Nga Dritan Hila
30 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë i hiqte imunitetin Fatos Nanos, kryetar i Partisë Socialiste, me një akuzë të sforcuar që më vonë rezultoi fiasko. Skënder Gjinushi, n’ato mote aleat i Berishës vinte me vrap që të votonte heqjen e imunitetit, ç’ka dukej qartazi që po i printe arrestimit.
Në ndryshim nga Berisha që tundi lagjen ku është salla e Kuvendit, Nano e priti me qetësi verdiktin edhe pse e dinte që më pas vinin hekurat. Hekura që nuk vonuan nën akuzat e një prokurorie të dirigjuar nga Berisha.
30 vite më vonë, pavarësisht se nuk e thotë, Berisha mendon të ripërsërisë rastin e Fatos Nanos duke u ringritur nga hiri, vetëm se historia ka radhën të shfaqet si komedi pasi tragjedinë e konsumoi Fatos Nano.
Ndryshe nga Nano, Berisha po bërtet si ai që në mes të pyllit i nxirrte frikën vetes me britma, megjithëse ka shumë të ngjarë që ndalimi do bëhet në shtëpi dhe jo si Nano që përjetoi burgun e egër të Bënçës.
Ndryshe nga Nano, frika e Berishës po e bën qesharak dhe e kthen në figurë memesh.
Ndryshe nga Nano mbi të cilin akuza ishte e sajuar, në kurriz të Berishës janë si akuza një mal parash, pallatesh e kullash dhe gjaku.
Ndryshe nga Berisha, Nano kishte mbështetjen e një partie e cila e ktheu burgun e tij në kauzë, kurse Berisha ka mbeturinat e një partie të shpartalluar, pjesëzat e së cilës po tkurren përditë.
Ndryshe nga Berisha i cili ka në ekip një turmë laramanë pleqsh ose të fandaksurish, Nano kishte një skuadër intelektualësh si Dritëro Agolli, Namik Dokle, Bashkim Zeneli, Luan Hajdaraga, Fatmir Kumbaro dhe të rinjsh si Ilir Zela (nga të rinjtë po përmend vetëm këtë pasi nuk mori asnjë njollë korrupsioni në 30 vite), dhe shumë të tjerë që nuk kishin asnjë hije në të shkuarën e tyre, përkundrazi ishin intelektualë të dorës së parë.
Ndryshe nga Berisha, Nano nuk kishte një të kaluar të mbushur me histori korrupsioni dhe vrasjesh.
Ndryshe nga Berisha që i dolën në përkrahje vetëm disa dhjetëra fanatikë, Nano kishte mitingje ku pjesëmarrja kapte shifra të banorëve të Tiranës.
Ndryshe nga Berisha që duhet të mbrohet nga e shkuara e tij, Nano po bëhej viktimë e të shkuarës së forcës politike që përfaqësonte. Falë Fatos Nanos dhe bashkëpunëtorëve të tij, ia dolën që nga një skuadër që vinte era molë, ta kthente në një ekip fitues që ende sot humb kampionatet vetëm kur do vetë. Ndërkohë Berisha mori një ekip kampionësh dhe e ktheu në skuadër katundi.
Ndryshe nga Berisha, Nano idoli të linte pas një ekip që nuk i shërbente atij por forcës politike që përfaqësonte. Berisha po lë pas një skuadër familjare.
Tridhjetë vite më vonë Fatos Nano shijon pensionin pasi qeverisja e tij ishte e tillë që i mundësoi mirënjohjen për atë që bëri dhe indulgjencën për atë që gaboi. Ndërsa Sali Berisha po ikën nga skena me një emër të vrarë dhe pa mundësi apelimi. Dhe ky është dënimi më i madh për një politikan./dritare.net
Ai la zhgenjeim tek te gjithe qe e besuan se do sjelle nje ere te re ne SHQIPERI POR SALA e nxiu horizontin me keq.Shqiptaret presin denimin e tij per zhgenjimet qe u shkaktoi
Sakte dhe qarte, te lumte!
Asqe munt te krahesosh nje liberal me nje diktator ,me nje krimine, menje dredharak te pa fytyre çthot ne mengjes ndryshon ne mbremje.
DritanHil, Saliu u takia me Arkanin kurse Nano me kriminelin Millosheviq u takua ne Krete. Sali dhe Nano jane i njejti mut. Te njejte jane sikurse dhe Meta e Rama. Larg eshte Shqiperia nga drejtesia. Paramendoni sot drejtesia nuk prek dot Erion Veliajn!?
Ky shkrim verteton internacionalizmin mezerabel antishqiptar qe mbreteron ne kokat e mediave te Shqiperise londineze. Ne kete cope Shqiperie nuk dijne me te dalojne te miren nga e keqja. Lavderojne nje mut, per te shar nje mut.
Respekt zoti Hila. Me kete shkrim i ke rene pikes. Ke bere krahasime te shkelqyera mes Fatos Nanos me Sali Berishen. Shprehja e juaj lapidare eshte---Fatos Nano kur ishte ne burg mbeshtetej nga nje parti e bashkuar,Partia Socialiste,kurse Sali Berisha sot mbeshtetet nga mbeturinat e nje partie te copezuar,pjese kjo qe sa vjen e po tekurret. Salin e pret nje periudhe shume e deshperuar dhe shume e veshtire qe do kete vertete nje fund te turpshem. Saliu eshte i nxir komplet me krimet qe ka bere. Keto krime i di i madh e i vogel ne shqiperi.Nuk ka asnje fakt thot Saliu,me akuzojn kot fare. Po keshtu thon edhe trutharet Flamur Noka e Edi Paloqja,nuk ka asnje fakt,ne nje kohe qe faktet qe inkriminojn Salin jane sa mali i Tomorrit. Drejtesia,SPAK,nuk degjon se ç'thot Saliu e çfare mohojn ithtaret e Saliut,por dosjet qe jan te mbushura me fakte te pamohueshme.Ata kane ligjet perpara dhe i zbatojnme perpikeri ato.Saliu e ka vendin ne burg.