
Në foto është kalorësi El Cid. Të vdekur e hipën mbi kalë dhe e lëshuan jashtë kalasë e nga pas, të frymëzuar nga prijësi që pandehnin të gjallë, e ndoqën ushtarët.
Hidhur më vjen të them se kjo metaforë më rri kallëp për Doktorin. Një kufomë politike që prin mbi kalë popullin opozitar, popull që e adhuron si Shën Gjergjin që vrau dragonin e që po si ai shenjt, shpresojnë ti heqë kokën kuçedrës së pushtetit.
* Mes Don Kishotit dhe Ushtarit të mirë Shvejk.
Një cipë e hollë si e qepës ndan një tragjedi nga një komedi. Epik do të kish qenë një Berishë i plagosur, makar edhe i vrarë, si kalorësi El Cid, që u prin me pallë zhveshur opozitarëve të munduar në një dekadë të gjatë. Por kundër kujt? Përballë s'ka asnjë ushtri. Asnjë kalorës. Asnjë batalion. Të gjithë janë përmbi. Siç luajnë fëmijët me një karkalec zënë nën një kavanoz, ashtu mbi El Cidin tonë po lozin dhe argëtohen disa. Duke nisur që nga zyrtarë me emër në SHBA e duke mbaruar tek ca O.P.GJ në Tiranë, pa shumë famë e lavdi. Brenda kavanozit vlojnë me tërbim edhe mijëra besimtarë të Doktorit. Po po! Ca e kanë fe këtë punë. Por pa e vrarë shumë mendjen nëse ai mbi kalë është Shën Gjergji, El Cid i vdekur apo Don Kishoti kundër mullinjve?
Nja dy javë më parë, në Kuvendin e Berishës, fort e nderuara bija e tij, Argita, kumtoi diçka të mençur: "Diku ne gabuam. Secili prej nesh rendi drejt ekonomisë, por ne rrezikojmë që të biem në diktaturë të ngjashme me diktaturën e dikurshme." ..... dhe pas këtij zbulimi, i ati, në mënyrë demokratike, u konfirmua kryetar i asaj tribuje, me 94% të votave!!!
Në do mendjen tim Doktor ( që as e ke dashur e as të është dashur ndonjëherë ) po të zbërthej nja dy a tri gabime. Prej këtyre të fundit e jo që nga '90-a, se ashtu s'më del nata të shkruaj....
■ Po ta nis me Lulin. Siç një çupë llasticë provon në këmbë njëzet këpucë para se të blejë një palë, Lulin na e bëre të provojë mender me bythë gjithë kolltuqet e rëndësishëm të pushtetit, për ti lëshuar në fund edhe tëndin, të kryetarit të partisë. Bëje sehir e hajgare sa herë Luli ngulte më thellë hanxharin e sa herë çante më egër PD - në. " PD e ka kryetarin"! - na qeshje edhe kur Luli deklaronte fitoren në disfatën e '21- shit dhe na e konfirmove si kryetar edhe pas ca javësh, kur ( si ti në këtë 2 dhjetor ) Basha "shkërrmoqi" një farë Gjergj Hani me një rezultat pak më të dobët se tëndin: veç 90%!
U zgjata, Doktor! Atëherë po përqëndrohem vetëm tek ato që unë i gjykoj si një punë e zënë gabim që nga themeli: Kjo e rikthimit.
● // Formati// Mirë, u desh shtysa e "non gratës" për tu kthyer në lojë. Por betejat ( përfshi edhe atë ligjire ) me administratën e superfuqisë SHBA i kalojnë dimensionet e fantazisë si të Servantesit ashtu edhe të Hashekut.
● //Strategjia// Më 8 janar '22 demokratë të besimit berishist u mblodhën tek selia e PD , brenda së cilës qenë mbledhur demokratë të besimit bashist. Ndër dhjetra skenare e taktika që mund të përdorje, Doktor, vure në jetë vetëm atë që presin të gjithë nga ty: dhunë, varé, qysqi, sëpata, hunj, cfurqe.... Pse? - pyeta veten. Përgjigjen vazhdon e ma jep me këmbëngulje TI, doktor! Të vetmen detyrë që ka Shqipëria në botë, është të rrijë urtë. Quhet STABILITET. Kush e siguron këtë stabilitet, mbetet në fron sa të dojë. Kush e trazon stabilitetin ka gjasa të thirret nga fuqitë e mëdha e të bëhet faktor. Mbase edhe ta marrë pushtetin. Tymi në javët e fundit në Kuvend ma dënd me shembuj teorinë time që JU , Doktor, në çastet më pisk të jetës suaj, po u thoni atyre që ju shohin mbi qelqin e kavanozit: "Mos e kruani me mua se unë ju vë zjarrin! E destabilizoj....." Halli është se ata që të kanë zënë nën kavanoz ta dinë takatin dhe hapin
●//taktika// E di atë barcoletën doktor? Mori një mësues një karkalec dhe i këputi këmbët e para. Përplasi pëllëmbën mbi tryezë dhe karkaleci kërceu. Pastaj i këputi krahët, përplasi pëllëmbën e sërish karkaleci u hodh përpjetë. Në fund i këputi këmbët e pasme e, sado që përplasi duart, insekti s'lojti më.
- Ç'mësojmë nga ky eksperiment? - pyeti nxënësit
- Mësojmë se, kur karkalecit i këpusim këmbët e pasme, ai s'dëgjon më nga veshët!
Nga eksperimenti i "burrave mbi kavanoz", Doktor, kuptojmë se sa herë të prekin ty, personalisht a të tutë në familje, ti kërcen sa më fort e lart të mundësh, duke mobilizuar edhe armatën e të dëshpëruarve. Çuditërisht, kur prekemi NE ti nuk dëgjon nga veshët!!
● // njerëzit// Një nga arsyet pse lufta bëhet në sallën e kuvendit besoj se është edhe çështja e "ushtarëve". E futa në thonjëz " ushtar", sepse para 33 vitesh neve ishim një ushtri gjigande, e etur për liri dhe demokraci, e vendosur për varrosjen një herë e mirë të diktaturës. TI na dëshmove, Doktor, se ke tmerr nga njerëzit e lirë. TI mundesh të bësh përpara veç me mercenarë. Me doemos robi nën ty duhet të ketë vese apo të jetë i përlyer në punë të ndyra, me qëllim që ti kesh në dorë e ti luash si të të dojë qejfi. Kështuqë e kapitullove ushtrinë tonë për ta zëvendësuar me armatën tënde të mercenarëve. Ama po e bëre shurrën në det kripa ta sjell në gjellë. Edhe pse sot ke po aq popull sa në '90 -ën kundër tiranisë dhe varfërimit të një pushteti monist dhe antishqiptar, tek TY nuk besojmë më! Jo thjesht se na ke prerë mëse një herë në besë e na ke lënë vetëm, por se tani as KAUZA personale nuk gudulis më njeri e as mercenarët nuk ndezin kurrëfar besimi!
● //kauza// Pate, Doktor, në plot 2 vjet, kohë për të ngritur një kauzë për të qenë. Jo "krimi", "hajdutët", "djegësat", "Rama ik" e të tjera si këto. Duhej ( ende është doemosdoshmëri! ) një platformë politike serioze. Tranzicioni është një deformim i përbindshëm i sistemit. Do të kish pas mjaftuar vetëm parimet e ekonomisë së tregut të lirë , liritë themelore të njeriut dhe rikthimi i pluralizmit politik, në një platformë serioze, të qartë dhe të zbatueshme, që sot të kishim një lëvizje opozitare prej vërteti, masive dhe serioze.... Por kjo lëvizje do të kish pas shkuar shumë larg objektivit tënd, Doktor, të mbrojtjes së vetvetes dhe familjes. S'është çudi edhe të të kish jashtëqitur fare prej vetes
● //strukturat// Me po ata mercenarë që çove demokratët në opozitë e më pas që i aktivizoi Luli për ta çuar PD nga disfata në katastrofë, ti po bën "revolucionin" , Doktor!
Jo në 10 vjet, por të paktën në 2 vitet e fundit ti nuk arrite të krijosh udhëheqje të re të PD dhe të projektosh pasardhësin. Ky, Doktor, nuk është gabim! Është krim!!! Kur dilje ato fillimet e foltores, krejt i vetëm, me çunakë e vasha të reja nga pas për dekor, na e bëre të qartë: UNË! UNË! UNË!! dhe "Après moi le déluge"!!( pas meje u bëftë qameti )
Pa program, pa platformë, pa udhëheqje, pa ide apo ideologji, bylyku i të mjerëve, i të pashpresëve si dhe ai i batakçilerëve që presin të "kapin nai gjo", duke shitur njëri - tjetrin, kauzat dhe idealet, shtyjnë ditët me ty, brenda kavanozit ku të kanë futur dhe lozin me ty, o zoti Sali Berisha! E bëre më ndyrë se Luli atë që bënte Luli o Doktor! Ke dy vjet që i ngop opozitarët me lugë të zbrazët o Sali! Ndyshe nga Luli, duke i tërhequr si gomarin me karrotë, me premtime dhe mirazhe revolucionesh.
Këto , mendoj, janë ca nga gabimet që ende vazhdon ti bësh edhe këto çaste që unë po të shkruaj. E hidhur është, ama sot ti je dëm shumë më i madh për Shqipërinë seç ke qenë ndonjëherë në 79 vitet e jetës tënde!!
(Marrë nga faqja personale ne Facebook)
Shkruesi i kompanisë,Kadeti Marek, të cilit i ishte ngarkuar detyra të shkruante historikun e kompanisë ku bënte pjesë Shvejku, filloi t'u lexonte gjithsecilit atë që kishte parapërgatitur të thoshte për sejcilin pas vdekjes: Për një ushtar të kompanisë shkruante: ushtari, H.L., ky bir i lavdishëm i perandorisë, i cili luftoi si një luan i vërtetë kundër armiqve të perandorit tonë të ndritur, gjatë luftimeve, një predhë e lëshuar nga një mortajë e armikut i hoqi kokën nga trupi. Por ai, ndonse pa kokë, bëri edhe disa hapa, mori shënjë me pushkën e tij dhe rrëzoi një avion armik. Kështu është dhe kjo puna e Berishës, i vdekur i pakallur, i cili nuk di ku ka kokën, shpallë triumfin e revolucionit kundër mafjes, duke qënë vetë koka e saj.
Xhezua
Prototipi i malokut kriminel e gjakatar.Ja pra kush është saliu turimiu.Ai ka mbetur me një grusht deputetësh bythëlëpirës e nuk di nga t’ja mbajë.
e bukur , shkrim i rralle, e hodhe nokaut perbindeshin e vicidolit, nipin e gjyshit qe vrau priftin e fshatit Berishe e madhe para 100 vjetesh.
Humor i kendshem.Te lumte pena!
Mos e therrisni "doktor". Ai eshte kasap ose Sali kasapi.
Bastard.
Përgëzime Armir Starja.Ta ndrova me dashje mbiemrin. Të kam njohur kohë më parë, por, duke lexuar këto rreshta, seç mu kujtua një kolonjar tjetër, nga Qyteza, imzot Noli.
Era e mutit ne pantallonat e cunit te Siqeres dhe ati partizonit serb po nigjohet deri ketu ne Kine . I hudhni pak klore se qeldi dynjon .
I vdekur.!?! Atehere përse merreni me një të vdekur?! Ka vetem një arsye: Ju edhe të vdekur ja keni frikën. Nuk jeni në gjëndje ta nxjerrni nga politika në menyrë ligjore.
Doktori ska sherim! Drurin e shtrenber e drejton vetem zjarri.
E mrekullueshme. Sarkazmë e thellë...
Ka nje ndryshim te madh ndermjet El Sid dhe qoftelargut , dhe kjo sepse dhe i vdekur figura e El Sid frymezoi popullin e tij popullin e tij dhe i tmerroi armiqte ndaj dhe eshte nje shembelltyre e shkelqyer ne historine njerezore , dhe kur flasim per qoftelargun Berisha , ai ska asgje te perbashket, perkundrazi eshte ai eshte kthyer ne nje te gjalle i vdekur , zobi, simbol i padrejtesise , e shkaterrimit, pa ideale, qe nuk frymezon askend , bile as ushtrine e vet qe praktikisht ka vdekur.
Bukur e ke qendisur Armir.
Me ne fund e kuptuat se kush eshte doktori i vertete. Por megjithate me mire vone se kurre. Se kur fliste i gjithe populli per bemat e doktorit juve dhe disa si ju nuk ju donitbti besonit
Bravo Armir. I mrekullueshem me kete shkrim...
Saliu është një budalla me brirë. Të ishte vetëm një fije i mençur, nuk kishte nevojë fare të merrej me politikë. Ishte mjek kardiolog në profesion dhe i vlerësuar në atë fushë, por duke u lëpirë pushtetarëve të kohës, i pëlqeu politika dhe për një çast mendoi: Më erdhi zogu tek dora! Kur e kanë bërë politikën Enveri, Hysniu, Simoni, Xhelili etj, përse të mos e bëj uné?! Kjo ide ishte në përpunim intensiv në trurin e tij, kur Ramizi e delegoi si ndërmjetës me grevën dhe protestën e studentëve të dhjetorit, 1990. Porosia e Ramizit për grevistët ishte ndërprerja e grevës dhe kthimi në auditorë, të vazhdohej rregullisht studimi dhe të hiqnin dorë nga kërkesat politike. Salihu e mori përsipër "misionin", por ia ndryshoi destinacionin, me synimin që në krye të studentëve po hyp vet dhe ashtu e kthjelloi mendimin për "zogun". Koha ka ardhur për mue! -tha me vete nën zë... Ai kishte etje për pushtet. Po i shkëlqenin sytë nga madhështia, do të bëhej njeri i "rëndësishëm", i paprekshëm dhe çdo gjë do të ishte në dorën e tij! Pa e zgjatur, ia arriti... por që nga ajo ditë dhe deri në fund tregoi primitivitetin e tij dhe të origjinës si bajraktar, si beu i fshatit, si i pari i xhamisë dhe si "kreu i kishës" deri në shkallën e të ndjerit të vetes si "mbret" i plotfuqishëm. Këtë ndjenjë e shfaqi konkretisht në vitin 1994, kur kërkonte anembanë Shqipërisë të gjitha kompetencat e shtetit në dorën e tij. Bëri fushatë si president dhe si i pari i bandës së MERCENARËVE, që me të drejtë e përmend z A. Shkurti në këtë analizë... Humbi, po nuk dorëzohet malësori, i cili ndjek me fanatizëm thënien krahinore: -Malësori është "i drejtë" si ahu. Ai mund të thyhet, por kurrë nuk përkulet! Në të vërtetë ai filloi të shtrembërohet që me lejimin dhe mbrojtjen e firmave piramidale, përmes të cilave solli revoltën e mbarë popullit shqiptar. Ky ishte një fakt i mjaftueshëm për dorëheqjen, por jo për salihun. Ai më mirë thyhet, se të përkulet... dhe vjen sot pas 33 vjetësh i i përkulur dhe bërë gërdallë, por përsëri i "pamposhtur"! Ka marrë një vendim: pa ia dorëzuar pronën alias mercenarët bijës së tij, nuk shqitet nga politika... Ky është karikatura e shëmtuar e demokracisë dhe i ndëshkuari për jetë nga mbarë malësorët e mençur që nga Shkodra në Vermosh, nga Mirëdita në Orosh, nga Dibra në Lezhë, Krujë dhe Mat... Ky realitet salihun e tërbon, e shkatërron, e vret, e pret, e përkul dhe ... në tokë e ngul si hu! Sot salihu është një "sulltan" i dërrmuar, i deformuar, i dështuar, por i padorëzuar. Kockat nuk e mbajnë, disa herë është rrëzuar, rënia e mëtejshme është në proces të pandalshëm. S'e di ai këtë? E di, po s'i vjen mirë, pa plotësuar amanetin e dorëzimit të "pronës" tek Gida! Kjo do të jetë mender dhjerja e fundit e tij mbi Shqipërinë. Ai është një antishqiptar klasi. E flet mirë shqipen, por u shërben shovinistëve serbo-greko-bullgarë, jo Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mallkuar dita, që e solli këtë lubi në krye të shqiptarëve!
Nuk e njoh autorin ,por shkrimi eshte shume i ndjere,shume i sinqerte.
Jo Doctor pr Vampir.