Një mësim nga media greke, edhe pse gënjeshtare

15 Dhjetor 2023, 17:21Blog TEMA
Një mësim nga media greke, edhe pse gënjeshtare

Nga Frrok Çupi

Për çfarë gënjeu media greke, thuajse e tëra, që nga dita kur shteti i vet hyri në një qerthull me Shqipërinë dhe Europën? Gënjeu për gjithçka kishte të bënte me pluhurin që ngriti qeveria e shtetit të vet.

Media e Greqisë tha se ‘Shqipërinë e kemi në dorë, e pranojmë ose nuk e pranojmë në Europë!’. Ditën që kryeministri grek nuk e pranoi kryeministrin e Shqipërisë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Selanik, shumë nga mediat greke lanë të nënkuptohet se ‘mirë ia bëri, ne jemi kujdestarët europianë për Ballkanin’. 

Pastaj tha se ‘Greqia ka të drejtë me Himarën’ dhe mund t’i blinte votat për një kryetar që ‘kishte zgjedhur Greqia’. Pastaj media tha se ‘Shqipëria ka zgjedhur kundërshtarin e gabuar’, duke lënë të nënkuptohet se ‘ah, ç’do t’i bëjë Greqia, do ta rrahë me shpulla!’. Jo veç një herë, por njëmijë herë media greke tha se ‘Himara i përket Greqisë!’. Tani i është sulur Gjermanisë pse po mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE…

Të gjitha të frymëzuara nga nacionalizmi dhe pasioni grek, të gjitha të shkruara ‘me kokë në thes’ pa e njohur aspak realitetin shqiptar;, të gjithë thuajse të pa ndershme dhe të pavërteta…

Po atëherë, ku qenka ‘mësimi i mirë’ që vjen prej medies greke për ne?

Në kushte normale, kjo panoramë e medies greke, do të ishte një shëmtim që çdo gazetar ‘i vockël sa grima’ duhet mbajtur larg se mos infektohet ‘kalamani’ nga ky virus. E pavërteta, gënjeshtra, sulmi nacionalist i thurur me shkronja në media, fryrja nacionaliste sikur ‘fqinji është shërbëtor’ im…, të gjitha këto janë turpe për median. Gazeta e parë e printuar në këtë planet lindi në Gjermani në vitin 1605, bash me qëllimin që ‘fshati ynë të lajmërojë fshatin fqinj se çfarë ndodh në të vërtetë’.

Edhe një herë, pse na qenka ‘mësim i mirë’ kjo medie që gënjen në Athinë?

‘Helmi’ që më bën ta them këtë varet nga e keqja që ndodhet në palcën e disa mediave e gazetarëve të Shqipërisë. Madje jo vetëm të medias, por edhe të politikanëve…, njësoj siç në Greqi e liga e politikës merr e jep me gënjeshtrën e medies. E keqja e këtushme që më bën të lavdëroj një të keqe tjetër ‘përtej kufirit’ është kjo:

Media në Shqipëri pret me minuta e sekonda ta kapë Shqipërinë në ‘të ligë’. Po e kapi, e bëri copë- copë. Edhe në rastin e ‘Belerit të Greqisë’ disa media e disa gazetarë e kanë sulmuar atdheun e tyre, e kanë sharë, e kanë grirë, e kanë fyer. ‘Na e vranë e na e shanë…’ atdheun. Edhe gazetarë shqiptarë hynë në korin e gazetarëve grek se ‘Shqipëria ka zgjedhur kundërshtarin e gabuar…’, domethënë ‘ah ç’do t’u bëjë Greqia!’. 

Me zulm, mediat tona rrëmojnë nëpër thashetheme të botës ku ‘shahet Shqipëria’, dhe e nxjerrin në ballinë. Politikanët janë të parët që e fyejnë dhe e shajnë atdheun, kudo ku ndodhen. Dy parti politike, me dy presidentë republike në krye të tyre, e rekrutuan Belerin në politikë. Beleri kishte sulmuar kufirin e atdheut dhe kishte marrë pjesë në vrasjen e ushtarakëve që mbronin atdheun. Beleri ishte anëtar i organizatave terroriste MAVI dhe VorioEpir që kërkojnë copëtimin e trojeve tona… Beleri ishte betuar për ‘helenizimin e Shqipërisë’

Po atëherë, ç’të mirë i lakmojmë medies greke?

I duam atë që nuk e kemi. I duam që media shqiptare të mbajë anën e atdheut të vet. I duam medias, jo të jetë gënjeshtare si grekja, por edhe në ditën më të keqe të kombit, të mbajë anën e tij; nëse do të gënjejë në dobi të atdheut, le ta bëjë. Media e ka për detyrë që të gjurmojë të drejtën dhe lavdinë e atdheut e të kombit të vet, të drejtën e lavdinë ‘kudo ku është e ku nuk është’.

Media greke kurë nuk e ka lëshuar kombin e vet, as edhe kur ‘e ka ngjitur në pemë’ padrejtësisht si një komb i privilegjuar. Kjo është e mira e medias greke, ‘edhe kur gabon’.

Nuk do ta kishim dashur një të keqe të dikujt, sikur këtu rrethe rrotull të mos kishim të keqen e madhe, aq maskarenj gazetarë e politikanë që pështyjnë atdheun dhe kombin.

Atdheu adhurohet edhe atëherë kur e sulmojnë, edhe kur e shajnë. “Se të deshte dhe s’të deshnin/, Se të qante kur të qeshnin/, Se të veshte kur të çveshnin, Nëno moj, të ra dëshmor”.

Është poema e Nolit për atdhetarin dhe atdheun.

37 Komente

  1. U
    Unë

    E ke qëndisur

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb....

      E keqja eshte se sumepalareve tourkalvanoi ju shtohen edhe te tredhurit katholike!!! Keta shpellare te pabese ndershkuj qe nga "skisma" e der tek Pasha Vaso a Vaso Pasha shesin edhe none e babe per pare a fron..."edhe turk bohna vec me pas ofiqe"!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Besimi

        Po mor, e shajne. Patjeter. Eshte shume e lehte te shash Shqiperine se s'te hyn gjemb ne kembe. Ne Greqi a Serbi as u shkon nder mend te shajne vendin e tyre se u fluturon koka. Pra na ngelet ne dore ne. Keta gazetare apo te ashtuquajtur mendimtare jetojne mes nesh. I shohim rruges, neper kafene, neper parqe. Peshtyjini ne fytyre kur t'i shihni, qellojini me c'te keni ne dore ta ndjejne edhe ata sadopak dhimbjen qe i shkaktojne tokes qe s'u ka faj.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andon

          Fuck greece!!! Nese dhe EU vazhdon me avazin e grekut, fuck them all! As nuk na duhet fare te jemi pjese e ketyre buceve.

          Përgjigjjuni
        2. D
          D

          Qent e gazetarise ne sherbim te antishqiptarit Sali Berisha udhehiqen nga zagaret Blendi Fejziu dhe te ngjashmit e tij Qim Peka,Arian Cani,Bushati,Shkullaku,Lubonja etj. Keta zagar vene Saliun para atdheut.

          Përgjigjjuni
          1. s
            stalini

            @D rrjeshti eshte i madhe dhe po zmadhohet, por koken e tyre do hane mbaje mend ne durojm fort por kur shperthejm bejm dem te pariparushem. Z . Cupi bravo

            Përgjigjjuni
          2. a
            american23al

            Artikull sh kuptimplote, nje leksion per “gazetaret” shqipetare ku me nihilizmin e tyre te neveritur tregohen antikombetare ku atdhedashurine e njollosin me termat e nacionalizmit sic jane ne TV abc apo ndonje tjeter ku jane hapur ne mbrojtje te greqise dhe ironizojne me shqiptarizmin e te ftuarve ndoshta qellimisht per te hironizuar ( njeri prej tyre eshte cam dhe tjetri shpatarak elbasani, per mua jane llume i drejtueve te emisinit). Nuk e di ne se ka ndonje panel profesional per monitorizimin e permbajtjeve te TV ku ato te gjobiten rende per programe amorele per shoqerine apo dhe permbajtje antikombetare, duke perjashtuar “akademine” e shkencave antikombetare…

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klimax

              Nuk do mungonte as Frroku për të na thënë përrallën e mbrëmjes!!!!! Vërtet, të mbash dikë në burg në "pritje" të gjyqit për muaj e muaj të tërë, dhe pastaj të deklarosh se je "shtet i së drejtës", në kë vend tjetër europian mund të ndodhë?!!! Përse nuk i jepet e drejta të gjykohet i lirë? Nga se keni frikë? Mos "arratiset" apo mos kurorëzohet si kryetar i bashkisë së Himarës? Nuk jua ka fajin greku more Frrok që na nxjerr nga defteret dhe një ngjarje në kufi të shumë viteve më parë! Personit në fjalë i është njohur pafajsia nga gjykata shqiptare. Atëhere përse e risjellë në skenë këtë ngjarje? Për të shtuar urrejtjen e publikut tënd ndaj tij?!!! Më duket se as vetë ju nuk dini përse akuzohet dhe se e vetmja gjë që ju ka ngelur ta "akuzoni" është se Beleri dashuron Greqinë! Për këtë keni të drejtë dhe ashtu si ai pothuajse gjithë banorët e Bregut! Duhet të dënohet për këtë dashuri? Ti Frrok që dashuron Amerikën apo shumë të tjerë që dashurojnë Italinë, Turqinë apo këdo vend tjetër të botës, duhet të akuzohen për anti shqiptarizëm? Përse simbolizoni një vend fqinj si "armik", një vend që ka ndihmuar më shumë se kushdo tjetër në rimëkëmbjen e shqiptarëve ekonomikisht, moralisht dhe që ka dhënë mundësinë në qindra mijëra shqiptarë në hapjen e orizonteve të reja të tyre në Shqipëri, Greqi e kudo në botë?!!!!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Detari

                Dole prape ti fisqir

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shqiptaria

                Je i madh Frrok Çupi,ah sikur te kishte nja dhjetë gazetarë si ty Shqiperia... Është për të ardhur keq se këtu si në asnjë vend tjetër të botës mediat i turren vendit të vete duke e denigruar dhe duke i bërë palë me të tjerët që nuk na duan,sa turp sa tradhtare paska nxjerrë ky vend

                Përgjigjjuni
                1. B
                  B

                  Kazani mediatik eshte ne sherbim te Saliut deri sa ky kriminel te frymoj.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Illo

                    Bravo, bravo!!! Po shqipot e thjeshte (nje pjese) e kanë kuptuar demokracine shaj pa hesap, se keshtu shpreh lirshem mendimet. Per palo mediat shqipetare, as nuk dua te them gje. Te ishte shtet me b…e ky i yni çanat, barkat qente e macet pseudo gazetare duhet te ishin denuar te pakten me gjoba. Ti nuk mund te perdoresh progesionin tend publik dhe te cenosh ndenjat e nje populli te tjere. Kjo nuk eshte as demokraci, as gazateri i lire. Kjo eshte tradheti e larte e interesave te atdheut dhe popullit te tij. Salirat e metajt aty e kane. Bumerangu vonon, por nuk harron.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rorirota

                      Faleminderit që ka të tillë që thonë atë që çdo patriot e thotë! E ke qëndisur me zemër!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ersi

                        100% dakord. Do të theksoja faktin që kur themi mediat Greke, bëhet fjalë për media që i përkasin gjithë boshtit të politikës Greke, nga cepi më i majtë deri te ai më i djathtë. Kjo tregon gjendjen e mjerueshme të lirisë së fjalës në Greqi dhe sesi idetë nacionaliste sundojnë, si majtas ashtu edhe djathtas.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Treni

                          Vazhdoni votoni Sali Berishën.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Patrioti

                            Televizione si News24, Euronews Albania, MCN, emisioni Top Story i Grida Dumës papushim dhe ne një energji të veçantë duke ftuar në emisione jo opozitarë të qeverisë por antishqiptarë, njerëz pa din e iman që kanë për borxh të të shesin atdheun e tyre për ca para të qelbura që dreqi e di nga i marrin. Nuk e di nëse ka ligj e rregull që të lejohen thashethemexhinj nën emrin e analistëve që të lejohen të çfaqin papushim antishqiptarinë e tyre, por mendoj që AMA apo institucione të tjera duhet të veprojnë enegjikisht për të evituar çfaqje të tilla të turpshme.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demokrati idealist

                              Na e vranë e na e shanë…’ atdheun. Edhe gazetarë shqiptarë hynë në korin e gazetarëve grek se ‘Shqipëria ka zgjedhur kundërshtarin e gabuar…’, domethënë ‘ah ç’do t’u bëjë Greqia!’. O Frrok ke të drejtë por a e di ti se ministria e jashtëme greke ka fonde të posaçme në euro për të blerë mediat shqiptare dhe persona të veçant.Njëri prej tyre që ka dalë hapur si antishqipëtar është Arian Çani,por ka edhe shumë të tjerë e media sidomos ato pranë opozitës që shaj ë atdheun e tyre.

                              Përgjigjjuni
                              1. h
                                haxhi qamili

                                Zero e madhe per njohjen e realitetit ne greqi.....je katandisur nje gramafon i ckurdisur i RAMadanit, Verrtet nje shkrim per mdytjet e anijeve shqiptare nga italianet ne otranto ke ben, apo is katolk pun emadhe se u mbyten ca memetia..

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Junanistan

                                  Respect ????,,eshte ☝️ I “gazetarise Shqiptare ????????1️⃣????

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jimi

                                    Frrok me te vertete je per tu pershendetur !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tani

                                      Shume bukur zoti Çupi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        XHOI

                                        SKA SHKRIM ME BRILANT SE KY. TE FALENDEROJ PER TE VERTETEN E MADHE TE SHKRUAR AQ BUKUR SE E KEQJA E SHQIPERISE VJEN EDHE NGA SJELLJA E KEQE E SHQIPTAREVE. SHQIPTARET QE JETONIN NE TOKAT KU SHTRIHET SOT SHTETI GREK APO TE ASHTUQUAJTURIT ARVANITAS BENE GREQINE, SHQIPTARET E TJERE MBAJTEN TURQINE, SERBINE,MALIN E ZI E MAQEFONINE. E TANI HISTORIA PERSERITET SE DY SHQIPTARE SI DHENDRI I SERBISE DHE I CMENDURI I PRESIDENCES KANDIDOJNE NJE SHQIPTAR TE SHITUR TE GREKU PER KRYETAR BASHKIE TE BASHKISE QE ZOTERON GATI GJITHE RIVIEREN SHQIPTARE, JANE DAKORT QE HIMARA TE GREQIZOHET VETEM E VETEM QE KUNDERSHTARI I TYRE POLITIK TE IKE NGA FRONI DHE FRONIN TA RREMBEJNE ATE. KESHTU U KATANDIS SHQIPERIA NJE THELE E DO ISHTE ZHDUKUR FARE NESE NUK DO ISHTE AUSTRO HUNGARIA E AMERIKA. E PAS KETYRE DY MOSTRAVE FATKEQESISHT JANE NJE MASE E MADHE INJORANTESH E FANATIKESH QE NUK E KUPTOJNE SE KETU BEHET FJALE PER SHQIPERINE E JO PER RAMEN E PS. PER TE MOS FOLUR PER ATA TE SHITURIT TE GREQIA QE E BEJNE KETE PUNE SE PER ATE PAGUHEN. PIKERISHT SE E DUAN ATDHEUN E TYRE PRANDAJ U BE GREQIA,SERBIA MALI I ZI. SHIKONI NJERIU I DYTE NE SERBI E KA MBIEMRIN DACI KURSE MINISTRI I BRENDSHEM GASHI PO TU HEQIM GERMEN E FUNDIT E MINISTRI I JASHTEM GREK E KA MBIEMRIN PETRITI PO TI HEQIM GERMEN E FUNDIT. O SHQIPTARE ATDHETARE MOS I LINI CA TRADHTARE QE TE SHESIN VATANE.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. X
                                          XHOI

                                          O REDAKTOR I TEMES KAM GATI 1 ORE QE JU KAM POSTUAR KOMENTIN TIM DHE JU SE BOTONI. MOS DUHET TE MENDOJ SE JENI TE PAGUAR EDHE JU NGA GREQIA ?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Ilir

                                            Beleri eshte maskara por shoh qe askujt nuk i intereson ligji por mllefi . Ligji thote ai fitoi dhe se eshte i pafajshem deri sa te jete shpall fajtor. Si i pafajshem ka te drejte te zgjedh e te zgjidhet. Kujdes , maskarenjte e tipit Cupi kane bere demagogji nen cdo rejim.. Ka qene lehes i Zerit te Qenve ky dikur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nertila

                                              Pa fjale! E ke qendisur eshte pak, të lumtë pena.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                TIRONA

                                                Kjo eshte nje komedi e kote. O byrazer:Egziston Libri I Gjendjes Civile ne Vite I Himares? Sa jane shqiptare dhe sa greke dhe tungjatjeta! Perse nuk ruhen dhe publikohen keto?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Erdogan

                                                  Mire ato vargjet e Stefan Stilian Mavro-Matis (Noli i Madh) po vargjet e Andonit te birit te Zahos (Cajupit) nga Zagoria e ketejme (se ka dhe te andejme) ne Epirin e Jugut Kur bere derr e arine Deshe qe bere Turqine perse nuk po i kujton zoti Cupi? Per Belerin thoni qe e ka Ori-Genian (Origine "shqip") nga fshati Progonat (Emertim Greke ky qe perkthehet Vendi i te Pareve apo Stergjysheve greqisht po per Emrin e Nolit Stefan we do te thote Kurrore Greqisht? Mbiemri i Nolit po ashtu Mavro-Matis (Sy Ziu "shqip"). Per cfare At-Dheu e ke llafne o Frrok. Fjala At-Dhe qe ka kuptimin Vendi (Land) i Babes eshte turke. At eshte turqisht. At-Aturku considerohet Babai i Turqve. Greqia ka te drejten e Saj se e ka patur kete Zone qe quhet Epiri i famshem i Mithollogjise,Istorise (histori "shqip"),Heronjve Epirote,Politizmoit (Culture "shqip") etj te Evropit qe nga koha e majmunit (monkey) deri sa u pushtua nga barbaret Osmane. Pa turqi o Frrok nuk do egzistonit (egsist angl) you Genitsarot e turqizuar dhe latinizuar. You jini shkaku perse Epiri u nda ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Keshtu njifeni you o Cupi vend Islamike. Sa do te "fshiheni" pas nje Kombi "Te Lashte" te ashtuquajture Al-Bani. Kjo eshte aresyeja perse Tripolis i thoni Tropoje! Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos ne Stamboll apo Kostantinopoje pa kuptim. Agi Saranden e quani Sarande! Moskopolin ne Voskopoje! Karavo-Stasin (Station Varkash greq) ne Karavasta!. Edhe Polisin (Jo Qitet italisht nga Cita) ne Nder te Perendise Greke Apollonios ne Fier mos kujtoni se e kane ndertuar nga Kina? Mos te themi per Buthroton ne Butrint! Agios Vasilis ne Bregdet ne Shenvasi (sot Shen-Vasili latinisht! Etj e te tjera, Ecetera.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. H
                                                    Harallambi nga korca

                                                    I hegert mortja ato lloj gazetaresh e politiqenerish qe shajne atdheun e tyre.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      MARLUX

                                                      Deri ketu ceshtja erdhi me teper sepse shtypi yne i paguar nga Athina i gjithi, sepse duket qarte ne cdo televizion vetem kete teme ngrene e ulin nate e dite dhe nxjerrin personazhet me te liq. Nuk duan te dine se cfare i ndodh Shqiperise, sepse sikur dicka te ndodhi, kane bere aq leke ne kurriz te ketij vendi e populli qe mund te ikin ku te duan e te jetojne si te duan. Jane pisa qe nuk kane atedhe, kane vetem interesa personale. Kemi pasur njerez si Fan Noli i madh qe shkriu jeten e tij per Shqiperine dhe la mbas vepra te medha. Kemi heronj si Adem Jashari qe shkriu dhe familjen e tij per kombin. Pastaj kemi edhe keta zagaret e lapanjozet qe na kane mbetur dhe nuk lene me gje pa i bere ketij vendi. Jo me kot populli e ka thene-'Mjere trimat qe kane rene, per mutrit qe na kane lene'.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. 1
                                                        1

                                                        Gazetaret shqiptare Bushati e co e kane mbrojtur belerin sa u ka zili dhe agimi arte. Te shitur,te peshtire ku rilindasit do ti etiketonin GJAKPRISHUR

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Sparta

                                                          Keshtjella e gazetarise shqiptare Top Chanel u rrezua.Tani eshte megafoni me i madh dhe i drejtperdrejte i qeverise dhe sherbimeve greke kunder Shqiperise dhe integritetit territorial.Si erdhi deri ketu dhe si nje “gaztor” i periferise u be padrino i tv dhe mblodhi rreth tij persona te rrezikshem pert sigurine kombetare.Top chanel ka marre uren e zjarrit per ta ndezur flake Shqiperine dhe ata as nuk ruhen me, e kam fjalen per gjakprishurit jo per idiotet e dobishem si dhuli

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. G
                                                            Gerdeci

                                                            E ke qare! Nje e vertete gjigante...sa krimba gelojne edhe ne "mediat" tona dhe pa problem fare kthehen ne gjarperinj.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Drejtesia e munguar

                                                              Tradhtia eshte ne cdo popull,edhe tek ne.Jo me kot populli yne thote:-Balo te engert tenja (semundja) se e ke te ligen brend-.Ne shekuj shume shtetas Shqiptare jane vene ne sherbim te te huajve per interesa te ngushta.Ne shtetin Grek (te pakten nga ana e jashteme) nuk sheh te cara,nga politikane e gazeta.Kur ka interesa Greke ata jane te unifikuar.Mos e shihni te keqen nga te huajt,qofshin dhe Greke,por nga tanet qe per pushtet shesin cdo gje.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. E
                                                                Emigranti i 1992 deri sot.

                                                                Plotesisht dakort.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Trotski

                                                                  Respekte Frok.Ma mire nuk shkruhet.ma merr mendja se duhet nje Ligj :Kush perflet per Atdheun te denohet !!!!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Lomi (me içik kopje nga parafolësi)

                                                                    Qent e gazetarise ne sherbim te antishqiptarit Sali Berisha udhehiqen nga zagaret Blendi Fevziu dhe te ngjashmit e tij si Qim Peka, Arian Cani, Bushati, Shkullaku, Lubonja, Grida Suma, Erla Mehilli, Eni Bacili, Krasta, Basir, Bledar Koka e shum e shum te tjere si keta zagar vene Saliun para atdheut. Keta halete jane shumica ne media dhe pastaj thone qe Rama i ka kapur mediat ne Shqiperi !!!!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. q
                                                                      qazim

                                                                      Eshte nje artikull qe nuk mund ti heqesh asnje presje.Eshte nje fshikullim per disa gazetare qe frymojne me frymen e tyre te qelbur ne medjat tona e qe nuk lene gje te ndyre pa folur e shkruar per kete vend.Personalisht fajesoj te vetmin njeri qe futi dhe frymezoi te keqen ne cdo gje te ketij vendi.Lugati S B eshte njeriu qe çrrenjosi çdo gje normale dhe futi çdo gje te lige e te ndyre ketu.Pjelle e tije jane dhe keta gazetare mosyra qe shfrytezojne statusin e gazetarit per te share,shpifur dhe shpikur me te keqen ne kete vend. Respekte z.Frrok.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje