
Përfytyroni një natë janari në fshatrat e Rrëzës së Përmetit : Dhëmbeli dhe Nemërcka kanë derdhur vellon e bardhë edhe mbi luginën bukurishumë të Vjosës ! Përfytyroni një shtëpi të thjeshtë me shiltetë e qilimat e punuar me dorë nga amvisat dhe të shtruara në dyshemenë e mocme. Pranë tyre oxhaku ku lëpihen flakët e kërcunjve dhe ngrohin sadopak shtatin e njeriut, por jo zemrat. Dhe më tej : Një djep që tundet e lëkundet bashkë me të qarat e foshnjës të lidhur me rripa të zbukuruar nga guna e dhenëve ! Dy nuse fare të reja, Donika Pecollari e Luljeta Ilia, I këndojnë nina-nanat gjumëndjellëse fëmijës që s’pushon së qari. I zoti i shtëpisë ka ikur. Sapo ka marrë një udhë të gjatë e raskapitëse përmes kodrave e maleve me dëborë. Mori në sy udhën helm të kurbetit. Dhe befas, rreth asaj vatre të ngarkuar me plot gëzime e hidhërime, shpërthen një rrëfim tronditës si dallgët e lumit shekullor në dimër. Sot e kësaj dite, të duket se rrënqethen themelet e shtëpisë, trarët dhe pemët në avlli. Është këngë apo ngashërimë e pafund ?! Është zjarr dashurie apo mallkim për “qeraxhiun e Grebenesë” ?! Pa orkestër e pa dirigjent. Dy zërat e kulluar, marrësja dhe mbajtësja kthyese e këngës, e lëshojnë pikëllimin pikë-pikë. Iku “trari i shtëpisë” me një trastë mbi supe ! Iku në lule të dhëndërrisë ! Iku për kafshatën e gojës. “O kurbet, të rëntë zjarri !”. La nusen me foshnjën në gji. Ndërsa Luljeta dhe Donika këndojnë(apo vajtojnë?) me zë të ulët përgjërues, hedhin sytë nga penxherja se mos troket dikush. Por ah, vetëm suferinë dhe kërcitje degësh të mardhura e pa sythe ! Kënga hyri palcë më palcë. Vogëlushi më në fund dremiti, me zemrën që i rrihte si e zogut nën strehët e catisë. Rrodhën 36 vjet dhe kënga “Një natë janari” gurgullon ende si burimet e Rrëzës. Ku ta dinin këngëtaret se do të vinte një ditë që edhe vetë do të provonin mërgimin e detyruar ?...
Kthyesja dhe mbajtësja e mrekullueshme e këngëve përmetare, Luljeta Ilia, nuk e hoqi dot atë peshë jo të lehtë. Puna, pasioni, talenti dhe dashuria për Kanikolin, Carshovën e Përmetin e bukur, e mbajnë ende në këmbë e me të njëjtin pathos rinor. Tashmë vargu i këngëve është i gjatë, emocionues e frymëzues. Të pashkëputura nga Sazet e qytetit të trëndafilave, nga kabatë e famshme të usta Laver Bariut me shokë. Kështu në Përmet. Kështu nëpër Greqi e Gjermani si emigrante. Kështu deri në Bruksel e Paris. Lë për pak ditë punët e hallet familjare dhe bashkohet me sazet e mirënjohura. Këto te fundit, kur kanë në mes tyre Luljetën, sikur u shtohet më tepër siguria e suksesit, larmia e lezeti. Qetësia dhe ëmbëlsia e saj, serioziteti dhe finesa e saj si profesioniste e vërtetë, bien në sy menjëherë. Jo rastësisht e shoqërojnë duartrokitjet e artdashësve popullorë. Për herë të fundit, u takuam sivjet në maj, në vigjilje të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Te kafeneja ballkon e Agimit. Një surprizë e këndshme pas shumë vitesh. Duke pirë kafe në zemër të qytetit tim të dashur, kujtuam mjaft gjëra nga udha e përpjekjeve të saj kulturore. Vecse fillimi nuk harrohet. Sidomos veprimtaritë me shkollën në Carshovë. Ishte viti 1987. Unë sapo isha transferuar si korrespondent profesionist në Myzeqe (histori më vete, tragjikomike). Mirëpo, në Lushnjë gjeta ca mjeshtra të tjerë me origjinë nga Përmeti, si R. Ismaili me shokë. Por mbajtësen dhe prerësen e këngëve popullore, Luljetën e mirë, nuk e harrova. Festivali Kombëtar e ngriti në piedestalin e merituar : Dy këngët “Një natë janari” dhe “Baluket e tua”, më kujtohet që morën dhenë. Vonë u qëmtuan origjinalet në arkivin e RTSH-së. Gjenden shpejt në you tube. Zbulimi i talenteve të reja nuk erdhi vetiu e as nga qielli. Nga rrethi shkonin ekspedita kulturore fshat më fshat. Në gjithë Rrëzën vajtën Qirjako Vangjeli, Aleks Todhe e Anastas Naqe, me një vizion të ri e gjurmues cilësorë. Të palodhur e mendjehapur. Këto nuk i harron Luli. Por edhe Josif Shukallari, Suzana Laska, Ligor Pecallari, Robert Jace e Krisanthi Xhopi. Mirënjohje dritëdhënëse.

Vajza e brishtë e Kanikolit dhe e Carshovës filloi të pushtojë skenat e qytetit dhe më tej. Se puna me talentet nuk mbetej si slogan a thirrje burokratike nëpër raporte e fjalime forumesh. Dora e ngrohtë shtetërore ishte e prekshme, larg zilirave, xhelozive e intrigave.
-“Pas shkëlqimit real në Festival, drejtuesit e Kulturës ngulën këmbë me të drejtë t’i merrnin e t’i sistemonin në qytet, me punë e shtëpi falas,- tregon Qakua, moderatori dhe organizatori i shquar me Sazet.-Madje, në 1990, nisëm edhe turneun jashtë vendit, si në Suedi, Norvegji e Finlandë, me në krye të papërsëritshmin Usta Laverin. Pas dy vjetëve edhe në Greqi e Rumani. Pjesmarrje e paraqitje dinjitoze. Por i paharruar do të mbetet edhe Festivali Ballkanik në Bruksel, kur u liberalizuan vizat me Shqipërinë. Sazet e Përmetit “pushtuan” një nga sallat kryesore të Parlamentit Europian…
Qakua ynë është djali i Llazo Vangjelit me famë në përgatitjen e valltareve të reja nëpër kopshte e shkolla. Në gjurmët e tij ecte i biri. Edhe për Luljetën është sebepciu i parë që këmbënguli për mbështetjen e saj në cdo hap nga pushteti lokal. Po kështu për disa nuse e vajza të talentuara nga fshati. Bashkë me drejtorin e mencur të Shtëpisë së Kulturës, të paharruarin Trifon Dafa. Sazet e Përmetit u shtuan më tepër. Larmi e cilësi e lartë, përfaqësim i tërë krahinave. Por ama printe kudo kabaja e pavdekshme e usta Laverit. Vetë mjeshtri kënaqej nga zëri i Luljetës. Por edhe nga “mullixhiu i Rrëzës”, sic e thërriste shpesh plot dashuri nxënësin e tij më të mirë, Josif Shukallarin. Shumica e të rinjve nuk ndoqën dot studimet e larta në Institute e Akademira. Por “akademia” e Laverit ishte sipërore dhe e pazëvendësueshme. E lindur dhe rritur në ato troje e lulishte të rralla buzë Vjosës shekullore.
-“Luljeta Ilia ishte dhe mbeti kthyesja më origjinale e këngës popullore përmetare të pas viteve ‘90”,-na thotë shkurt e saktë, etnomuzikologu e Akademiku i palodhur, Vaso Tole.
Se bleta e mirë duket në koshere ! Te ato Saze që mbushin me gëzim e jetë njerëzinë, janë rritur e rriten talente jo dosido që kanë mbajtur e mbajnë gjallë deri orkestra të metropolit. Vecse sa herë dëgjojmë këngët drithëruese “Një natë janari”, “Baluket e tua”, “Me kë vajte në Janinë”, “Rrëzohet një zog nga mali”, “Vallja përmetare”, “C’u ngrita nga gjumi”, “C’ke moj tambura”, “Rrumbullakja si karpuzi”, “Pa dil bijë c’janë ata” etj. na del para portreti i Luljetës, natyrshmëria adhuruese e zërit të saj. Edhe sivjet në kalanë e Gjirokastrës, erdhi nga Gjermania. Nuk mund të mungonte në atë “dasëm” të folklorit kombëtar. Në këto kohë të trazuara nuk është sakrificë e vockël. Është sakrificë që bën dritë edhe nga mbështetja e familjes. Lë mënjanë punët e përditëshme, të ardhurat financiare, qetësinë shtëpiake. Ashtu e thjeshtë e serioze, pranoi të këndonte krah për krah edhe me Klarita Murataj, pjesmarrësen më të re në atë ngjarje kulmore kulturore mjaft të shënuar. Dhe vezulluan në skenë.
Të punosh me sazet e Përmetit, është fat më vete. Dhe shpesh fati ndihmon guximtarët, punëtorët e paqibër të artit popullor, që jetën e kanë lidhur fort me meloditë dhe këngët e tokës së tyre. Kudo, në Shqipëri dhe në emigracion…
Excelent. Pena eshte tamam tek i zoti. Shkruaj o .mik per traditat e shkelqyme te Permetit, per njerzit mrekulli te ksaj zone.
Bravo Emil Kristo Mertir Dishnica qe ke vleresuar veten se kete gazetarin çdo numer lexuesit e bejne fertele per historite idiote qe tregon, a thua se te gjithe jane femije kopeshti pet te degjar perallat e Mertir gallofit
More zhabe more Zhabova/ S'e hoqe mutin nga goja/O mor Zhabova o mor zhabe/Gojen mbushur plot me bajge
Ty Thanas Kristo Mertiri po te them se ti shkerdhej ata qe ke brenda ne dere. Po te gjeta rruges kam per ta futur koken ne bythe!
Respekt per Permetin dhe permetaret!
Te lumte goja o TIRONA!
Super shkrim.
Bravo Kristo je I papare si ne shkrime e komente per te lavderuar veten.
Sazet e dhe lulet e Permetit jane pasuri kombetare dhe me vjen keq qe I ben pus ky letyra, miu i haleve Kristo Mertiri, spiuni I sigurimit.
Te lumte pena o patriot i Permetit qe ia ke plasur ne balle keti Mertir halese qe ben pis kulturen permetare!
Ky permetari ishte dhe mbeti rrote kari/ I thote vetes patriot por ngelet vec idiot
I kishe thuruar ato fjalë magjike për këngët përmetare, për muzikantët e këngëtarët e talentuar të kësaj treve , që jep veç dashuri e kulturë kudo, prandaj të uroj me shpirtë e të uroj të lumtë pena, që këto këngë i ke kthyer në monomente veç me gurë shpirti! Lum ata që janë përmetar, punojnë si përmetarë dhe sillen si përmetar kudo !
Po çuditem se si ky Kristo Mertiri na behet si me magji dhe Mali i Miçanit sa per te llustruar surratin e tij te peshtire qe e ka si kokelaker?
O Kristo, o zhapik shko në Sharrë e mos ik... Spurdhjak linde e kamelleon perfundove ndaj mos ha mut..
Ky permetari ishte dhe mbeti rrote kari/ I thote vetes patriot por eshte vec nje idiot
O Thanas mos bej zhurmuesin se te njohim kush je Kristo Mertiri muti i qenit te mero bazes
Nje funderine shkruan disa komente fyse. Gazeta tema cirruni masken ketij plehu dhe pse te lihen sheshit plehu i vetqujtur bonopart, vasil, permetari patriot. Mund te sjellim dhe te tjer argument per kte soj sorollopi. Mertir, mos u tund nga kjo rrace e felliqme, njerzit e cmojn penen tende Rubija
Moj Rubije lope race polle nje Mertir gëlasë qe qelb dynjanë. Ti po deshe mbaji ere po Kristo nuk eshte I besueshem me perrallat e tij ai ben pis kulturen dhe realitetin shqiptar. Moj Rubie turkoshake iku koha e Enverit ku mblidhej byroja dhe sigurimi bashke me Kriston e burgosnin njerezit qe nuk u vinin pas qejfit. Te fala Kiços...
Respekte per shkimin tuaj i nderuar Kristo .Vazhdo te shkruash per vlerat e krahines se Permetit ,e te Shqiperis ne tersi . Ke ditur te largosh pluhurin e hareses me shkrimin tende , duke vlersuar figura qe meritojne te kujtohen per kontributin qe kane dhene e japin ne fushen e trashigimis kulturore popullore , siç jane muzika e kenget e bukura te treves Permetare .