Po sikur Rama të jetë kundër arrestit të Berishës?

15 Dhjetor 2023, 12:11Blog TEMA
Po sikur Rama të jetë kundër arrestit të Berishës?

Nga Lorenc Vangjeli

Po sikur përpara seancës së kuvendit që do të vendosë fatin e imunitetit të Sali Berishës, pasardhësi i tij jetëgjatë në detyrë të thoshte: “Vota ime është kundër arrestit të paraardhësit tim? Shqipëria nuk ka luksin që të ketë një kryetar të dytë opozite në burg, si Fatos Nano tre dekada më parë! Drejtësia të bëjë punën e saj, të hetojë gjithçka mendon në ngarkim të Berishës, por ta bëjë këtë duke e lënë në gjendje të lirë Saliun”. Edi Rama mund të rendisë një mori arsyesh të tjera, por edhe mund të zgjdhë të japë bindjen e tij vetjake se bota është shumë e vogël për të fshehur një Berishë në arrati e se Doktori nuk ka mundësi t’i shmanget hetimit gjyqësor. Ndoshta mund të shtojë edhe se, sipas zanatit të vjetër, ai megjithatë mund të intimidojë dëshmitarët.

Në një rast të tillë hipotetik, komentet do të ishin të pafundme. Si zakonisht, teoritë konspirative, kritikat, mallkimet, supozimet për prapaskena të mundshme e çdo lloj marëzie tjetër, do të ishin daullet e një korri drithërues që mendon se ulërima është argument, që mbas çdo akti sheh vetëm pazar, që dyshon edhe kur duhet të besojë, që sillet si murgeshë që e fsheh shtatzëninë me rroba të gjera apo dhe që thjesht thotë sa di dhe di edhe më pak sesa thotë. Kundërshtarët po e po, por në një mënyrë të tillë Rama do të trondiste dhe të vetët.

Mund të dukej se do t’u jepte një shpresë mëkatarëve brenda grupit të tij se “Ai i Gjati nuk do të na lëshojë” dhe do të merrte admirimin e tyre: “I madh është! Tani e morëm vesh pse tha togfjalëshin e jashtëzakonshëm Republika e Prokurorëve në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë”. Nuk është as njëra dhe as tjetra. Nuk është kundërvënie ndaj vullnetit të Altin Dumanit, por një aleancë e natyrshme me SPAK-un duke bërë njëkohësisht secili të vetën. I pari me mjete politike balancon aktet e të dytit që e kontrollon me mjete ligjore.

Askush nuk e di se çfarë mendon kryeministri Rama në këtë pikë, por e sigurt është vetëm një gjë. Një qëndrim i tillë politik: “Hetoni në gjithçka që mendoni, por pa e arrestuar Sali Berishën!”, do të ishte akti më i madh emancipues dhe i drejtë në respektim të kushtetutës dhe parimit themelor të saj, balancës dhe kontrollit të pushteteve. Ai akt do të ishte gur themeli në nevojën ulëritëse të shoqërisë shqiptare për të vënë në qendër të vëmendjes interesin më të mirë të individit, si kusht i parë për një shtet të së drejtës.

Ai do të ishte leksioni i një shtetari dhe jo retorika e një pushtetari; do të ishte adresimi i nevojës urgjente për ndryshimin e mentalitetit stalinist, mbizotërues në shoqëri që e sheh burgun jo si mjet, por si qëllim në vetvete. Nga ana tjetër, Berisha vetë duhet të luftojë për të vërtetën e tij me mjetet që i afron sistemi. Ai duhet të ulë kokën dhe t’i verë gjoksin akuzës. Ta shohë si fat dhe jo si fatalitet ballafaqimin me drejtësinë, si rrugën e vetme për të verifikuar pafajësinë e pretenduar apo fajësinë e dyshuar. Dhe ta bëjë menjëherë si gjithë të tjerët dhe si vetë Cecoja nën bicak.

Ky akt politik me mundësi vetëm matematike, nuk është aspak i lehtë që të ndodhë. Ai do të kishte kundër të gjitha paragjykimet e të paktën gjysmës së shqiptarëve që kanë refuzuar rregullisht modelin Berisha e që do të donin ta shihnin në pranga “hasmin” e tyre dhe që mund të shihnin në këtë akt, llogari vetjake. Revanshi është ves i vjetër i politikës shqiptare. Ai ka qenë në këto tre dekada plot me maja dhe rripa, me hipje nga parajsa e pushtetit e zbritje marramendëse në ferrin e qelisë, por ky nuk është motiv i mjaftë që Rama t’i dorëzohet ngutit të turmës. Si kryeministër, ai është i dënuar të qëndrojë përpara saj dhe për hir të saj, edhe të lagë barutin e revolucionit që nuk po ndez, edhe të ndezë një qiri shprese si reformator.

Nëse Rama do të votonte pro hetimit të paraardhësit e tij, por kundër arrestit, ky do të ishte sinjali që një shoqëri e traumatizuar nga prerja në besë që i kanë bërë ata që ajo vetë i ka votuar, mund të bëhet mençurisht evropiane. Më pas, si efekt anësor, njëlloj si ilaçi i duhur që shëron shkakun, por nakatos pasojat, të gjithë naivët që pretendojnë se Rama kontrollon SPAK-un do të kishin punë me gishtin e tyre tregues që e tundin mbas çdo akuze të tillë. Mund ta mbajnë edhe në gojë! Berisha i pari!

E gjitha kjo është një supozim. Ndoshta asnjë gjë e tillë nuk ndodh. Herët a vonë kështu do të ndodhë. Por ky nuk do të jetë fundi i botës. Thjesht do të jetë një shans i humbur për të gjithë. Për miqtë e njërit dhe armiqtë e tjetrit. Për të gjithë shqiptarët.

28 Komente

  1. N
    Nipi Alushit

    Sikur hallua të kishte koqe, do të thirrej xhaxha. Sikur tetua të kishte koqe, do të thirrej dajo. Sikur……….. Sikur……….. Sikur………..

    Përgjigjjuni
    1. U
      Unë

      Unë e dua saliun në BURG!

      Përgjigjjuni
      1. c
        cuf dabjoni

        Kujdes... se po hyni njoni do ta haj ne qetri dhe secili me dyzet ortakët e vet

        Përgjigjjuni
      2. D
        Defiçitari

        Vangjel! Berisha nuk është njeriu që lëshohet pe për imagjinstën tënde. Berisha duhet të provojë jo çfarë përmëndni Ju, ato ka ku i provon, vëndi është para trupit gjykues, Berisha ka peshë malesh mbi kurriz me zullume dhe nuk njeh dhe pranon asnjë gërvishje lëkure, plagë jo e jo. Ai i ka borxhe çdo shqiptari, edhe mua edhe ty edhe atyre që po lindin apo që nuk jetojnë më Fantazia jote është një gërvishje plus për çdo lexues

        Përgjigjjuni
        1. Врана не скида поглед са вране

          Kështu duhet të ndodhë në rastin kur bëhet fjalë për njeri por jo për një kafshë të egër që ka bërë çfarë ka dashur për mëse 30 vjet.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Himarioti

            Iku për lesh edhe ky Vangjeli. Na e mori të keqen. Vafsh dhe mos u kthefsh më o çoban i keq!

            Përgjigjjuni
            1. i
              ismail

              Ik ore b.q..ti qenke k.. fare.Ku jemi ne ?ne suedi apo hollande?Krimineli Sali Berisha duhet trajtuar bute.....bute. siç e ka ligji edhe pse meriton te varet ne litar.A harrove ti o b.q sa veta ka vrare Saliu?sa nena jane me te zeza?sa vuajtje dhe mjerime ka sjelle per popullin duke krijuar kushtet te vjedhe djali vajza dhendeŕri dhe gjithe shpura qe i shkon sot pas.I shkofsh pas edhe ti o bq se ju "anal....istet"keni kontriubuar per situatat e veshtira qe ka krijuar saliu me shoke.ptyyyh rrace e qelbur.Ta provoje edi rama qe te votoje kunder se gati e ka qeline....aty afer me saliun dhe ilir plehun.mjaft per sot o teoricieni vangjeli.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kris

                Bota eshte shume e vogel per te fshehur Saliun dhe shume e madhe per te fshehur Arben Ahmetajn me shoke

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tropojani i dhumuar keqas nga Sali derri

                  Shqiperia e ka luksit te kete gjithe kriminelet ne burg o gazetar shkerdhate, berishist. Sali yt eshte krimineli, vrasesi, mashyruesi shkaterruesi i shtetit, ambjentit dhe urbanistikes, hajduti me i madh qe ka pars ky vend eshte familjarisht non grata ne Amerike e Europe, ti o shkerdhate dashke qe te mos arrestohet...

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Poseidon

                    DO TE QE AKTI SUBLIM I EDI RAMES DHE ME TU DENUAR SALEHKARAXHICI TE DOREZOJE EDHE KRYEMINISTRINE PARA ZGJEDHJEVE TE PERGJITHESHME..............JO VETEM DO ISHTE LUAJATET I PERMASAVE TE MEDHA POR DHE NJE ZGJUAR SI È MADHE...........

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tropojani i dhunuar keqas nga Sali derri

                      Perse o trim ta leshoje, e ka fituar me vota, dil edhe ti garo, bo nje parti dhe futu ne gare dhe po qe i zoti fito.

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Po iku Saliu,i vjen radha Ramës

                      Rama është kundër ,se Sali krimineli me hajdutët e rrugaçët e tij po e mbajnë në pushtet

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        aDEM

                        Po sikur te kete Hallua K.QE?

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Italia si moter

                          Me shkrimey e tua more Vangjel tregon qe je gjysma pule e gjysma gjel ,as nje nga keto qe analizon nuk qendron .po te kishte halla koqe o Vangjel ? Mire ben qe Rama ju quan analistqener ,se flisni si ju do qejfi juaj jo si eshte realiteti ,a mund te mbrohet nje kriminel qe shkateroi Shqiperine ?me sikuret e tua shkon ne boten tjeter .pika shkrimit.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hoj hoj te dy njesoj

                            Po akoma ky? Po dihet ajo. Edi i ferkoi krahet ne spitalin ushtarak kur ndodhi gerdeci, po Edi nuk do e votoj Salehun per arres. Po a e dini pse? Po jane prere nje kallep.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demokrati idealist

                              Kjo është e pamundur të ndodh kësisoj,ndryshe E Rama do të zhgënjenti popullin por edhe Amerikën dhe Europën,të cilat e duan në burg sali MALOKUN.Ai ka bër krime por edhe është përfshir në korrupsion.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nje i Moshuar

                                O gazetar ti mat pulsin e ketij populli te shume vuajtur prej tij apo ke rene ne depiresion per Sali Kriminelin atehere ndihmoje dil dhe ti dhe ndani denimin bashke pse e ngateron Ramen ne kete mes me sikure ?Kush te ka vene per te provokuar me kete shkrim pacavure Ilir Meta Monika Saliu apo SPAK ? Me ne fund e tregove vehten se kush je o Lorenc. Vangjeli

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nje i Moshuar

                                  O gazetar ti mat pulsin e ketij populli te shume vuajtur prej tij apo ke rene ne depiresion per Sali Kriminelin atehere ndihmoje dil dhe ti dhe ndani denimin bashke pse e ngateron Ramen ne kete mes me sikure ?Kush te ka vene per te provokuar me kete shkrim pacavure Ilir Meta Monika Saliu apo SPAK ? Me ne fund e tregove vehten se kush je o Lorenc. Vangjeli

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nje i Moshuar

                                    O gazetar ti mat pulsin e ketij populli te shume vuajtur prej tij apo ke rene ne depiresion per Sali Kriminelin atehere ndihmoje dil dhe ti dhe ndani denimin bashke pse e ngateron Ramen ne kete mes me sikure ?Kush te ka vene per te provokuar me kete shkrim pacavure Ilir Meta Monika Saliu apo SPAK ? Me ne fund e tregove vehten se kush je o Lorenc. Vangjeli

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Burgu

                                      Si dashnor te Venedikut, Rama e do Salehun ne burrg ne kohen qe do te vuaje vete denimin. Ndryshe nuk ka kuptim. Do te luajne shah, se gjithe jeta tyre, shah ka qene.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. i
                                        isa

                                        Lorenc edhe une po supozoj:Po sikur Sali Berisha te thote po une dua te shkoj ne burg!Ne matematike kjo quhet "teoria e propabilitetit"!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Haka Tekizoti

                                          Mos u lodh kot, qirjes Vangjeli. Që Rama nuk është hakmarrës (taktikisht, për t'u treguar siç mendon ti se duhet të tregohet, se shpirti i tij e di se ç'është në vërtetë) këtë e ka dëshmuar vite të tëra që është në pushtet. Gjatë kohës që Rama është në pushtet Saliut nuk ia ka thyer njeri hundët e kafkën e kokës siç ia bëri ai Ramës e plo e plot të tjerëve. Bile edhe nuk ia përmend as rrahjen, as kërcënimin se do ta vriste me snaiper, madje nuk i përmend as emrin. Dhe, tjetra: që të besonin të vetët se nuk do t'i lëshojë, do duhej të mos e kishtë bërë në seri deri tani. Rama ndjek filozofinë e priftit kur ra zjarr në fshat dhe kur Zoti nuk ia pranoi lutjet për larg andej e larg këtej, bëri lutjen e lutjeve: larg nga bytha ime. Megjithatë mësoje të bëhet reformator duke shkelur mbi gjakun e mijëra viktimave të Saliut. Do ishim kureshtarë të dinim e të shihnim se sa reformator do ishe ti ndaj zjarrit kur të merrnin flakë brekët e tua. Megjithatë liria e fjalës ta jep të drejtën ta shpallësh mençurinë tënde.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Erla Mehili moderatore dhe sekretare Berrishes

                                            Ky gogoli do shkoje te kisha e Laçit do falet per Berrishen mos te arrestohet haaa cfare kazanxhinjesh

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Real

                                              Jo sikur por ai eshte kunder arrestimit te Berishes sepse do hapet precedenti dhe pastaj hapu burg per te gjithe firmat qe krye hajni i ka te dokumentuara. ne spak

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Linza

                                                Ky legeni vetem budalliqe shruan!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. k
                                                  kete kisha tani per tani

                                                  O Lorenc, une nuk e di nga e merrni rrogen ju, por sikur tu kisha une , nje hu ne bythe do tu futja se s'me lejon ligji tu zhduke. AKoma bisedoni se si te falni nje kriminel? Po s'te ka vrare ty , mor qeni e i biri qenes, ka vrare mua krimineli ndaj shini ju u shofte rraca te gjithe; barbare, fashiste qener te ndyre. Saliu duhet te varet per gjuhe ne mes te Tiranes; nuk behet politik me krimin , barbare.Perndryshe duhet vetegjyqesi me gazetare, me prokurore, me media, ne krye Saliu.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kocka

                                                    Po o Lorenco po Sala ka nxjerre dhe kockat e te vdekurit nga varri e ti thua te shkoje vete ne SPAK. Jetoi si mbret 30 vjet e do vdesi si zgjebe me marazin se pjella e tij mund te terhiqet zvarre sic terhoqi zvarre ai kockat e te vdekurit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Asd

                                                      Berisha eshte shume i vogel (e kane zvogeluar krimet e tij pa fund) qe Rama te beje falesin e madh. Te gjithe duhet ti binden drejtesise edhe sikur berishianet te djegin parlamentin. Ndertesat behen prape (shikoni gratacielat). Demokracia ndertohet me veshtiresi (kemi 35 vjet qe nuk e ngreme dot ne kembe). Nuk eshte vetem Berisha qe duhet te shkoje ne burg por e gjithe piramida shteterore e korruptuar qe kane bere vila, makina, thase me para publike te cilat i perdorin duke u bere karshillek viktimave. Shtetet e perparuara u bene te tilla sepse u prene koken fajtoreve. Drejtesia duhet te triumfoje me cdo kusht. Te dale ku te dale.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje