Tre vetë që u ndanë në tribunë

14 Dhjetor 2023, 10:53Blog Nga Frrok Çupi

Tre vetë që u ndanë në tribunë

Nuk kishte ndodhur asnjë herë ndarja nga tribuna për te askund; gjithë kësaj historie ka ndodhur që nga askund, dy a tre a disa njerëz të vijnë e të hipin në tribunë.

Prej të treve, Monika dhe Iliri kishin qenë ‘askushi’, por u ngjitën në tribuna të larta. Askush nuk di çfarë shkolle kishin studiuar e çfarë profesioni kishin pasur në jetën civile, as Iliri as Monika. Në ‘demokraci’ u aplikua vlera Zero mbi gjithë sistemin e vlerës.

Nuk është pa baza fakti që si Iliri si Mona kanë shpalosur arrogancë para qytetarëve; madje edhe kur janë filmuar duke vjedhur pasurinë e qytetarëve. Njerëzit e vlerës ‘Zero’ janë më arrogantët e botës…  Ndërsa Saliu ka qenë një doktor i udhëheqjes komuniste, më shumë doktor i sentimentalizmit se sa i zemrës për udhëheqësit. Nuk mbahet mend të ketë shëruar ndonjë human në këtë vend.

Edhe ky i ardhur nga ‘askundi’, siç quheshin në komunizëm skërkat e vendit, sidomos në Veri. Të tre u ndanë sot, por nuk u ndanë atje ku e nisën; të tre u ndanë përjetësisht nga pika e përbashkët dhe u ndanë bash në vendin që quhet tribunë. Dje festuan secili sipas frikës së mënyrës së vet, por në tribunë. Sot nuk ‘i zbardhi dita’ aty.

Saliu mblodhi disa skllevër të tij që i ka futur deri në grykë në korrupsion dhe iu tha se ‘po festojmë lindjen e PD’. E shkreta ‘grua’ me emrin PD sa u dhunua nga këta të tribunës. Por sidoqoftë, për Saliun PD ishte ‘një totem’ (kafshë e vrarë totemiste) me të cilin u nis për askund. Dje në mbledhjen përkujtimore të Partisë ishte çasti i fundit në tribunë. Tani Drejtësia e kërkon në burg.

Iliri e nisi luftën kur Berisha ‘vrau’ Nanon, jo për të marrë hak ndaj vrasësit të liderit të tij, por për të marrë shpërblimin. Shpërblimi  ishte tribuna.

Kur ishte vetëm 23 vjeç u bë deputet dhe kur kishte 23 vjet si autor veprash penale, u bë president. Që aty, rrallë herë u pa më. Hera e fundit- kur tha se ishte ‘i sëmurë’. Për Saliun nuk foli më. Me sa kuptohet, Iliri tenton të marrë ndonjë qeli më të rehatshme se Saliu, kaq ka mbetur.

Monika ka marrë tribunën sa herë i është dashur të shoqit. Edhe të shoqin, herë e kishte e herë e mohonte.

Me Republikën e Shqipërisë luajtën rolin e podedofilisë; në krye si Zonjë të Parë emëruan një vajzë të mitur. Ajo nuk e preku kurrë tribunën. Dje Monika u shfaq në tribunën e fundit të një konference që e sajoji vetë me qëllim që të provokonte SPAK-un, nëse e ka seriozisht apo jo.

Të tre u ndanë teksa ndodheshin në tribunë. Nuk ka ndodhur kurrë kështu; miqtë janë ngjizur në ‘tokë’ dhe janë ndarë aty; ndërsa këta e kanë jetën në tribunë. Saliu, sipas vendimit të Kuvendit, do të jetë në arrest; nuk ka më liri.

Iliri është dorëzuar, pret fatin e klientit ‘të sëmurë’. Monika sot ndihej e zbehtë dhe e tradhtuar nga ‘dy burrat’. Kush do ta djegë selinë e Parlamentit tani e tutje? Kush do ta ndezë Raihshtagun pas rënies së Fyhrerit? Të tre po pickojnë veten, ‘jam apo nuk jam unë?’. Të tre ishin ‘Zoti’ dhe pushteti i përjetshëm.

Secili ka harruar se asnjëri nuk është Zoti. Berisha e kuptoi dje, i fundit nga të tre. Sapo SPAK urdhëroi ‘arrestimin e tij’ pas vendimit të Kuvendit, ky tha ‘jam dakord me vendimin’. E kush po e pyet më?

Sikur ky e kishte në dorë prapë Drejtësinë ose edhe fatin e tij(!)… Këta ishin kapur fort pas pushtetit dhe për pushtet bënë krime. Tani tribuna është pa asnjërin, secili pret secilin atje poshtë.

15 Komente

  1. p
    popull

    Respekte Frrok

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatimja

      Fjala jote ne vesh te Perendise o Frrok, por hajdutet e Tiranes kanevjedhur miliarda dhe paraja e hedh ujin perpjete.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Aman,kure do arestohet se na plaset shpirtin. Saliu duhej te ishte futur me kohe ne burg. Mjaf e degjuam kete gerdalle kete plak matuf qe na can bythen cdo dite.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Respekte

        Je super hero i analizes Frrok Cupi

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani i Ri

          Z. Çupi, meritoni respekt për mençurinë, diturinë, guximin dhe patriotizmin që tregoni.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati idealist

            sali qenit i ka ardhur ngordhja,sepse ka përmjerë në derën e xhamisë. Shpresojmë që ta shoqëroj edhe çifti mafioz iliri dhe surrat bajga mona.(Ngaqë i urrej këta kriminel ua shkruaj emrat me shkronjë të vogël)

            Përgjigjjuni
            1. P
              Plakushi

              Askushi nuk qene edhe drejtori i Piramides demokrate.

              Përgjigjjuni
              1. "
                "BOHOTINA"

                Shkurt.. I jashtezakonshem... per menyren si e shtron fabulen... dhe te verteten.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gaci

                  Na pelqeu fort artikulli????????????

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koli

                    Ashtu eshte ,zero si Iliri dhe Monika...por ti je me pak se zero....ti je gazetar i ish Zerit te Qenve.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      drini

                      Cfare artikulli?Ky eshte vetem mllef jo artikull,Nese Frroku do njerezit "zero" le te marre me radhe ministreshat e Rames ne te gjitha qeverrisjet...sa per ministrat i ka marre ne qeverri nga grate .

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mondi

                        Ministreshave te Rames u ha ate qe nuk thuhet.Je shume,po shume larg atyre.Nuk I arrin dot prandaj kerkon ndihme nga frroku.Nuk te del trau por merresh me qimet,shqiptar I poshter,injorant dhe I pabese.

                        Përgjigjjuni
                      2. I
                        Ilir

                        Brravo

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dde

                          Shkurt,permbledhse,sakte....te lumte pena....

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tina

                            Bravo Frrok!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje