“Xherahë” perandorie, 18 “fabrika” diplomash apo studentë Mjekësie ?!

16 Korrik 2023, 21:05Blog Nga Kristo  MËRTIRI

 

“Xherahë” perandorie, 18 “fabrika” diplomash apo

 

                        Sa herë shkoj në Përmetin tim të dashur ose kur bisedoj me qytetarë nga ajo nahije dhe më tej, në memorie më troket e më trishton ende ikja e një Akademiku të shquar. Iku befas, në mes të qytetit buzë Vjosës. Thonë se edhe vetë lumi shekullor egërshan e ëngjëllor, u turbullua dhe lëshoi shkumë hidhërimi. Zemra e tij pushoi së rrahuri, pak pasi foli publikisht në një përvjetor të Naim Frashërit. Foli bukur e plot pasion, me shpirt, në veprimtarinë gjurmëlënëse të pagëzuar “Nata e Bardhë Naimiane”, organizuar nga Shoqata Atdhetare Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”. Lotët e poetit Xhevahir Spahiu me shokë, pikuan vetiu pikë-pikë. Sepse Jorgo Bulo “la shumë për të jetuar gjatë”, si në fushën e filologjisë dhe sidomos në historinë e letërsisë shqiptare. Që mga Naimi, Cajupi, Pashko Vasa dhe gjer te Ali Podrimja etj. Studimet albanologjike do i referohen në breza. Brenda e jashtë Shqipërisë që e deshi aq shumë. Për vlerat e tij të ndritura shkencore e morale foli zëdridhur Profesori i nderuar, Rexhep Qosja dhe deri te studentët e pedagogët e Universitetit të Napolit. Jo më kot gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. : C’u bënë mjekët e specializuar në Kardiologji, Gjinekologji, Kirurgji etj.? Dhe në rastin konkret nuk është fjala thjesht për Përmetin. Sepse aty ka kohë që mund të mbetesh si peshku në zall dhe t’i kërkosh ndihmë vetëm Zotit ! Askush nuk e di se c’farë bie sahati. Duhet të shkosh në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës (?!). Mjerë kush ka nevoja urgjente për Urgjencën kardiake ! Ose më tej. Ku do shkojnë gratë dhe nuset e Dëshnicës, Dangëllisë, Malëshovës, Cerjes, Shqerisë e ato të Rrëzës për nevoja të ngutshme gjinekologjike ?...Arratisja e shërbimeve kyce nga Njeriu në fshat e qytet, sikur ka shushatur cdo OJQ, Shoqatë, Sindikatë a parti politike që “përgjërohet” e betohet vetëm për vota kolltuqesh e ulluqesh. E bëra këtë hyrje shkrimi, pas disa polemikave e klithmave të studentëve të Mjekësisë në Kryeqytet. Dhe vecanërisht pas atye thirrjeve ulëritëse se po u “shkelen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut”(?) nga Qeveria Rama. Flakët e politizimit i hedhin me furi e përvëlimë në mes të vapës. Dhe kërcënojnë Qeverinë, por edhe taksapaguesit, se në shtator mund të bojkotojnë mësimin në auditore ! Cdo projekt ose  vendim ia veshin Kryeministrit . Mirëpo, mëhallaliu im shkodran te Brryli, lëshoi menjëherë anekdotën :”-Për të gjitha të këqijat që ngjanin në një familje, faji i mbettë shërbëtorit plak, Shtjefnit. Thyhej gypi i kandilit, “Shtjefni”; merrte shkrumë darka,”Shtjefni”; nuk piqej buka në furrë,”Shtjefni”! Një natë vonë Shtjefni shef se nusja e madhe jep e merr nëpër shtëpi dhe pyet me kujdes :- C’ka asht, mori bijë, gjithë ky trazim ?

                        -Kurrgja, more Shtjefën, kurrgja.

                        -Po ti fol, moj !

                        -Nuses së vogël i lindi një djalë !

                        - Mooos,pash Zotin !

                        -Pse ?!

                        -Tash po thonë se “fajin e ka Shtjefni” !....

                        E qeshura përmes kësaj vape nuk na bën keq. Është një lloj freskie psikologjike e aspak rakitike. Po mendja na shkon te studentët, mjekët e ardhshëm. Gjyshërit e tyre morën diplomat ose lanë përgjysmë studimet nëpër botë dhe erdhën në mëmëdheun e shkretuar nga pushtuesit nazifashistë. Disa veshën rrobat partizane, morën pushkën mbi supe dhe luftuan për Lirinë e vërtetë. Por stetoskopët etj. i mbanin bashkë me fishekët në cantë ! Shërbenin përmes erës së barutit, para dhe pas betejave. Të dashur studentë, a e dini se mjaft spitale e pavione nëpër Shqipërinë tonë hallemadhe, mbajnë krenarisht emra mjekësh të tillë ? Nuk besoj të mos u frymëzojë sadopak shembulli i tyre atdhetar e human ! Menjëherë pas Clirimit, a e dini se jetëgjatësia e njeriut nuk i kalonte 38 vitet ?! Dhe deri në vigjilje të Pluralizmit arriti mbi 70 vjec. Kallëpet dhe frazat e luftës politike mbi 30 vjecare, nuk mund të errësojnë sukseset reale të monizmit. Por…”antikomunizmi” kallp që vazhdon edhe sot, u vuri fshesën në teori e në praktikë. Apo dogjën të thatin me të njomin ?...

Isha vetë në Dangëllinë malore. U dëshpërova jo pak. E kisha lënë Frashërin, qendrën e kësaj krahine emërmadhe, me spital, ndihmësmjekë, infermierë e mjekë të dëgjuar; me shkollë të mesme e me konvikt; me shtëpi kulture; shërbime tregtare e komunale; me kopsht e cerdhe fëmijësh etj. Tani ska asgjë.

Gjatë bisedës me disa maturantë të gjimnazeve të Tiranës, u hap edhe problem studneteve te mjekesisë. Natyrshëm, mbajtën anën e taksapaguesve shqiptarë. Madje, një vajzë e re dhe serioze, e tha shkoqur : Mua po mu dha mundësia për studime jashtë në Mjekësi, do shkoj. Por…kurrsesi pasi të ndjek ose mbaroj shkollën e lartë publike në Shqipëri dhe pa u shërbyer asnjë ditë taksapaguesve të vendit tim !...

            Mos kujtoni se u mbështesin të gjithë ! Edhe autori i këtij shkrimi refleksion nuk flet nga maja e thanës dhe as nga maja e kalit. Përkundrazi. Jam krenar që shërbeva në dhjetra krahina të vendit. Ndwrkohw tregu I boshatosur nga mjekwt na riktheu “xherahët” e kohës së Perandorisë Osmane. Shikoni si po lulëzon mjekësia “popullore” mashtruese e abuzuese. Mjaft klinika e spitale private janë kthyer në kucedra të pashpirta përballë Njeriut, duke e rjepur për së gjalli fakirfukaranë….

Po Tirana përse u përmbyt nga mjekët e rretheve ? Që nga Poliklinikat qokabërëse me para e pa para dhe gjer te Spitalet. Shumica me “mik” sa një ciflig ! Korrupsion acik ! Më thoni, sa prej tyre kanë konkuruar seriozisht për ato vende pëllumbash ? Organika të fryra e të shfryra. Nga gjithë Shqipëria drejt e në metropol. Fshatrat dhe qytetet e vogla mbetën jetimë me shtetin gjallë ! Kush i hartoi dhe kush i zbatoi këto “polit(h)ika shëndetësore” që në thelb u bëhej thirrje banorëve : Ikni nga sytë këmbët ! Ky është Kapitalizmi që ëndërruam…

Përse e xhveshët fshatin shqiptar nga shumica e shërbimeve publike ? Përse e hapët këtë plagë të rëndë kombëtare ? Dhe mbushët mbi 3 dekada që ligjëroni nga kolltuqet partiake e parlamentare ! Ligjëroni edhe nga klinikat luksoze brenda e jashtë vendit, por edhe nga vilat e siguruara me “rrogën” e shtetit(?). Dhe sot i hungërini vetëm Edi Ramës. Veten tuaj e nxirrni të larë e të shpëlarë me fjalime patetike që tashmë njerëzia qesh e tallet. Dhe kujtoni se mileti nuk ka sy në ballë. Sikur vetëm QSUT-në të krahasoni me qofterinë e pisllëkun e djeshëm apo me gërmadhat e pavioneve ku hidhnin valle minjtë e mushkonjat, mjafton reflektimi minimal…

                        Së fundi, shumica e studentëve të Mjekësisë duhet të jenë nga rrethet e sidomos nga krahinat që u braktisën poshtërsisht nga pushtetet dhe shteti “social”. Pa dëgjuar vetëm ata “rebelë” të lerë e rritur brenda Unazës së Tiranës ! Nga këta nuk e di se sa janë në Protestën trampolinë për sot e nesër. Po cili është morali i shëndoshë i kësaj gurguleje të pavarur ? E quajta kështu, sepse nëse kanë ngjyer sadopak gishtat partitë politike dhe mercenarët e tyre të rëndomtë, atëherë e gjithë davaja shumëzohet me zero. E përsëris, me zero ! Vetë Qeveria dhe ministria përkatëse nuk mund të mbyten me një pikë ujë nga “krijimi korruptiv i monopoleve private”, duke lejuar të bjerë në koma shërbimi shëndetësor publik nëpër Shqipërinë “rurale”. Një ishbashkëpunëtor i kualifikuar i gazetës “Bashkimi”, studiues jo aguridh, pak ditë më parë jepte disa sugjerime konkrete, të dobishme dhe bindëse për moslargimin e punonjësve të Shëndetësisë. Po a ia vunë veshin krerët e Ministrisë, Komisioni Parlamentar, Kryeministri, e pse jo edhe Presidenti ? Vizioni i vërtetë intelektual u mbyll shtegun veprimeve empirike, nepotike e larg interesave publike. Larg taksapaguesve mjeranë ! Polit(h)ika putanë me poltikanë horra e sorra në Metropol, tani ka dalë sheshit.Shikoni e dëgjoni ekranet. Gjetkë daullja e gjetkë dasma !Nuk është as humor e as qesëndi. Përndryshe,”Dang e dung këmborë e madhe,/ Qumështi gjysëm okare !...Sepse në fund të fundit, shëndeti shkon me kile dhe vjen me gramë.

                        Mijëra qytetarë të thjeshtë taksapagues, nuk e peshojnë shërbimin shëndetësor me fjalime politikanësh e qeveritarësh. Ngrysen e irritohen edhe përballë pasanikëve të panginjur të klinikave e spitaleve private. Fjala vjen, qytetarët nuk e dinë ende një fakt jo pak tronditës : “Në sistemin arsimor universitar të vendit tonë janë aktualisht 18 institucione që lëshojnë diploma kryesisht për jashtë vendit, shumica nuk kanë as laboratorë dhe as spitale, madje një pjesë në qytete periferike edhe “studentët” i kanë jashtë vendit, d.m.th. janë të llojit al-Kristal (?!)…Më shqip : Fabrika, tregje e pazare për shitje e blerje diplomash ! Kush i kontrollon, apo vetëm paraja-maskaraja që u ka zënë sytë e bulcitë ? Ashtu të korruptuar gjer në grykë, mos vallë trëmben se mos shkelin “të drejtat dhe liritë e njeriut” ?!...

16 Komente

  1. K
    Komentues

    Një krahasim bëj gjithnjë: ikin dhe të rinjtë italianë, por nuk e përjashtojnë kurrë mundësinë e të kthyerit në atdhe (shpesh pasi provojnë qëllon që tek të 35 rikthehen); e dyta nuk shajnë e mallkojnë vendin e tyre aty ku venë.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tallavaja vazhdon

      Mertiri i gjore ka mbetur nje demke,ne mbrojtje te sistemit te hoxhes dhe pece per te fshire nen kembet e hazretit rama.E ka ne gen nuk ke cfare i ben.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patriot

      Po more zotni, nga ana teorike ke te drejte, por nga ana praktike jo. Analiza e nje shteti behet komplekse, jo sot per mjeksine ( se ju erdhi veza), dje per arsimin sepse ngelet femijet pa shkolle ne zonat e thella, pastaje per ekonomine sepse iken specialistet e keshtu me rradhe. Keto jane pasojat e levizjes si kafshe e toke e zanun. Shteti tani nuk munde te dergoje mjeke ne zona te thella me detyrim per 5 veta qe kane ngelure atje. Cdo shtatore kure fillone shkolla kemi po ato kronika ku ne zona te thella ka shkolla por muk ka nxenes ndersa ne Tirane ka nxenes por nuk ka shkolla. Shqiperia ka toka por nuk ka pronare tokash qe te terheqesh bisnesmene. INSTAS jepe statistika simbase orekseve partiake. Ekonomia po dihet, vendi shikohet vete si lope per tu mjelure ndersa per ta yshqyer presim nga bota. Shteti duhet te funksionoje si nje sahat me kurdisje ku cdo ingranazhe ka funkionin e vete dhe po te prishet nje ora nuk funksionon sakte, dhe ne menjehere e cojme tek tekniku. Ketije mafri shteti nuk ka teknike qe e merre persiper sepse ju kane prishure te gjithe ingranazhet. Prandaje ju qe shruani me nostalgji per te kaluaren dhe kazani sotem duhet te beni analiza per te gjithe sektoret se bashku dhe te kerkoni llogari per te gjitha ne te njejten kohe. Me globalizimin dhe me levizjen e lire nuk munde ti detyroshe njerezit te punojne me zore sipas tekave te KM qe, sipas deklarimit te tije ne fushete, eshte nje gomare.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emer

        Jorgo Buloja ka qene njeri medioker, qe ngrohte karrigen kot.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Thanasi

          O ti "tallava", o ti "emer" i paemer, ju jeni nje cop mishi me dy sy (anonime si minj haleje). Mos e ndyni me kot Internetin, se i late shamine ne hunde miletit !..

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aelin

            O Thanas Kristo Mertiri hiq masken po te mbajti se nuk e ruan njeri karadakun per ty?

            Përgjigjjuni
            1. T
              Thanasi

              Ç'èshtè ky "Aelin" i mbuluar koke e kembe me maske (mut anonimi), qe therret per "heqje maske" ?? Autori ka emer e mbiemer. Po ti, krreje pak kokèn nga gjirizi...Mut muti 400 breza!!! Me mire ta kishe vene emrin Ha e Lyn

              Përgjigjjuni
            2. K
              Karehman Viladin Qyrku

              O Thanas teveqeli mos te duket çudi se Kristo Mertiri jo vetem qe ishte I pa afte por edhe idiot ne kohen e tij me te vetmen vlere qe kish qe vishej si officer sigurimi.

              Përgjigjjuni
          2. D
            Dyli

            Nuk eshte faji i atyre qe nuk shkojne ne Permet (apo kudo gjetke), por i shtetit, qe nuk e ben Permetin terheqes per te punuar/jetuar. Dhe po, vendosja e kushteve nje profesioni civil (nuk eshte ushtri) eshte shkelje e te drejtave te njeriut. Ne asnje vend te botes se qyteteruar nuk funksionon me detyrim. Njerezit joshen, nuk detyrohen. Cuarja me detyrim "atje ku ka nevoje Atdheu" duhet te kishte vdekur bashke me komunizmin

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Shkollat shqiptare,kjoska mediokre dhe fabrika injorance dhe korrupsioni të brezave të rinj.

              Përgjigjjuni
              1. d
                dhëmbeli

                Kristo ! ? Po të flet një mik i vjetër, në moshë pak më i math se Ti ! Të admiroj për penën ( shpirtin) tënd/tënde. Janë klithma që dalin nga ndjenjat e tua ! Unë nuk mendoj se zgjidhja është ajo që propozohet për studentët e mjekësisë në universitetin shtetëror . Në se shtrojmë pyetjen: - Po studentët e universiteteve mjekësore private dotë kenë të njëtin trajtim? ! Ata paguhen nga buxhetet familjare të tyre !… edhe ata janë shqiptarë, por vijnë nga familje në gjëndje …! Që do të thotë : - Këta studentë që vijnë nga familje të varfëra , duhet të sakrifikojnë një pesëvjeçar për të shlyer detyrimin karshi shtetit. Po ato familjet e pasura , … si e bënë ketë pasuri dhe në kurriz të kujt …? Jam kurioz të di ( sigurisht në se bëhet ndo një protestë e këtyre studentëve) , sa studentë të familjeve të pasura , apo të” rinj” do të “solidarizohen” me qëllimin e protestës !? Po për degët e tjera të universiteteve puplike , a do të ketë të njëjtin trajtim…? ! Të mos harrojmë se, në ç’do fushë të veprimtarisë, janë krijuar defiçite njerëzore të spcializuara për shkak të emikracionit në kërkim të një jete më të mirë. Nuk e kemi gjetur një zgjidhe të përshtatëshme e të natyrëshme për këtë problem. Janë rrugë të pashkelura,…në një sistem që vetëm emrin ka të tillë këtu tek ne, me gjithë perpjekjet që bëhen. E kuptoj klithmën tëne Kristo! Nuk kemi një strategji kombetare për këto çështje kardinale në shtetin tonë…! Dhe do të vazhdojmë të vuajmë me shpresë se një ditë do të vijë … për ata që do mbeten! E zgjata shumë…, por më duket se po shfrytëzohet , nxitet nga forcat “turli”opozitare !

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Marjana

                  Emer, turp zoteri! Kam punuar ne Akademinl e Shkencave, jo pak por 15 vjet, por sot lexoj fjalen më budallackë se Jorgo Bulo, paska qënë njeri që ngrohte karrigen kot. Me vjen keq për fjalët tuaja dhe mund të them se me vjen dhe turp. Ju mund të pyesni në Institut, ku zoti Jorgo punonte se cilat janë punët që mbajnë firmën e tij? Çfarë ka dal nga dora tuaj, cili botim, cili artikull???? E pastaj unë do të gjykoj se sa i zoti ke qënl ju që lëshoni këto fjalë fyese

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Teita

                    Ketd duhet 5ga dije shoku yne i mire, spiuni Krist Mertiti, nje koke laker Myzeqeje

                    Përgjigjjuni
                  2. F
                    Fatmiri

                    Bobobo, dolen neperkat me emrin AELIN e TEITA. Nxirri o Tema emrat e vertet te tyre dhe te lahet vendi. Helm krrejn keta te nxirosur. Bravo Thanas per gjegjen qe i jep tallavase.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tajari

                      Dukesh qe do jesh nga Dhembeli ti lepires e Matuf persa lavdern nje vjemje si Kristo Mertiri

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kujtim Hoxha

                        Tari dhe Jari, cke o mavri, i bie paske fiksim te madh me Autorin. Diku do te kete Dhembelosur Kristo ty, se ka mundesi. Ik o Tari se u ftoh ne Jari

                        Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje