
Nga Kimete Berisha
Në fillim të këtij teksti, ju njoftoj se nuk po shkruaj me 'mend' por me 'ndjenja'.
Që nuk jam 'mirë' tregon fakti se sot u knaqa me 'dhunën' ujore që ndodhi në Kuvend!
Por, nuk më mjaftoi!
Çfarë dhune është ajo: spërkatja me ujë të destiluar?
Pa e vaditë me shllaf Bislimin - nuk më flladitet zemra.
Tash e kam të qartë, pse kanë thënë populli 'Ruaju, se të del Hajdar'!
Hajdar i doli Hekuranit, i cili për mua e simbolizon 'filxhanin' e nevojtores sime, sepse sherri i tij (që na e vjedhi trustin bashkë me radikalët serbë) ende nuk e kam renovuar nevojtoren (dhe ashtu siç kam deklaruar publikisht, në shenjë revolte, 'sholjen' e WC-së e quaj Hekuran).
Ndërsa, Albulena i doli në ndihmë fizikisht Hekuranit, Hekurani (nga gëzimi që shpëtoi i gjallë nga pikat e ujit), e përqafoi ngrohtë Rudina Hajdarin.
E Hekurani, duke u mbrojtur nga pikat e ujit të shishes, u habit i ra shuplakë Bislimit.
E përshëndes përzemërsisht shuplakën në fjalë.
Barku sa koshi i Armend Mujës dukej si topi i Mic Sokolit derisa e mbronte Albin Kurtin nga pikat e ujit të shishes së opozitës.
Rrahje për rrahje, bile rrahuni qysh rrihet, e jo, të rrethuar nga dhjetëra truproje të kryeministrit, kishe po rrihemi.
Rrahja ka rregulla.
Ndjeki rregullat.
Skuqja faqen.
Një truproje e kryeministrit e kish gjoksin sa të Pamela Andersonit, e një tjetër e mbronte Albinin nga uji me çadër të mbyllur ngjyrë kumbulle e pjekur.
S'ka truproje nga turpi.
Edi Rama e mbrojti Albin Kurtin nga pikat e ujit të shishes!
Është djalë i ndjeshëm ndaj ujit kryeministri shqiptar, i krijuar në prehërin e Nanos.
Oh, nuk i pëlqen dhuna, anipse ka 'rrahur' gra, ka rrahur shokë, dhe me fjalë s'ka ditë që nuk e rrah minimumi një njeri.
Por, kur lypset të rrihet si mashkull - ëë.
Po të pyetej Edi Rama, shqiptarët ende do ta vizatonin me lara - lara Lirinë.
Liria lyp dhunë, rrahje, gjak, sakrificë,
Liria është çdo gië që nuk është Edi Rama, i cili sikurse Albin Kurti e gjeti lirinë e gatshme!
P.S. Ishte kënaqësi derisa e shikoje kryeministrin duke e kruar kokën prej zavalli.
Sepse, kur kruhet koka lyp rrehë.
Sot Albin Kurtin e rrahu Mimoza Kusari.
Mimoza boll mirë tregoi në audio-përgjim se kokën e Albin Kurtit e thyejnë sekretet e saj me Milan Radoiçiq.
Albin Kurti tha sot në Kuvend se nga frika prej tij, shoku i Mimozës, kryekrimineli Milan Radoiçiq, ndodhet në një hotel të Kopapnikut...por kishte harruar se Kopaoniku është edhe i Kosovës.
Mundohu te shkruash per te gjithe Ju lutem.
Duket se Edi ua ka dashnore grat gjith juve gazetareve Thuhet se i mban ne podrumet e Surrelit dhe i perkedhel me kamzhik si sadist qe esht
Nuk i mar vesh fare shkrimet e kesaj . nuk e di di me fol shqip kjo , apo jemi ne ketej qe s marim vesh nga gjuha shqipe?
Brilante si gjithenje, pa kompromis. Ka disa nivele opozite: mospjesemarrje ose bojkotim, Bilbila, rrahje tavolinash, hedhje uji ne trup ose fytyre (ke nevoje te lahesh), hedhje boje, dhe se fundmi hedhje kapsolladh e tymuesesh ne kuvend (zanati i Kurtit) qe tani do te investigoje kundershtaret per me pak. Mendoj se Edi Rama hyn pak ne kete mesele, por si gjithenje duhet gjetur nje shkak i jashtem. Zot na ruajt nga kjo KOPE UZURPATORE., qe e quan veten Vetvendosje. Le te vendose vete nese ka kellqe
Edi Rama është paqësor. Në poltronin e kryeministrit në Kuvend, ka provusr vezët e baxhellës Monika Kryemadhi dhe bojën e Ed Paloqes, thuthuqit të Salehut, dhe megjithatë ruajti qetësinë dhe nuk ndodhi asgjë më shumë se aq. Nuk e harrova jo, dhunën barbare kundër Ramës në shkurt 1997, nga falangat e presidentit të asaj kohe, por sot "non grata". Por do Zoti dhe SPAK-u, e ua merr hakun të gjithëve.
Te qifte Edi Rama ne bythe o tru derre, barbare, kerkoke dhune e gjak o barbare...
O Shkodra ! Per te paren jam dakort edhe une por fjala barbare sikur nuk shkon. Kjo ka nje dialekt qe kuotohet andej nga Kosova. Sic kemi ne shorehjet tona kane edhe ata por nuk e di si nuk bejne dallim apo nuk e kuptojne qe ne fakt dhuna nuk shkon sidomos ne parlament dhe me sa kuptova une Rama per kete e kishte fjalen dhe jo se mbrojti Albinin.
Kjo Kimetja, na eshte bere si Agron Gjekmarkaj ... vet llafos, vet degjon ...
Kjo Kimetja , mua me duket se ka probleme me hormonet .
Brravo per karakterin e forte Rrofsh
Urime Kimete,je pene e arte
ceshte ky koqe kandari, cfaredo qete ndodhe ne kosove, fajin ja ka shqiperia!!!
O Kimete, te paska marre malli me te rrahe i here Piktori lara-lara; nuk i dihet, ndoshta i dukesh ndonji dite si Meloni!
Albin Kurti eshte idiot 24 karat, spiun i udb-se
I dashur Mero Kimetja e zgjuar eshte dhe shkrimet i ben te bukura,por per ke ?Shume fjale jane te huaja per ne dhe nuk i ka asnje fjalor enciklopedik. A mund te na ndihmoni me ndonje shpjegim ?
Gjysma shqip gjysma Anglisht gjysma gojore ksaj cuce i ka hik menja ne nevojtore…. Hajt boll na rrujte lesht se spo te marrim vesh cfare po thu
Eh moj Kimete,shko e meso gjuhen shqipe,pastaj mundohu te shkruash ndonje radhe per brenba vetes dhe pastaj per jasht....Edit nuk i afrohesh dot as te thembra e kembes pergjithcka....zaten dukesh qe je nje debile qe kenaqesh me dhunen! Prandaj kosova nuk shkon perpara se ka akoma ne krye njerez si ty!
Te ka fole shpirti, sic thua dhe vet dhe mire ke bere. Ti nuk ke nevoje te jesh mashkul, sepse meshkujt ne Kosove jane bere "lavire". Shiko Kurt mavrine qe eshte kethyer ne nje lavire e Vuciqit. Midis ne meshkujve ka edhe burra. Burrat nuk kane shpirt por dine te bejne kalkulime. Sot e dashura Kimete tregove se nuk ke asnje gen te mashkullit dhe asnje qelize te burrit. Je treguar e paster si drita e djellit qe rezaton qartesi. Burrat shpesh ngaterohen ne kalkulime. Psh ti Ramen e ngateron me femren dhe harron se ai po mundohet te beje detyren e burrit dhe jo ta hedhi Kosoven ne flake, sipas skenarit rus. A eshte kjo qartesi e Rames apo eshte udhezim i perendimit koha do tregoje. Perkunder pastertise tuaj shpirterore, Kosova eshte ne rrezik. Kalkulimet e meshkujve dashnore Vuciq dhe Kurti jane sipas llogarive te rusit. Rusi kerkon medoemos frontin e dyte ne Ballkan. Ketu shpirti yt i paster gabon, sepse sikur pikat e ujit mos te ishin pika uji, Vuciqi do ngrinte ushtrine dhe do mbronte dashnorin e tij ne Kosove. Pikerisht per kete, bota ka nevoje jo vetem per femra qelibar te pastra ne shpirt por edhe per burra te komplikuar, sic eshte Rama qe shpesh nuk kuptohen sepse llogarite i vene para ndjenjave. Eshte shume e komlikuar dashuria midis Kurtit dhe Vuciqit. Eshte aq e komplikuar sa ka vene ne mendime edhe perendimin me ne krye Ameriken. Thone se Ruset jane kampion ne shah....