
Nisja
Pesha e madhe e ngjarjeve po e shnderron kroniken në deshmitaren kryesore të kësaj beteje epike në Parlamentin e Shqiperisë. Dje të gjithë luftuam heroikisht. U nisem ashtu jakë e jakë por me vendosmeri, të heshtur por jo të tulatur. Kryezevendes Lideri Muli u shfaq hijerëndë por i dashur. Lideri në perspektivë Gazi dukej i heshtur por këmbengules. Albana si vetë urtesia solli kumtin “passeremos”.
Oborri
U grumbulluam si bilbilenjtë nën rrape. Dy a tri këngë trimerie kenduam. Xhela e filloi me Hajredin Pashen. Morem kah dera por qielli u err, toka po dridhej. Hyrja ishte e zënë nga dhjetra gardistë të lidhe me besa besë. Kryezevendes Lideri u foli si Çerçizi turqenisë “ mylazim hiq taborrë lerini djemtë e mi të shkojnë, do të skuq të bëj me bojë”. Ata hiç meit. Qameti u ndez.
U afrova unë, u luta, “amani more çuna, jam Zevendes Kryetari i Kuvendit vetë Babua i madh më ka dhënë iradenë, që mos qofsha, lemeni të hy. Sikter more edepsez mu hakerrye njeri syresh, me kë bën shakara pa kripë ti, gjete diten, Kuvendi ka vetem një Zevendes Kryetare dhe ajo është Ermua jonë punetore e dalluar e Partisë”.
Ajo ka hyrë, serbes serbes, ndaj ti vër thembrat nga majet e lipsu, hajt lanet”. U binda ç’të bëja , hapa kompjuterin në shkallë që të fshihja ngasherimin që më zu. Ah te ishte ai uruar Salianj psheretiva.
Kulmi
Po djali i Peqinit pikerisht ai i ndjeshmi, poetiku , esteti e ashiku Dash Sula që zeherit i thotë sheqer, vetë mjalta domëthënë ai që Elisen e quan më të emblen e politikaneve u shnderrua në rrufe zhgjetare. Fjala e tij që bubullimë, gjuha e tij mitroloz, trupi i tij u bë topuz. Sikur Zoti vete e zbriti mbi koka gardistesh si deshmi që dita e gjykimit erdhi.
Toga toga po vinin dhe deputet socialistë ashtu të zalisur e kokëulur. Doktori u leshonte një bërrrr bërrr dhe ata iknin me vrap neper korije. Situata po e bëhej dilemë mes jetes e vdekjes.
Veziri i madh Tao ndonëse shumë i motivuar për të bërë zap opoziten pas fjalimit të shoqata e grave një ditë me parë ku u foli nënave , si motrave , e shoqeni ,atje brënda po humbiste durimin, skenari po deshtonte, salla ishte ënde bosh. Oficeret e gardes moren urdher që të fusnin nga dyert anësore , dritaret, tubat dhe vrimat deputetet socialist. Diku u gjet një e çarë dhe si hollak u fut barkas Bujari i Lushnjes. Sa kaloi nderoi grusht.
Niko Nikoqirin nxitoi drejt një vrime. Nga brënda e terhiqte Çuçi nga jashtë e shtynte Çyrbja. Po kishte ngecur dhe renkonte. Po terhiq e terhiq kepucet e pantallonat i mbeten jashtë, po shyqyr një nga zaptiet brenda i dha të vetat.
Dilua dhe Ulsiu si pesha të lehta ja futen vrapit dhe hynë nga dritarja e qenefit të Akademisë. Ulsi nga ferkimi humbi mjekrren. Ogerta si sorkalle gjet një derë aneksi nga pas dhe ja bëri fora. Toni Gogun e terhoqen me dy litarë.
Njëri u keput. Me shpirt të ngrirë shihnin Majkon e djersitur e Mimi di Puccinin të skuqur zori që terhiqnin cimen e fundit se ai shejtan është i rëndë. Kur u ngjit bëri shënjen e kryqit. Ikonomin me tetë të tillë.
Por ne e mblodhem veten shpejt dhe filluam të vëmë roje qoshe me qoshë. Ina Zhupa dhe Elda Hoti u kthyen në mur ku thyenin koken të gjithë armiqtë. Elda u thoshte “nuk jam Hot si Lul Basha po si Çun Mula dhe per ju është zanë rruga”.
Një debat trondites u zhvillua mes saj dhe Erjon Braçes.
“He mi i thoshte Eri me gjen mua të vogel dhe s’me le të hyj nga biruca ” Ina i kthehej ”te erdha aty se sa rripi im i mesit je”. Eri iku më vrap dhe u fsheh pas një ferre derisa dy gardistë e futen në një domixhan kinse se kanë ujë në të dhe e gjuajten matanë nga një penxhere.
Ngadalë si vesa, erdhi Etilda. Na këqyri me pafajësi e moskuptim siç ajo di dhe pastaj na u bë def nga sytë. Veç kur më vonë e gjetem në sallë me një maskë për tu mbrojtur nga prapësitë e kesaj bote. E mbeshtjellë me mister kishte hyrë brenda.
Në anen tjeter dy kalorësit e bashkimit Edi Paloka dhe Lideri në perspektive Gazi po bënin një tjeter qendrese që drodhi të madh e të vogel. Ata u perleshen si luanë me Klodin të cilen po e ruajnë për ti ngjyrosur floket dhe Olten. Kjo e fundit kishte gojë dreqja. Po edhe Lideri në perspektivë vershim Lanë e ka qerratai.
Ndersa tek dera luhej nderi i demokracisë prisja të vinte Jorushi i Tabakeve aq e dashur e mbeshtjellë me melankolitë e saj të qashtra. Nëse historia do bëhej me ndoshta e sikur, do bëja ç’mos që protesta të mos kishte ndodhur në menyrë që Jorushi të fliste se dritë e diturisë perpara të na shpjerë.
Ndonese ne po triumfonim në të gjitha frontet ndihesha i pa motivuar. Pader Salianji ai njeri i adeteve të shenjta , i lutjes dhe shpates, bash ai që miresinë e ka kauzë të jetes , gjindej bashkë me Bledion Nallbatnë në Ëashington në takime të medha.
Pasi socialistet kush barkas , kush pupthi, kush nga dritarja e kush nga vrimat e mbushen sallen. Na u hap dera ku si dhën do hynim në katua dhe ne të Opozites.
Salla
Trimi i Lushnjes Saimir Koreshi “vox populi vox dei”, bëri të padegjuaren, u rras në skaner veshur e mbathur dhe analizat i dolen qelibar. Hiqe gozhupin i therrisnin, nuk dua ore se kam ftome gjegjej ai, kur tak si levend doli nga tjetra anë.
Pas shumë trysnie ja dolem. U gjindem brënda, koleget kishin marrë trajten e fytyrave “të kungullta e të egëra”. Tezja dukej si e balsamosur në kavanozin e frikes.
Anila Denaj enderronte sikur të isha në stane sot, kuvendim me barinjtët. Pashë Belen. Ndjeva mall.
Heroizmi po hynte në një faze të re, perseri Saimir Koreshi dhe Mond Spaho e “banë deken si me le” paf e puf , puf e paf, tym dynjaja.
Kosta ishte çartalluar, mendonte në djall vaftë intelektualizma , si e si me kallepe dinamiti të shkonte në Gjykatë Kushtetuese e ku “tjeglla, qepra krahë e krena, të kercenin mbi beden”. Ata i kanë nxire faqen Babos me Xhiorxhian e këtë se duronte dot. Pashë kalimthi që Jona e mbante nga xhaketa dhe Dori, keshilltari im trim i rrinte nga pas. Një shyqyr me doli nga shpirti. Arben Pellumbi e shifte dhe i dorezuar tha me gjasë nuk do e arrij kurrë ritmin e bëmave të Kostaqit. U bë gri si palltoja. Bora lotonte. Laerti ju kthye perseri punes së tij të nderuar të mbledhesit të loteve. Vetem koka e Margeritit dilte mbi shtellungat e tymit.
Bilanci
Pasi dolem triumfatorë trupa e Opozites po bënte bilancin. Kryezevendes Lideri pasi shprehu konsideraten e tij të lartë per bemat , perqafoi protagonistet e ndau veçmas Oerd Bylykbashin për reflektimin dhe guximin e deftuar. Befas tha, “ka edhe nga ata që u treguan pacifistë, të nderdyzuar, dhe jo besimplotë, ata të bëjnë një hap perpara”. Pamë njëri tjetrin në sy dhe me Tritanin dolem para rreshtit. Ju dhimbsem gurit e drunit ashtu kokëulur.
Fati e desh që Lideri në perspektive të nderhynte. Ai tha “ nën shembullin e me të mirëvë edhe keta do të bëhen luftetarë të medhenj të lirisë, Mondi të marrë në patronazh Tritanin ndersa Sajmja, Agronin, zonja Edhit të monitorojë perparimin”. Luan Baçi duartrokiti dhe me kaq u mbyll kjo epope.
,,,,,i lutem gazetes Tema ne Canada te na thote pse nuk i boton komentet! E morren saliun dhe e bene doktor Prof. ne mjekesi! Mori Saliu nje fshatar dhe e beri prof. beri Doktor Mulin dhe deputete Vokshin dhe sa te tjere i ngriti nga hici dhe i beri Deputete ne Parlament, qe do te thote vend per te folur,per te shprehur mendimet! Saliu i kerkoi me qiri keta njerez ne skuten e erret te Kombit!
