Qartësim deri në fund i vrasjes në Pogradec dhe 10 pyetje që mbeten në kokën e secilit

15 Gusht 2024, 09:19Blog TEMA
Qartësim deri në fund i vrasjes në Pogradec dhe 10 pyetje që

Nga Alba Malltezi

Ditë pas dite, pas vrasjes absurde të Egli Progës në Pogradec, pas deklaratave dhe analizave të shumta, del vetëm një domosdoshmëri në sipërfaqe: Që qartësimi i kësaj ngjarjeje të mbajë thellësisht era Shtet dhe që të gjithë ta ndjejmë Shtetin në krahun e viktimave! Kërkohet një shpjegim i hollësishëm dhe shterues ndërsa pamë bashkëqytetarin tonë teksa humbte jetën në pak hapa dhe ende në mënyrë të pakuptueshme. Policia dhe autoritete të larta shtetërore betohen se çdo gjë është ndjekur sipas ligjit. Të gjithë duam me gjithë zemër t’u besojmë, por janë disa pyetje që mbeten pa përgjigje.

Vrasësi i dorëzuar disa orë pas krimit, tregon një histori, gjithnjë nëse është ajo e publikuar në media, të pabesueshme. Denis Meçe thotë se i kërkoi një cigare pronarit të lokalit, ndërsa viktima iu ofrua që t’ja jepte ai cigaren. Pastaj Denis Meçe thotë se “Kur ktheu kurrizin, Eglantin Proga më shau” dhe pas kësaj Denis Meçe e qëlloi me një shpullë, që rezultoi fatale.

Kanë ndodhur edhe raste të mëparshme kur një person ka goditur dikë në grindje e sipër, viktima është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në tokë, apo trotuar, apo ndonjë send të fortë dhe ka vdekur. Por në këtë rast pyetjet janë këto:

1. Cili shqiptar të ofron cigare për të pirë dhe të shan? Dhe pse, as pronari i lokalit dhe as dëshmitarët nuk panë gjë e nuk dëgjuan gjë se si ndodhi dhe ç’u tha?

2. Cili shqiptar, pasi merr një cigare (si Denis Meçe që deklaron se ishte dhe i dehur) dhe i ka veshët aq të hollë sa të dëgjojë një tjetër që e shan sapo kthen kurrizin dhe i erren sytë sa e godet me forcën e urrjetjes që jep reagimi i çastit?

3. Cili shqiptar lihet në mes të rrugës në pritje të ndihmës dhe përreth nuk ka 100 vetë që duan ta ndihmojnë sa më shpejt? (Shihni Progën të ulur pa ndjenja në momentin kur vjen policia dhe shihni kë dhe sa ka përreth)

Familjarët e Elglantin Progës janë po aq të painformuar sa dhe opinioni publik nga sa ka ndodhur. Njëri prej tyre foli për gjobëvënie dhe kjo është akuza që do të ishte jashtëzakonisht e rëndë, madje e frikshme dhe duhet vërtetuar me prioritet, profesionalizëm dhe seriozitet të lartë. Përse?

4. Nëse gjobëvënësit në Pogradec kanë mbërritur te bar kafe “Te Nazua” e vogël e familjes Proga, çfarë ndodh me biznese më të pasura në qytet?

5. Goditja vdekjeprurëse ndaj Progës a kishte peshën e një prapaskene njohjeje të mëparshme, presionesh të supozuara, apo kërkime parash mes dhunuesit dhe viktimës?

6. Cila është prova e pakundërshtueshme që ka policia e shtetit që të rrëzojë menjëherë dhe në mënyrë të qartë këtë akuzë të rëndë?

7. A e ka shprehur Proga shqetësimin e gjobëvënieve te bashkëshortja te familjarë e shokë të tjerë?

8. Pasi babai u shpreh në media se as nuk e njihte dhe as e kishte parë ndonjëherë agresorin e djalit të tij, a ka bërë policia verifikime të tërthorta e të gërshetuara për veprimtari të mëparshme të Denis Meçes në atë zonë?

9. Duke qenë se çdo tregtar mund të ketë frikë të denoncojë, a ka filmime të ditëve, muajve të mëparshëm që mund të kenë regjistruar Denis Meçen t’u afrohet subjekteve të tjera tregtare dhe të ketë dhënë e marrë me ta për gjobëvënie?

10. Veç dëshmive që kanë brenda dhe subjektiven, a ka një provë të prekshme që e rrëzon përfundimisht dhe qartësisht këtë dyshim?

Nëse historia shokuese e Eglantin Prodës do të rezultojë vërtetë një goditje për shkaqe banale, kjo histori do të mbetet jashtëzakonisht e rëndë për familjen Proda e sidomos për fëmijët dhe bashkëshorten e miqtë e të njohurit e tij. Por nëse dyshimet e një familjari për gjobëvënie kanë qoftë edhe pak grimca të vërteta, atëherë dhimbja e jashtëzakonshme bie në një qytet e një popull të tërë që besimin tek insitucionet e ka si një pemë të re që shkundet e lëkundet nga keqëdashësit e përhershëm e që njihen mirë mes nesh.

7 Komente

  1. T
    Teo

    Shkaku eshte drejtesia. Nese njerezit do denoheshin per rrahje, do e mblidhnin doren e do flisnin. Po ne ate vend rrahja nuk denohet e une nuk di njeri te kete bere burg. Ne perendim gjykatesi te jep nje denim financiar o nene o nene....nese I ke bere ndonhe vule tjetrit...te punosh per te pasta. Drejtesia vellezer ajo qe Shqiperia nuk e ka pas 90 tes.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      O Alba ne qytetet e vogla ligjin e bejne fiset.....shteti eshte I dobet...jo per gje por ne shume nuk ka as gjykata me....dhe dicka provo te zgjidhesh ndonje hall hipoteke a ku di une atje....provo...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Puta

        Lereni te flase ligji...cmut doni ju politikane we flisni? Nga bastardi berrishe,dhe me rradhe..ju vjen mire per politike o shkerdha muti...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          Pyetjet e Malltezit me duken ca se koti. .Ne emer te sqarimit te se vertetes shtohet peshtjellimi,manipulimi, keqinterpretimi, qorrsokaku.. Pune kazaneshl...

          Përgjigjjuni
          1. m
            me mire mut,se njeri i thjeshte

            Mbas shkrimeve te panumurta,per kete krim te rende shoqeror,ku ne disa investigohesh ngjarje,me te dhena statistikore,prej krimologi,ku shkrim i mesiperm,permban nje llogjike tte ftohte dhe cilesore,me te cilen duhet te ndiqet lindja dhe ecuria e krimit dhe ne raport me te pozicioni teper i dyshimte i shtetit,qe ne rastin kur priste te ekspozonte me ze dhe figure,sukseset e pafund te rradhes,vjen dhe i perplaset ne fytyre dhe atij,si viktimes shuplaka e nje krimi te ulet,qe per ”fat te mire”,as nuk e turullos,por vazhdon ta mbaje koken lart ”krenar”si me pare.

            Përgjigjjuni
            1. M
              ME KEQARDHJE TE THELLE

              KU ESHTE POGRADECI I TRADITES.NE KETE CEP PAZARI NE CDO KOHE QE KAM SHKUAR ME KA BERE PERSHTYPJE E NJEJTA SKENE,BIRRA QE PIHEN NE TROTUAR NE SY TE POLICISE DHE ASNJEHERE TROTUAR TE LIRE PER KEMBESORE.SHKURT POGRADECI NUK ESHTE ME AI I DIKURSHMI ,POR SI GJITHANDEJ PJESE E TEPSISE ME PESHK TE QELBUR E BIRRA TE SKADUARA.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komiku

                Çfar medie kazan që jeni të gjithë! Na lodhët çdo ditë me një vrasje ordinere! Pse nuk leni të merret shteti me detyrat e veta dhe ti tregojë vendin ‘ferrave’ që na mbin or e çast nëpër këmbë.dhe na prishin jetën!? Jeni ju që e keni kthyer e bërë median fund e krye kronikë e zezë,që ska jetë normale në këtë vend vetëm nga qasja juaj negative dhe promovimit që i bëni boshllikut,analizave sterotipe me bëmat mafioze ditore,’hetimit të tyre’ e lagu s’e lagu,ku ekonomia ,ligjet dhe rregullat e ekonomise se tregut zejnë ‘0’ vend në axhendën tuaj. Doni të bëni ‘gjithçka’ në një anarshi të plotë ,në emër gjoja të lirisë! Bëni gjobvënësin,hetuesin dhe gjyqtarin gjatë gjithë kohës dhe kur ju akuzojnë pastaj për shkelje të etikës, jeni të parët qe ngrini zërin e ankoheni se jeni dhunuar ,se ju jeni përfaqësuesit ‘e fjalës së lirë’,që nën emrin e gazetarit në fakt përdhosni lirinë e fjales dhe të drejtat e lirinë e të tjerëve. Mbase ti je e fundit o gazetare që duhet të kritikohesh për këtë,por mos bjer dhe ti në ‘në vorbullën ‘që gatuan çdo ditë ky ‘kazan’ mediatik.!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje