
Nga Fitim Zekthi
Lëvizja e drejtuar nga Berisha ka disa kohë që po flet për mosbindje civile, po thotë se mosbindja civile ka nisur, ka marrë jetë, po ndodh. Ajo po thotë gjithashtu se mosbindja civile do ta rrëzojë dhe e ka tmerruar qeverinë dhe kryeministrin Rama. Berisha, Foltorja quajnë mosbindje civile rrëmujën në parlament, hyrjen nga dritaret, kapërcimin e kangjellave, ndezjen e fishekzjarrëve, kërcimin mbi kokat e rojeve, bërjen grumbull të karrigeve të deputetëve, thyerjen e ndonjë tavoline dhe sharjet, britmat.
Mosbindja civile është një akt i madh, sublim, me fuqi të pamatshme që vërtet mund të rrëzojë qeveri dhe tirani. Bota ka njohur disa lëvizje të fuqishme paqësore (mund të quhen revolucione paqësore ose akte madhore të mosbindjes civile) që kanë kundërshtuar qeveri, institucione apo sisteme politike të këqija, shtypëse deri edhe perverse. Ato kanë ndjekur të gjitha një parim: rezistencën paqësore.
Më e famshmja është ajo e Mahatma Gandit për Pavarësinë e Indisë. Filozofia e tij ka frymëzuar edhe lëvizjet e tjera si ajo Martin Luter King-ut në SHBA apo Nelson Mandelës në Afrikën e Jugut. Çfarë ishte në thelb filozofia e tyre dhe është Foltorja bartëse ndopak e një filozofie të tillë? Lëvizja gandiste kishte për filozofi udhëheqëse Satyagraha-n. Satyagraha është një fjalë me origjinë sanskrite, që përbëhet nga satya dhe graha. Satya do të thotë e vërtetë dhe graha do të thotë qëndroj fort, këmbëngul fort me edukatë. Satya rrjedh nga fjala sat që do të thotë qenie. Kuptimi i saktë është se asgjë nuk ekziston veç të vërtetës.
Në plotninë e vet, satyagraha e kupton të vërtetën si diçka që përfshin 1) të vërtetën në të folur si diçka që i kundërvihet falsitetit 2) atë që është reale si diçka që i kundërvihet asaj që nuk ekziston dhe 3) të mirën si diçka që i kundërvihet të keqes. Për filozofinë e revolucionit paqësor, bota qëndron mbi shkëmbin e së vërtetës apo të satya-s, ndërsa asatya, pra, e pavërteta, është diçka që nuk ekziston. Në qoftë se e pavërteta nuk ekziston, atëherë fitorja e saj nuk mund të ndodhë dhe e vërteta nuk mund të shkatërrohet. Kjo është doktrina e lëvizjes paqësore.
Nisur nga kjo filozofi, Gandi nisi lëvizjen paqësorë për pavarësi të Indisë. Fillimisht, ai u nis në një marshim prej rreth 380 kilometrash me 78 ndjekës drejt detit. Kjo bëhej për të kundërshtuar taksën e anglezëve mbi kripën. Rrugës iu bashkuan shumë njerëz. Kur arritën në det, ata bënë kripë duke avulluar ujin. Marshimi u bë aq i fuqishëm sa anglezët ndërhynë dhunshëm. U burgosën 60 mijë indianë pa asnjë rezistencë. U burgos edhe Gandi. U lirua pas një viti. Lëvizja vazhdoi gjatë derisa India u bë e pavarur. Lëvizja duke besuar me forcë tek satyagraha, tek e vërteta, që është forma e vetme e ekzistencës dhe forma që nuk shkatërrohet, nuk bëri asnjë akt, sado të vogël dhune. Ndjekësit e Gandit u rrahën, u sulmuan me armë, u vranë, por kurrë nuk rrokën hunj apo leva, kurrë nuk sulmuan një godinë. Numri i mbështetësve të lëvizjes u bë miliona e miliona shumë shpejt sepse të gjithë e dinin që filozofia e satyagraha-s udhëhiqte lëvizjen.
Lëvizjen nuk e udhëhiqte dëshira e Gandit për pushtet, as interesi i ndonjë drejtuesi, as epshi për famë apo për pasuri. Të gjithë e brendësuan satyagraha-n, sepse atë e kish brendësuar dhe po e jetonte i pari Gandi. Lëvizje si kjo, lëvizje që e lidhin të vërtetën vetëm me të folurën e vërtetë, vetëm duke besuar tek ajo që është reale dhe jo tek ajo që është imagjinatë, lëvizje që bëjnë bashkë të mirën me të vërtetën kundër së keqes, siç e bën satyagraha, nuk humbin kurrë. Nuk ekzistojnë pushtete as anglezësh dhe as çdolloj kolonizatori apo shtypësi që t’u rezistojë. Kur lëvizja humb, do të thotë se ajo nuk ka asnjë lidhje me bartjen dhe brendësimin e së vërtetës siç bënë gandistët me satyagraha-n. Këtu e kuptojmë qartë dallimin e madh të Foltores me revolucionin paqësor. Foltorja del një rrenë e dhunshme dhe kaq.
Një tjetër lëvizje e jashtëzakonshme është ajo Martin Luter King-ut në SHBA. Pa u zgjatur, po themi se kulmi i kësaj lëvizjeje është ajo që ndodhi në Selma dhe Birmingam dy qytete në Alabama të SHBA-së. Qyteti i Selma-s në vitet 1960 kishte gati gjysmën e popullsisë me ngjyrë. Shteti i Alabama-s kishte bërë ligje zgjedhore të tilla që kërkonin që të paguhej një taksë për t’u regjistruar dhe duhet të kalohej një test për të lexuar. Si pasojë e këtyre kufizimeve, vetëm 1% e zgjedhësve të regjistruar ishin me ngjyrë. Pra, diskriminimi me anë të ligjit ishte i tmerrshëm pa llogaritur segregacionin. Martin Luther King, James Bevel dhe udhëheqës të tjerë vendosën të nisin një lëvizje paqësore. Ngjarjet u bënë më të rënda nga vrasja e aktivistit Jamie Lee Jackson nga policë të bardhë. U vendos që do të bëhej një marshim nga Selma në Montgomery që ishte kryeqyteti i shtetit. Montgomery ishte rreth 85 km larg.
Guvernatori dhe Policia thanë se nuk do ta lejonin marshimin. Dhjetëra dhe qindra burra dhe gra, pleq dhe fëmijë me ngjyrë nisën marshimin historik. Sapo u kalua ura që shënonte kufirin e Selmas, Policia ndërhyri dhunshëm. Rrahu brutalisht, hodhi gaz, theu kocka dhe gjakosi dhjetëra marshues. Asnjë reagim nga marshuesit. Një i ri me ngjyrë i llahtarisur nga dhuna kish gjetur një revolver në mbrëmje dhe tha se do të vriste të paktën një polic të bardhë. Martin Luther King e kapi dhe i tha se “ne këtë luftë nuk do ta fitojmë me armë, por me zemër, me paqe, me qëndresë”. Martin Luther King iu bëri thirrje të bardhëve, kristianëve, myslimanëve, hebrenjve dhe çdo amerikani të vinte në Selma, sepse nesër do të niste përsëri marshimi drejt Montgomery-t. Erdhën mijëra njerëz. Filloi përsëri marshimi.
Tek ura në kufi, Policia që kishte bllokuar rrugën u hap, u largua. Martin Luther King u ul në gjunjë. Pas tij u ulën të gjithë. Pas pak çastesh, ai u ngrit dhe u kthye mbrapsht në heshtje. Turma e ndoqi, e mërzitur, e dëshpëruar për tërheqjen në një kohë që policia u largua. Dikush tha se kur u ul atij Zoti i tha diçka që të tërhiqej. Dikush tha se ai kishte frikë se mos policia bëri kurth. Në mbrëmje, kur njerëzit, marshuesit ishin shumë të mërzitur me tërheqjen, ai tha: “Më mirë të zemërohen me mua, më mirë të më shajnë mua sesa të rrihen dhe vriten nga Policia”. Dy ditë më vonë rinisi marshimi i madh. Presidenti i SHBA, Lindon Johnson, dërgoi gardën kombëtare të ruante marshimin. Ushtarë dhe helikopterë nuk e lejuan Policinë e Alabama-s të bëjë asgjë.
Pas disa ditësh udhëtimi në këmbë një karvan i jashtëzakonshëm, madhështor, një karvan paqeje, një karvan me njerëz që ecnin në këmbë dhe flinin jashtë, të lodhur dhe uritur arriti në Montgomery para zyrës së guvernatorit. Fjalimi i Martin Luther King u dha live në gjithë SHBA. Ai foli për njerëz që jetojnë bashkë në paqe dhe për një Zot që i sheh të gjithë dhe i do të gjithë në paqe. Lëvizja fitoi popullin amerikan. Asaj iu desh të kalojë edhe shumë vështirësi të tjera por fitoi. U deshëm edhe shumë vuajtje por fitorja ishte madhështore.
Foltorja dhe ajo që ka bërë dhe po bën z. Berisha, ajo që po bëjnë deputetët nuk ka asnjë lidhje me mosbindjen civile, me revoluciononin paqësor, me kauzën e drejtë dhe me mbrojtjen e të vërtetës. Foltorja vetëm shan dhe akuzon, vetëm ndan, vetëm prodhon konflikt. Foltorja, Berisha, Gaz Bardhi dhe të tjerët e poshtërojnë satigrahan, mosbindjen e vërtetë civile. Ata nuk thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën kundër të rrejshems. Ata ndryshojnë qëndrime për ato që thonë përditë. Ata nuk mbrojnë asnjë të vërtetë kundër të rrejshems.
Foltorja është gjëja më e kundërt me një revolucion paqësor në çdo aspekt. Foltorja nuk bën dot asnjë lloj mosbindjeje. Atë jo vetëm nuk e ndjekin dhe besojnë njerëzit duke sakrifikuar siç bënë ata me gandin apo Luter Kingun por njerëzit as duan të dëgjojnë. Foltorja dhe deputetët janë njerëzit më të izoluar. Foltorja është një rrenë e dhunshme kundër PD-së dhe vendimit të qeverisë amerikane që kulmoi me atë që ndodhi në 8 janar të vitit 2022 dhe po rikulmon në një formë shumë më të dobët dhe më qesharake tani me “mosbindjen civile”. Kjo është mosbindje për të vdekur në mënyrë të natyrshme politike. Vdekjes nuk I shpëton dot askush gjithsesi. Kjo është një luftë e kotë, e dhimbshme dhe e pafitueshme.
Eshte mosbindje Shpellare. Ky the bajgat qe i shkojne mbas nuk kane asnje lidhje me civilizimin.
Bravo zoti Zekthi. Je kundershtar i imi,por te jap te drejte dhe vlersoi inteligjencen tende . Vleresoi kete shkrim. Saliu me mosbindjen civile,i ka hipur gomarit steprapthi. Heqia e mandatit te tj eshte me se e drejte.
Shume e drejte. Ky eshte nje artikull brilant dhe autori duhet pershendetur per paralelizmat e bera me historikun boteror te revolucioneve paqesore. Brenda kombit tone kemi rastin e Ibrahim Rrugoves qe po ashtu kerkonte qe te bente revolucionin paqesor ne Kosoven e pushtuar prej regjimit te Miloshevicit.
Fundi i merituar per nje qenie te papërshkrueshme.
O Rezi, si e ke Stalinin?!
Ti je rr.k Rezi. Jeni bijte e Rusise ju.
Nuk te njoh fare or Zekthi, por bravo per shkrimin...
Erdhi fundi kush ngeli ai qe ka Sali Qeni.
Rrofte Dr Prof Sali Berisha
Muharrem,atë urojmë të gjithë:Të rrojë që të shohë! Siç po sheh fundin e tmerrshëm të tij si kriminel gjakatar dhe pjellave të tij kriminale.
Pse
Rrofte e qofte Salih Berisha qe te shlyeje sadopak krimet qe ka bere duke jetuar vitet e fundit ne nje qeli me te birin, dhenderrin dhe mikun e tij Ilir Florinin.
Prof. Zekthi jeni nje thesar per filozofine e se djathtes dhe e vlersoj shume shkrimin, perle. Dr.Saliu me mosbindjen civile,i ka hipur gomarit mbrapsh. Nuk i kuptoj debilat e foltores. Heqia e mandatit te tj eshte me se e drejte.
Zoti Fitim qenke nje studus i mire i Gangizmit PO une po ti theme nja dy fjale .gandizmin e beri Perendimi pikerish Britania e madhe pasi i kishin rene breket nga lufta dyte boterore i trembej nje revolucioni ku humbiste pasurite dhe bisneset i duhej nje levizje paqesore dhe ja arriti qellimit dhe sot me tha nje Indiane se bisneset me te medha ne indi i kane te bardhit pra pasardhis e Britanikeve. te jap nje keshille shikoje historine jashte propagandes te arrish tek e verteta.
Analizë inteligjente e vetëm të së vërtetës që udhëheq masat e organizuara me principe sociale për lëvizje me kauza dhe jo turmat e marrosura të Saliut që po dualën jashtë kontrollit me atë frymën e mosbindjes civile i bëhen si bandat e Napolon Zervës që shkatërronin me zjarr e flakë . Shfaqje të tilla i kemi parë me sy dhe populli nuk do t’i shoh më Perfekt Prof Zekthi! Këta intelektualë me zë opozitarë i duhen shoqërisë sonë !
Penecilina kishte bere llogari ne jeten e tije " Gabimin " me te madhe ne jeten e tije ! dhe do perfudnoje ne Histori si njeriu me negativ ne Ballkan... Penecilina mbase mendonte ! kure Dikatori hoxha e mbajti 50 vjete ! une do ta mbaje 100 vjete...duke ja trasheguar Vajzes se tije....por ja qe Populli shyqyr Zoti e kuptoi se nga nje Komunist kembe e koke ! nuk mund te vendoste nje Demokraci te vertete sic e ka i gjithe Ballkani me lirete e veta,per Qytetaret e saje ...por pa vrasje - pa vjedhje gjigante -pa vjedhjen dhe cveshjen deri ne qindarkat e fundit me Firmat Piramidale- pa armatosje te Popullit sic beri ne 97 komunisti i oreve te para Penecilina-pa vrasjet e rreth 3000 te vrareve me Armet e dhuruara nga Penecilina-pa vrasjet ne Gerdec-pa vrasjet me 21 Janar- e shume e shume krime te tjera...Fatekeqesia me e madhe eshte se edhe ne fshatin e tije te preardhjes ne Puke , nuk e pranojne me Historine e vrasjes se Priftit nga Gjyshi i tije.. keshtu qe shtepia e fundit do te jete Burgu- dhe Dominote qe do te kaloje kohne deri sa te vdesi...
Penecilina kishte bere llogari ne jeten e tije " Gabimin " me te madhe ne jeten e tije ! dhe do perfudnoje ne Histori si njeriu me negativ ne Ballkan... Penecilina mbase mendonte ! kure Dikatori hoxha e mbajti 50 vjete ! une do ta mbaje 100 vjete...duke ja trasheguar Vajzes se tije....por ja qe Populli shyqyr Zoti e kuptoi se nga nje Komunist kembe e koke ! nuk mund te vendoste nje Demokraci te vertete sic e ka i gjithe Ballkani me lirete e veta,per Qytetaret e saje ...por pa vrasje - pa vjedhje gjigante -pa vjedhjen dhe cveshjen deri ne qindarkat e fundit me Firmat Piramidale- pa armatosje te Popullit sic beri ne 97 komunisti i oreve te para Penecilina-pa vrasjet e rreth 3000 te vrareve me Armet e dhuruara nga Penecilina-pa vrasjet ne Gerdec-pa vrasjet me 21 Janar- e shume e shume krime te tjera...Fatekeqesia me e madhe eshte se edhe ne fshatin e tije te preardhjes ne Puke , nuk e pranojne me Historine e vrasjes se Priftit nga Gjyshi i tije.. keshtu qe shtepia e fundit do te jete Burgu- dhe Dominote qe do te kaloje kohne deri sa te vdesi...
Ti je nje sahanlepires,nje zhurmues mire te kane thene diku mitralozi.Po ti deri dje na ke care tr.... per Salehun.Sot dole ne konkluzion qe ka marre fund.Ne e dime kete shume kohe para teje.Ti ke qene ai qe e ke mbrojtur neper studio duke bere si mitraloz.Ik qerrohu tani.Si puna e ketij do dalin plot ketej e tutje.
Eshte shkrimi me i nevojshem,me i studiuar, i ketyre diteve. Do te duhej te amplifikohej,te botohej ne te gjitha gazetat dhe te komentohej ne tv.
Ti je i shitur ke Rama, bashke me banden e braves
Z.Zekthi,ke haruar te thuash se "mosbindja civile" ne kete moment kerkohet per te jetesuar krimet e Saliut dhe gjithe zullumqareve.Drejtesia ti jape Berishes ate qe ka gatuar ne keto 33-vite.
E kam ndjekur Fitimin kohë më parë se të shpallej non grata saliu.Ai mbronte dhe justifikonte veprimet e pamenduara të PD dhe opozitës në përgjithësi.Por më në fund ai e ka kuptuar se veprimet e opozitës janë përpëlitje para se të japë frymën e fundit.Çdo njeri që ka dy pare mënd e kupton se MALOKU i ka hypur kalit së prapthi dhe për të është fillimi i fundit.Ka bër shumë gjynahe dhe për ato drejtësia do ta ndëshkoj.
Mund të jetë fundi apo ndonjë fillim i ri, o shoku Fitim. Do ta shohim. Në qoftë fillim i ri, natyrisht, që do të jetë pa ju. Po në qoftë fundi, atëherë do të jetë si tek ajo barsaleta që e dimë të dy, me atë partizanin që ngre grushtin përpjetë e i thotë plakës: "Vdekje fashizmit, nëno!" Dhe plaka që i përgjigjet: "Bashkë me ju, t'keqen nona!" ;)
Këshilltari i saliut është vet saliu! Ai nuk njeh këshilltar, mendim të kundërt, nuk njeh as edhe nje gabim të vetes së tij, e ka deklaruar veten të pagabueshëm dhe "i aftë" për të gjykuar e vlerësuar këdo dhe gjithça. Nuk njeh gjykata dhe asgjë nga sistemi i drejtësisë. Drejtësia dhe e vërteta janë "pronë e tij"... thesleshdhie për "kombin"! Lumë si ne e mjerë ne!
O katunar sahan lepires
Ky trap trap po ca gjera i kap