Saliu u be vete or hajvan me nje shqipe te crregullt.Sali studionte.
o gjeku, po zevendson griden, qe kur mbante fjalime bente lemsh e asgje nuk thoshte. sapo kujtoje se grida mbaroi i jepte nje kethese tjter fjales qe nuk prite . e keshtu vazhdonte pa u ndalur, duke pare fytyrat me radhe,sipas seciles fytyre mundohej te tirte. kur shikonte berishe i pershtatej atij, keshtu bente me albanen, me joriden, mbasi mbaronte me salijanin u kethehej socialiste, qe shumica e qeshnin me tallje. gjeke e zgjata se edhe ti e sterzgjate. vetem nje gje duhet ta dishe, ato fjale jane totalisht jashte temenjelloj si opozita qe eshte totalisht jashte teme. ju u qine ne byrhte flamuri, albana, saimir karreshi, vetem dashit dje ia futen, por pune madhe eshte nga elbasani i perballon pa probleme. ju te gjithe jeni miza haleje qe mblidheni te haleja sali e ndotni rende ambjentin. perpara me saliun, flamurin, albanen, mod,saimiretj. u mungon petrit vasili e monika baxhella se mbledh fakte ne terren se eshte duke bere nje emision per vilat saliut e ilirit ne lazel me sooorreeela meeecheeeen. te na rruash o gjeke bejtexhiu. po te ishe student gazetarie nuk do mirrje note kaluese
Cfaredo te mendoni per Agronin, eshte satirist me talent. Mesa shoh, edhe qendrimet qe mban jane korrekte opozitare.
Te gjitha veprimet e ketyre deputeteve me gjysme pseudonimesh jane mesuar nga filozofiajote pacifiste o Gjekmarkaj, qe pasi te beri deputet Basha,u hodhe ne krahet e Berishes nga frika. Ne je burr dili ballas Berishes te leje PD te lire, ose bashkohu me te te henen ne proteste te hash ate qe kerkon me qendrimin tend as mish as peshk.
Dy rrepe e një rrap . Ani se digjeshin e përcëlloheshin ti mbetesh n'fundore e nënkrye : Viç i lëpirë . Itash koe vatrën me kërcunj e gështenjat piqiu .
Idiot i dobishëm,madje me shkollë.
Eshte nje klloun faqezi qe nuk ka as diplome dhe e lejojne te japi mesim ne universitet.. nuk mund te gjindet me burre-vemje e felliqur se ky.. Mulin "ta puthesh ne ballë" para ketij gjarperi..
Kur e mban vehten dhe per profesor o Gjeke,le kokrren e namit me keto shkrime bajate...kur do shporreni ju o plehra!
me rrot kari se ky maloku Gjekmarkaj nuk gjen ne parlament mbas Salih Serbit
Sa arkaizem !?A ka bir nene qe mund ta kexoje kete shkarravine deri ne fund!?
AGRONI ESHTE NJE SOJI QIR JO SATIRIST E MBAN VETEN PER TE ZGJUAR POR JO ME I MENÇUR SE GOMARI
Ky gjeja ta hap barkun me keto shkrime të mbush mendjen qe ka të njejtin nivel me Monen. Korr e mos lidh. Keto na beri demonkracia e Birishit . Morren diploma të gjth simpatizantet e partive pa meritë. Ajde degjo keta tani
Ky "deputet i popullit" nuk shkruan aspak per popullin qe e votoi sepse populli nuk e kupton aspak. Por ju lutem mos me pyesni per ke shkruan se politikanet po ashtu nuk e kuptojne dhe te "mencurit" nuk e lexojne.
Tek deputeti Agron Gjekmarkaj kishim besim qe do sillte nje fryme tjeter ne Pd, pra do kontribonte per bashkimin e Pd-se , per hapjen e partise me antare te rinj dhe ne fund te fundit duhet te dilte hapur qe kjo parti e ndare ne tresh nuk vjen ne pushtet me kete strukturat e vjetra drejtuse. Ne krye te PD-se duhet te vijne te rinj. Pra, deputeti ne vend qe te kontribonte per Pd-ne, por ben sehir, mjaftohet me ndonje kritike tanget, dhe duke shkruar ne forme satire mendoj qe nuk i sherben qellimit te madh te demokrateve.
Ky bejtexhi e kujton veten te zgjuar, por nuk ja kalon as gomarit. Nuk e kuptoj, a i lexon komentet per budalleqet qe shkruan?
Malok derri diten berrtet rrofte Amerika nate berrtet rrofte Saliu e paskeni ne ADN tradhetin
Z.Gjekmarkaj e mbivlereson aftesine e tij mediokre si bejtexhi. Ja kane rritur mendjen boll, dhe i ka hyre vetja ne qejf te madh. Ja krehu bishtin Lulit sa e beri deputet, pastaj kuptohet... kaloi lumin dhe..... Tani i puth ate Saliut dhe se bashku po luftojne kunder Ameriken kunder popullit. Nuk ka gje me teper nje zvaranik qe turperon mbiemrin qe mban.
Gjekmarkaj satirist????!!!! Edhe kjo na duhej! Ç’far hallit… iku dhe dita e sotme