Është një mrekulli që pushuesit iu mbijetojnë disa kurtheve alla shqiptare!

17 Korrik 2023, 09:32Blog TEMA

Është një mrekulli që pushuesit iu mbijetojnë disa

Nga Alba Malltezi

Duke lavdëruar magjinë e natyrës shqiptare, përpjekjet mbinjerëzore të privatëve për të bërë më të mirën e më të bukurën në ofertën për pushuesit që sa vijnë e shtohen, qytetet që janë zbukuruar nën një punë të mirë promovimi, përkushtimi për përmirësim, ka një realitet, të cilin duhet ta pranojmë e ta gjykojmë me ndershmëri: Ka tepër rreziqe kudo lëvizet nga jugu në veri.

Në disa ditë të kaluara në Jug, në qytetin e bukur të Sarandës, mjafton të përshkosh me këmbë distanca të shkurtra nga “Santa Quaranta” drejt shëtitores për të kuptuar se çdo hap është një rrezik për këmbësorët. Vizat e bardha për të kaluar nga një anë në tjetrën të rrugës, aty ku trotuarët janë holluar fare të rrëmbyer nga ndërtimet, mungojnë, ose ato që ekzistojnë janë të fshira. Rruga e ngushtë në vijën e parë të detit është një alarm i përhershëm, një luftë mbijetese mes këmbësorëve, makinave, shkarkimeve të autobusëve me pushues te hotelet, shkarkimet e mallrave te dyqanet. Fati dhe kujdesi shpëton shumë të tjerë, por rrezikoi një vogëlush 4 vjeçar i ardhur nga Gjermania, që u godit nga një makinë. Urojmë të kalojë sa më shpejt tronditjen, pasi, përsëri falë Fatit, deklarohet së është jashtë rrezikut për jetën.

Kullat e vrojtimit nëpër plazhe, janë një tjetër “gallatë” alla shqiptare. Diku janë fare formale, diku “roja e plazhit”, nuk do të ishte në gjendje fizike të shpëtonte as veten; diku, kullave nuk iu kanë vendosur as shkallë për të vrojtuar.

Për varkat në lumin Shalë apo në Koman, kujtohen vetëm tani të bëjnë kontrollet e gjendjes teknike dhe sigurisht, t’i bllokojnë me bujë, me teatralitet greko-bizantin. Sikur nuk mjaftoi një dimër i tërë për ministrinë e turizmit që ka tre muaj të përballojë fluksin që vjen falë reputacionit të rritur të Shqipërisë, të bëjë paralajmërimet e duhura, koordinimet e duhura, të japë licensat e duhura që si turizmi, por edhe mjetet ndihmëse të tij, të jenë në formën e pretenduar nga ligji dhe siguria në shërbim të të huajve dhe të shoqërisë.

Si të jemi “shtet i pulcinelave” vazhdojmë të lemë gërmadhat e shkatërruara të viteve më parë në Ksamil. Me betonin dhe hekurat e dala të ndryshkura me arsye rreziku dhe infeksioni për ata që i qëndrojnë përbri.

Për ata që nuk duan apo nuk e kanë mundësinë të shkojnë nëpër struktura luksi, apartamentet për pushime janë një alternativë e pëlqyeshme. Privatët i kanë rinovuar, i mbajnë pastër dhe bukur, por gjëndja e administrimit të pallateve, (që zgjedhin qindra turistë) e sidomos siguria e mirëmbajtja e ashensorëve është një tjetër rrezik. Shpesh janë jofunksionalë dhe kur funksionojnë dridhen dhe janë aq të vjetër e të shkatërruar saqë bllokohen përditë. Kontrollet dhe mbikqyrja e rreptë e bashkive në këtë pikë, është inekzistente. Urojmë të mos kemi lajme të këqija dhe nga ky drejtim.

Rrjetat e °merimangave° të fijeve të korrentit, apo të internetit, vazhdojnë të lidhin pallatet e ndërtesat me njëra-tjetrën pa mëshirë. Tela të zhveshur apo të paizoluar mirë has në çdo cep dhe mosprekja e tyre nga fëmijë, është gjithashtu një mrekulli që ndodh në vendin tim.

Rritja e fluksit të turistëve është një bekim, por në të njëjtën kohë pretendon seriozitet maksimal nga të gjitha strukturat, sidomos nga ato që kanë të bëjnë me kontrollin e sigurisë.

14 Komente

  1. T
    Tarasi

    REAL shkrim me se i goditur .Te zgjedhurit vendor nuk e ke kane mendjen ke puna por si te bejne ndonje tenderVartesit e tyre nuk pyesin per LIGJ dhe afate kohore por presin ti shkosh ne zyre te besh qoken dhe pastaj mund te maresh ate qe te takon.PROVONI te Aplikoni per nje leje rikonstruksioni ne BASHKINE TIRANE dhe per nje vit nuk keni shans te merni pergjigje se LEJE nuk behet fjale megjithese ligji parashikon 5 dite nga plotesimi i dokumentacionit(qe eshte nje kalvar me vehte) qe eshte si te ndertosh nje gradaçel .KJO eshte ARSYEJA KRYESORE pse IKIN SHQIPETARET Admiminstrata lokale =Kanceri i vendit

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artan D.

      Në se ke aplikuar dhe nuk te jane pergjigjur brenda afstevent ditore PUBLIKOJE, në se ke balls leri denglat qe as emrin nuk e shkruan

      Përgjigjjuni
    2. L
      Loni ish dashnori i Grida Sumes, oh jo, Dumes

      Une kurre nuk shkoj per turizen ne kete vend me njetez debila dhe sherbime zerro!

      Përgjigjjuni
      1. O
        Olti Hipopotam Curri

        Ne greqi ke sherbime te shkelqyera ke ,edhe oferta seksi bythe gratis me pakistanez indian prifterinj plus ciftin e famshem Gaz Bardhi

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turizmi shqiptar vetem me shezlone dhe pallate

          Greqia ofron shume dhe me nivel sherbimi shume te lrte dhe plot miresjellje, infrastrukture, pa stres dhe kosto me te lira se Shqiperia, ku pronaret duan te hane me 1 muaj pune per tere vitin. Cmendurira me shezlonge nga 20- 50€ nga gjiri i lalzit ne ksamil. Parkingu 5-20€ dita per ne plazh e lloj lloj kostosh te fahehura qe ti perlajne pa nisur plazhin e de. Ah dhe mos harrojme nfta ne greqi eshte 1.53€ ne Shqiperi 1.75€ ~24 leke me shume per liter. Per 400 km i thone nje 10€ Shtese dhe cilsi mizerje. Sdq vazhdoni mos reagoni dhe peruljuni vampirave shqiptare qe po e kthejne dhe dhermiun drimadhen dhe palasen ne golemin e detit Jon.

          Përgjigjjuni
      2. s
        sic e keni zene picken e semes keni per te lene

        Jane katundare moj Alba,gjithandej ne sherbime,apo ata qe kane bere pasuri(muti me ere mbi halen e thate eshte sali-meta).Dhe duke qene te tille i dale nga skllaveria kooperativiste hoxhiste,ata vazhdojn me nje kaplloqe prej kanibali si e ka formimin, ti sulet cfardo lloj paraje,pa pyetur per demet dhe viktimat e pafajshme qe shkakton.Dhe nga ana tjeter ´´kryeveziri i vilajetit´´kujdeset vec per vitrinen,ku mbas vitrines vlon tallavaja e koheve osmane,qe kulmon me iftaret ne godinat sulltanore,dhe te nesermen hidhi miletit,apo turmes se coroditur,nje kartoline per sukseset e llojit rrumpalle te sulltanatit arnaMut.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fjale me vend

          SAPO PO NDIQJA NJE DOKUMENTAR PER PLAZHET NE AMERIKE. NE ATO PLAZHE JO VETEM QE RRINTE NE KULLAT E VROJTIMIT BAYWATCH-I ME DYLBI NE SY VAZHDIMISHT PER NGA DETI, POR PLAZHI KISHTE NJE KABINE VROJTUESISH SI ATO TE AEROPORTEVEME DISA DJEM TE RINJ QE VEZHGONIN NGA PLAZHISTET NE RERE DHE NE DET ME DYLBI CDO LEVIZJE TE DYSHIMTE TE NDONJE PLAZHISTI (SIDOMOS NGA NDONJE I SEMURE MENDOR) NDAJ TE TJEREVE SIDOMOS NDAJ FEMRA. AS PREKJA E TJETRIT/TJETRES NUK LEJOHEJ, AS FOTOGRAFIMI I FEMRAVE DHE THIRREJ POLICIA DHE IU VINTE PRANGAT NE CAST. NUK PYESTE AS NGA KERKIMI I FALJES AS NGA PERGJERIMET E PERVERSEVE DHE MANJAKEVE. KA LEZET SHTETI KUR ESHTE SHTET.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fjale me vend

            SAPO PO NDIQJA NJE DOKUMENTAR PER PLAZHET NE AMERIKE. NE ATO PLAZHE JO VETEM QE RRINTE NE KULLAT E VROJTIMIT BAYWATCH-I ME DYLBI NE SY VAZHDIMISHT PER NGA DETI, POR PLAZHI KISHTE NJE KABINE VROJTUESISH SI ATO TE AEROPORTEVEME DISA DJEM TE RINJ QE VEZHGONIN NGA PLAZHISTET NE RERE DHE NE DET ME DYLBI CDO LEVIZJE TE DYSHIMTE TE NDONJE PLAZHISTI (SIDOMOS NGA NDONJE I SEMURE MENDOR) NDAJ TE TJEREVE SIDOMOS NDAJ FEMRA. AS PREKJA E TJETRIT/TJETRES NUK LEJOHEJ, AS FOTOGRAFIMI I FEMRAVE DHE THIRREJ POLICIA DHE IU VINTE PRANGAT NE CAST. NUK PYESTE AS NGA KERKIMI I FALJES AS NGA PERGJERIMET E PERVERSEVE DHE MANJAKEVE. KA LEZET SHTETI KUR ESHTE SHTET.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kinom

              Bravo nji problem I drejte dhe serioz. Njerzit qe jane neper administrate duhet te shkund en te levizi te beje sejcili detyren.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Turizmi shqiptar ????

                40 dite detyra ka administrata fillan para zgjedhjeve dhe mbaron me shpalljen e fitusit. Pastaj, 1000 dite pushim

                Përgjigjjuni
              2. M
                Muzaka i Ri

                E di si me ke goditur per ato telat qe shkojne sa ne nje pallat tek tjetri?. Jemi turpi i kohes, dhe pirdhemi kot si ai ADËMI qe s'kishte hallate dhe do martohej. Ato tela po te doj qeveria qendrore apo lokale i heq per tre dite. ULTIMATUM, ose vendosi nen toke, ose ti hoqa une, dhe te shikosh cfar behet. Por eshte qelbur cdo gje.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Durrsaku

                  Plazhe leshi...te zena me cadra e krevate, nuk shikon dot detin ???????????? Dhe duhet te paguash barbaret e zbritur nga mali qe i qifte derri motrat, druvare e analfabete. Vetem ketu dhe ne disa plaxhe te Italise te mbyt lukunia e cadrave dhe ulseve...si dhe lukunia e njerezve pa kulture Plazhe ka Spabja, Portugalia, Afrika e Jugut, etj etj nuk i permend dot te gjitha. ku te kenaqet syri me hapesira pa fund e nuk shikon asnje cader e krevate, dhe njetezit nuk rrinr bythe më bythe...plazhe te bukura ka edhe ne Estoni, model nga cdo pikepamje...shkoni e hapni syte o stafi i ministrise se turizmit.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    deshtim total i turizmit ne Shqiperi qe nga 91-202

                    E njejta kosto eshte me plazhet-parajse te Sant-Tropez,Sardegnias dhe te ishujve fantastike te Eu-se,ndersa sherbimi ne Shqipri eshte skandaloz ku betoni me shumice,eshte i pranishem kudo.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fredi

                      Vetem ju i shikoni vizat e bardha se turistet shikojne detit dhe ushqimin e papare! Vazhdo shkruaj edhe pse ka deti dallge

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje