Epilogu i “tragjedisë” Berisha, më dramatik se i ish-kryeministrit Mehmet Shehu

20 Dhjetor 2023, 15:10Blog Nga Kreshnik Spahiu

Çerek opozita e copëtuar sapo ka shpallur agjendën e protestave ditore për të shpëtuar “lexhendën” e tyre nga prangat e burgut:

- të hënë protestë para SPAK

- të martën para gjykatës

- të mërkurën para ambasadave

- të enjten para Parlamentit

- të premten para zyrave të Kuvendit

- të shtunë para policisë

- të dielën para xhamisë

Shihet qartë që do protestojë kudo, por jo para Kryeministrisë, për dy arsye:

1- S’ka aq njerëz sa të mbushë bulevardin;

2- Burgosja nuk po i vjen nga Edi Rama;

Sali Berisha sapo ka filluar të përjetojë fundin e tij më tragjik që ka pasur ndonjë kryeministër në 100 vitet e fundit. Epilogu i tragjedisë së tij duket më dramatik se i Mehmet Shehut.

Mehemti nuk pati fatin e keq të përjetojë dhimbjen e rrënimit politik dhe denigrimit familjar, ndërsa Berisha do shohë dhe do dëgjojë shumë.

Dhe ky është vetëm fillimi…….

“Një njeri që nuk ka respektuar lirinë e të tjerëve, nuk meriton lirinë e tij”.

Ashtu siç ja hoqi lirinë kryetarit opozitës Fatos Nano kur ishte vetë në pushtet, ashtu po ja heqin edhe lirinë e tij.

Një njeri që ka prerë në besë të gjithë bashkëpunëtorët dhe themeluesit e PD nuk mund shpresojë besë nga të tjerët.

12 vjet më parë kur ai ishte “mbret” si kryeministër i plotfuqishëm, kërkova arrestimin e tij për tradhti kombëtare, për “shitjen e integritetit territorial të Shqipërisë” në marrëveshjen me Greqinë.

Nga ajo ditë ne nuk e quanim më Kryeministri Berisha, por “shtetasi Berisha”.

Atëherë askush nuk guxonte t’ia përmende emrin dhe jo më ta akuzonin.

Në 7 Prill 2012 u mblodhëm mijëra protestues para zyrës tij dhe i hodhëm një jelek antiplumb njeriut që ka 30 vjet të dalë i lirë rrugëve. Njeriut që ka frikë nga populli.

12 vjet kërkuam të konsiderohej i pandehur shtetasi Berisha dhe askush nuk e besonte.

Erdhi dita…..

Erdhi dita që shtetasi Berisha të korrë ato çfarë mbolli në 33 vjet.

Protestat para SPAK, gjykatës apo ambasadave janë alibia e fundit për të mos u larguar me turpin e historisë si armik i demokracisë, por si “lexhendë” e partisë.

Bashkë me Berishën u shkri dhe Berishizmi.

Bashkë me zilinë e shkriu dhe partinë.

Bashkë me tradhtinë humbi dhe Shqipërinë.

Bashkë me egoizmin humbi militantizmin.

Bashkë me paranë humbi gjithë dynjanë.

Bashkë me Belerin humbi edhe nderin.

Problemi i tij nuk janë prokurorët që ai pa pik turpi i kërcënon nga familja.

Problemi tij janë ata që po i bëjnë gjykimin popullor.

Pretenca e tij është nënshkruar nga 1.2 milion demokratë që i besuan ndërtimin e shtetit demokratik një komunisti që u shtirej si anti-komunist.

Shtetasin Berisha nuk po e dënojnë socialistët, por demokratët dhe nacionalistët, si dhe të gjithë ata që u prenë në besë nga ai.

A e dini si deklarohej verdikti gjykatës në kohën e Partisë Komuniste të Saliut?

Shtetasi Berisha, “në emër të popullit jeni i dënuar me …..”

19 Komente

  1. F
    Flm Amerikes

    Keshtu thuhet e verteta. Dhe kur te zen haku i oopullit gjej vend te futesh. Bravo USA, flm.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Po kur flet ti o bq qe e mbushe drejtesine me njerez qe te sillnin cantat me leke ty dhe bamirit dhe i ktheve gjykatat si tregu i gjese se gjalle!

      Përgjigjjuni
    2. U
      USA

      TU BEFTE DITA 1000 O KRESHNIK I MALEVE . O KRESHNIK I DREJTESISE. O KRESHNIK I DITURISE , JE I VETMI NJERI QE PO JA PLAS NE FYTRE POSHTERSITE E KETIJ KRIMINELI . AS KUSH NUK GUXON TJA THOTE HAOUR ASHTU SI JU , AS NJE ANALIST , ASNJE GAZETAR , VEC BEJNE LLAK A LLAK RRUGEVE DHE STUDJOVE , DHE SJA U MBAN MENDERJS ASNJERIT TE SHKRUAJNE APO TI VINE AFER , JENI I VETMI JU DHE MERO BAZE QE DHE AY ESHTE I MADH PER KETO PUNE PAMVARESISHT QE NUK E VLERESOJNE ASHTU SI DUHET , POR EDHE MERO KA MERITA TE MEDHA PER KETO PUNE, RESPEKTE DHE PER MERON E MADH PER KETO PUNE , NE BRAVO TE MADHE KRESHNIK I MALEVE DHE MERO I MADH NE MENDJE DHE DITURI ,RESPEKTE RESPEKTE TE PAFUND USA

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teleshikusi

        Dhe jo vetem keta te dy ,jane dhe Çupi ,Hila ,Ndreca ,Minxhozi ,edhe Sokol Balla por mbreme e drodhi pak ,kur tha sot jam me Berishen ,por mundet ta ket thene me ironi ,harova Zhejin ,Bushatin ,Lubonjen ,Vasilin ,Gumen ,Rakipi e Rakipllari ,e shume anal -iste te tjere , ironi si Balla dhe une per kazanistet

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pal Melyshi

        O Spahi Turkoshak Prizereni , pleh dhe zagari i Ssliut te Vicidolit . A nuk ishe ti more pleh me 26 Maj 1996 Kryetar i K.Q.Z - si i besuari Saliut ???? Pergjigju....! A nuk ti zagar N/ Kryetar KLD -se qe i bere gjemen drejtesise me e mrimet me pagese bashke me Presidentin e Boleve te Berishes Bomir Topi. 500.000 Euro e cuat nje emrim ne drejtesi , se desh harrova rolin e Sekserit polict Sali Shehu hajdut p piramidave te 97 me Vajdin Lamen e Shaban Memine...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Melyshi

          O Spahi Turkoshak Prizereni , pleh dhe zagari i Ssliut te Vicidolit . A nuk ishe ti more pleh me 26 Maj 1996 Kryetar i K.Q.Z - si i besuari Saliut ???? Pergjigju....! A nuk ti zagar N/ Kryetar KLD -se qe i bere gjemen drejtesise me e mrimet me pagese bashke me Presidentin e Boleve te Berishes Bomir Topi. 500.000 Euro e cuat nje emrim ne drejtesi , se desh harrova rolin e Sekserit polict Sali Shehu hajdut p piramidave te 97 me Vajdin Lamen e Shaban Memine...

          Përgjigjjuni
          1. H
            Heretiku

            Fundi i palavdishem, i mjere i nje bastardi.

            Përgjigjjuni
            1. r
              reti11

              Gjithe klani i vicidolave duhet te perfundoje ne litar! Ky eshte clirimi i gjithe shqipetareve! Duhet shpallur feste kombetare!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Te gjithe nje soj para ligjin

                Ke Kreshnik te besojme, ate te para dy ditesh kur thonte se Berisha nuk do te beje asnje dite burg apo Kreshnikun e sotem me kete shkrim brilant

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sotiri

                  Kreshnik Spahiu ka qene patarica e rregjimit te Sali Berishes!Thurini lavde Edi Rames qe i vuri shpatullat kesaj katrahure dhe ja ku jemi sot,ndryshe te gjithe do parakalonin ne paraden e radhes per kafshen e zbritun prej bjeshkeve ku tere qytetarin e perzuri duke e zevendesuar me opingare me daulle neper duar ku i kendonin me qifteli udheheqesit qe i beri me prona ne katun,ne qytet dhe bregdet,ku fabrikat dhe uzinat i ktheu ne shtepi banimi,fale miqve me gishtin ne bythe qe pas 32 vitesh u kujtuan e na e hoqen!Ndaj ore Kreshnik i kuç e zise leri shakate se edhe ti je nje kontribues i babdidtizmit te ketij perbindeshi qe vrau dogji dhe shiti Shqiperine duke e futur tre here ne kaos total.Sot flet edhe Tak Ngjela qe u be dhe minister i tij ne kulmin e krizes dhe na pat deklaruar qe " e kam studiuar dosjen e tij dhe nuk ka lene asnje shkelje"!keta ja pinjollet e demokracise qe sot kakarisin dritareve te kazanit mediatik si zbuluesit e pare te kesaj katrahure.Te dhjere por krenare rrini e veshtroni se nuk keni pare gje akoma!Ai qytetar dhe intelektual qe e çoi Berishen sot perpara drejtesise hesht dhe qe quhet Edi Rama ,ju zagaret e tjere sot me shume se kurre duhet te heshtni!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Grand

                    “Një njeri që nuk ka respektuar lirinë e të tjerëve, nuk meriton lirinë e tij”. Kjo eshte gjithcka. Flm Kreshnik!

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Uku

                      SaliSadam shejtani karagjozi primitiv Shkaterroi dhe vrau Burgu eshte pak varje po Me rradhe te tjeret rreth tij te varfer me vila te kthejne gjithcka te vjellur e plackitur

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asd

                        Flm SHBA.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                          Mehmet Shehu nuk ishte as hajdut, as tradhëtar! Ishte statist në krye të një qeverie që zhduku analfabetizmin, malarjen, tifon, kënetat, që modernizoi bujqësinë, që ndërtoi ushtrinë më të fortë shqiptare të të gjithë kohërave, që elektrifikoi vendin , që ndërtoi industrinë shqiptare, që shfarosi gjakmarrjen dhe pesfishoi shqiptarët. T'a krahasosh me një copë muti, një tribal mesjetar që rrënoi gjithçka, që vodhi si i tërbuar, që shqeu e përcëlloi, që nuk ka kar qeni antishqiptar pa u shkëdhyer nga Arkani tek Mavi, është bestemi

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            FATMIRI

                            SALI KRIMINELI SHBA KA PER TE QIR EDHE OBORRIN E SHTEPIS PO PRIT SE DO TA MARESH VESH ME VON

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bozhigradi

                              Kisha vendosur te mos flas kete kohe. Por kur zoteri Kreshnik Spahiu flet...na detyron me dhune qe edhe ne te flasim. Pyetje No. 1. Cfare pozite ke patur z. Kreshnik Spahiu ne kohen e Berishes? Pyetje No. 2. A mban pergjegjesi per akuzat qe te jane bere drejtperdrejt apo edhe si pergjegjes per korrupsionin galopant ne Drejtesine shqiptare ne kohen qe ke qene titullar i larte i saj? Pyetje No.3. A e di thenien e zotit Jezu Krisht kur pa se po e qellonin nje prostitute me gure per mekatet qe ajo kishte bere? Pyetje No. 4. Po kur ke qene ne Keshillin e Larte te Drejtesise si u thonin atyre qe arrestonin? Mund te bej efhe pyetje te tjera, por per te mos te ngaterruar po e le me kaq. Jepu pergjigje ketyre pyetjeve dhe...

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Maloku

                                Salplehu nuk eshte as sa muti I mehmetit.

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  mirel

                                  Shqiperi e shqiptareve Vdekje tradhetareve.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    raul

                                    Artikull exelent. Bravo Kreshnik je smart brain. Ja bere nekrologjine politike Hu Xhintaos se foltores se vicidolit qe kinezet sivjet ne janar e nxorren per krahesh nga salla e kongresit para 2000 delegateve e cuan deri tek dera dhe i thane: boll tani shko ne shtepi,koha jote ka mbaruar. Por perbindeshi 80 vjecar i vicidolit qe mori goditjen apokaliptike me 14 maj kur humbi ne 92% te teritorit, nuk e kupton se periudha e tij 33 vjecare ka mbaruar dhe ai e ka marre rrugen e mutit. Sa per Mehmet Shehun ai mbetet kryeministri legjendar , me i sukseseshmi , me i afti, me i ndershmi, me kaizmatiku, me burrerori, me i lavdishmi, njohes ekselent i 5 gjuheve te huaja, nje komandant ushtarak i luftes na-cl, i paperseritshem, komandant i lavdishem i brigades se pare heroike te luftes na-cl. Hyrja triumfale me 17 nendor 1944 ne Tirane e Gjeneral major Mehmet Shehu ne krye te brigades se pare mbahet mend mire nga ato pak veterane qe kane mbetur gjalle. Dhe ky burre i lavdishem shteti qe pati nje vdekje te pamerituar nuk mund te krahesohet kurre me perbindeshin e vicidolit qe ka mbi supe aq akuza sa do duhet nje gjyq nderkombetar qe ta marre persiper .Ky perbindesh urrehet nga mbare populli shqiptar pervec shpellareve te vicidolit dhe me 14 maj e ka marre tatepjeten drejt fundit qe e pret.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje