
Nga Ilir Demalia
Prej kaq kohësh, qysh se nga shpallja e Sali Berishës non-grata nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe dhe izolimi Europian, po mundohen analistë, pronarë mediash që nuk kanë lidhje me median, por janë matrapazë dhe batakci, që përfitojnë dhe kanë përfituar nga shërbimet ndaj pushtetit në mënyrë të padrejtë nga favorizmi pushteteteve duke u bërë dhe ligje të paligjëshme në favor të pushteteve mediatike, duan ta paraqesin çeshtjen Berisha si një komplot ndërkombëtar dhe komunist të Sigurimit të Shtetit, (Berisha vetë ka qënë “Strehues” I këtij Sigurimi.) si një eleminim të opozitës “äntikomuniste” të “djathtë” e “sovraniste”.
Janë duke e bërë këtë ata äntelektualë” änalistë, gazetarë, politikanë, të cilët në vitin 1996 bënë ç’mos për të rrëzuar Sali Berishën dhe taborrin e tij PD më çdo mënyrë për masakrimin e votes në 1996 në një kohë që lideri I opozitës Fatos Nano ishte në burg nga Sali Berisha për ta eleminuar politikisht, megjithëse Nano ishte I korruptuar dhe unë mendoj, që ashtu si Berisha sot dhe të gjithë politikanët shqiptarë pas 1990 që kanë drejtuar shtetin dhe administratën shqiptare duhet të jenë objekt I hetimit të pasurive të tyre marramendëse dhe në emër tyre, familjarëve apo miqve inshore dhe offshore.
Janë duke e bërë këtë ata ‘ïntelektualë” gazetarë, analistë pronar mediash, që në vitin 1997 u organizuan në Revolucion Popullor për të rrëzuar regjimin e Sali Berishës për PIRAMIDAT, kur: edhe vetë politikanë dhe gazetarë të opozitës ishin pjesmarrës në skemat Piramidale.
Po e bëjnë këtë, ata të cilët u ngritën kundër Berishës kur shpërtheu GËRDECI, si një shpërthim I korrupsionit kriminal të trafikut të armëve nga ministrat Mediu e C/O dhe familjarët e Berishës me në krye Zenin.
Po e bëjnë këtë, ata të cilët u ngritën për BLLOKUN e Metës, ku si shkak I këtij BLLOKUT u vranë katër qytetar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para zyrës së kryeministrit Sali Berisha se ishin të pajisur më “stilolapsa me shigjeta helmuese dhe çadra automatic të kalibrit të rëndë” sipas Berishës.
Të gjithë këta karnaval palaço mediatik I largohen asaj që është kryesorja: A ka kryer korrupsion dhe krime Sali Berisha gjatë pushtetit të tij?
Faktet dhe ajo ç’ka jemi dëshmitarë tregon që po, ashtu siç duhet thënë e njëta gjë dhe për këta SOCIALISTËT që janë sot në pushtet dhe nuk mundet asnjëra palë, meqë ka bërë Berisha korrupsion nuk duhet të hetohet afera e incerneratorëv dhe të tjera me Veliaj e C/O me Olta Xhaçka e Ballukun dhe vetë përgjegjsia dhe llogaria që duhet të jape kryeministri Rama duke mos larë duart si Pons Pilati në te gjithë këtë mullar korrupsioni dhe pastrim paraje kriminale dhe trafiqesh dhe oligarkëve lidhur me qeveritë e radhës në bashkëpunim me pronarët e mediave dhe zagarët politik të bandave politike shqiptare.
Përse ky qëndrim I dyfishtë dhe immoral e po deshët edhe kriminal I mediave, gazetarëve, analistëve, “ïntelektualëve” në interes të bandave politike dhe si rrjedhim krimit, korrupsionit, paras trafiqeve në pastrim nga ndërtuesit mediatik dhe politik?
Kjo sepse media “ïntelektualët” analistët, gazetarët, pronarët e mediave, ushqehen dhe bëjnë një jetë luksi me këtë sistem bandash politike në qarkullim dhe rreth vicioz.
Kjo është arsyeja që goditjen e drejtësisë duan të na e paraqesin si goditje politike të eleminimit të opozitës për të mbajtur rrethin vicioz të bandave 30 vjeçare dhe klaneve të tyre në qarkullim. Të gjithë të thirrurit nga SPAK thonë se po goditen politikisht! Kështu thotë Mediu , Ahmetaj, Xhaçka, Veliaj do ta thotë shumë shpejt, kështu thotë dreqi dhe I biri me në krye Berishën.
Rënia e Berishës e C/O dhe venia para drejtësisë do të fillojë renien e dominos së këtij sistemi regjimesh autokratike-clanore oligarkike. Drejtësia as nuk mund të mbyllet me Berishën pasi do të jetë drejtësi po shërbim I pushtetit autokratik-oligarkik. KJo drejtësi nuk mund të pushoj pa u pastruar e gjithë gangrena 30 vjècare e korrupsionit dhe krimit postkomunist.
