Si u zhduk një dokument 111 vjeçar!

17 Korrik 2023, 09:38Blog TEMA

Si u zhduk një dokument 111 vjeçar!
Nga Dritan Hila

Tashmë barcaletës të atij që pasi mbaroi universitetin tha që do t’i hynte edhe të mesmes, do t’i humbasë kuptimi. Këtë vit fillon deftesa elektronike e cila vjen me vulë elektronike nëpërmjet portalit e-Albania, drejt e tek “Dokumentet e mia”, pasi janë dërguar nga mësuesit në platformën SMIP, që po mundëson tani edhe këtë shërbim të ri, marrjen e dëftesave dhe certifikatave të maturës, me vulë elektronike, të cilat dërgohen elektronikisht nga mësuesit në këtë platformë, ku prindërit dhe personat nën kujdes, të të miturve, mund t’i gjejnë ato në çdo kohë në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Kollaj ishte dikur të falsifikoje një vulë, dëftesë apo pasaportë tek Baçi në Rrugën e Kavajës, e pamundur pas ditës së sotme të manipulohet sistemi elektronik.

Tashmë i ka ardhur fundi edhe gënjeshtrave të dikurshme të brezit tonë për humbje deftesash apo më ekstremja, tregimi se dëftesat nuk ishin shpërndarë akoma. Në këtë pikë jemi prindër me fat.

Dhe jo vetëm në lidhje me deftesat e fundvitit. Përmes SMIP, ku mësuesit e fëmijëve tanë hedhin çdo notë, mungesë e informacion, ne jemi të informuar përgjatë giithë vitit, në kohë reale për gjithçka, pa pasur nevojë të lëmë punën për të shkuar në shkollë. E njëherë në tre muaj po tek “Dokumentet e mia” na vjen një mini-dëftesë periodike me notat e fëmijës në shkollë.

Një tjetër risi është regjistrimi elektronik në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë, pra thënë me gjuhën e dikurshme, në fillore dhe në shkollë të mesme. Merr fund kalvari i rradhëve, afateve për të cilat nuk dilte kurrë koha dhe përzgjedhjes me mik të shkollës. Apliko sipas preferencës tënde dhe sistemi të çon aty ku do ti. Deftesa shkon në rrugë elektronike duke shmangur falsifikimin apo abuzimin me procedurat nga lëshuesi i shërbimit apo marrësi.

Shkollat profesionale janë pa kuotë dhe i vetmi dokument shtesë siç është raporti shëndetësor që duhet për ato sportive.

Të gjitha shërbimet e reja janë një lehtësim burokracie por edhe rritje e kontrollit prindëror. Anarkistët do ta quanin diktaturë. Në fakt nuk kërkohet asgjë më shumë sesa keni deklaruar vullnetarisht kur keni hapur llogarinë në rrjetet sociale. Për mos folur pastaj për blerjet online ku lini edhe numrin e kartës bashkë me pinin apo numrin sekret./dritare.net

18 Komente

  1. N
    Neutrino

    Do ja shifni hajrin edhe këtyre dokumenteve elektronike. Të shohim sa të garantuara janë nga ana e kibernetikës dhe të ruajteve të të dhënave. Me institucionet aktuale dhe përqëndrimin e pushtetit në dorën e AKSH-it kam dyshim se do të ruhen si duhet këto të dhëna kaq të rëndësishme.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      E kujt i plasi bytha per deftesat e kalamajve ore mik? Keto jane sherbime qe hakerave nuk ju hyjne ne pune. Po pat ndonje karte krediti, ose te dhena personale qe lidhen me dokumente pronesie e te tjera si keto, atehere puna ndryshon. Keto lloj te dhenash nuk i gjen ne kete faqe, prandaj mos e prish gjakun kot.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mësuesi

        Jooo! Ky zhvillim pozitiv kurresesi nuk nenkupton asgjesimin e dokumentave ekzistuese te shkollave nder vite, si, regjistrat , librat e amzës etj. Keto sipas ligjit te arkivave do qendrojne ne shkolla dhe pasaj ne Arkivat e Shtetit, si per çdo veprimtari tjeter shteterore.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Futja kot

        O redàksi hajvanesh, po ç lidhje ka ky titulli.me kete artikull? I lexoni ju para se t I publikoni apo keni vene macet te shkruajne ne kompjuter

        Përgjigjjuni
        1. h
          ha-haha

          Futja kot, mos ia fut kot. Macet dinë më shumë

          Përgjigjjuni
        2. X
          Xhoru

          Te me ndjesh pasi kam respekt per ty si analist, por ndonjehere (pak si shpesh) e mbron jo vetem pa te drejte por rdhe pa argumenta kete qeveri. Une si prind akoma nuk me ka ardhur deftesa e goces te portali, keshtu qe te lutem, informohu mire perpara se sa te shkruar per “meritat” te kesaj qeverie. Por patjeter qe eshte nje risi dhe jje fund i falsifikimit, por ka shume akoma per te bere…

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rezi

            Ti prind pyet shkollën Ku shkon fëmija yt, ata e dërgojnë tek portali, prandaj bëhuni më aktivë ju prindërit. Nuk zgjidhen nga shteti punët në kapitalizëm, madje shumë ka bërë…

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              O Rezi, ca eshte shteti?

              Përgjigjjuni
          2. s
            shqip

            Bravo Tani,po behet gati per ty paketa e reklamave nga qeverrrriaa.Po qe mesuesve u ka dale shkuma me keto burokracira skandaloze ? Po qe asgje nuk eshte me e sigurte ne keto halete elektronike ku mund te dhjese cdo kush qe ka akses ne to? Po qe ne rastet e problemeve serioze nuk mban pergjegjesi asnje? Po qe keto kane lene pa pune mijera vete dhe ato detyrohen te kthehen ne patronazhiste ose emigrante per te mbijetuar kapitalizmit te pashpirt shqiptar? E pra,dilemat jane pafund ne nje labirinth intrigash e korrupsioni ku interesi publik eshte i nje rendesie minimale perballe mbushjes se tubacioneve pafund te aspiratoreve profesionale qeveritare dhe oligarkist.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shqip, ai i verteti

              Ore, po u mbaruan pseudonimet qe ke vjedhur ate timin?

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqip

                pse,mos ke te drejten e autorit ti?

                Përgjigjjuni
            2. N
              Noc. Rroku

              Kur t bi sistemi duhet me prit nja ca...,.vite me ardh sistemi . Se o rrug e gjat; për me pagu dritat sistemi vono nja 4 ore me ardh nga qendra m'lagje. A e merni dot me men sa tvi sistemi nga Irani deri ktu, sa duhet me prit; se atje e çun muxhat- xhihat-isisat e republikës në GJIRIZIT lelëve në manxë.hajtna rujt zoti

              Përgjigjjuni
              1. N
                N

                KY VEND NUK VUAN NE SE DEFTESA ESHTE MANUALE APO ELEKTRONIKE PO VUAN NGA NIVELI SHUME I ULET IATYRE QE DIPLOMOHEN KA NGA ATA ME 3 DIPLOMA DHE EMRIN E VET SE DINE ME DREJTSHKRIM TA SHKRUAJNE.

                Përgjigjjuni
                1. i
                  inxhinjeri

                  Komenti me i mire. Bravo, ke gjetur piken e vertete te problemit. Shkollat e merhumit ishin shkolla te verteta. Me profesionet qe mesuam ne Universitetet e komunizmit, po hame buke edhe ne emigracion dhe jo vetem qe po hame buke, por jemi nga me te miret aty ku punojme. Ne kohen tone, mesuesit ishin te respektuar dhe fjala e tyre ishte ligj. Nxenesit nxiteshin qe te mesonin sa me shume dhe dhjetat ishin me se te merituara. Sot mesuesve nuk ja var kush dhe nxenesit as mesojne dhe as qe marrin mundimin qe te shkojne neper klasa, prandaj kemi sot nje rini te pa afte dhe dembele, qe e kalon kohen neper kafene duke shpenzuar parate e prinderve.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jeronimi

                    Keni jashtëzakonisht të drejtë. Dokumentet e rëndësishme për njeriun (Dëftesat e shkollës, diploma e Universitetit, dokumentat e pronësisë etj.) nuk mund të jepen në mënyrë elektronike, por në letër të trashë me filigranë dhe elementë sigurie, me vula të thata e të njoma, me firma të rregullta të atyre që i japin. Një dokument me e-albania, vetëm me një barcode, që falsifikohet me lehtësi është njëlloj me një faturë pagese kafeje që ka gjithashtu një barcod. Veç, shkolla dhe universitetet kanë marrë fund, ... gjë që përkon edhe me këtë lloj dokumenti me letër formati të zakonshëm. Shkrimi më sipër është shkrim koti, e sahanlëpirësie!

                    Përgjigjjuni
                  2. X
                    Xhoni

                    Bukur shume! Po kur mreti te dale me bythen jashte sic doli me patronazhistet dhe hakerat cdo te bejme?

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demotakercita

                      Eshte per te ardhur keq me disa komentues.Te marrit te diplomes apo defteses ne menyre elektronike eshte mundesi shume e mire per te interesuarit por,edhe per ata qe i shqyrtojne. Shkurtojne burokracite,zvogelojne mundesit e fallsifikimit dhe i vihet ne ndihme punes.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drini I zi e I bardhe bashke.

                        bsot eshte data 21 dhe nga portalet nuk kane dale ende faturat e CEZ- SHPERNDARJE ,ma spjegoni dot.?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje