Llafosemi apo mballosemi ?!

19 Dhjetor 2023, 19:03Blog Kristo  MËRTIRI

                             

Llafosemi apo mballosemi ?!           

                        Një ish partizan, gazetar jo dosido, që Dritëroi ynë e quante me plot gojën “ gazetar i lindur dhe jo i mësuar nëpër shkolla brenda e jashtë shtetit”, priste përditë gazetat në Postën e Sarandës. Duke pirë kafenë, ashtu në vetmi i shfletonte një për një. Ishin mesvitet ’80 të shekullit që shkoi. Qetësia mbushte atë orë leximi të shpejtë, por të vëmendshëm. Me laps në dorë. Por herë pas here, rrudhoste ballin, buzët dhe psherëtinte. Dhe një lloj irritimi nuk i kalonte kufijtë e skuqjes paksa të fytyrës.

Duke i palosur për t’i cuar në redaksinë e gazetës lokale ku punoi para daljes në pension, derdhte një si ofshamë lodhjeje. Por edhe pakënaqësie të përzier me humor shpotitës. Se Timoleua nuk bëri kurrë kompromis me të keqen, padrejtësinë. Pas shumë viteve në “Bashkimi”, pagoi në kurrizin e vet mjaft intriga e poshtërsi…Para se të fuste nën sqetull tufën me gazeta, e pyesnim se c’gjëra të bukura kish lexuar. “I ziu popull, e bëmë me qelqe (syze), mbeti duke kënduar brockullat tona !”. Kaq ishte përgjigjia e tij. Dhe largohej me hap të shpejtë e me një buzëqeshje të hidhur.

                        E kujtojmë sot e kësaj dite, megjithse ka ikur me plagë të pambyllura në atë botë. E kujtojmë me kolegë të vjetër e të rinj. Dhe jo vetëm kur llafosemi për shtypin e shkruar ose për mizërinë me portale. Por sidomos për ca emisione televizive limonadë dhe larg halleve e shqetësimeve të njerëzisë. Një lloj gazetarie komode e dembele vetëm brenda studiove vezulluese. Dhe aspak jashtë Unazës së Kryeqytetit !

Llafosen me orë të tëra sikur të jenë punonjës nëpër zyra hetuesie, prokurorie a të policisë gjyqësore. Gjithollogë të cuditshëm (më shqip: llafazanë) që firmën e tyre në media nuk e njohin as banorët e pallatit a të lagjes. Thuhet se disa paguhen mirë nga burime “ekskluzive” e të paditura. Dhe bombardojnë shikuesit me hollësira, sikur të jenë punonjës të laboratorit kriminalistik ose të mjekësisë ligjore. Madje, i cilësojnë shpesh “investigativë”, “dedektivë të fortë”, “ndërmjetës e zbulues profesionistë” etj.

Po gazetari ku është ? Dhe ligjërojnë pa pushim nëpër ekrane-mejhane, me një pasion të cuditshëm e plot ethe zjarrndjellëse. Debatojnë rreth fakteve të qena e të paqena. Nganjëherë zënë llogoren e opinionistit final, me një siguri e kompetencë të frikshme, duke dhënë shqeto edhe përgjimet me dialogje e monologje vulgare, të dhuruara nga dosjet sekrete në rrugë të pista. Dhe as që i peshojnë fjalët. Shkurt, e matin detin me filxhan !

                        “Strategët e kafeneve”, lëshojnë edhe kumbulla në shënëndre. Duke u tjetërsuar në gënjeshtra me bisht e pa bisht. “Ore, këta tipa, llafosen apo mballosen ?!”, më pyet shpesh me zë të lartë një miku im i vjetër biznesmen. Se nuk është thjesht arnim këpucësh a poturesh. Ka edhe papërgjegjshmëri funksionale. “Ia hedh dikujt fajin pa të drejtë, ia ngjesh, ia lë në derë, mballos”. Le të dalë ku të dalë. Shpifja diku do zerë vend e kuvend.

Fjala vjen, ditët e fundit mësuam se Edi Rama kishte fituar disa gjyqe kundër shpifësve. Dhe jo me njerëz të zakonshëm. Por ky fakt që flet shumë, sikur ua kyci gojën opinionistëve, analistëve e editorialistëve. Vallë, përse heshtën përmes kësaj tollovie mediatike e politike ? Apo “na rroftë kazani”! Nuk gjen pikë profesionalizmi. Dhe as qëndrim intelektual e qytetar. Të hedhësh sot baltë me lopata dhe të nesërmen të bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë; të mbash fjalime për Drejtësinë dhe të lidhësh gjuhën përballë vendimeve të drejta të saj, nuk do të thotë se përgjërohesh për Lirinë e Fjalës. Sepse ka nga ata që shpesh digjen nga kungulli dhe i fryjnë kosit. Vecanërisht disa, që e përdorin median si “armë pa leje”, bjeri t’i biem. Përjashtojmë ata me vecori psikike e morale të deformuara : Një avokat “akshami”(meqenëse sipas tij nuk e paska dëgjuar Policia), deklaron publikisht se “banorët do i kërkojnë Greqisë t’i marrë si fshat”!! Deri këtu arrin marrëzia e cmenduria e kanalit televiziv. Cmenduri që pasqyrohet me titra xixëlluese në ekran ! Po AMA, përse e bën një sy qorr e një vesh shurdh ndaj shpifjeve më të trasha e me nota antishqiptare ? Kujt i shërbejnë abuzimet me Lirinë e Fjalës ? Apo “na rrofshin klikimet”! Sepse qëndrime të tilla nuk ngjajnë me “një udhë të shkelur nga bagëtia kur shkon në kullotë”…

                        Duke shpjeguar me ironi tallëse, të hidhur e therëse Fjalorin Politik “Demokratik” Shqiptar, një kolegu ynë median e sotme e përkufizon me një fjali të vetme :”Një kanal televiziv, radiofonik apo një organ shtypi që synon të ketë sa më shumë klikime dhe, rrjedhimisht, reklama e fitime financiare dhe që, jo rrallë, iu bën shantazh qeverive apo pushtetmbajtësve vendorë për t’i dhënë tender dhe privilegje të tjera pronarit të vet”. Ndërsa Politikani shqiptar, një njeri që i premton popullit gjithcka ai ka nevojë dhe dëshirë të dëgjojë dhe, është e merituar, kur në fund të karrierës vetiake është bërë personalisht dhe familjarisht pasanik pa pasur asnjë lloj biznesi etj. Realitete mbi 30 vjecare ! Realitete që po i hanë si mola trarët e Shtetit të së Drejtës.

                        Fjalamanët gënjeshtarë e të pacipë nuk janë thjesht mballomatarë të këpucëve që fusin ujë. Qyrkun e fajit ua hedhin kundërshtarëve dhe vetë dalin të larë. Por të përdalë ! Mjafton të kënaqet lideri të cilit i lëpin gjithcka. Ngrysen e gdhihen me ëndrrën për pushtet e bereqet(pasuri), për kolltuqe e ulluqe. Makutëria i zë udhën mirësisë, ligjshmërisë e ndershmërisë. Guximi i tyre idiotesk ka shkuar deri te sulmet donkishoteske ndaj SPAK –ut. Por ky i fundit, po të vëzhgojë vetëm pasuritë e atyre sojsëzëve, ia heq menjëherë petët byrekut. Se hajdutëria dhe dashuria nën hijen e liderit, është e verbër. Madje, ca janë të gatshëm të bëjnë edhe harakiri. Një “besnikëri” e pashoqe. Tashmë rrëkerat e përrenjve psikikë janë bërë të zakonshme. Shikoni komentet me diare rrugacërore dhe do të bindeni shpejt. Derëëzestë e punëzestë kujtojnë se bota rrotullohet rreth tyre. Dhe u bien teneqeve të ndryshkura. Shqepin e arnojnë mballoma gjirizesh. Më keq se dje me letrat anonime ! Vetë llafosen, vetë mballosen. Dhe nuk është thjesht “dobësi karakteri”. Dinë vetëm të rrëmbejnë. Të panginjur. Nuk thotë kot i mencuri i mocëm : Makutëria e madhe për pushtet politik e ekonomik të lë pa gjë ! Por më tepër tregon saktë ajo fabula ezopiane te “Rosa me vezë të arta”:

                        -“Një herë na jetonte një njeri, i cili ishte aq fatbardhë sa të kishte një rosë që i  pillte përditë nga një vezë të artë. Megjithatë, kur e pa se rosa nuk pillte më shumë se një vezë cdo ditë dhe, duke dashur ta shtinte thesarin në dorë përnjëherësh, burri, i pakënaqur, e theri rosën. Kur i hapi barkun, në të nuk zbuloi asnjë thesar, por pa që ishte sic do rosë tjetër e zakonshme”…

12 Komente

  1. S
    Servet Guxaj

    Shkrim qe nuk i levizet as presja. Ky gazetar i njohur kritik ndaj te keqes qe rolin e medias e njeh mire nuk do qe ajo te ngec ne sllogane dhe aq me keq per te zbrazur mllefe ter vrer. Mirnjohje Kristo per penen e pathyshme.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buliku

      Ja ku doli prape ky lapanjozi si dikur radio posta me keto hartime paçavure qe te vjen per te viell kur i lezon se jane te stisura. Ik o Kristo mos e kruaj bythen se do hash ndonje koqe qe te kercasin syte perpjete se i ke turinjte si petullat e teta lopes ne mengjes.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Idajet Beqiraj

        Gjithmone kam dyshuar se ty o Mertir ziu te mballosnin mire ata te klubit Bashkimi dhe per kete prove e padiskutueshme eshte prapanica jote e shpartalluar. Te pakten erdhi koha te pranosh qe te paskane mballosur mire! Gazetar me defiçensa te medha profesionale dhe i denje per ushqim per pulat.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goni

          Ti "bulik" e "idajet", nuk rri dot pa ngrènè mutin e gazetarit. U bèftè mirè !

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pëllumbi

          Pse nuk i publikoni komentet ndaj ketij palaços duke çensuruar opinionin publik o agallaret e TemA?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Avniu

            Idajet Beqirajt Ruaje mire bythen nga Kristua, ruaji dhe gruan e motrat se Kriston ne gazete e mbanin me rrocken me te madhe qe e mbante me rondelle. Bobo ckini me heq. Hallall kristo o shoku yne i mire

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jovani

              Ha mut Ti o Idajet ja se te bene mire por shtyhe me nje çik qep qe mos ta ndihesh

              Përgjigjjuni
            2. B
              Beni

              Buliku,Idajeti,apo si mutin te quajme, te paska qire mire gazetari ,Motren,Mane,apo Gocen,mor rrace bythqirash.te me fali lexuesve per kete fjalor por ku rrace muti komentues keshtu e meriton,kokrra spiunit .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Perparimi

                Ky Mertiri eshte nje pis burre dhe sigurims! Nuk e di nese TemA do e botoje kete te vertete se preferon komentet e Kristos me pseudonime qe shan lexuesit kur nuk i pelqen e verteta e than ne sy.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beni

                  O perparim bytha,o kokrra bythqirit qe NUK rri dot pa e kruajtur bythen,po dil me emrin tend o kokrra mutit te shohim sa trim je.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Perparimi

                    Ta shkerdhej bythen ty o Ben Kristo Mertiri po te gjeta ne ndonje cep qe ta shikosh sa te vlen lekura?!

                    Përgjigjjuni
                  2. B
                    Belinda Budini

                    Nuk gjen dot idiot me te madh te ketij kandari sesa ky Kristo Mertiri me perroin e tij psiqik ku e studiojme me humor ne studentet ne fakultet...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje