Protesta e Berishës kundër SPAK, një dështim i paralajmëruar

18 Dhjetor 2023, 12:39Blog Nga Namir Lapardhaja

 

 

Protesta e Berishës kundër SPAK, një dështim i

Ashtu siç pritej, Berisha dështoi në realizimin e protestës së sotme në Kryesinë e Kuvendit.

Së pari, dështoi përsa i përket bllokimit të realizimit të mbledhjes së Komisionit të Mandateve dhe, së dyti, dështoi të bind demokratët për t’iu bashkuar protestës së hallit të tij penal.

Ai u braktis edhe nga deputetët asnjanës, Bardhi and CO, që nuk janë as me drejtësinë, as me SHBA-në, as me njëri, por vetëm me karrigen e tyre.

Ndonëse prej kohe të gjatë ai vjen lart e poshtë nëpër Shqipëri për të ndezur zjarrin e revolucionit dhe stinën e protestave, dita e sotme dëshmoi braktisjen e madhe të demokratëve ndaj Sali Berishës.

Që njerëzit nuk ndjekin politikanët e korruptuar në përballjen e tyre me drejtësinë, është një lajm i mirë që shkon përtej Sali Berishës.

Çdokush që ka punë me drejtësinë, duhet të përballet me të i vetëm, pa imunitet dhe pa vënë përpara militantët.

Sali Berishës i duhej partia, selia dhe sigla e partisë për t’i përdorur si bunker dhe si mburojë.

Pavarësisht se bëri gjithçka duke e shkatërruar partinë, dita e sotme e tregoi se nuk ia doli dot.

Nga sot ai duhet të gjejë një avokat të mirë, jo këtë që ka çuar te Komisioni i Mandateve, dhe të përballet juridikisht me akuzat penale.

Politikisht dështoi t’i mbushë mendjen njerëzve se halli i tij është kauza e tyre.

9 Komente

  1. u
    u shofte rraca e zagareve te vampirit

    Foto per filma horror me Vampire.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astriti

      kaq i ndershem sa eshte nuk e besoj se e ka problem perballjen me drejtesine .problem per te eshte se ai do ta gjykoje drejtesia qe kishte instaluar ai .jo kjo e tashmja .prandaj dhe proteston .i shkreti .ka mbetur ne rrjete si peshku pa uje .kjo eshte kohe e perpelitjes .dhe pak dhe do shohim se i vetem do mbetet ne kete beteje te humbur .viktimave te tij po u kthehet shpresa per drejtesi dhe pse e vonuar ,shqiperise po i iken laku qe ky monster i kish vene ne fyt ,do te paguaje tradhetine ,do paguaje hajnine .kjo eshte dita ,dita e perpelitjes .

      Përgjigjjuni
      1. m
        monika

        ty as kopili jot ste vjen prapa o ditezi mbaroi epopeja jote me turp o kafshe

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muharem Kaso Laprake

          Dr Prof Sali Berisha do jete kryeministri i ardhshem ✌️✌️✌️

          Përgjigjjuni
          1. P
            Palo ku.

            Tani shikoni çdo tju bej Muli.!!??! Mjere “populli” ku do vej te futet se Muli s’mbahet..!!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muharem Kaso Laprake

              Dr Prof Sali Berisha do jete kryeministri i ardhshem ✌️✌️✌️

              Përgjigjjuni
              1. V
                VLONJATI

                Problemi eshte te konfiskohet pasuria e familjes beriasha qe jane miliona dhe te investohen ne arsim eshendetsi pa ne burg asgje e keqe nuk ndodh per ta. Nje plak me shume o me pak ne burg popullin nuk e ndihmon ,por konfiskimi i pasurise i oligarkeve politik eshte gje e madhe ,te djathte dhe te majte jo vetem treshja e fameshme.32 vjet kane pire gjakun epopullit te naftetarit te minatorit e te tjereve me politiken dhe drejtesin super korruptive te atij kombi

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kozmo

                  Ky GJOJA Revolucioni QESHARAK I Berishes, ANTISHQIPETARI me i madh I KOHRAVE, qe Shqiperia nuk ka patur dhe nuk do te kete me kurre. Duhet te ishte Prangosur qysh ne vitin 1997 me burgime te perjeteshme, per gjemat qe i beri ketij vendi . Shqiperia u kthye ne nje Ferr te vertete. Sot qe i ka ardhur fundi , kerkon ta shpetojne shtresa me e ulet, me e prapambetur e Shqipetareve. Duhet mbyllur ky njeri, qe te shpetoj Shqiperia,.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati idealist

                    Nqse nuk do ishin vjedhur zgjedhjet më 26 Maj 1996 dhe mos të kish ndodhur 1997 e zezë të cilat kanë për autor sali MALOKUN Shqipëria do ishte bër më përpara se Bullgaria e Rumania anëtare e BE. Korbi i zi sali maloku rritur shpellave me një mentalitet bajraktari e dogji,shkatërroi dhe e vodhi Shqpërinë.Për këtë gjë ai duhet të përgjigjet si çeçua.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje