
Të Hënen u mblodh Këshilli i Imuniteteve dhe Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, i cili kërkon lejen e Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e deputetit Sali Berisha. Kjo kërkesë vjen pas refuzimeve të vazhdueshme të deputetit për tu paraqitur para prokurorëve e gjykatësve të kësaj strukture të drejtësisë, të miratuar nga të 140 deputetët e Kuvendit, përfshirë edhe vetë Berishën. Madje edhe këtë të Hënë, Berisha e sfidoi drejtësinë e re, me këmbënguljen dhe kokëfortësinë që vetëm atij i shkon.
Ky Komision, ashtu siç edhe pritej, dha pëlqimin e tij për heqjen e imunitetit të zotit Berisha. Me gjasë, ajo që për shumë kënd ishte e pabesueshme dhe jashtë parashikimeve, po ndodh. Sali Berisha, i konsideruar i paprekshëm nga shumëkush, dhe nga vetë ai i bindur që zgjatjen e dorës do ta kishte vetëm ta puthnin të tjerët, këtë herë do ta shtrijë për tjetër gjë para togave blu të policisë. Do të jetë pa imunitet dhe ndaj tij do të vendoset masa e arrestit. Pak rëndësi ka nëse kjo masë është në shtëpi a burg.
Nga pikëpamja humane, kjo e fundit, arresti me burg, nuk do të ishte komode për një 80 vjecar, i cili, duam s’duam, ka lënë gjurmë në historinë 33 vjecare të pluralizmit politik. Anipse edhe gjurmët që ka lënë kanë vraga që përmbajnë edhe dhimbje, edhe gjak. Viti i mbrapshtë ’97 me viktima të shumta, shpërthimi i Gërdecit dhe vrasja e cilësuar shtetërore e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard para zyrës se ish-kryeministrit, janë kujtesa e paharrueshme për këdo.
Vetë Berisha kishte shansin, ndoshta shumë vite më parë, ta “arkivonte” emrin dhe trashëgiminë e tij politike, e bashkë me të, të “amnistonte” shumë nga punët e tij të bëra keq. Duke e lënë historinë të qetë të shkruante për të. Për të mirat dhe të ligat. Për rrugët dhe gropat. Ndërtimet dhe shkatërrimet. E bëri një hap 13 vjet më parë, të pakten formalisht. Por duket se subkoshienca e tij nuk e pranoi asnjëherë tërheqjen nga politika. Atij i mungonte protagonizmi i liderit. Atij i mungonin turmat, para të cilave ai ndihet vetë Zoti mbi qiell. Egoja e tij nuk e pranon dot dyshin. Vetëm njëshin. Fiks si ajo thënia e moçme: më mirë i pari i fshatit se i dyti i qytetit.
Me një mentalitet patriarkal, të tillë e katandisi Partinë Demokratike. Me një frakturë të thellë e të pariparueshme. Brutaliteti i Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar, shënoi një nga ngjarjet më të turpshme e të dhunshme ditën kur grupi, me në krye vetë Berishën, sulmuan selinë e tyre dhe ikën prej andej, duke marrë me vete në vend të selisë, turpin. Më tej, akuzat ndaj Bashës e mbështetësve të tij u bënë të zakonëshme deri në neveri për shumë demokratë që dikur, ende pa i fshirë lotët për ikjen e Berishës, brohoritën zgjedhjen e Bashës.
Këtë frakturë të Partisë Demokratike, për fat të keq, e ka shkaktuar vetë Doktori, sot pacient. Nuk besoj të jetë e pa ditur që demokratët më tej u ndanë në tre grupime. I pari është zyrtari, që drejtohet nga Lulzim Basha. I dyti është Rithemelimi që drejtohet nga Sali Berisha. I treti që duket mobil apo si lavjerrës dhe kryesohet nga Gaz Bardhi, i cili për nga frekuenca e qëndrimeve, herë bëhet gazmend e herë bëhet gazmor a gaztor.
Kjo situatë tek demokratët i ka dhënë avantazh politik dhe elektoral të pakërkuar vetë Edi Ramës dhe socialistëve. Avantazh që shkon tej përmasave e logjikës politiko-elektorale në raste të funksionimit normal të demokracisë, kur një forcë politike qeveris në tre mandate rresht. Po flas për përcarjen e demokratëve. Por, nëse vijmë tek ngjarja e fundit, kërkesa për heqjen e imunitetit, këtu rasti merr tjetër kolor politik.
A do ti interesonte Edi Ramës arrestimi i kundërshtarit politik? A ka mundësi e fuqi Edi Rama të kontrollojë SPAK, në rastin Sali Berisha? Fundja, ku i duhet Berisha? Në burg apo jashtë tij? Të gjitha këto pyetje kanë një përgjigje analitike.
E para. Politikisht, Edi Ramës më pak se kujtdo i intereson arrestimi i kundërshtarit politik. Precedenti është i njohur: arrrestimi 30 vjet më parë i liderit të opozitës së kohës Fatos Nano e fuqizoi opozitën sa më shumë ai kalonte ditënetët e qelisë.
E dyta. Nëse ai kontrollon SPAK, prokurorët nuk do ta shtrëngonin më tej masën e parë ndaj Berishës. E vetmja mundësi hipotetike (dhe e pamundur në këto kushte) do të ishte votimi kundër heqjes së imunitetit të Enjten në Parlament.
E treta dhe e fundit. Nëse militantëve u duhet në burg, Edi Ramës, Berisha i duhet jashtë tij.
Sali Berisha mund të mbetej kalorës në politikë, në fillim të dekadës së parë apo në fund të dekadës së dytë të viteve ‘90. Ta nderonin. Zgjodhi të marrë rolin e “Sanços” e të mbledhe rreth vetes anonimë e pa konstruktin e duhur politik.
Për Berishën, më keq se arresti është të ketë shef Gaz Bardhin.
Gjithe jeten legena dhe te papersonalitet!Sali Berisha duhet te pergjigjet nje per nje per gjithçka ka bere mbi kete toke dhe milet,se dyti per ju jashqitja e ketij kombi padyshim qe eshte me mire qe Saliu te jete ne doren e Gaz Bardhit sepse thene ndryshe halabaku do perballje me halabakun tjeter !Kjo tregon se ju gjithnje keni menduar per interesa te ngushta dhe kurrsesi ndonjehere per kete popull dhe vend! Se fundemi o M.Leka qenke katandisur si Evgjeni Prigozin!
Futini hurin ne bythe e nguleni ne gardh baxhellen Saleh te shkojme ta shurrosim masivisht
Ça po thua o Martin, ta fusin që ç'ke me të sepse gjatë pushtetit të tij me mijëra shqiptarë i vranë nga shpërndarja e armëve, me mijëra familje shqiptare mbeten pa strehë nga firmat piramidale që ky krimineli i tha shqiptarëve se janë para të pastra, për vrasjen e Remzi Hoxhës që banda e tijë e zhduku, të vrarët në Gërdec, të vrarët në Bulevardin e Kombit etj etj. Kemi parë që janë futur në burg me barrela dhe mbi moshën e këtij maskarai e jo më ky që vetëm zullume dhe vetëm zullume di të bëjë. Nëse të vjen keq për këtë kriminel të kombit mbaje për vete se ndoshta ty nuk të është djegur shpirti si mijëra familje që kanë humbur të dashurit e tyre. Nëse të vjen keq kur të jetë në burg çoj ndonjë pasqyrë që të krihet. Ke bërë burg edhe ti së bashku me Sandrin nga ai kriminel por di duket harroni shpejtë. Nëse do shkruash jo më për këtë monstër.
Permendet shpesh,rasti i Fatos Nanos,se dhe Saliut do ti ndodhe ashtu,medemek do behet hero si ai Opingen! Tani jemi 30 vjet me vone.Ate here si shoqeri ishim axhami,Çdo gje qe thuhej hej kollaj.Njerezia e pa sa koqe gomari është Sali Berisha,ndaj nuk ka shanc te bëhet hero i shoqëris.Po,mundt te jete hero per servilat,dhe lolot.qe jane shume shume pak!
Martin! Je totalisht gabim. Berisha dhe familja e tij kriminale duhet te paguajne per te zezat qe I shkaktuan ketij atdheu te perbashket. Asnje meshire per ata qe e lane vendin me te prapambetur. Mos harro eshte kryekeput spiun serb dhe ka luajtur rolin e caktuar nga padronet ne beograd.
Në raport me ligjin, me drejtësinë, që deri sot e ka shkërdhyer Sali Berisha dhe e ka bërë si vetja për llogari të vet, nuk duhen bërë llogaritje të natyrës se si e ku vuan më shumë ky kriminel i pandreqshëm, që natyrën kriminale e ka në gjak, në shpirt e në zemër. Ai është kriminel në çdo qelizë të qenies së vet dhe çdo qelize të tij i duhet dhënë ajo që meriton ligjërisht dhe zbatimi i ligjit nuk duhet të ndotet me arsyetime jashtë sferës ligjore. Teorirat e teoriçkat jashtëligjore shkojnë në favor të krimit e të kriminelëve.
jo Gaz bardhin por Baz gardhin se eshte bere si Lom dyberi i bregut lumit,,,
Qe kur lexova se nuk I duhen vene prangat se eshte 80 vjecar qe ka dhene kontribut mu nevertheless leximi dhe e lashe lexicon deri ne fund... Kjo na ka lene mbrapa ne s duhet denuar se ka vrare "po na ka futur ne Nato"...Ne c ligj thuhet qe vrasesit nuk burgosen se paskan kontribuar ne neneshtrimin e turmave te te harbuarve politike kunder Ramizit e komunisteve?
O Z. Martin ,a jeni ne vehte, si mund te thuash se nuk e meriton burgun nje monster i tille nje komunist funderrin. Jo burgun por sekuestrimin e gjithe pasurise se tij e te femijeve te tij dhe pelumbin ballit. Po shkaterrimin e gjithe uzinave ,po shkaterrimin e gjithen fuqise mbrojtese qe kishim,po firmat piramidale,po vitin 1997 ,po Gerdecin e shume te tjera ne kohen e kujt u bene apo ke harruar zotrote qe po e mbron .Hajde Martin ,hajde.
Jo Martin Leka por Martin Leshi.
I nderuar Martin, po behen 30 vjet qekur kam qene ne nje gjyq farse qe u kurdis kunder teja nga Sali Berisha, gjyq qe te nxorri nga burgu po me "shpirtmadhesine e Sali Berishes", duke te lene te behesh ai qe je sot, nje pensionist si 600 mije shoke e shoqe te tu. Per bemat e dikurshme ndaj jush, ai eshte i harruar e i reabilituar, madje ndokush mund te thote se qendrimi qe ka mbajtur ndaj teje e Sandrit, Nikolles, apo Frrokut eshte i lavderueshem. Mes atyre qe mendojne keshtu jam edhe une. Po perse ka mbajtur kete qendrim "te bute" ndaj jush ai Sepse e kuptoi forcen e madhe te medias, cfare pushteti ka ajo, se cfare pushteti ka fjala e lire, per te mos harruar se ne raste e ne periudha edhe ju perdori, pa harruar sidomos edhe tjetren qe, ne fund te fundit, nuk ishit ju qe rrezuar, por ishit ju qe dhate shume kontribut per ringritjen e tij. Sali Berishen perpara se ta coje ne kete derexhe SHBA, e ka cuar populli, i cili nuk e ka votuar dhe sot e ka bere te flas eme vete. Tani per te ka ardhur nje fund tjeter, nje rrezim i ri e perfundimtar permes dhenies llogari jo per gerr merret digjitale, por per krime serioze. Dhe kodi penal dhe ai i procedures penale nuk kane hyre ne veprim kunder tij sepse ai ka humbur miqesine me SHBA, sepse ka humbur Partine Demokratike, sepse nuk ka asnje mbeshtetje, as politike, as morale askund, brenda vendit jo e jo, por as jashte, por sepse ka dyshime serioze mbi fakte te panumurta qe e mbeshtesin, sipas te cilave ai eshte i perfshire ne vepra kriminale. Prandaj per cfare i ke bere ketij populli e ketij vendi, pavaresisht moshes, ai duhet te jape llogari. Sa beni llogari e hamendje ju analistet, te vjeter e te rinj, a duhet te futet ne burg Saliu, a duhet te beje rregjim shtrati ne shtepi, sa vrasin mendjen mendjet disa te cartur qe a duhet t'i vene krvat ne seline e uzurpuar, me mire them: lereni parlamentin te marre vendimet e tij, lerini organet ligjzbatuese pa rekomandimet tuaja. Sot nuk eshte koha e "200 petritave", as koha e krahasimeve me Fatos Nanon. Sot eshte koha, eshte tamam koha qe dikush te jape llogari per zollumet e 97 e 98, per vrasjet e Tropojes, per Gerdecin, per vrasjet e janarit ne Bulevard, per shume e shume dosje te hapura e te mbyllura. Dhe i pari mes atyre qe duhet te gezoje prangat, po te degjohet zeri i njerezve te thjeshte te popullit, eshte Sali Berisha.
Ceshte ky kar Martin Leka ???
Ceshte ky kar Martin Leka ???
MARTINI E MBRO SE KA HALLN E VET. PO E HONGRI SALA I HAP PORTEN HETIMIT TE PASNIVE TE MARTINIT QE I VU KUR ISH ZV DRETOR I PERGJITHSHEM I RTSH DHE DREJTOR FESTIVALESH. KA BO NAMIN ME SHITJE VENDE PUNE, BLERJE PA FUND E BASHKEPUNIM HAJNISH ME KLANIN E FRANGES. DO TE VJE RADHA DHE TY MARTIN LEKA. KA ME T IK GOJA KREJT.
Mire e ke ti ore burazer po edepsezi Sali ka bere me shume te liga se te mira per vendin e tij.Ky lloj mizantropi i zbritur nga Vicidoli megjithse u shkollua prap dru me pre mbeti.Kur do te realizoj dicta per interesat personale nuk e ka per gje te djegi e shkaterioj gjithe vendin. Pasuria qe vuri me familjen duke shfrytezuar pushtetin ne nie kohe qe pronen te tjereve nuk ia ktheu por i torturoj me plepat e tij krijoj nje urretje dhe ta shikojme ne zgare nuk ngopemi.Ai eshte qenia me e ndyre e ketij vendi te varfer.
Megjithe keto mos pelqime per shkrimin tend Martin Leka ,dil e kerko falje ,per mbrojtjen qe i ben nje krimineli ,jo 80 vjeç por edhe 100 vjeç te jete ky vrases duhet te çohet ne burrgē
Z. Martin respekte për llogjikën e paster të opinjonit. Edhe sikur berisha do arrestohej, prap shum njerez ashtu sikur dhe unë, nuk do ta besoja. Nuk do ta besoja që berisha do arrestohet e gjykohet,për faktin se çi ka bërë berisha drejtësisë, aq e ka poshtëruar sa gjasat janë pro berishës. I duhen dhe njëzet vjet gjykim me proçedurat që ka kjo drejtësi, kështu që zhurmë, vetëm zhurmë, shpërqëndrim tek gjërat e ditës dhe hallet e popullit. Sot shqiptarët janë para dy fakteve që njëra është suksesi me tynelet që po bën qeveria, dhe berisha para apo mbrapa drejtësisë. Me të parën ka plot që edhe gëzojnë për arsyen që çfar të mirash sjell ajo, për të dytën, të gjithë janë të lodhur dhe të zhgënjyer.
???????????? Si masturbohen patronazhistet!
AV ! Eshte popull qe e urren Vampirin perveç teje qe je ZAGARI i Tij.
Bravo z, Martin leka goditni dhe gozhdat e fundit kriminelit salih berisha,
Kam nje pyetje qe e kam bere dhe nje here: ky eshte ai Martin Leka qe Sali Berisha i beri gjak dhe i futi ne burg bashke me kolegun e tij Aleksander Frangaj, se Frangaj eshte bere miljarder sot, por dy metra dhé do marr ne varr dhe ai si Saliu ?
Z. Martin respekte për llogjikën e paster të opinjonit. Edhe sikur berisha do arrestohej, prap shum njerez ashtu sikur dhe unë, nuk do ta besoja. Nuk do ta besoja që berisha do arrestohet e gjykohet,për faktin se çi ka bërë berisha drejtësisë, aq e ka poshtëruar sa gjasat janë pro berishës. I duhen dhe njëzet vjet gjykim me proçedurat që ka kjo drejtësi, kështu që zhurmë, vetëm zhurmë, shpërqëndrim tek gjërat e ditës dhe hallet e popullit. Sot shqiptarët janë para dy fakteve që njëra është suksesi me tynelet që po bën qeveria, dhe berisha para apo mbrapa drejtësisë. Me të parën ka plot që edhe gëzojnë për arsyen që çfar të mirash sjell ajo, për të dytën, të gjithë janë të lodhur dhe të zhgënjyer.
Bravo lezhjani
Martin, emer i madh per nje vemje si ty. Lanet toka qe te mban
Për këtë Martinin dhe ca tëtjerë si ky drejtësia nuk ka fare vlerë por vetëm pazaret Kujt i vlen e çfarë përfiton ,ndoshta ky ështtë edhe roli i drejtësise në demokraci