Shqiptarët nuk mundën të dënojnë de-facto regjimin komunist për krimet e tij për shkak së postkomunizmi-komunist (me bla-bla e tallava e kanë bërë) me komunistin Berisha që krijoj këtë model demoniakkokratik që nuk ka lidhje as me demokracinë funksionale, as me tregun e lirë dhe as me shtetin e së drejtës.
Dëgjoj nga palacot mdeiatik që thonë: më vjen keq që shikoj në këtë gjëndje ish presidentin dhe ish kryeministrin e vëndit tim?!!
Absolutisht nuk ndjej asnjë lloj keq ardhje për pathetizmin e tyre, në të kundërt I neveris cilin do qoftë nga këta të cilët uzurpuan pushtete që as I meritonin dhe as kishin vlera dhe contribute, por në të kundërt abouzuan dhe u sollën si feudal dhe bajraktar lokal me pushtetin.
I biri i Binak Demaliaj,ish drejto i rendesishem i ish Sigurimit te shtetit.Per ata qe se njohin....kur kalonte Binaku drishesh femija ne bark te nenes .Binaku ka dhe nje djale qe quhet Ilir.Iliri(i biri i Binakut) ,i doli xhaxhit(Enverit) ti thoshte:Babai im seshte armik por eshte qen besnik i yti...na e futen ne burg Ilirin(te birin e Binakut) dhe Iliri sot nga vendi qe Binaku e quante superarmiku Amerika,na jep leksione demokracie.
Mendjen nuk ja dha Binaku, Demalia del vete flet ate qe mendon. Ndersa ti flet me pseudonim, fshihesh, kerkon ta godasesh i fshehur mbas gardhit. Nqse ke pak tru, thuaj ndonje opinion per ate cfare shkruhet, boll me sulme personale. Gjithkush eshte i biri i dikujt, mbase ti je dobic, mund te jesh perjashtim.
Keta bijte e ish sigurimsave si Iliri shume e kane marre ne dore opinionberjen.
Sa nxitoni te sulmoni njerezit qe flasin te verteten pa doreza, duke permendur baballaret e familjen. Sa njerez te vegjel qe beheni, po dihet qe nuk ju ben pershtypje sepse o jeni injorante ose ne sherbim te pisllikut politik e mediatik. Nuk permendni komunistin fanatik Sali serbo Berisha qe shkatroj Shqiperine e shkatruar prej babait te tij Enver Hoxha. Nuk me vjen mbare te permend prejardhjen bie fjale as te legenave Bushat e Nesho, sepse nuk ka llogjike dhe me siguri per ju jane "burra te mire".
Degjoheni Ilirin se e ka pas "dizident" babain/L O L
Te ngjalleshin kelyshet e sigurimit qe kane nderruar jete ,do vraponin te studiot televizive te takonin femijet,se te gjithe opinioniste jane bere.
Ky eshte ai plehra qe deshte me ndrru gjakun???
Ky eshte ai plehra qe deshte me ndrru gjakun???
Ky eshte ai plehra qe deshte me ndrru gjakun???
Nje BRAVO te madhe, BRILIANT !!
Nuk dua te bej fare paralelizima, por edhe ne jeten laike thenia e madhe e JUSUS KRISHTIT tek Ungjilli sipas Gjonit 8: 32 "Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë" vlen per rastin e Shqiperise. Nje popull qe genjen veten dhe nderton e adhuron idhuj te rrem, duke i besuar atyre qorrazi atyre vetem do te deshtoje.
Mbaroj,merrni fryme thelle ,qetsohuni dhe arsyetoni,ju qe per 33 vjet i shkuat mbrapa nje te cmenduri,genjeshtari,mashtruesi,krimineli e vrasesi shkatrrimtari i vendit me ate qe beri duke shkatrruar cdo gje te ndertuar me gjakunne djersen e shqiptareve per45 vjet.Dhe beni analizen qe mos te merreni me me kete njeri qe tha se solli demokracine dhe ata pa mend i besuan 33 e tre vjet duke i shkuar pasdhe kujtuan me te vertete se ky e solli,kur ky nuk duhet te ishte fare ne fillimet e ngritjes popullit per te denuar komunizmin se ishte nje komunist i thekur e qe i nxiu jeten kolegve te tij si militant i devotshem i partise .Kjo ti behet mesim shqiptarve dhe kujtdo qe ka zgjedhur te bej politiken profesion,mos te mbeshtese njerez si ky njeri i cmendur qe ne cdo regjim donte te ishte i pari per te perfituar e zhvatur ate.Ky ishte fundi i tij dhe i merituar.