mazhoranca janè burgosur ... jo nga opozita .

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eni

                              Po mire kto 13 vjet pse nuk I ke denuar , te gjitha I ke...

                              Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje