Pse Amerika na kujtoi Çlirimin në 29 Nëntor?

2 Dhjetor 2024, 17:41Blog TEMA
Pse Amerika na kujtoi Çlirimin në 29 Nëntor?

Nga Frrok Çupi

Shtetet e Bashkuara, përmes Ambasadës në Tiranë, urimin ‘për 80 vjetorin e Çlirimit’ e lëshoi në mëngjesin e 29 nëntorit. Nuk e di a e dëgjuan të gjithë; por di që asnjë nga ata nuk foli. Nga ‘ata’ që e mohojnë 29 Nëntorin si ditë të Çlirimit.

Në fakt, origjina e shumicës së ‘këtyre’ kanë qenë herët kundër çlirimit të Shqipërisë nga Nazizmi; madje si bashkëpunëtorë të pushtuesit kanë mbajtur njërën tytë të armës naziste kundër Shqipërisë. Pjesa tjetër, ish- komuniste që u kthye në anti- komuniste, atëherë ‘e kanë dashur festën e çlirimit’, por tani nuk duan vetë Çlirimin.

Shtetet e Bashkuara, që në mëngjes 29, u zgjua ‘këtej oqeanit’ dhe kujtoi Çlrlimin. “Këtë vit Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj’, shkruan Amerika.

Aleati i madh, thjesht e përforcoi Çlirimin, në momentin e duhur.

Është një moment ‘i duhur’ kur ata që nuk e kanë dashur as e duan Çlirimin, kishin gërmuar bajagi shumë dhera nën rrogozin e shqiptarëve dhe gati po e rrëzonin vlerën e Çlirimit. Naivët, ose ata që bëjnë si naivë, thonë se ‘Ç’duhet më kjo festë? Apo u ka munguar emri ‘Çlirim’ për djemtë dhe ‘Çlirimtare’ për vajzat”? E vërteta është se ‘Lufta Çlirimtare’ ishte kthyer në një ‘gen’ të njeriut në këtë vend.

Tani nuk do të kishte më Çlirim…

Rrezikun nuhati e para Amerika, rrezik që i kanosej aleatit besnik Shqipëri. Synimi i kolaboracionistëve të djeshëm dhe i komunistëve të korruptuar të sotëm, ishte paketuar prej kaq vitesh, në një letër alumini me mbishkrimin ‘antikomunizëm’. Por në fakt nuk ka lidhje me këtë ‘tabelë’.

Amerika konstatoi një qëllim madhor të lig:

Pa Çlirimin, dmth., pa Luftën e Dytë, Shtetet e Bashkuara do të mbeteshin pa një aleat si Shqipëria. Shqipëria është aleat me Shtetet e Bashkuara qysh prej fillimit, qysh në aleancën Antifashiste. Kombet aleate u bënë bazë edhe për krijimin e Kombeve të Bashkuara… Shqipëria, qysh atëherë është një shtet e përkujdesur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleate e pandarë.

Nëse anti- Çlirimtarët e tanishëm do të hiqnin Çlirimin, atëherë do të kishin hequr gurin themeltar të Aleancës. Shqipëria do të varej në erë.

Kështu u bë puna, pak nga pak, me ca lopata dheu nën këmbët e kombit.

Në fillim o godit data ’29 nëntor’ dhe caktuan një datë tjetër. Pastaj deklaruan se ‘Lufta e Dytë ishte luftë civile’, dmth., ai të ka vrarë gjyshin, gjyshja jote ka vrarë të kunatin, ajo tjetra që nuk e nxori fytyrën di shumë gjëra.

Vetë Shqipëria do të merrte rrugën e rrënimit, edhe pse në këtë mënyrë naive e fluturake.

Në fillim u godit, madje edhe po goditet, pro- amerikanizmi dhe pro- Perëndimi i shqiptarëve. Ka zëra që thërrasin e stërkeqin përnatë sikur ‘ça jemi ne si komb që dëgjojmë amerikanët!?’.

Kjo s’është koti, por lë vragë. Të paktën lë vragën që dikush në botë bën si i pa ditur:

-Ore ça janë këta shqiptarët, Islamikë apo anti- amerikanë?.

-Një vajze e vogël shqiptare u gjet nën ca gërmadha e dhunuar. Thotë se do të arratiset sa më shpejt nga vendi!

Përderisa ke fshirë Çlirimin dhe Aleancën Antifashiste, nuk ke ku troket.

Të merr era.

Një kineast  diku në botë do të krijonte skaletën e filmit të ri:

-Ore çfarë janë këta shqiptarët? Thonë se kanë edhe bombën, por nuk kanë raketë me çfarë ta hedhin.

-E pse e duan lirinë këta?

-Po Xhim Belushi, vërtet nga Shqipëria? Ç’thoni kështu ore, nuk ka mundësi!?…

Pak nga pak vihen në diskutim vetë kufijtë e vendit, si atëherë në 1919 kur Amerika u bë garant që të mos e bënin thërrime. Do të vihej në diskutim Himara; Himara do të ishte greke. Këtë synuan partitë shqiptare të Belerit kur bënë grushtime kundër Çlirimit.

Edhe marrëveshja e detit do t’i kishte dhënë treqind e ca kilometra katrore Greqisë; siç e firmosën  zyrtarët e lartë anti- Çlirim.

Pa Çlirim, Shqipërinë as e njeh njeri e as i del zot njeri. Askush nuk do ta dinte në cilën aleancë do të ishte. Atëherë Shqipëria do të sulmohej lehtësisht.

Jemi në kohë krizash; gjithçka mund të ndodhë rreth nesh dhe me ne.

Ja çfarë po ndodh në Kosovë. Fillimisht liderët e Kosovës vunë në dyshim Çlirimin; tani po i merr era. Sulmet në Veri të vendit nuk i dihet çfarë do të krijojnë. Aleancën me Perëndimin e kanë goditur.

Këta që venë në dyshim Çlirimin, këta e rroposin edhe Pavarësinë, kot bëjnë sikur e duan. Kur guxojnë me çlirimin, i cili ka ende dëshmitarë të gjallë, kushedi çfarë do të bënin me Pavarësinë që ka 112 vjet thellë.

Amerika u zgjua herët, që në mëngjesin e 29 Nëntorit; po dallonte rrezikun.

23 Komente

  1. D
    Dajti

    Bravo Frrok,reliket balliste,si nje fare Cela,dhe disa te tjere fundrina si ai mundohen ti mbushin mendjen shqipove se ishte lufte civile. Lodhen kot keta pasardhes te bashibozukeve balliste qe bashkepunuan me pushtuesin, Shikoni dhe sot, bashkepunojn me Bejlerin dhe shovinistet grek kunder Shqiperise. Jane te njejtet

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Nje shkrim realist, i domosdoshem. Shyqyr qe eshte SHBA se kolaboracionistet dhe "komunistet e korruptuar" sic i quan Frroku nuk e kane hallin te Clirimi, as te data 29, por ata nuk e duan Shqiperine shtet, por e duan si nje cope toke per ta plackitur. Sala dhe Edi jane te paret qe e duan dhe po punojne ta bejne realitet, Shqiperine placke private.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koco Vasili. : mendime ,gjykime , arsyetimethell

        Medime ,gjykime,analize teper realiste. Turp per politikanet tame.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rroku

          SE DUAN TE FUSIN DHE SHQIPERI DHE SHQIPTARET NE LUFTEN E CMENDUR TE RADHES...

          Përgjigjjuni
          1. I
            Illo

            Këta tutkunë, që mohojnë Çlirimin, s’kanë as llogjike, as moral. As nuk u shkon në mëndje, ti bejnë pyetjen vetes, po mire kur nuk pati Çlirim, si ikën gjermanet, italianet?!! Atehere na paska çliruar jugosllavia?!! Po mire si i bie me mirë te themi u çliruam vete apo na çliruan? Atehere le te kthehemi ne vitin 1939. Po pse jo kur na erdhi greku deri ne Shkumbin?!! T’ua japim atyre gjysmen, perderisa nuk paska patur çlirim. Po më i neveritshem ishte Rama kete vit. Historine duhet t’a ndryshojme tha tërë seriozitet, se e kanë shkruar fituesit. Kur ky njeri merret me gjera qe s’janë per nivelin e tij, eshte i neveritshem.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dauti

              Ishin dy formacione kunder njeri tjetrit. Nga njera ane partizanet e Nacionalclirimtares. Nga ana tjeter gjermanet me ballistet. Partizanet luftonin kunder okupatorit, gjermaneve dhe, bashke ne ta edhe kunder tradhtareve. Qe te ishte lufte civile me Ballin, duhej qe partizanet te luftonin kunder pushtetmbajtesve. Kjo eshte nje vecori e luftes civile. Po Balli cfare pushteti kishte? Ate e kishin gjermanet. Edhe partizanet nuk kishin pushtetin , pervec keshillave nacionalclirimtare. Tani te na thote ballisti Butka, si e shpjegon kete. Le te na sqaroje se per ke e kishte fjalen Curcilli kur fliste per guerrilieret shqiptare qe luftonin kunder nazizmit? Dhe, pastaj, pse amerikanet pershendesin 29 nentorin? Cajupi i madh shkruante se tradhtari edhte me i helmet se gjarpri.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rroftë 28 e 29 nëntori i Atdheut

                Që të mos keq-kuptohemi, po e filloj me shkrujt ndjenjen që më del nga zemra : Rroftë, perparoftë dhe zoti e bekoftë edhe më shumë, motren e kombit Shqiptar, Ameriken e madhe. Pse populli Shqiptar, sot duhet ta konsiderojë si një garanti morale, njojen e datës 29 nëntorë 1944, si ditën e çlirimit të Shqiperisë nga pushtuesit nazi-fashistë....!!!! Çfarë nevoje ka populli Shqiptar sot, që të gezohet që Amerika po e njofka dt-29 si daten e çlirimit të atdheut tonë.....?!!! Që kurë, Amerika, paska filluar të shperndajë si gurabiet, datat dhe vitet se kur është çliruar një popull apo nji shtet në botë....!!! Ju personat, grupet ose batalioni i moter-qirëve, shkerdhatave, tradhetarëve, pinjollëve të ballistëve të diversantëve dhe të bashkpunetorëve të pushtuesve të ndryshëm të tokës ë shenjtë Shqiptare, jua shkerdheftë rracen të gjithë pinjollat dhe trazhgimtarët e partizanve të LANÇ. Shkerdhata tradhetarë, shumë jua qiu rracen xhaxhi Enver, por jeni vertetë nji barë i keq që mbini gjithnji. Data e çlirimit të Shqiperisë, nga pushtimi i saj nga nazi-fashistët, u vendos me dt-29 nentorë 1944, nga të gjitha rrymat politike që ekzistonin në atë vit, që xhaxhi i pushkatoj pak kohë më vonë, pra kjo datë, apo konsensus nga të gjitha rrymat politike anti-fashiste është normal dhe korrekt. Moter-qirë ballista, një shtet kosideron që u çlirua, kur 99 % të territorit të sajë është i çliruar nga pushtuesit apo bashkëpunëtorët e tyre autokton (tradhetarët). Moter-qirë rracë-tradhetarësh, a i njifni datat e çlirimit të Algjerisë, të Vietnamit, të Kamboxhias, të Kinës, të Rusisë etj etj etj, të cilët kur vendosën daten e çlirimit, kishin akoma copa dhe qoshe të vendit ku gjindeshin akoma forca të vogla pushtuesish, që pregatiteshin të iknin me bisht ndër shalë, por kry-qyteti i tyre administrativ dhe 90 apo 99% e trritorit të tyre ishte e çliruar. Moter dhe rracë qirë tradhetar, partizanët që formonin ushtrinë N-Çirimtare, nuk shikonin daten, oren dhe minuten kur minjt e kanaleve si Cakrani, Deva, Kupi apo Bejraktari kishin kaluar kufirin administrativ të Shqiperisë. Rracë-kurvash tradhetarën, në atë kohë nuk kishte dogana, as sistem TIM-s, per të shikuar se kur x-y e kaloj kufirin, por (telefoni arab) me mushkë, me korriera në këmbë, me fjalë, komandë apo levizje të armikut, kishte edhe me gojë në vesh dhe vesh në gojë, pra, oj rracë kurvash kombetare, ndoshta në atë kohë, Shqiperia, per mungesë satelitësh, Iphon-ash dhe GPS, nuk ka mundur ta rregjistrojë ekzaktesisht debim-largimin e të fundit fashist i sherbyer si gomar ngarkimi nga prinderit dhe gjysherit tuaj. Moter-qira, babai im ka qënë katundar i thjeshtë, patriot dhe familje patriote, dhe luftoj si partizan per 4 vite. Nuk u bë kurrë anëtar i PKSH-së, bëri 9 vite burg në Spaç dhe në Ballsh të Fierit, vdiq në vitin 1994, kurrë nuk rrespektoj dhe simpatizoj spihunin e sigurimit dhe komunistin e regjur Sali tradhetar Berishen, por gjithnji, deri në vdekje, festoj dhe rrespektoj 29 nentorin e 1944-trës si diten e çlirimit të Atdheut. Pt'hhuuuuu ju tradhetarve dhe bashkë-punetorve të pushtesve. Pt'hhhuuuuuuuu funderrinat, nevojtoret dhe bordelli e kombit Shqiptar.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ALB Patriot

                  SHBA urojne çdo vend ne Festen e tij Zyrtare te Çlirimit. Kjo NUK ka lidhje me debatin e pervitshem ne Shqiperi, per daten.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Illo

                    Lexoje edhe nje here mesazhin e Shba. Dhe pastaj dil me konkluzionin tend siperfaqesor!

                    Përgjigjjuni
                  2. l
                    limoni

                    Ashtu si ai X me larte ka dhe shume te tjere qe barazojne Berishen me Ramen gje qe cdo lexues i ka te qarta ndryshimet ashtu si nata me diten.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bureto

                      Askush, as dje dhe as sot, nuk ka shprehur se nuk ka patur "çlirim". Cilido që e ka lexuar këtë në ndonjë dokument, shkrim apo studim historik, le të japë referencën. Po ka patur dhe ka një debat, vetëm për datën, se cila do konsideruar si datë çlirimi. A duhet të jetë ajo, psh. kur u çlirua kryeqyteti, apo kur iku gjermani i fundit nga Hani i Hotit, e të tjera diskutime si këto. Dhe me to duhet të mbyllet një debat me premisa për konsum politik, apo shkrine gazetareske me sofizma si ky i Çupit. Kuptohet që në këtë rast ai do të godasë Berishën, por kot reket ta bëjë këtë. Berisha ka një mal me mëkate dhe krime dhe ato mjaftojnë e tepërojnë për t'i treguar vendin, por në debatin 28 apo 29 nëndor si datë çlirimi folën jo pak autoritete shkencore të historisë dhe ai thjesht i mbështeti ata, sigurisht edhe për kredo politike. Ndaj dhe më tej, përsëri historianët duhet të flasin dhe të vënë pikat mbi 'i', gjë që është duke u bërë nga Akademia e Shkencave, por jo nga historianë të kompleksuar nga çfarë kanë 'zografisur' nën 'hyqmin' e regjimit, që u instalua në Shqipëri, pas luftës. Për ta mbyllur këtë, po i referohem fjalimit të Enver Hoxhës, që mbajti në 28 nëntor 1944, me rastin e Ditës së Pavarësisë, që e perifrazuar do ishteë: "Nga sot e tutje, nga populli shqiptar kjo ditë do të përkujtohet dhe festohet dy herë, një herë si Dita e Flamurit dhe njëherazi si Dita Çlirimit nga fashizmi!". Pra, së pari, ishte Enveri i unifikoi këto dy data, dhe këtu në një farë mënyre, mund të mbyllej debati. Se si dhe tek, më vonë ai e ndryshoi dhe përmendi 29 nëntorin si datë çlirimi, edhe kjo e ka shpjegimin e vet, po për të mos e zgjatur se nuk është ky rasti, për historianët arsyeja dihet. Sa për mendimin tim, por jo vetëm, nisur dhe nga historia e disa vendeve europiane, ku si datë çlirimi nga cilido pushtues caktohet data e çlirimit të kryeqytetit të tyre, që në rastin e Shqipërisë do duhej të ishte 17 nëntori 1944, çlirimi i Tiranës, për më tepër që dhjetë ditë më vonë hyri aty dhe Qeveria e Përkohshme e Enver Hoxhës. Meqë pati një luftë antifashiste dhe në Shqipëri, dhe kështu kjo ishte aleate me fitimtarët e asaj lufte, ka mendime që edhe 9 maji mund të ishte dhe për Shqipërinë si dita e fitores antifashiste, që njëherazi nënkupton dhe çlirimin e popujve të pushtuar nga nazi-fashizmi, kur ne ishim të parët të pushtuar nga fashizmi italian në 7 prill 1939.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Illo

                        Një me nder Ardian Vehbiu tallej sot me Çlirimin e Tiranës, pse thua nuk e vënë në dyshim? Pjellat e ballistëve dhe komunistët antikomuniste të sotme nuk duan ta quajne çlirim. Si nuk e kuptoni. Ne fillim e filluan me daten, jo 28 jo 29, tani kane dal me ste qe quhet ska pas lufte nacional çlirimtare, ka pasur lufte civile. Duan ta kriminalizojne nje lufte te nje populli te tere. Por harrojne, qe deri ne 1944 balli kombetar e komunistet qene bashke deri ne konferencen e mukjes. Atehere çfare bene keta deri ne 1944 sipas ketyre?? A luftuan? Çfare rendesie ka data ne fund te fundit??? Vendosni 17 nentorin. Data eshte gjothmone simbolike. E rendesishme eshte vepra. Por jo per tradhetaret e armiqte w ketij populli. Ata vazhdojne axhenden e tyre antishqipetare si Esat Toptani dikur.

                        Përgjigjjuni
                        1. .
                          ...

                          Jo Bureto, sepse shqiptarët antifashistë duan ta festojë veç pavarësinë dhe veç çlirimin që t'u kujtojë gjithnjë pinjollëve të kolanoracionistëve me pushtuesin se ata janë tradhtarë të atdheut dhe amnistia e tyre nuk është falje ndaj bëmave të tyre. Kaq e thjeshtë është; nuk është çështje historianësh dhe krahasimesh këtu, pasi si një vend i vogël ka rëndësi politike kombëtare të festohet veç. Sa i ngulitur me këtë datën. Mos këmbëngulja dhe festimi ditën tradicionale nga të gjithë pa përjashtim, do të sjellë unitetin e gjithë shqiptarëve dhe do të jetë një akt falje prej pinjollëve të kolaboracoinit tradhtar. ndaj atdheut, të paraardhësve të tyre, dhe një besë për mospërsëritjen e një akti të tillë në një situatë të ngjashëme. Shtetet e tjera nuk e kanë ditën e çlirimit kur kanë përzënë gjermanin e fundit, por nuk e kanë të përzjerë me festa të tjera kombëtare. ---- Analfabeti funksional, analfabetit jo funksional.

                          Përgjigjjuni
                      2. F
                        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                        Kete shkrim- pas pilafit o Frrocc dergoja vajzes se CLIRIMT me mbiemer BALLUKU mbeses se BeQIrit heroit te popullit rritur me Bllok e nga EN v eriste bashke EDvinin drejtojne QIverrine si NEONAZISTE?! Shto BBB..Berishes,Bushatey,Balli jte,Blushat,Olldashet,,Dinastie Kapo.Lubonja,Ngjela.....

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dajti

                          Mos e rruani nga ballistet e djeshem dhe nga fosilet e sotme,si Uran Butka me shok.Bashibozuket e djeshem bashkepunuan me gjermanin se menduan qe pushtetin do e mernin qyl mbas lufte. Lufta pati fitimtar dhe te mundur,fitimtaret ishin blloku antifashist (Ku u rreshtua dhe Shqiperia)me ne krye BRSS-USA-Britania e Madhe,kurse te mundurit ishin blloku Gjermani-Itali-Japoni dhe bashkepuntoret e tyre ne Shqiperi, Ballistat pulengrenes.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            T

                            Ballistat e sotem germojn me muj te tera per te gjet ndonje episode ku ndonje ballist mbasi eshte shqepur duke ngrene pula ka shkrepur dhe nje pushke. Qaje moj Shege!

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bosotn

                              Urime me te mira z. Frrok, gazetar i mirefillte dhe teper kuarjoz.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pulengrenesi

                                Ah te shkretet ballista,mbasi nuk lane pule pa ngrene tani kerkojn dhe trofene e fitores.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vezhguesi indiferent

                                  Well done, zoti Frrok. Me duket se je kthyer tamam ne udhen e mbare te Zotit, Dita e Clirimit nga pushtuesit nazi - fashiste dhe bashkepunetoret e tyre eshte nder ngjarjet me madhore ne historine e ketij populli. Pikerish Lufta Nacional -clirimtare, qe solli kete Clirim, e vuri popullin tone ne anen e duhur te historise dhe na rreshtoi ne krahun e fitimtareve Edhe diskutimi per daten e Clirimit, qe e vene ne dyshim Saliu dbe pasardhesit e kolaboracionisteve, nuk eshte kaq i pafajshem sa thone ata. Nese nuk i besojne partizanet fitimtare, le te lexojne ditaret e ushtrise gjermane: "Shkodren e lame me 29 nentor, ndersa nga kufiri shqiptar dolem me 30 nentor, se hasem rezistence...". Eshte tjeter gje ajo qe ndodhi pas Clirimit, por shumica e atyre mijera e mijera partizaneve te thjeshte, qe luftuan e derdhen.gjak per clirimin, as qe e kishin idene se c'ishte komunizmi. Ata luftuan dhe derdhen gjak per lirine e atdheut.Dhe shumica e tyre moren si shperblim ne pleqeri vetem nje mije lekshin e veteranit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Patriot

                                    Shkurte dhe sakte dita e clirimit ne shqiperi duhet te jete 17 nentori, clirimi I kryeqytetit. 29 nentorin e vuri Tito me Hoxhen per interesa te vetat. Ketu nuk diskutohet ka pasure lufte apo jo, diskutohet data. Ne cdo vende te zhvilluare qe te shmagin debatet humoristike kur ka ikure gjermani fundit, vendoset ajo e kryeqytetit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      astrit

                                      O Frok i je kthyer hartimeve te shkolles fillore? Rri aty ky je llustraxhiu i Rames se nuk te ka dale keq! O Frok mos u merr me islamiket e Shqiperise po meru me katoliket e tu dhe na shkruaj ndonje hartim tjeter per bashkepunimin e tyre me fashizmin italian. O Frok kosoven nuk e çliruan UÇK por Nato me SHBA, ne qofte se e ke inat Kurtin qe i ben karshellek Rames fajin e ka Rama qe i mesoi Kurtit qe kryeminister je kur mer vendime e jo kur zgjidhesh e Kurti po mer vendime qe Rama jot sdo guxonte ti merte kurre!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. 1
                                        123456789

                                        O i Ziu une per ty o " Patriot" mavria, ç" dite e zeze te pruri ketej nga anet tona more dere zi dhe pune zi.Mendohu mire se nuk me dukesh si Salian por shikoje nje here kete pune vetem me qetesi. Pastaj me shkruaj !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          RAIFI

                                          Shqipëria u çlirua nga Gjermania që bashkoi Kosovë e Shqipëri dhe solli në pushtet agjentet jugosllav e rus fitore e madhe.U deshën dekada të tëra për të parë se ishim në rrugën e gabuar dhe edhe pas 34 vitesh nuk e gjejmë dot rrugën e vertet.Amerika aleat të së cilës ishim në LDB e harroi këtë fakt dhe me grek e UDB nuk la diverzantë pa stërvitur për ta rrezuar një qeveri legjitime të një vendi sovran vetëm e vetëm për ta bërë Republikë të Shtatë të Jugosllavisë pasi ti ketë dhënë Greqisë Jugun,që edhe sot po e kërkon greku çdo ditë.Po kjo mikja jonë Amerikë nuk i ka harruar këto premtime pasi do ia japi Serbisë pjesën vitale të Kosovës mos mendoni se do ndalet e aq jo,edhe jugun e Shqipërisë do ia japi Greqisë,në fakt vullnetarisht populli i pensioneve greke do i bashkohet Greqisë.I bashkohet sepse Greqisë i është lejuar të nge varreza monumentale të ushtarëve grek që u futën në Shqipëri të pa ftuar.Botone këtë koment se paska mjaft komentues pro serb e pro grek që do shajnë e do fyejnë pa asnjë provë,Në fakt Amerika s'ka si të bënë më shumë për trojet shqiptare kur udhëheqësit e këtyre vendeve vjedhin e shkatërrojnë pasurinë e popullit të vet.Megjithatë Amerika në Shqipëri ka investuar:kohëve të fundit ka shtruar me asfalt një pistë të aeroportit në Kuçovë se mund të i duhet asaj se Shqipëria aeroplanët luftarak ia ka shit Serbisë,për të treguar Salihu se Serbinë e ka mike dhe ia beson mbrojtjen.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje