Ferdinand Xhaferraj: Si arriti PD deri këtu?

26 Shtator 2025, 18:49Blog TEMA
Ferdinand Xhaferraj: Si arriti PD deri këtu?

Nga Ferdinand Xhaferraj

Në një demokraci, populli merr qeverinë që meriton”, – ka thënë mendimtari politik francez, Alexis de Tocqueville. Por për ta kuptuar realisht gjendjen e një vendi, duhet parë jo vetëm pushteti, por edhe ata që pretendojnë ta zëvendësojnë atë. Pra, ndërsa në këtë analizë përqendrohemi mbi problemet e brendshme dhe krizën shumëdimensionale që po përjeton Partia Demokratike, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që kritika ndaj opozitës është amnisti ndaj qeverisjes, e cila në zgjedhje vuri në dispozicion burimet e shtetit për të mbajtur pushtetin. Përkundrazi, një pushtet që keqpërdor shtetin për interesa elektorale meriton të zëvendësohet nga një pushtet legjitim. Por fakti që kjo nuk ndodh është tregues i një boshllëku edhe më të madh: mungesës së një opozite funksionale. Është pikërisht dobësia e opozitës që ka përkeqësuar balancat demokratike në vend. Në këtë kuptim, analiza e gjendjes së Partisë Demokratike nuk është një çështje e brendshme partie, por një problem madhor për shoqërinë shqiptare, e cila mbetet e zhveshur nga mjetet reale të kontrollit dhe alternimit të pushtetit. 

Nëse kërkojmë të kuptojmë si arritëm deri këtu, duhet të shohim nga afër rrugëtimin e Partisë Demokratike – dikur simbol i energjisë qytetare të viteve ’90 – e cila sot ndodhet në një krizë të thellë identiteti. Deri në zgjedhjet e 2021, PD mbante gjallë shpresën për fitore duke qenë një alternativë e mirëfilltë. Slogane dhe fushata si “Koha për Ndryshim” (2005) apo “Shqipëria Fiton” (2021) dëshmonin se partia ruante ende një shpirt konkurrues dhe ambicie për fitore në çdo nivel të saj. Por, zgjedhjet e fundit vulosën fundin e atij shpirti, duke zbuluar një parti që ekziston më shumë për inerci sesa për mision. Lidershipi aktual i Partisë Demokratike, i kapur peng nga hipoteka problematike e të shkuarës, nuk ka arritur – dhe nuk arrin – ta shndërrojë partinë në një burim të shprese për një të ardhme më të mirë. Siç thoshte shkrimtari dhe disidenti politik Václav Havel, “një organizatë që nuk përjeton ringjallje shpirtërore, shndërrohet në një karikaturë të vetvetes”.

Dobësia e sotme elektorale e PD-së është simptoma, jo diagnoza. Kriza e vërtetë është strukturore dhe shfaqet në tri linja themelore:

1. HUMBJA E IDENTITETIT POLITIK

Kur themi se Partisë Demokratike i mungon identiteti, nënkuptojmë se ajo nuk ofron më një narrativë kombëtare që frymëzon shqiptarët për një vizion afatgjatë. Më problematik akoma është fakti se sot ajo nuk di as kë përfaqëson. Dikur ishte zëri i studentëve, i të përndjekurve politikë, i shtresës së mesme. Sot, PD luhatet mes qasjeve pragmatiste dhe populiste, ku retorikat konservatore ndërthuren me propozime që mbartin elemente social-populiste. Themi kështu, sepse PD nga njëra anë promovon politika me taksa të ulëta dhe kërkon reduktim të barrës fiskale ndaj biznesit dhe qytetarëve — një qasje që lidhet me idenë e “më pak shtet” dhe më shumë treg të lirë. Nga ana tjetër, ajo propozon subvencione dhe ndihma sociale në sektorë të ndryshëm si bujqësia, arsimi dhe për grupe specifike si minatorët — politika që nënkuptojnë “më shumë shtet” në logjikën e ndërhyrjes dhe mbështetjes financiare nga buxheti shtetit. Kjo paqartësi ideologjike ka zbehur besueshmërinë programore të partisë, duke e shndërruar identitetin politik në një përzierje retorikash pa një bosht të qartë parimor.

2. MUNGESA E INTEGRITETIT ETIK

Problematika e dytë qëndron te mungesa e një formatimi etik. Në një kontekst shoqëror ku shqiptarët janë të lodhur, të zhgënjyer dhe gjithnjë e më mosbesues ndaj politikës, vetëm një qasje e bazuar në etikë mund të krijojë besim dhe shpresë reale. Qasja etike do të thotë që të shpallësh primaret, si proces i përzgjedhjes së kandidatëve brenda partisë, për të dhënë mesazhin që pushteti i vendimmarrjes buron nga baza. Por, të mos degradosh produktin e primareve në një farsë etike, ku legjitimiteti që vjen nga baza zëvendësohet nga besnikëria ndaj liderit. Qasja etike kërkon edhe respektimin e normës statutore që parashikon dorëheqjen e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve. Refuzimi për ta zbatuar këtë normë minon besimin në rregullat dhe drejtësinë brenda partisë. Ai dëshmon se përgjegjësia personale për humbjen i lë vendin një logjike mbijetese, ku ruajtja e pushtetit individual prevalon mbi nevojën kolektive për reflektim dhe rinovim. 

Për më tepër, dështimi i partive të reja për të ndërtuar një kulturë politike ndryshe e bën edhe më të domosdoshme ringjalljen e Partisë Demokratike. Ndonëse fillimisht u panë si alternativa frymëzuese dhe të çliruara nga makthet e së kaluarës, shumë prej këtyre lëvizjeve dëshmuan shpejt përplasje të brendshme, mungesë koherence dhe prani të të njëjtit mentalitet të vjetër që pretendonin të sfidonin. Ky dështim nuk është thjesht individual, është simptomë e thellë e një kulture politike të paformuar, ku mungon etika institucionale dhe përkushtimi ndaj një vizioni më të lartë shoqëror. Prandaj, nevoja për transformimin e PD-së nuk buron vetëm nga historia e saj, por edhe nga boshllëku që la pas paaftësia e alternativave të reja për të strukturuar besim dhe përfaqësim afatgjatë. Siç shprehej Antonio Gramsci: “Kriza konsiston pikërisht në faktin se e vjetra po vdes dhe e reja nuk mund të lindë”. Në këtë hapësirë të zbrazët, përgjegjësia për një rilindje të vërtetë politike është më e madhe se kurrë.

3. MUNGESA E NJË VIZIONI FRYMËZUES PËR TË ARDHMEN

Në këtë kontekst të rrënimit të ideve dhe strukturave, ndërtimi i një oferte të re politike nuk është luks, është domosdoshmëri. Pa një horizont të ri vizionar, Partia Demokratike rrezikon të mbetet një kornizë formale, pa elektorat, pa program dhe pa të ardhme. Historia e afërt ofron shembuj paralajmërues: Në Francë, socialistët ranë nga presidenca në margjinalitet për shkak të mungesës së një vizioni të ri. Në Itali, Forza Italia u tkurr bashkë me figurën e liderit të saj, duke u zhvendosur nga qendër e gravitetit politik në periferi. Ky është fati i partive që nuk guxojnë të ndryshojnë: ato nuk humbasin thjesht zgjedhje, por rrezikojnë të humbasin vetë ekzistencën. Por ka edhe shembuj që dëshmojnë se ringritja është e mundur. Në Spanjë, socialistët e rrënuar arritën të rikthehen në pushtet pasi Pedro Sánchez i dha partisë një identitet të ri dhe sfidoi elitën e vjetër përmes një procesi të brendshëm pastrimi dhe rinovimi. Në Bullgari, lëvizja “Ne vazhdojmë ndryshimin”, e udhëhequr nga një brez i ri, theu status quonë e korruptuar dhe fitoi mbështetje masive duke ofruar një alternativë të besueshme, jo vetëm slogane. Shqipëria nuk është përjashtim. 

Zgjedhjet e fundit treguan se PD po humb terren jo vetëm përballë kundërshtarit politik, por edhe përballë mosbesimit të qytetarëve karshi alternatives që ajo ofron. Rinia është larguar, profesionistët janë pasivizuar dhe rezultati i fundit elektoral ishte dukshëm më i dobët se ai pararendës. Përfundim: Zgjedhja është e qartë: ose Partia Demokratike i nënshtrohet një procesi të thellë vetërishikimi dhe rinovimi, ose rrezikon të bëhet një kapitull i mbyllur i historisë politike shqiptare. Ndoshta me naivitetin e dikujt që ka investuar për dekada në këtë parti, unë vijoj të shpresoj.

32 Komente

  1. S
    Shqiptari

    PD është një grumbull njerëzish pa identitet dhe pa ideale,pa bazë sociale ku të mbështetet,pa struktura solide në bazë dhe në qendër,mbushur me fanatikë dhe paramilitarë provincialë, pa ideale,filozofi,kauza dhe beteja reale për të synuar pushtetin.Është një gërmadhë, një karkatinë ku janë mbledhur ish komunistë dhe bij komunistë dhe spiunë të sigurimit të shtetit.Njerëz pa moral dhe pa personalitet që turren pas një të marri dhe u bëjnë hodnsna marrëzive të tij.Individë të pamoralshëm që u mungon kurajoja qytetare dhe burrëria për t'u përballur me një rrsngallë komuniste që po i përdor për interesin dhe hallin e tij të madh me drejtësinë. Është një masë amorfe në shpërbërje që është gati në çdo moment ti bëjë zjarrin Shqipërisë .Kjo është PD-ja sot.

    Përgjigjjuni
    1. 6
      60 vjeç

      o shqiptari....partia demokratike eshte nje grumbull qensh....mos harro

      Përgjigjjuni
    2. l
      luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

      Ha ha ha,si arriti partia derrave deri ketu?pyet xhaferrhonia,po ju ore koqe e katandiset ne kete gjendje,ju me sali komunistin me sigurimsat e katandiset keshtu... Ju e genjyet kete milet matuf me antikomunizmin tuaj dhe populli e kuptoi qe ju sigurimsat e komunistet me te felliqur si saliu,nuk mund te ishit demokrat,por ca maskarenj hajdute e kriminele qe vetem shani bllokmenet

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlonjati

        Ik more xerxebili I xhaferajve , qe nuk trashegon asgje nga ai fis I shquar I Oshtimes se Vlores . Iu ngjite si balte pas kepuce Berisha dhe Tani qe ai te flaku si balte , na ben teoricienon . Pse nuk qendrove si burre , si I djathte I vertete ne origjines , perkrah Bashes , Po shkuat si shelege te purthosur ne vathen e komunistit vrases , Sali Berisha ? Pse nuk degjove keshillen e ambasadores se vendit me te madh te lirise , te endrres dhe dashurise se shqiptareve , AMERIKES , Po u fute ne sqetullen e qelbur te kriminelit misionar , S. Berisha ? Tani qe e sheh veten te flakur si qen I zgjebosur prej S.B. , na jep mend . Ju qelbesira e kthyer Berishen NONGRATA ne pushtet , ju I dhate jete ckrrofrs komuniste , palaco Burra !!!!

        Përgjigjjuni
        1. O
          Or Xhafarr

          Thenia jote e ralle: Nese fiton zgjedhjet PeDe - ja Dielli do te ndriçoje me ndryshe. Jeni zagare te trdhur nga Vampiri. Idiote dhe te neveritshem.

          Përgjigjjuni
          1. s
            saliu duhet te shpallet terrorist

            Ju komunistet e pd na hiqeni si te djathte se keshtu ju tha ramizi... Por a keni ju ideal ,kur nje hajdute si gjin gjoni propozon qe te mbledhim euro te paguajme protestusit,ja ky eshte ideali ju edhe ti ben pyetjen si u katandis pd keshtu. Ju jeni te gjithe hajdute e kriminela qe jeni ber milionera pa punuar

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhesi

              Bravo Z. Xhaferraj. Meriton nje Big Up te sinqerte per analizen e ndjere po ku do dij maloku Berisha shpirtligesia e te cilit do ti shqitet veç kur te vdes.Sduhet harru epitafi i njeriut te mire Namik Hoti i ndriçofte shpirti: Maloket nuk zbresin vete nga kali i pushtetit, duhet ti shtysh dhunshem. Ketu çudia eshte se te njejten filozofi manifeston dhe tosku Ed Rama.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetari

                Filloj te merrej me cilesine e diellit, ndaj perfundoj keshtu.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astrit

                  Mos te lodhemi kot se perse e qysh PD ka shkuar ne kete derexhe, pyetja sot eshte kush force politike e re do perfaqesoje popullin opozitar?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Petro Dhimitri

                    Ju përgëzoj për trajtimin me dinjitet të kësaj teme kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.Pse PD ka katandoisur në këtë gjendje mjerane, shkakun dihet ta kërkojmë te fakti që në krye të saj PPSH vuri në komunist të vendosur, një gënjeshtar të paskrupullt , një hajdut që ka idhull dhunën dhe jo qetësinë.Deri sa ai do të vazhdojë ta mbajë fort PD-në nën kthetrat e tij, opozita ka për të qenë vetëm humbëse. Populli nuk mund të votojë një njeri që gënjen, që ka vrarë dhe që nuk ofron alternativa zhvillimi. Petro Dhimitri

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali berisha

                      Pdddd. Eshte nje parti fafafa dhe eka arritur qellimin shkaterrimin vending me ne krye tropojanin e famshen prandaj nuk ka me kohe duhet te dali e jashtliqeshme e ti zhduket emri nga te gjitha anet

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sass

                        PD ngelet nje organizat terroriste me ne krye SALI BIN LADEN nje terrorist qe mori certefikaten e zjarrit ne ne lindjen e mesm per te djeg vendin tone vendin tone, ky fashis ka filluar eleminimet qe me heronjet e prillit ne shkoder dhe deri tek GERTI BOGDANI por jo i fundit. Ne listen e tij per eleminim fizik ne radhe eshte SALJANI se vetem kufomat ja zvarrisin qendrimin ne ate karrige,pra mos u habisni per nje eleminim te shpejt,cdo gje eshte planifikuar ne dijeni jane Noka,Vokshi,Tritan preshi dhe disa te tjere qe Sy peshkaqeni i vendosi ne list te sigurt. Hajde naten

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dor Kajelli

                          Vetem Kryetari i PD- se per Gurin e Zi te Shkodres mundet me ken lideri i vetem i PD-se te Shqipnise. Tan e dijn kyt. Jepjani nji dore e ta hedhim Edvinin mavi. Perimend e kam, theksoi Lol Guraziu ne nji mbledhje ne G’juhadol. Ovacionet kan vazhdu tan naten.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cen Dymi

                            O Xhaferraj P.D. - ja arriti ketu prej misionareve spiunat e sigurimit te shtetit si puna jote

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cen Dymi

                              O Xhaferraj P.D. - ja arriti ketu prej misionareve spiunat e sigurimit te shtetit si puna jote

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cen Dymi

                                O Xhaferraj P.D. - ja arriti ketu prej misionareve spiunat e sigurimit te shtetit si puna jote

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cen Dymi

                                  O Xhaferraj P.D. - ja arriti ketu prej misionareve spiunat e sigurimit te shtetit si puna jote

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sali Shejtan Haram

                                    Sudja, Xhaferri, Vefa, Gjallica! 7501 sali lusha, stresi, rustem gjata, agim doçi, jemin gjana, Doktor Shejtan Haram, fahri balliu, ije vokshi. bujar qamili, artjola toska, sinan hoxha. Konferenca e vendeve islamike! Shkaterrimin i sistemit arsimor, ushtrise, policise, sistemit gjyqesor! Ngritja e Rrumpallizmit ne Art Kombetare! Paaftesia per te ngrit shtet dhe per te kry zgjedhje te lira! Kontrabanda me serbiqken dhe lufta ndaj UÇK. Lufte ne trojet shqiptare nga terrorizmi sllav, shkaterrimin e djegje ne Tirane nga Prostituta Kombetare sali! Etj etj……………………………..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Demokrate

                                      Fale teje dhe babezise SE sojit tuaj PD Ka marre fund.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lali

                                        Xhafe ........simiten ......mos...e gjete???!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          Cubi

                                          Ferdi arsyeja qe shqupi eshte ne ate gjendje jan kokat ,si muli,paloqa,tani preshit,cuni faros baxhella vokshi,gazorja kavajes,ai djali me rrevole,jevgjiti tirones etj pa fund se ka me bollek pa ikur keto fytyra kriminelash aty ne bulevard e keni punen.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            N

                                            Xhaferr,vazhdo shpreso,Saliu eshte energjik,akoma pordhet nuk I jan kthyer ne fende,Kam frik qe me shpres brezi juaj do perfundoj ne boten e pertejme megjithe Saliun.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              N

                                              Xhaferr,vazhdo shpreso,Saliu eshte energjik,akoma pordhet nuk I jan kthyer ne fende,Kam frik qe me shpres brezi juaj do perfundoj ne boten e pertejme megjithe Saliun.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Y
                                                Y

                                                O Xhaferr,PD ka qene eshte dhe do te jet nje bande kriminelesh ne sherbim te Sali hales.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tarras Lala

                                                  O Zoti Xhaferi ti e regullove cilsin e Djellit e tani po kērkon tē regullosh sekretarin e partis sē punēs nē moshēn 80 vjeçare. Je madhēshtor zoti qumēshtor Xhafer Simitja.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    Realisti

                                                    Pas fjalëve se PD mbante gjallë shpresën për fitore deri më 2021 nuk mund të lexoja më... Xhaferrit I ka humbur simitja që më 1996 por kuptohet që ai nuk mban mend kohën kur vidhte.... PD një organizatë antikombëtare!!! Plera!!!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Black Jack

                                                      Hera e pare qe ke thon te verteten e PD , PD duhet te dali jashte ligjit , parti sherresh dhe zgjebsash

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. s
                                                        sypeshkaqeni

                                                        Pse nuk thua emra psh. Sali Berisha e ka konsumuar emrin si politikan,se qelbet si peshku i prishur. Ferdinand ske kellqe te ringrihesh se tte qelb era e tij. Sypeshkaqeni

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Shkodrani

                                                          Nuk jane ngrohur ne diellin e Durresit, qe eshte me te vertete cilesor! Kane dashur te kredhen ne Dubai, Formentera, Costa Smeralda. Nuk e kane marre vitaminen D si duhet, lodhen shpejt!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. N
                                                            Na myten

                                                            Me debila si ty te perzgjedhur me kujdes sipas kohes dhe situates nga Sali Bisha.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Maria

                                                              U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin e kriptomonedhave tuaja. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. E
                                                                Emilia

                                                                Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje