Kronikë e merzisë së madhe

13 Korrik 2023, 21:33Blog TEMA

Kronikë e merzisë së madhe

Nga Agron Gjekmarkaj

Hutimi ra si mjegull e dendur kudo në sallë sot. Gjërat e njohura ngjanin si të panjohura. Të rejat si të vjetra. Njerzit me njëri-tjetrin si shkanduj shiheshin. Dash Sula si Orakulli i Delfit i drejtohej qiellit , në ka Zot atje siper shkunde nje herë rixha të kam hakerrehej dhe i paduruar që Zoti të fliste ja tereziste vetë. Saimir Koreshi në ëmer të fakir fukarasë mallkonte me kuç e me maç të paudhet teksa zap bëri mikrofonin. Isuf Çela renkonte "hatri i Zotit u mbush vendi me Mic Sokola"! Ina Zhupa kishte qepur në xhakete pjesë nga vlersimi i Tan Fuges dhe kendellej e patrazuar. Me sy kerkonte Margaritin qe ta shihte me kë kishte të bënte po ajo viranja sot nuk na erdhi. Fred Xhaferri me parimin zharrit e shamates rriji larg nuk u duk dhe i gezohej vendimit të vet i fahehur pas një birre. Xhele Mziu me durimin e atij që pret diten e gjykimit nuk levizte qerpik.

Dhurata Çupi perjetonte dilemen ne duhej ta hiqte mbiemrin tjeter Tyli nga llagepi?!

Tom Alizotoi shkrepetiu në emer të virtyteve te eperme. Çeta e Liderit të vogel historik ja kishte rrasur pushim se helbete duhej qendrim.

Frika si demon trazonte shpirtra e thartonte fytyra. Me parimin këmbet e lehta faqja e bardhe Tigrushi na la shëndenë e sherrin peshqesh. Vape e madhe për në hapsana. Erjon Braçe tha mos na çani t...... ! Qerratai. Nuk u merzit njeri, të gjithë besuan  se me gjasë e paska  gjënë e shyqyr se hall i madh.

Xhafa e qortoi Erin paq per dy standarte në qendrime. Pas kesaj u paqtua Eri si sheleg dhe nuk pipetiu.

Te vetmit që gajaseshin si ata që ndezen në mort qenë Tezja dhe Nikoqiri Niko. Hahahah e hihihihi tek cepat e kokave mbeshteteshin në supet e njeri tjetrit gati në zali. Pastaj befas u ngrurtesuan dhe një ngjyrë e hirtë pikellim i mbeshtolli të dy si kllapi. Tezja herë i ulej në të djathtë herë në të majtë aqësa Nikos desh ju moren mëntë dhe lypi ujë.

Ministrushet e pakta kishin rëne pre e trishtimit. Një nga një pos Mamices vanë. Për here të parë e qeshura e Delines ishte e motivuar. E sigurta nuk ekziston, e tashmja vjeterohet, e nesermja nuk perkufizohet. Ed Shalsi kerkonte auditor. Si e qysh kish ndenjur dy ditë me Kasparovin kerkonte te rrefente po askush nuk kishte ëndje per të degjuar. Tao tanimë vezir i madh për punë të brendshme kishte marrë një pamje babaxhani. Ca buleza djerse i shkelqenin mbi gushë. Fliste ngadalë e ëmbel sillej si paqeruajtes i KFOR në sallen e hallakatur debati. Na preku pa masë kur hoqi paralelizem me ngjarjet në Kosove. Jorida shtangu habie, do na mungojë tha e kishim gjiton,  dhe  tundi koken tre herë , Toni u zalis edhe nga jeleku me sumbulla shtrenguar, Etildes dy lot i ranë mbi kompjuter duke lënë vragë, Majko u thinj ënde më, Mimia që ka parë botë me sy e ujë të rrjedhe u mjaftua me një buzqeshje. Etjen qafirit nuk i levizi asnjë qerpik edhe pse tronditja e administrimit të eksperiences e goditi si tufan. Gaz Bardhi pat diten e tij të shperthimit vullkanik llava e të cilit ra mbi Ermon. Pastaj poterja e zallamahia mes tyre mori persmase epike. Uf ç'na degjuan veshet "palaço" bubullinte Ermua e skuqur flake, "pogaçe" lekesh e "gjobaxhie" moj "gaxhie" recitonte firauni. Jorides i zmadhoheshin sytë nga krenaria per Gazin e cila  i shtrihej cep me cep.

Ministrushet ishin te venitura dhe pse Ulsiu  u bënte terapi. Ai shperndau dy tre buzqeshje badihava. Gerta mori Boren dhe Edonen i çoi tek kafja u dha byrek e uji teksa u lemonte lehte floket. Mos bëni keshtu se një ditë do vijë Babo dhe do nxjerrë farisejtë nga Tempulli i gajretosi ajo. Bora mes denesjes pyeste po nuk i nxjerrim dot ne po të mobilizohemi?! Më mirë ha njeherë i tha Gerta. Uaaaa sa shumë gjëra di ti Gerta i tha Edona. Ehe ehe di ja ktheu po pi pak ujë. Atje mes suferines e sulmit të Gazit , Kryezevendes Liderit , Albanes dhe Mondit tashmë pothuaj të bashkuar si një trup i vetem kishin mbetur në mes të furisë Lindita në krye të binasë dhe Elisa pranë karriges së Babos e cila ngjante me Sulon tek filmi "Prita" e gatshme të binte shahit. Klotilda  thirri dy tri here uaaa pse ziheni, mos boni keshtu ska lezet.

Dite e gjatë, jallane e noprane.  Foli edhe Doktori me meshiren dhe naivitetin që e karakterizon dhe rruges per ne karrige qeshte me vete:-).. Arben Pellumbi i ftonte  të gjithë të shfaqnin më shumë saber e njerzillek në këtë dite gazepi. Në korridor të moderuarit dhe  Kosta i Gramozit e Lindites silleshin si xhinder. Kostaqi çirrte faqet,"mbaroi marifeti dhe epoka e hajrit , evleterit qe mos pafshin ditë të bardhë po ja bëjnë Babos qejfin qeder me proçka e zarare, rrasin duart në zahire,  teksa ai rri me Macron e Biden per tu vuvosur në skermitjen e gojes së mbyllur"!

Genc Gjonçaj si pruresi i fatkeqsive shperndante lajme kobzeza poshtë e perpjete.

Nuk mund të mungonte Salianji i cili erdhi siç di ai për të vënë melhem mbi plagë. Shumë të gezuar tha i shoh ca këtu po e di si thonë? Pa hë? Gezimi me tepri është si ufutha , plas enen e vet. Mendja me shkoi te Domixhani me lotet e Tezes që Laerti ruan si sytë. Ato lot gezimi ishin?!

Nasip Naço dukshem shfaqte zili per Xhemal Qefaline që ka ditë mbyllur në Biblioteke Kombetare duke e bërë fertele Konfuc delenxhiun. Kohe për filozofi jo llafe.

19 Komente

  1. M
    Maloku

    Doli prap ky loqja . Ne nje vrime i bie fyllit ky tjeter nuk di . Seriozisht nuk lexova asnje rresht po i sigurte qe qe ha mut si perhera ky , ai , ajo i tha qeshi njesoj . Profesor leshi .

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Poeti i funeraleve të provincës malore.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me prokurë të posaçme

        Mos e ka patur Braçe për këtë atë shpërthimin e tij: "Mos na ça trapin!"

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rambo

        Tipik mirditas, perveç se idjot je dhe i pa nese

        Përgjigjjuni
        1. S
          SORIN

          Ore shoke, a do dali njeri t'i thote ketij toçit te heqi dore nga keto shkrime idiote? Eshte ne terezi ky, apo jo? Pesedhjete vjeç burre dhe merret me marrezira!

          Përgjigjjuni
          1. a
            arsen

            Doli ky kari i leshparrumes se mirdites

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

              Zot fali keto ndyresiia

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ikir

                Ky idioti ka filluar te me pelqeje... tregu i humorit eshte vulgar ne Krra Krra , une e plotesoj me hajvanet si ky qe kujtojne se do ngelen ne histori si “ pena te arta”.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dardani i Ri

                  O Gjekmarrja kujt i duhen këto marrëzitë e tua? Shkrimet e tua ngjajnë me llafet e fallxhores kur shikon filxhanin. Ti, nga prejardhja, mendja dhe niveli i civlizimit je shpellar. Ju shpellarët e qelbët politikën, kuvendin, shtetin dhe pushtetin.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    UNE

                    Ky koke. ..ari me emrin Agron frymezohet nga parlamenti , per te shkruar. ( Sikur ti ndodhte kjo Lazgushit per vjershat e Tij?! ) C'mban kjo toke! Most cudisni; ka mbaruar per letersi!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjekmarkaj muti i sales

                      Po per babon SALI nuk ka ndonje shkrim ky KARI i PD-se.A te qifte KINA ty o mut,duket qe ke ngel pa lek o muti i sales.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fuad Cela Verzheshtes

                        Erdhi dita e shumpritur te na jap mend maloku i Ssliut, po ky rrot cari e din veten te zgjuar fundi i fundrriave dhe mbeturine qe nuk kalbet, ky eshte fekale Hiene. Ec loku....

                        Përgjigjjuni
                        1. 0
                          001

                          Gon Qeni i Saliut , dil se nderon malesine tone o bole...

                          Përgjigjjuni
                          1. 0
                            001

                            Gon Qeni i Saliut , dil se nderon malesine tone o bole...

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Skraparliu

                              Sa here te ze vapa fillone shkruane budalleqe,duke i rene gjithmone nje vrime do lexosh brace etjeni ky ai asgje per te kuptuar nuk eshte se shkruan ne humor te holle e po hajde cdo shkrim qe ke bere bajat kodra mbas bregut.Po pse ke frike te shkruash ndonje gje te mire salen ilirin mulin salianjin balliun tabakinon etj nuk ke mendere beje ndonje ligj per te miren e shqiptareve se prandaj paguesh tani tu rite dhe rroga se u ankove se nuk te diltw ajo qe kishe,ore ta dha testen sala te ofroje ne partine e tij ne besonim se ti luftoje salen ti paske qene i fshete o kaposh deti,bolle mos shkruaj me nga keto budalleqe se le nam servilosu sales se erdhi 2025 dhe mos u hiq si pro amerikan e evropian po i mbajte uturakun sales o deputet i dashur

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Stape Pashi

                                Ky trapi me titullin profesor nuk lexohet dot më. Mendja e tij është një hale. Ç’prodhon haleja? Kush ka kuriozitet ta hulumtojë?????????????????????????????

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqiptari

                                  Gjekmarkaj! Tere tallavaja jote duke marre ne goje(duke i pergojuar) tere stanin tuaj te ndare ne tri tufa,dy me çoban dhe njera hergjele,pa çoban,tregon shtetpesine tende dhe te staneve tuaja.Tregon pafuqine intekektuale,shterpesine e mendimit politike dhe mungesen e ideve,kauzave dhe mbi te gjitha mungesen dhe kurajon intelektuale per te bere opozite dhe per progres ne qellimet tuaja per te qeverisur dikur Pafuqia jote dhe shterpesia politike kuptohet ne “asnjanesine”,indiferencen dhe qendrimi larg ndaj problematikave te shumta qe dalin para opozites se shpartalkuar, sterile dhe te marre peng nga nje kufome komuniste qe po qelbet. Kakarisjet e tua butaforike me disa pamflete gjoja politike u ngjaje poezive qe i thurte hanes, e ema e Zeqos ne maje te thanes.Po pate kuraj politike,ti,kendezet dhe gjeldetet e tjere te PD qe kakarisni maje plehut te Berishes,dilni ne sheshin e “mejdanit politik”, jo si Bajloze,por si Gjergj Elez Ali dhe mundeni Bajlozin e zi! Tere “Tallavaja” jote pas gardhit u ngjane shereve qe bejne grate e lagjes kur nuk kane burrat ne shtepi.Nese keni kapacitet politik,ide,kauza dhe burrni merrni situaten ne dore dhe u dilni per zot 500-600 mije shqiptareve qe besojne te ju!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Stiv

                                    Lëreni të pëllasë . N'a ka prurë një barë dru . Bravo , i thuhet edhe një gomari të skopitur . Mos plaç o Gonom

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      LASKARINA

                                      O RAMBO, Po nuk eshte mirditas ky! boll ka vete Mirdita, mos ia faturoni edhe kete te zeze

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje